Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Andrea Petromilo

    ANDREA PETROMILO
    Shėnime biografike



    Andrea Petromilo lindi nė fshatin Palasė tė krahinės sė Himarės, nė rethin e Vlorės, mė 1 dhjetor 1949. Nė vitin 1956 familja e tij vendoset nė qytetin e Vlorės, ku prej shumė vitesh( menjėherė pas ēlirimit tė vendit!) i ati punonte si drejtues i veprave industriale. Aty ai kreu shkollimin fillor, shtatėvjeēar e tė mesėm. Nė vitin 1967 nis studimet universitare pranė Insitutit tė Lartė Bujqėsor Kamėz- Tiranė ( sot Universiteti B.), nė degėn Agronomi, tė cilėn e pėrfundon me sukses nė vitin 1972. Emrohet si agronom nė rrethin e Mirditės, nė kooperativėn bujqėsore Kurbnesh. Transferohet nė rrethin e Vlorės nė vitin 1976 dhe caktohet specialist nė kooperativėn bujqėsore Kuē. Nė vitin 1978 nis punėn si mėsues specialist nė shkollėn e mesme bujqėsore “ Qani Nuredini “ Sevaster .Nė vitin 1984 kryen studimet pas universitare pėr teori drame pranė Insitutit tė Lartė tė Arteve –Tiranė ( sot Akademia e Arteve tė Bukura), tė cilin e pėrfundon me sukses duke e mbrojtur me dramė “ Dashuria mė e madhe”. Orientimi pėr tu emruar pranė teatrit dramatik tė Vlorės nuk pėrfillet , kėshtu qė vazhdon tė punoj si mėsues specialit pranė shkollės sė mesme bujqėsore “ Fitore” – nė zonėn e Novoselės. Nė vitin 1991 detyrohet tė emigroj nė Greqi si emigrant ekonomik ku jeton edhe sot e kėsaj dite. Vazhdon tė bashkėpunoj me gazetėn e prėditėshme “ Shekulli” , gazetėn e pėrjavshme “ Drita”, me revistėn periodike Universi i librit shqiptar”. Nė vitin 2000 punon pėr njė periudhė tė shkurtėr si K/redaktor i gazetės “ Zėri i emigrantit”. Nė vitin 2003-2004 boton revistėn e tij pėr fėmijė( botues dhe K/redactor) “ Valėza e Kaltėr”.
    Krijimtarinė gazetareske e publiēistike e ka zhvilluar krahas krijimtarisė letrare qysh nė rininė e hershme. Kur ishte ende nė klasėn e gjashtė boton njė vjershė nė gazetėn “ Pionieri”( mė pas revistė me tė njėjtin emėr).Dhe vetėm kaq. Mungesa e njė rrethi letrar nuk nxiti vijimin e krijimit.Megjithatė kurrė nuk iu largua botės sė leximit. Pėrveē librave qė blinte( nė bibliotekėn e tij personale gjėnden libra qė mbajnė datimin e viteve 1957-58-59 me firmėn e tij dhe shėnime tė tjera , kur ai ende ishte 8-10 vjeē!), por ishte dhe frekuentues i rregullt i bibliotekės sė qytetit. Vitet e shkollės sė mesme janė ato qė pėrcaktuan tė ardhmen drejt krijimtarisė letrare. Hartimet ishin krijime tė mirfillta. Kur ishte ende nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme “ Avni Rustemi” paraqitet me krijmet poetike nė kėndin letrar. Por “ guximi” pėr tė nisur krijimet e tij nė organe tė ndryshme tė shtypit s’ishte pjekur ende. Duhej nxitje, por ai qėndronte vazhdimisht i mbylur nė veten e tij, nė pasionin qė mbruhej dhe ciklononte ėndrrėn krijuese. Kurrė nuk kėrkoi ndihmesėn e dikujt tjetri qė nė atė periudhė kishte hedhur hapa nė botėn e letrave ( e mira apo e keqja e tij?!).
    Megjithatė nė shtator tė vitit 1967 nis me postė reportazhin e parė nė gazetėn “ Zėri I Rinėsė” I cili botohet. ( U thye akulli?!) Njė muaj mė vonė ,nė gazetėn “ Sporti Popullor” ,boton tregimin “ Ditari i njė atleti”. Qysh atėhere nis bashkėpunimin me njė sėrė organesh tė shtypit tė pėrditshėm e atij periodik. Boton nė gazetat “ Zėri I Rinisė”, “ Bashkimi”, “ Puna”, “ Sporti Popullor”, “ Zėri I Vlorės” , nė reviatat “ Pionieri”, “ Fatosi”, “ Shqiptarja e re”, ,” Yllkat”, “ Bujqėsia Socialiste”, , nė buletinet “ Teatri” , “ Skena e fėmijve”….Boton me firmėn e vet dhe me pseudonimin Irena Petro.
    Nė vitet e studentit ėshtė aktivist pėr botimin e gazetės “ Studenti I Bujqėsisė” dhe boton me pseudonimin Ansoi Milo. Nė konkursin e pare letrar ,qė organizohet midis krijusve tė Insitutit , fiton ēmim me tregimin “ Xheku” . Ndėrkohė nis tė bashėpunojė shumė me Radio Tiranėn me materiale publicistike e letrare pėr emisionin e fėmijve, heroizmin e popullit nė shekuj( radiodramatizime) , teatri nė mikrofon, ( radidramatizimet “ Me shpatė e grisėm fermanė”, “ Djali i maleve tė vetėtimės” etj.. e mė pas bashkpunon me Televizionin Shqiptar me telereportazhet dhe emisionin e pėrrallės gjer nė vitin 1991 vit qė detyrohet tė emigroj. Nė vitin 1976- 97 pėrgatit pėr botim librin me tregime pėr tė ritur “ Tek cepi i shkallėve njė vajzė”, i cili aprovohet pėr botim , por burgosja e redaktorit bėnė qė libri tė tėrhiqet dhe tė humbasi . Nė vitin 1979 boton dramėn “ Midis shkokėsh”, qė pasohet me botimin e dramave “ Fjalė burri” , “Dalina” dhe “ Njė premtim” nė vitet 1980 - 1981.Ndėrkohė janė botuar disa tregime nė revistat “Pionieri” e “Fatosi”. Pranohet kandidat i Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve tė Shqipėrisė, e mė pas anėtar i saj. Nė vitin 1984 kinostudioja “Shqipėria e re” xhiron me skanarin e tij filmin multiplikativ me metrazh tė mesėm “ Dallėndyshja u kthye pėrsėri”Po nė vitin 1984 boton librin me tregime “ Ishim bėrė trima” dhe librin me pėrralla “ Bufi qė donte tė bėhej piktor”. Nė vitet e mėpasme lėvron dramėn ( vė nė skenė me trupat amatore mbi dhjetė drama)dhe tregimin . Botohen librat me tregime “ Si u bėra trim”, “ Njė yll nga qielli”, “Pranverė pa xixėllonja”, “ Qielli i murrėtyer i sė djeles”, “ librin me pėrralla “ Si u mbyll kėnga nė kafaz”, librat me gjėza “ Trak e truk” dhe “ Kush e gjen”, librin me tregime pėr tė ritur “ Gjimnazistja e shthurrur”, romanin “ Kohė rebele”, novelėn”Njė e vėrtetė si nė pėrrallė”, , pėrgatit dhe boton librin me krijimtarinė letrare tė fėmijve tė shkollave 9- vjeēare “ Oazet e kaltra”( mbledhės, redaktor dhe botues!)
    Pėr krijimtarinė letrare ėshtė vlerėsuar me ēmime kombėtare e nė shkallė rrethi me librin me gjėza “Trak e truk”, dramat “Njė premtim”, “ Agimi e njė dite tė re”, “Vėshtrim i kthjelltė”, “ Dashuria mė e madhe” etj…
    Pas viteve 1995 ėshtė redaktor i njė sėrė librash poetik e tė prozės sė shkurtėr e tė gjatė.
    Tashmė ėshtė nė process krijues pėr romanin “ Vajza qė pushtoi qiellin”, librin me fabula “ Shqiponja dhe brumbulli”, novelėn “ Retė hedhin shi” ( titull provizor), njė libri me pėrralla etj…


