LUANDINO VIEIRA


Jose Luandino Vieira u lind nė Portogali mė 1935 nė njė familje bijqish. Vieira u rrit nė Luandė, (Angola), qytet i cili pėrveēse i dha mbiemrin qė e pėrdori si pseudonim letrar, u bė sfondi kryesor nė tė cilin zhvillohen ngjarjet e pjesės mė tė madhe tė prozės sė tij. Vieria thuri shumė nga veprat e tij pėrgjatė burgimit nė qytetin e tij Luanda, nė burgun e Sao Paulos dhe nė kampin e pėrqendrimit tė tarrafal (Kapo Verde). Vepra e tij mė e njohur u shkrua pėrpara Revolucionit tė Karafilave edhe pse pjesa mė e madhe e veprave tė tij u shkrua mė vitet “60 - ’80. Libri i tij mė i rėndėsishėm ėshtė: “Lumenjtė e vjetėr dhe luftarakė – libri i lumenjve”.

Pėrktheu Eqrem Biba



KINZINO



Lamtumirė Kinzino, lamtumirė...
Ti je shtrirė nė arkivol dhe dukesh aq i qetė, sa nuk ke qenė kurrė nė jetėn tėnde. Ty tė gjymtoi maqina, Kinzino, po ajo maqinė tė cilėn ti e doje aq shumė, pėr tė cilėn kujdeseshe aq tepėr dhe i vizatoje rrotat e rrumbullakėta, rrypat e drejtė e tė gjatė...
Po ajo maqinė, Kinzino, qė tė kėndonte kėngėn e punės, javė pėr javė, atė kėngė qė nuk ndryshonte kurrė, kurse ti ėndėrroje qė, me ndihmėn e kompasit dhe tė vizorit, ta ktheje atė kėngė nė poemė vijash tė bardha mbi fletė tė bardhė... Lamtumirė, Kinzino, lamtumirė...
Punėtori duhet tė ėndėrrojė, Kinzino... Jeta e tij ėshtė pėr ėndėrrime... Nė kėtė jetė ėshtė vetėm realiteti i ashpėr. Lufta kundėr tij.
Shpirtėrisht ti nuk ishe vetėm punėtor, Kinzino, ti ishe dhe poet.
Tani ti po shkon nė krye tė varganit, i qetė, i shtrirė atje nė arkivolin e tė varfėrve... Me kokė tė ulur, tė pikėlluar thellė shkojnė pas arkivolit tėnd shokėt e tu; shokėt e tu janė shumė dhe ti ju ke falur shumė gėzime!
Nėna jote nuk po qan, Kinzino, ajo nuk qan sepse e ka zemrėn tė fortė... Nuk ėshtė e para herė, qė ajo sheh djemtė e saj tė vdesin. Ėshtė e vėrtetė se asnjė nga ata nuk ka pasur njė vdekje kaq tė lemerishme si vdekja jote... Ty tė gjymtoi maqina qė tė kishte skllavėruar, por tė cilėn ti e doje.
Edhe unė kėtu jam, nė mes tė shokėve tė tu... Por ti e di se unė nuk tė qaj! Jo! Sepse njė vdekje si ajo jotja ėshtė garancia e lirisė sė ardhme. Do tė vijnė njerėz tė tjerė, tė cilėt maqinat nuk do t'i gjymtojnė, do t'i bėjnė copė e ēikė, sepse maqinat atėherė do tė jenė shėrbėtoret besnike tė njerėzve, kurse njerėzit do tė bėjnė vetėm njė gjė, qė t'i shpikin e t'i ndėrtojnė...
Dhe atėherė poetėt, pikėrisht ashtu siē ishe ti, do t'ju thurin himne maqinave, sepse maqinat do tė bėhen arma e ēlirimit.
Ja, se pėr ē'arėsye unė nuk tė qaj, jo. Mund qė unė s'jam i vetmi shoku yt i bardhė: ka tė ngjarė qė tė tjerėt tė mos kenė pasur guximin e duhur pėr tė ardhur nė varrimin tėnd. Tė kam sjellė trėndafila tė kuq. Kjo ėshtė shenja e mirėnjohjes pėr respektin qė kishe pėr mua, pėr dashurinė qė ndjeja kur takoheshim bashkė nė bregun e detit, ose kur ēanim bashkė me varkė ujėrat e gjirit... Tė gjirit tonė tė Luandit.
Ja, pėr c'arėsye tė kam sjellė trėndafila tė kuq. Kjo ėshtė dhuntia e parė, nderimi pėrpara poemės qė shkrove ti me jetėn dhe me vdekjen tėnde.
A tė kujtohet, Kinzino, ajo stuhi, qė shpėrtheu atėherė kur po lundronim nė ujėrat e gjirit? Me atė syrin tėnd tė regjur, ti dallova nė errėsirė rrezikun dhe ma tregove edhe mua. Dhe pastaj, kur dolėm shėndoshė e mirė nė breg dhe kur po ktheheshim mė kėmbė nė shtėpi, ti mė fole pėr dashurinė qė kishe pėr maqinat dhe pėr skicat e maqinave...
Lamtumirė, Kinzino, lamtumirė...
Nėna jote shkon pas arkivolit, ashtu e kredhur nė pikėllimin e saj. E veshur me tė zeza, me atė fytyrė si tė ngrirė, ajo ecėn dhe, duke ecur, i kujtohen djemtė e vdekur. "Tani ajo ka mbetur fare vetėm. Asaj i kujtohet natyra jote, qė ishte pėrherė gazmore... I kujtohet se si erdhe njė ditė nga shkolla, duke rendur e me lot nė sy. Atėherė ishe nė klasėn e tretė dhe kishe filluar tė vizatoje automobila dhe maqina. Ty nuk tė pėlqente aspak tė merreshe me vizatime tė kota. Ne zbaviteshim duke vizatuar lule dhe shtėpi tė vogla...
