Kjo teme u hap ne fillim ne Mesime nga Kurani. Meqenese permbante pyetje per besimtaret myslimane, tema u mbyll, dhe pas sygjerimit te deshmuesit, e solla ne temen Pyetje per Besimtaret.
PJESA I.
================================================== ===========================
Shumehere muslimanet pretendojne se Bibla permban kontradikta. Disa pretendojne se keto kontradikta jane rreth 100 te tjeret e cojne numrin ne mijera. Mirepo, pothuajse cdokush qe e ka lexuar Biblen me kujdes, ve re se keto "kontradikta" nuk jane gje tjeter vecse interpretime te gabuar te vargjeve te Bibles ose vargje te marra jashte kontekstit. Te njejtat "akuza" mund t'i behen edhe Kuranit. Neqoftese dikush e interpreton gabim ose i merr vargjet jashte kontekstit mund te gjeje plot kontradikta. Do te vleresoja shume mendimin tuaj rreth pyetjeve te meposhtme. Me kuptoni drejt, nuk jane akuze ndaj Kuranit, por pyetje per te cilat do te vleresoja shume pergjigjet tuaja.
Per vargjet nga Kurani, ju lutem lexojini sic jane ne Kuran se nuk e di nese ne artikujt e ndryshem eshte bere verifikimi i vargjeve.
1. Samaria
Dime qe ne kohen e Moisiut, Izraelitet u enden ne shkretetire per dyzet vite. Dhe se ne nje rast ata ben nje idhull, nje vic te arte. Ne Surah 20:87,94 pergjegjesia per krijimin e vicit te arte i vihet nje samaritani. Ku qendron problemi? Samaria nuk ekzistonte ne ate kohe; Samaria u krijua ne shekullin e 6te para Krishtit, shume shekuj pas Moisiut.
2. Kryqezimi
Ne Surah 7:124, faraoni (i kohes se Eksodit te Moisiut) kercenon se do te kryqezoje magjistaret e tij: "Jini te sigurte se do t'ju pres duart dhe kembet ne ane te kunderta dhe do t'ju bej qe te gjithe te vdisni ne kryq." Ku qendron problemi? Kjo forme ndeshkimi ishte e panjohur ne ate kohe. Kryqezimi u be i njohur vecse rreth 200 vite para Krishtit.
3. Yahya
Ne Surah 19:7 thuhet se emri Yahya (Gjon Pagezori) nuk ishte perdorur ose nuk ishte i njohur me perpara. E megjithate kete emer e gjejme ne Bibel ne 2 Kings (Mbreterve) 25:23.
4. Sipas Surah 9:30, Hebrenjte akuzohen se adhuronin Ezra-n (Uzair) si bir te Perendise. Hebrenjte nuk kane adhuruar ndonje si bir te Perendise, madje as Jezusin.
================================================== ===========================
PJESA II.
================================================== ===========================
Do te doja te dija se cilet libra te Bibles permenden ne Kuran. Me sa di une, librat e Moisiut (pese librat e pare te Bibles), psalmet e Davidit dhe ungjilli i Krishtit.
1. Po per librat e tjere te Bibles cfare qendrimi mbajne myslimanet? I quajne fabrikime? P.sh. per Fjalet e Urta; Predikuesi; Kantiku i Kantikeve; Jozueu; Gjyqtaret; Ruthi; 1,2 i Samuelit; 1,2 i Mbreterve; 1,2 i Kronikave; Esdra; Nehemia; Ester; Jobi; Isaia; Jeremia; Vajtimet; Ezekieli; Danieli, Osea; Joeli; Amosi; Abdia; Jona; Mikea; Nahumi; Habakuku; Sofonia; Hagai; Zakaria; Malakia; si dhe librat e Dhjates se Re.
Nese keni mundesi do te doja te dija se edhe ku e bazoni qendrimin tuaj.
2. Krishti nuk solli ndonje liber me vete dhe as nuk shkroi ndonje liber vete. Dhe nga burimet historike (te krishtrea apo jo) nje gje e tille eshte e vertetuar. A nenkuptohet nga leximi i Kuranitit se Krishti solli/shkroi nje liber? Nese po, a nuk bie ne kundershtim me historine?
3. Hebrenjte asnjehere nuk kane pritur ndonje tjeter pas Mesias. Per ta Mesia ishte pika me kulminante. A ishin hebrenjte gabim? Besoj se do te pergjigjeni po. Nga kjo del qe per shekuj e shekuj me radhe, per gjenerata e gjenerata me radhe hebrenjte e paskan kuptuar Fjalen e Zotit gabim dhe se profetet e ndryshem nuk kane bere asgje per t'i sqaruar hebrenjte. Ju c'mendoni?
4. Kurani eshte shkruar ne arabisht, ndersa shkrimet e hebrenjve nuk jane ne arabisht. Muslimanet arrijne deri atje sa te thone qe arabishtja eshte gjuha e Zotit. A nuk eshte kjo absurde? (Sepse shkrimet e hebrenjve nuk jane ne arabisht.)
5. Zoti nuk i ka hedhur poshte hebrenjte, ndersa vendet arabe ne vecanti dhe muslimanet ne pergjithesi i kane hedhur poshte. Duke bere keshtu jane duke ndjekur Kuranin apo jane kunder tij?
6. Per Zotin ne shkrimet e hebrenjve (Dhjata e Vjeter) perdoren disa emra te shpallura nga vete Zoti. Per shembull "Perendia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit." Nga Jakobi morri emrin Izraeli. Keshtu, kur Zoti flet ne disa raste i referohet vetvehtes si "Perendia e Izraelit". A eshte problem per muslimanet t'i referohen Zotit me emrat e mesiperm? Nese po, perse? Nese jo, perseri perse? Ku e bazoni pergjigjen tuaj?
================================================== ===========================
Krijoni Kontakt