    Me respekt
    Andrea Petromilo
    Athinė mė 22 tetor 2005

  2. #2

    Fabul nga Andrea Petromilo

    Dhelpra dhe dėbora



    Diku nė njė shkurė dhelpra kish gjetur njė shteg tė ngushtė ,qė s’i binte nė sy tė zotit tė shtėpisė , tė cilit i rrėmbente ndonjė pulė , zogėz a kaposh sa herė donte tė shijonte mishin e tyre, nga oborri ku ato kullosnin… Pėrpiqej i ngrati njėri ta shtinte nė kurth, por ishte e kot. Dhelpra si dhelpėr s’futej kollaj nė grackė. Pa bėri dhe njėzetekatėr orė roje , por s’ia gjeti dot anėn. Dhelpra zinte shtegun dhe vėzhgonte prej andej. Kur shikonte se nuk e kėrcėnonte gjė, zbriste dhe bėnte punėn e vet.
    Njė ditė prej ditėsh ra borė e madhe , qė shtroi tej e tej vendin. Dhelpra u nis pėr tė bėrė zakonin. Po agonte.U var poshtė shtegut dhe nisi tė vėzhgoj. Nuk pipėtinte gjė. As gjah nuk po shikonte e as tė zotin. Do kthehem nė mbrėmje para se tė bjeri muzgu, mendoi.U kthye andej nga kish ardhur. I zoti i shtėpisė ndoqi gjurmėt dhe shpejt e shpejt ngriti lakun nė hyrje tė shtegut . I kėnaqur se i dha karar hallit, u ul pranė oxhakut pa e vrarė mėndjen.
    Aty nga mbrėmja dhelpra ,sa u fut nė shteg, ra nė lak. Nė fillim s’e kuptoi se ē’po i ndodhte. Ajo gjė qė e kish mbėrthyer , s’po e lėshonte. Nisi tė turfullonte: –Ah, kush tė mė ket spiunuar? Do t’ia marr shpirtin....
    -Kot akėrrohesh, moj ndrikullė,-ia ktheu dėbora.
    -Aaa, domethėnė se, ti ma ngrite kurthin!-u skėrmit dhelpra.
    -Jo, moj ndrikullė, kėmbėt e tua qė shkelėn mbi mua,-e qesėndisi dėbora dhe ra nė heshtjen e saj.

