LETERSI NORVEGJEZE


DY TREGIME NGA ALF PRĖJSEN


Pėrktheu Afrim Koēi



KUR NENA ZEMĖROHET




- Kur do tė pushoni sė bredhuri nga dera nė derė dhe tė mė kėrkoni herė bukė, herė qumėsht? Nuk mund tė prisni darkėn? Pa hiqmuni sysh! Sikur po vdisni nga uria.
- Po ti vetė the qė do tė mė japėsh bukė me gjalpė, bile edhe e leve.
- Dua dhe unė bukė me gjalpė, edhe unė.
- Na, merrini dhe mos mė kėrkoni mė!
- Duam edhe qumėsht!
- Ju thashė njėherė qė nuk ju jap dhe mos m'u sorollatni kėshtu nėpėr kėmbė. Po ky djalli i huaj ē'do kėtu? Mbeti poshtė dritareve tona. Le tė shkojė nė Haugome, nė shtėpinė e vet. Po ju do tė rrini brenda, apo do tė dilni nė rrugė? Nė qoftė se do tė qėndroni brenda, vini ēizmet tek arka e druve dhe dorashkat varini prapa stufės. Ti *****, merr bėj mėsimet, kurse ti, Gudmun, mblidhi rraqet e tua, se m'i ke shpėrndarė makinat dhe kutitė e shkrepėseve nė tėrė shtėpinė. Mos mė bėj qė t'i marr tė gjitha dhe t'i djeg qė tė biem rehat. Dhe kėshtu do tė ngjasė ndonjė ditė. Nuk jeni tė vegjėl tani, dhe ti dhe Karini, lipset t'i mbani nė rregull gjėrat tuaja. Ja kėshtu! Karini, eja kėtu! Sa herė tė kam thėnė se ē'duhet tė bėsh kur vjen nga shkolla? Nuk tė kam thėnė qė tė nxjerrėsh kutinė e mėngjesit nga ēanta dhe, nė qoftė se nuk e ke ngrėnė ushqimin nė shkollė, duhet ta vėsh nė tryezėn e kuzhinės dhe ta hash nė darkė? Kurse shishen e qumėshtit ta mbushėsh me ujė nė ēezmė? Shiko, ke lėnė pa ngrėnė njė fetė tė tėrė dhe bananen! Pse, prandaj ta blejmė bananen nė treg qė ta bėsh varavingo nė ēantė? Ja edhe libri i ushtrimeve, i ri fringo! Harxhuam gjithė ato para pėr tė blerė letėrmbėshtjellėse tė bukur. Nuk ishe ti ai qė m'u bėre ferrė gjersa ta bleva letrėn si tė Dordit? Kurse tani e ke hedhur nė qoshe, pa e pėrdorur. Hajt, ēohu tani dhe mbėshtill librin, shpejt! Po ti, Gudmun, ende s'i ke mbledhur lodrat? S'ke ku t'i ēosh? Po tė t'i marr unė dhe t'i fus nė stufė, ē'do tė thuash pastaj? Edhe pėr librat, dhe lodrat tuaja unė do tė kujdesem? Edhe ju, t'ju kem barrė, se pak punė kam: tė fshij e tė laj shtėpinė, tė ēaj, dru... m'u ēa shpina m'u ēa, u bėra pėr spital!
- Ē'ka ngjarė kėtu, - tha babai kur nėna, duke shkuar me turr nė plevicė me kanistrėn e druve nė duar, mend e rrėzoi atė nė prag tė derės.
Karini nuk foli, kurse Gudmuni i doli pėrpara ēapėr-ēupėr, duke mbajtur me doēkat e vogla katėr automobilėt lodėr dhe njė kuti boshe.
- Mamaja mė tha se do tė mė jepte bukė me gjalpė, por i ra kavanozi i gjalpit nga dora dhe iu thye.



MEDITIME



- Vėrtet, a nuk ėshtė e ēuditshme qė unė jam unė? - thotė djali i vogėl, qė i ulur pranė dritares, vizaton nė njė tabak tė madh letre. Ai ėshtė ftohur, kollitet, tėshtin, ndaj nuk e lėnė tė dalė jashtė.
- Ashtu ėshtė! - i pėrgjigjet e ėma.
- Mama, po ty tė ka shkuar ndonjėherė mendja pėr kėtė?
- Mė ka shkuar, posi, kur isha e vogėl edhe mua mė dukej e ēuditshme.
- Po a nuk ėshtė mė e ēuditshme qė kopsa quhet kopsė? Sikur atė ta quanin «grulmul- unė do tė thosha atėherė: «Grulmul mua xhaketėn» qė do tė kishte kuptimin: «Mė kopsit mua xhaketėn». E ēuditshme, nuku?
- Ashtu vėrtet, - thotė nėna.
- Ca mė e ēuditshme akoma qė mua mė quajnė Jan Ulav. Sapo dikush thėrret: «Jan Ulav!» - unė kthej kokėn menjėherė, sepse e di qė mė thėrresin mua. Ndėrsa kur thėrresin: «Maria Kristina» kthen kokėn ti. Hė, de, thuaj, nuk ėshtė e ēuditshme?
Doemos e ēuditshme ėshtė.
-Le pastaj sa e ēuditshme ėshtė qė ti je nėna ime dhe babai ėshtė babai im. Por mė e ēuditshme se ēdo gjė ėshtė kur tė takon tė qash nė sy tė njerėzve. Por ti nuk do qė tė tė shohin duke qarė. Sa mirė do tė ishte qė njeriu tė kishte njė sumbull nė shpinė dhe me tė filluar tė qarėt shtyp sumbullėn dhe «Ting, bing, bang!» bėhesh i padukshėm. Bukur, ė?
- Ah, t'u bėftė mamaja ty, kolopuēi i mamit, - thotė e ėma dhe e pėrqafon fort tė birin, - Pa tė shoh njėherė ē'ke vizatuar aty. Ē'ėshtė kjo gjė e ēuditshme?
- Ē'ka kėtu tė ēuditshme? Njė udhėtar i zakonshėm.