Ti erdhe me vrap e duke qarė, sepse tė kishin dėbuar nga shkolla.
- Unė s'dua hajdutė tė vegjėl nė klasėn time! - tha mėsuesja.
Ti kėrkove tė shfajėsoheshe, duke qarė me dėnesė.
Pėrse djali i vogėl lėkurėbardhė mund tė luante me automobilin qė kurdisej, kurse ti nuk mund tė luaje? Automobili ishte i djalit tė bardhė, Kinzino, kurse ti e more dhe e shpure nė shtėpinė tėnde... Jo pėr ta vjedhur, jo. Vetėm pėr tė luajtur me tė, qoftė edhe pėr njė ditė, qė ta hapje e tė shihje zemberekun dhe rrotat e vogla. Por djali i bardhė nuk kuptonte asgjė (nuk kuptuan as edhe tė mėdhenjtė) dhe u ankua.
Erdhe nė shtėpi mbytur nė lot. Dhe nuk u ktheve mė nė shkollė. U detyrove atėherė tė luaje me automobi1at qė i bėje vetė, me njė copė tel, qė i lidhje te kutia e shkrepseve, sė cilės i kishe bėrė ca rrota tė vogla prej teneqeje.
Pastaj, hyre tė punoje nė fabrikė. Dhe atje dashuria jote pėr maqinat u ndez me njė vrull tė madh. Fshehurazi nga drejtori, ti vizatoje vidha, transmisione me ingranazh, llamba saldimi, gjeneratorė tė korrentit dhe rrjetėn e rrypave tė transmisionit qė e bashkon me tornot... Ti sikur ngrije nė vend nga entuziazmi, duke vėshtruar kėta rrypa qė vėrtiteshin pa pushim. Dhe natėn, nė shtėpi, ti pėrfytyroje tė ndėrtoje me kėta rrypa maqina tė jashtėzakonshme, qė do tė sillnin ujė nga burimi, dhe kėshtu nėna jote nuk do tė kishte mė nevojė tė shkonte pėr ujė, me enėn e rėndė nė kokė... Ose pėrfytyroje maqina, qė mund tė ndėrtonin shumė kasolle ...
Ti ishe poet i vėrtetė, Kinzino, poet i punės. Dhe e pagove me jetė dashurinė e madhe qė kishe pėr maqinat, pėr ata rrypa qė nuk pushonin asnjėherė.
Nėna shkon pas arkivolit tėnd dhe i kujtohet si ktheheshe ti nga puna, i lodhur e i rraskapitur, por gjithmonė me ata sy qė tė shndrinin.
Kurse mua, o shoku im i shkretė, mė kujtohen tė djelat nė plazh, kur ti, veshur me kėmishė tė pastėr, qėndroje mė kėmbė nė ujė dhe mbaje me dorė varkėn ose skitė e ujit, ku mėsonin tė rrinin mbi ujė vajzat... Dhe nganjėherė e vėshtroje me ndrojtje Terezėn, Terezėn me dhėmbė tė bardhė, qė qeshte e s'tė shikonte asnjėherė... Dhe ja, tani ti ke vdekur, Kinzino...
Ti pate njė vdekje tė lemerishme! Maqina tė kishte magjepsur, ti dėshiroje tė shikoje nga afėr, tė shihje si jetonte ajo, si ju jepte jetė maqinave tė tjera, si i bėnte tė dėrsinin njerėzit qė i kishte skllavėruar.
Dhe rrypi tė mbėrtheu... Putra e gjatė, qė ishte e murme nga pluhuri, u kap pas teje. Dhe rrota e madhe e maqinės tė copėtoi kafkėn. Ti ishe i brishtė dhe i lehtė si pendė. Dhe si pendė tė solli rrotull maqina.
Nė sytė e tu tė hapur dhe nė fytyrėn e mbytur nė gjak dukej qartė se ti e kishe falur dashnoren tėnde tė ēeliktė. Kuptohet vetvetiu se vdekja jote nuk e ndali atė... E ftohtė dhe e pamėshirshme ajo u ndal shumė pak, kur ti e pėrpoqe tek ajo kokėn tėnde, ku pėrftoheshin poema pėr nder tė saj. Njerėzit e ndalėn maqinėn qė tė tė tėrhiqnin andej dhe pastaj ajo filloi tė punonte pėrsėri, duke kėnduar kėngėn e punės. Nė kėtė mėnyrė ajo e nderoi vdekjen tėnde.
Kur tė muarėn nė duar dhe tė hoqėn andej, ajo kėndonte prapė kėngėn e saj tė zakonshme, tė pėrditshme, tė cilėn ti ėndėrroje ta mbėrtheje njė ditė nė letrėn e bardhė. Putrat e murme tė maqinės u skuqėn nga gjaku i purpurtė...i purpurtė si kėta trėndafilė qė tė kam sjellė; kjo ėshtė dhuntia e parė, qė i bėhet nė shenjė nderimi poetit tė punės, poetit qė nuk pati kohė tė realizonte asnjė nga mendimet e tij...
Trėndafila tė kuq pėr ty, Kinzino!