  3. #3

    Fabul nga Andrea Petromilo

    Hajduti dhe lepuri



    Hajduti , ngaqė e ndiqnin, nė vrap e sipėr u fut tė fshihej nė njė ferrė. Lepuri , qė ndodhej aty, u befasua dhe i tronditur u struk akoma mė thellė. Kur pa se njeriu s’kish qėllim tė keq pėr tė, iu afrua e i foli me zė tė ulėt:
    -Ē’paske qė dridhesh mė keq se unė, lum miku?
    Hajduti nė ēast u rrėqeth gjer nė majė tė flokut, por shpejt u mundua tė pėrqėndrohej.
    -Ē’tė kem,- ia pati hajduti,- mė ndjekin. Duan tė mė kapin. Veē , po e hodh kėsaj here, tė betohem, qė s’bėj mė!
    -Aha, tė kuptova,- ia ktheu lepuri. – Dhe unė kėshtu kėrkoj tė bind veten, megjithatė jeta ime shkon duke u fshehur ferrave e duke u dridhur. Sa mbaroj sė ngrėni tė mbjellat nė njė kopėsht , hidhem tek tjetri. Ata punojnė e unė i gjej gati.Ata mė ndjekin tė mė vrasin, unė … siē mė sheh… Ja, qė kėshtu mė pėlqen e s’heq dorė.

  4. #4

    Fabul nga Andrea Petromilo

    Luani dhe lepuri


    Njė lepur ra preh i njė luani. Lepuri dridhej i tėri, ndėrsa luani i thosh se nga ēasti nė ēast do ta shqyente.
    -Mos mė shqyej! Jam gati tė tė shėrbej deri nė fund tė jetės sime, veē mė ler tė jetoj,- i lutej lepuri.
    Luani,qė ėndėrronte tė kishte njė shtėpi si mbret qė ishte, u mendua dhe pranoi tė mos e shqyente lepurin.
    -Mirė,- i tha,- do mė ndėrtosh njė shtėpi tė bukur, qė ta kenė zili tė gjithė.
    Lepuri u gėzua. Pa e bėrė tė gjatė nisi nga puna pėr tė ndėrtuar shtėpinė e luanit. Nuk kaloi shumė kohė dhe shtėpia ishte gati; pa i bėri dhe njė gardh qė rrethonte shtėpinė; pa i shtroi dhe njė rrugėz me kalldėrėm , pa…i mbolli gjithėfarsoj lulesh….
    Kafshėt e tjera e pyesnin lepurin se si mund tė jetonte me luanin, por ai u pėrgjigjej se i kish dhėnė besėn se do ta mbronte gjersa ta kish jetėn, ashtu siē po i shėrbente e do t’i shėrbente dhe ai.
    Luani kėnaqej me punėt qė bėnte lepuri. Kaluan kohė dhe kur gjithēka kish marrė fund, luani i gėzohej shtėpisė dhe nuk dilte shėtitje. Vinin miqtė e tij dhe ai u mburej .Por njė ditė e kish marrė uria dhe s’kish ndėrmend tė delte jashtė.
    -Siē e sheh punėt e mia kanė mbaruar, - i tha luani lepurit tė gjorė. Bėri ē’bėri e mbrėtheu lepurin dhe e kullufiti.

  5. #5

    Fabul nga Andrea Petromilo

    Shqiponja dhe brumbulli



    Njė ditė prej ditėsh shqiponjės i ranė nė vesh fjalėt, qė kish thėnė, njė fare, brumbulli, se “…mė krenar se shqiponja, qė kap lartėsitė, jam unė. ”Shqiponja s’donte t'u besonte fjalėve. Nė fillim s’u vuri rėndėsi, por sa kalonte koha, mė tepėr nga kureshtja se sa nga sedra, donte ta takonte e ta njihte atė, qė quhej brumbull, dhe qė “ishte krenar me punėn qė bėnte”, se sa “ajo qė kapte lartėsitė.”
    U nis drejt viseve ku i thanė se mund ta gjente. Pyet andej, pyet kėndej, zbriti thuajse nė zonėn e ultė... Disa u habitėn, madje kish nga ata, qė ia shprehėn habinė: Ti, zonja Shqiponjė, kaq e nderuar, kėrkon tė njihesh me brumbullin?!Shqiponja, me thjeshtėsinė qė e karakterizonte, nuk ua thoshte arsyen pėrse donte tė njihej me brumbullin. Dikur shikon pulėn dhe i drejtohet pėr ta pyetur. Pula, e trėmbur, nxiton tė fshihet, por shqiponja ia pret hovin:
    -Nuk erdha pėr ty, moj e gjorė, -pėpiqet ta qetėsojė. -Kėrkoj tė njihem me brumbullin, nėse e di se ku banon.
    Pula e pa me habi dhe ia pret:
    -Si? Kėrkon brumbullin?
    -Pse e njeh? -i tha shqiponja.
    -Ja, aty e ke, -dhe i tregoi njė qėnie sa njė gishtėz krejt i zi, kokė e kėmbė, qė ecte sė mbrapshti dhe po rrokulliste me zor njė topth me fekale.
    -Ah, -nisi t’i ankohej pula, -gjithmonė atė punė bėnė. I mbledh toptha-toptha dhe nuk mė lė tė ēukisė asnjė ēikė.
    -Aha, -ia ktheu shqiponja, -ky qėnka brumbulli? Dhe krejt indiferente rahu krahėt e iku lartėsive.

  6. #6

    Fabul nga Andrea Petromilo

    Marazi i bufit


    Njė ditė bufi iu lut bilbilit:
    -O, miku im, rrojmė kaq pranė njėri tjetrit, a s’po mė bėn njė nder?
    - Pse jo, nė se mundem?-iu pėrgjigj bilbili me dashamirėsi.
    -Ti je kaq i vogėl dhe kėndon kaq bukur.Unė nuk mundem tė kėndoj si ti. A nuk tė vjen pak keq qė jam pjestar nė familjen e madhe tė shpendėve dhe nuk kėndoj si ju? A i ke dėgjuar kafshėt e tjera tė pyllit se si mė shajnė?- iu qa bufi.
    Bilbilit i erdhi keq .Pasi u mendua pak ia ktheu:
    -Ah, - miku im,-fatkeqėsia jote mė pikėllon,po si mund tė tė ndihmojė unė pėr kėtė?
    Bufi i kėnaqur nga pėrgjigja e bilbilit , ia priti aty pėr aty:
    - Kam menduar diēka. Ti tė fshihesh poshtė krahėve tė mi dhe tė kėndosh. Unė do lėviz sqepin tim sipas avazit tėnd dhe herė pas here do ndėrhy me zėrin tim tė vėrtet. Ata qė do mė dėgjojnė do ta besojnė se unė paskam mėsuar tė kėndoj bukur.
    Bilbili s’ia prishi qejfin mikut tė tij. U fsheh nėn krahėt e bufit dhe nisi tė kėndoj.Bufi hapte e mbyllte sqepi e gjerė dhe kur kujtohej lėshonte ndonjė klithje.Kaloi aty pranė lepuri, ndaloi pėr njė ēast, tundi kokėn i ēuditur dhe shkoi tutje pa thėnė asnjė fjalė. Edhe kafshėve tė tjera qė kaluan poshtė degėve ku ia thoshte kėngės bufi u bėri pėrshtypje zėri i tij kaq i bukur dhe s’donin tu besonin veshėve. Megjithatė , krejt tė habitur, bėnin mė tej pa thėnė asnjė fjalė. Mėllėnja, kish zėnė vend nė njė degė pėrballė dhe sa s’pėlciste nga zilia. „ Si ėshtė e mundur!.... Si ėshtė e mundur!’’-fliste me vete, pa guxuar ta pyeste. ‘Unė jam krejt e pa vlerė.Me zėrin tim bėhem akoma mė e shėmtuar nga ē’jam’’.
    Ndėrkohė qė mėllėnja mendonte kėshtu, po kalonte dhelpra. Ajo qėndroi njė ēast, dhe e befasuar ngriti kokėn lart.
    -Ēudi, o buf,- nisi t’i flas, -paske filluar tė kėndosh kaq bukur!?
    Bufi me sedrėn e pėrkėdhelur e tėrė mėndjemadhėsi, harroi qė ishte duke kėnduar , iu pėrgjigj :
    -E, pra, kur punon dhe di pėrse punon, do vjel frutat e saj….
    Dhelpra e pa me habi dhe pasi kuptoi se bufi diēka kish kurdisur i tha me qesėndi :
    -Edhe kur flet me mua kėndoke ?
    Mėllėnja qė kish ndjekur gjithė bisedėn qeshi me tė madhe .
    - Ja ē’na qėnka, - tha dhe rrahu krahėt e shkoi tutje . Si llafazanja e pyllit qė ishte, tashti kish me se tė merrej.Bufit i mbeti fjala nė grykė. Dhelpra vuri buzėn nė gaz, tundi bishtin leshtor e shkoi nė punė tė vet. Bilbili, qė tė mos turpėrohej, rrėshqiti nga ana tjetėr dhe u fsheh nėpėr fletishte.Bufi mbeti aty si buf.

  7. #7

    Fabul nga Andrea Petromilo

    Ministri dhe zogu


    I tejngopur nga dreka e majme, ministri u ul tė pushonte nėn hijen e njė peme. Njė zog mbjati fluturimin pikėrisht nė njė degė tė kėsaj peme, mbi kokėn e ministrit. Ndėrsa ministri fėrkonte barkun nga kėnaqėsia qė i sollėn gjellėt e shijshme dhe mishi i pjekur, ngriti kokėn lart dhe foli me vete qė tė mos e dėgjonte‘lukunia’qė e shoqėronte.
    ``O zot, ja ē’do tė thotė tė jesh ministėr!``
    Nė ēast zogu lėshon njė glasė dhe i bie ministrit nė majė tė hundės.Ministrit i shkrepi rufe inati, kėrceu pėrpjetė nė kėmbė dhe iu shkreh zogut :
    -Ah, qė s’ta di emrin, se, pėr nder, do tė tė ēfarosja me soj e sorollop.
    Zogu qeshi me tė madhe.
    -Ē’na the,- ia ktheu me qesėndi zogu.-Edhe emrin po t’ma dije, s’ta kisha frikėn . Unė nderin tėnd tė dhurova nė majė tė hundės.

  8. #8

    ANDREA PETROMILO - tregim per femije

    VAJZA QE RENDTE PAS FLUTURES



    Olga e vogel ende s’i ka mbushur te gjashte vjecet.Vjen imcake, keshtuqe , ata qe e njohin e therrasin ‘’cironke’’. Ajo s’e kupton se cdo te thote cironke, ama qesh me kete nofke. Ne fytyre eshte e zbehte, pasi thuajse gjithe diten rri brenda ne apartamentin e saj. Per te kujdeset guvernantja Gezil, e cila eshte nje grua rreth te dyzetave. Olgen ajo e meson anglisht dhe kompjuter. Deri tashti ne kompjuter Olga di te beje vizatime te ndryshme.Lojrat mete dashura per te jane kukllat. Rrallhere ajo del perjashta ne kopshtin qe ndodhet perpara pallatit, gjithmone nen kujdesin e guvernantes Gezil. Kur prinderit shkojne per vizite tek te afermit , apo duan te kalojne mbremjen ne ndonje taverne, ata marrin me vete dhe Olgen me guvernanten. Tashme , besoj se kuptoni perse vajza e vogel eshte imcake, e zbehte dhe e ploget. Pra, Olgen fare pak e sheh dielli dhe kurre s’i eshte dhene mundesia te vrapoj neper lendina apo gjetke. Dhe shok e shoqe nuk ka, pasi nuk shkon ne kopesht qe te njihet e te luajne se bashku. Ajo luan vetem me guvernanten Gezil, e cila eshte nje mesuese e mire, por kurre nje shoqe e mire per te.
    Nje dite babai i solli ne shtepi nje balon te madh, me nje bisht te gjate dy here sa shtati i Olges . Ne skeletin e tij me ristela te holla ishte lidhur nje spango e bere topth .
    -Neser eshte dita e balonave ,- i tha babai i saj. Dhe ti, Olga, tashti qe u rite pak mund te hedhesh balonin tend. A te pelqen?
    -Shume...shume,-u gezua ajo.
    Olga kish pare ne televizion , ne diten e festes se balonave, se si shume femije, me prinderit e tyre , shkonin ne livadhe , apo ne ane te detit dhe hidhnin balonat, qe fluturonin lart...lart ne qiell. Por ajo kurre s’kishte shkuar atje, pasi prinderit e saj ishin shume te zene me punet e tyre.
    -Dhe, a e di, Olga, kam blere dy toptha me spango qe ti t’i lidhesh njeri pas tjetrit, qe baloni yt te ngrihet shume me lart se i te tjereve.
    Oh,- ia beri vajza e vogel, - po sikur te me rrembej baloni me vete e te ngjitem ne qiell?!
    -Babi , mami dhe guvernantja Gezil qeshen.
    -S’do te leri babi te te rrembej. Pastaj , ti je e fort.
    -Une jam cironke , nuk peshoj fare. A nuk me thote keshtu dhe halla?
    -Perseri je me e fort dhe me e rende se forca e balonit,- e qetesoi babi.
    E nesermja u gdhi dite e bukur, me diell dhe frynte ere e lehte, fare e lehte. Olga , prinderit dhe guvernantja Gezil, hypen ne veture heret ne mengjes qe te ishin nder te paret ne livadhet e Likovit. Rruga deri atje nuk ishte shume e gjate, mbante vetem nje ore. Olga mezi priste qe te arrinte atje. Here pas here kthente koken dhe shikonte balonin e saj , qe ndodhej ne anen e djathte te ndenjses se pasme.
    Livadhi i Likovit ishte teper i gjere, me bar te shkurter, te gjelber. Perqark ngrihej pylli i dendur me dushqe dhe dru te tjere. Shume pak njerez kishin ardhur atje. Ende ishte heret. Ajo ,ne televizion , kish pare se ky livadh mbushej plot e perplot me njerez , me femije, qe gezonin per balonat e tyre. Olga doli e para nga makina. Guvernantja Gezil , e ndihmoi te nxirte balonin . Te gjithe u aktivizuan qe ta benin gati balonin per ta ngritur. Spangon e mbante Olga, e cila dukej shume e lumtur. Ndersa baloni ngrihej...ngrihej si nje shqiponje , me ate bisht te gjate qe vertitej sa andej -kendej perpara syve te Olges kaloi nje flutur e bukur me ngjyra te mahnitshme. Vajza u habit. C’ishte ajo qe rahu krahet para syve te saj dhe fluturoi me tej duke bere dredha?!
    -C’ishte ajo gje kaq e bukur?- pyeti kureshtare te atin Olga.
    -Flutur,-iu pergjigj guvernantja Gezil. Dhe i spjegoi shume gjera per to.
    Flutura u rikthye, u vertik disa here aty rrotull dhe u ul diku me tej. Olga i dha spangon guvernantes Gezil dhe rendi per te kapur fluturen. Sapo Olga u ndodh prane saj, ajo u ngrit me levizje te cregullta , sikur te donte te luante me vajzen. Here ngrihej e here ulej flutura, dhe Olga here rendte e here behej gati per ta kapur ate ...Sa po e lodhte vajzen kjo flutur dredharake. Me docka te hapura , me gishtrinjte e bere si pince e gatshme per te grackuar ate insekt te cuditshem, qe po e mundonte kaq shume, Olga thuajse po i vinte verdall krejt livadhit. Babi i Olges po kenaqej me lojen e re te cupes. Ne nje cast ajo rreshqete rezohet. Gjunjte iu gervishen. Dhe pellembet e vogla iu zhgryene iu bene krejt te gjelbra. O sa po i dhembnin. Ajo s’mund t’i duronte dot dhimbjet, keshtu qe nisi te qaj. Drejt saj , te shqetesuar, vrapuan guvernantja Gezil e me pas babi e mami.
    -Mos qaj! Mos qaj!Te lutem! Shpejt do kaloj,-i thoshte guvernantja Gezil.
    -Ti duhet te luash me balon, shpirt,- i thoshte babi. - Ti s’mund te rendesh se je ende e vogel.
    Por nderkohe, kur ende lotet i redhnin neper faqe, flutura u rikthye dhe , si per inat, erdhi e u ul fare prane Olges. Vajza, sa e pa, u shkeput nga duart e babit dhe u sul drejt saj. Harroi te qante ne cast dhe rendi e rendi perseri. Dhe qeshte e gezohej kur zhgenjehej nga lodrimi i insektit. Tashme balonin ,qe ishte lartuar kaq shume dhe qe e mbante guvernantja, e kishte harruar. Ajo vazhdonte te vraponte pas flutures, e dersitur, por pa ndjere lodhjen. Madje nuk u rezua me. Vec fluturen nuk mundi ta kapte, pasi sic i tha babit, ishte dinake, dredharake dhe ileqare.
    -Mos e shaj, -i tha i ati, -se ajo , moj bije, te mesoi te vraposh, ate qe une e kisha harruar. A nuk u kenaqe keshtu?
    -Vajza tundi koken dhe qeshi e lumturuar.

  9. #9

    ANDREA PETROMILO - tregim per femije

    GULJEMI NE QYTEZEN E NEMUR



    Qyteza ishte e vogel, teper e vogel, e ngritur diku ne nje skaj te qytetit malor Terpin. Ne fakt ajo s’perbente nje qytez te vertet, por Guljemi keshtu e enderonte dhe keshtu deshironte ta quante mes femijve te tjere sa here mblidheshin te fusha e futbollit qe e kishin sajuar mes barakave. Femijet e tjere e degjonin Guljemin , jo vetem se ishte pak me i ritur se ata,( ishte vetem shtate vjec), por se dinte te fliste bukur , si nje burr i pjekur.
    Qyteza e tyre ishte e cuditshme. Ne vend te pallateve kishte disa baraka te stergjatura, qe u thoshnin kapanone, te ndara ne kthina jo me teper se pese metra katrore secila. Ne cdo kthine banonte nje familje. Mes derrasave ndarese ( ajo konsiderohej faqe muri!), mbeteshin hapesira nga ku mund te komunikoje mjaft mire me komshijte. Megjithate , sic thoshte Guljemi , ato ishin shtepite e tyre, packa se nuk ishin pallate , packa se ato kishin nje cezem te perbashket diku jashte, packa se banjot (WC-te) ishin nje per te gjithe, dhe ato ne nje skaj tjeter te qytezes, packa se nuk kishin dyqane....
    ‘’ Pse , a nuk ka qyteza te tilla te varfra ne bote’’? - i pyeste Guljemi shoket.
    ‘’ Ka’’.,- i pergjigjeshin ata njezeri.
    ‘’ Megjithate kjo e jona eshte e nemur,thote nena ime’’,-mbyllte biseden Guljemi , teper i merzitur.
    Dhe ata ulnin kokat te menduar. Ndoshta nuk e dinin kuptimin e vertet te asaj fjale, por sigurisht e ndjenin qe ishte fjale e rende, pasi askurkush nuk afrohej brenda atij gardhi qe rrethonte barakat. Njerezit e qytezes diten e kalonin aty, ne sheshin qe hapej mes barakave. Ata ishin te denuar. Perse?C’kishin bere? C’kishte bere Guljemi?Kaq i vogel , c’gabim mund te bente aq sa ta denonin?...Pyeste veten Guljemi , por kurre nuk mund t’i jepte vetes pergjigje. Nenen nuk donte ta merziste me pyetje qe do t’i’a zhurisnin shpirtin me shume. Por nje dite, pasi e kishte bluar mire e mire se si do ta hapte biseden e kish pyetur:
    ‘’Perse ndodhemi ketu nene’’?
    Ajo solli koken andej nga rinte Guljemi, krojti paksa zerin sikur t’i kish mbetur nje hale ne gryke, rregulloi jaken e bluzes se vjeter sikur pikerisht ajo ta bezdiste dhe vijoi te paloste ato pak rroba te hedhura ne divan, qe sapo i kishte mbledhur nga teli ku ishin te nderura. Por Guljemin e mundonte sekreti , qe ata banonin ne qytezen e nemur. Prandaj donte ta zbulonte ate pa e lenduar nenen. Po si , si? Perse ajo heshti?
    ‘’ Perse, nene’’- persedyti ai, tashme me nje ze me te vagelluar, sikur t’i fliste vetes .
    Ajo la menjeane rrobat dhe iu ul prane. Pellemben e reshkur ia kaloi neper floke.
    ‘’Se babai ka bere nje gabim te rende, bir. Ate e quajne tradhtar se iku nga ky vend e shkoi gjetke. Gabimin e tij duhet ta pesoj dikush. Dhe ata jemi ne’’- sqaroi ajo.
    Pas atyre fjaleve Guljemi donte te pyeste perseri e perseri, por e kuptoi se do ta merziste me teper nenen, prandaj heshti. I hodhi nje veshtrim te shpejt si t’i thoshte ‘’ me fal, nene’’ dhe doli perjashta te luante. Ajo nuk levizi nga kanapeja. E mbyti ngasherimi. Lotet , pa kuptuar,i rridhnin faqeve. E mundonte shume fati i te birit. Ishte i zgjuar dhe i matur. Ia kuptonte brengen. Femijen e plagosin endrat, dicka e ngjajshme me ftomen, qe pa i kushtuar rendesi, duket sikur kalon , por ne mushkri i ka lene gjurmet.
    ‘’ Nene, kur do shkoj ne shkolle’’ e kish pyetur nje here.
    ‘’Ah, more bir, ne shtator, pas tete muajsh’’ ish pergjigjur ajo.
    ‘’ Dhe une do dal prej kesaj qyteze te nemur’’?
    ‘’Po. Ti do dalesh prej ketej. Une atehere do mbetem vetem’’.
    Guljemit i kishte mbetur fjala ne buze.
    ‘’ Do vijne dajot te te marrin’’ kish vazhduar ajo.
    ‘ ‘’ Jo , nene, une do ri me ty. S’te le vetem’ e kish nderprere Guljemi.
    ‘’Harrove sa deshire kishe te beheshe mesues, bir? Pa mbaruar shkollen s’mund te behesh’’.
    Nena e dinte se i biri nuk do te behej kurre mesues, se ai ishte i denuar. Se babai i tij me nje grusht te rende e kishte shembur endren qe ndertonte Guljemi. Ajo s’do t’i’a thoshte asnjehere kete te fshehte. Le te shpresonte i biri se nje dite do te behej mesues. Te femija shpresa eshte nje fare lumturie, qe mplikset me endren e i jep energji, i bejne syte te shkrepetijne, mendimit i zgjeron rrugen, vullnetit i jep kurajon...
    Guljemin e binden fjalet e nenes. Ashtu sic hyri me vrap ne kthinen e vet, ashtu edhe doli per te vazhduar lojen e lene ne mes . Duheshin dhe tete muaj dhe atehere ai do ishte i lire, me shume shok,qe ndoshta ata s’do ta mesonin kurre sekretin e jetes se tij. S’do dinin qe babai i tij paskish bere nje gabim te rende. Dhe ishte ende dimer. Ditet ishin te ftohta, te lageshta ne Terpinin malor. Ne kthinat, permes hapesirave te derrasave te paputhitura mire, era vershellente si te ishin mijra bilbila diku jashte e dikush , me bulci te fryra, shfrynte e shfrynte papushim, si te mos i shterej fryma dhe syte te mos i xixerroheshin nga maramendja. Neten te ftohtit behej akoma me i hidhur. Bataniet e vjeteruara , qe mbuloheshin , nuk te ngrohnin . Guljemi ngjishej pas nenes , zinte nje vend e nuk levizte. Dhe ajo e pushtonte gjithe naten ne kraharorin e vet, ndjente te mpihej e nuk i prishte qetesin te birit.
    Nje prej mengjezeve Guljemi u gdhi me kolle, qe sa vinte e i shtohej.Pastaj i hypi temperatura. Nena e ferkoi me raki e vaj. Aty nga dreka i dha aspirine qe te pinte. Here pas here i ziente caj dhe ia jepte qe t’i ngrohej paksa gjoksi.Por Guljemit nuk i pushonte. Ajo po ia shkallmonte gjoksin. Te nesrmen nena shkoi ne polici dhe u tha se kish djalin shume semure dhe se duhej ta conte ne qytet apo diku me larg qe ta vizitonte te mjeket. Ata i hodhen ca veshtrime te ashpra, .
    ‘ Kur te vij shefi do t’i’a themi kerkesen tuaj’’ iu pergjigjen me vrazhdesi.
    ‘’ Kur vjen shefi’’? pyeti ajo.
    ‘’ Pyet per aq sa te takon te dish’’ ia kthyen ata me ton te prere.
    Dhe ajo iku. Kaloi nj dite... Kaloi dhe dita e dyte... Guljemi po behej gjithnje e me keq. Nena nxitoi perseri ne polici. Po te largohej pa leje nga qyteza , atehere denimi behej me i rende.
    ‘’ Djalin e kam shume semure’’ nisi t’u thoshte.
    ‘’ Shporru! Akoma s’jeni shuar!? Iu akerrua nje polic i ri.
    Dhe ajo iku duke qare. Guljemin e gjeti te digjej nga temperatura dhe ethet e benin te dridhej i teri.
    ‘’ Uje,... uje...’’ peshperiste ne agoni Guljemi.
    ‘’ Te te jap caj nena’’ i lutej ajo . Dhe ndizte here pas here ca shkarpa qe ta ngrohte cajin ne nje tenxhere te vjeter. Kur ra nata ajo i zjeu perseri caj, qe t’i njomte paksa buzen Guljemit. Kerkoi permes territ te gjente kutine e sheqerit. Sheqeri kish mbaruar. Ajo kruajti , me lugen e vogel, fundin e kutise, por ishte e kot. Me se do ta embelsonte cajin? Zgjoi komshinjte, por dhe te ata s’gjeti.
    ‘’Pi pak, shpirt’’!iu lut dhe u perpoq t’i ngrinte koken.
    Guljemi hapi buzet e reshkura.
    ‘’ Eshte i hidur , nene’’peshperiti.
    ‘’ Pie se te bene mire, bir’’
    Ai piu nje gllenke. Oh, sa i hidhur qe ishte!
    ‘ Nuk mundem nene’’.
    Pas pak e kapiti gjumi. Nena e mbeshtolli ne gjoks. Aty ne te gdhire ajo ndjeu se duart qe kish mbeshtjellur trupin e te birit iu akulluan , si te preknin nje cope metali te braktisur diku jashte mes ngricave.
    U ngrit e trembur. Preku trupin e te birit gjithandej... U alarmua. I preku fytyren, i vuri buzet ne faqe, i hapi syte... Oiiiii....Oiiii....
    Zeri , si nje piskame lebetitese, corri ajrin e lagesht te atij buzemengjezi dimri. Guljemi kishte vdekur.Endra e tij kish mbetur pezull, e ngrire nga klima e ashper e qytetit malor , Terpin, Do vinte pranvera te shkrinte?...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •