ANTONIO TABUCCHI



Antonio Tabucchi u lind mė 1943 nė Pisa. Studion pėr Letėrsi. Pasi diplomohet, jep Gjuhė e Letėrsi Portugeze nė “Shkollėn e Mesme Normale tė Pizės” gjatė viteve ‘70 dhe mė 1973 jep mėsim nė Bolonjė. Pasi publikon shumė vepra tė frymėzuara nga surrealizmi portugez, del romani i tij i parė: “Sheshi i Italisė” 1975 dhe mė 1978 ftohet tė japė mėsim nė Universitetin e Xhenovės. Nė vitet ‘80 boton pėrmbledhje tė shumta me tregime mes tė cilave mė rėndėsishmja ėshtė: “Keqkuptime tė vogla tė parėndėsishme” dhe dy romanet: “Mbrėmje Indiane” dhe “Vija e horizontit”. Mė 1989 presidente i Portugalisė i jep Urdhrin: “Do Infante Dom Herique”. Nė fillim tė viteve ‘90 Tabucchi publikon “Engjėlli i zi”, “Rekuiem” dhe mė 1994 romanin: “Kėshtu mendon Pereira”, fitues i shumė ēmimeve mes tė cilėve “Super Campiello" dhe “Scanno”.


Pėrktheu Nasi Lera



KY MUND TE JESH TI...



Artikulli i Gazzetta del Mare ishte pa emėr, ishte botuar nė faqen e parė dhe zinte vend, mes fakteve tė ndryshme, nė dy kolona: nė faqen e brendshme kishte njė gjatėsi tė pranueshme.
Veē kėsaj, aty ishte botuar edhe fotografia e tė vdekurit. Ishte fotografia qė kishte bėrė policia. Korado-ja kishte arritur ta siguronte, botimi i saj ishte i nevojshėm pėr hetimin, qė policia ta dinte pėr cilin ishte fjala. Diēitura thoshte: Banditi pa emėr.
Mbasi largoi mėnjane mbeturinat e mėngjesit, ai hapi gazetėn mbi tryezė, ndėrsa Sara po merrej me dhomat e tjera.
- E pe, - thirri ajo qė nga kuzhina, - duket qė nuk e njeh njeri. Artikulli nuk duhet tė jetė i Korado-s, veē tė tjerash, ai ėshtė botuar pa emėr.
Ai e dinte qė artikulli nuk ishte i Korado-s, ishte i njė kronisti tė ri qė kishte mbledhur tė dhėna tė ndryshme, ai ishte tepėr i shkathėt, para disa muajsh ishte marrė me njė ēėshtje korrupsioni nė port, duke shkaktuar njė zhurmė tė madhe.
Ai lexoi vetėm mesin e artikullit, duke e kapėrcyer fillimin krejt tė rėndomtė, qė fliste pėr luftėn kundėr vjedhjes:
"Njė pėrleshje tragjike ndodhi kėtė natė nė qytetin tonė, nė njė apartament qė ndodhet nė katin e fundit tė njė ndėrtese nė rrugėn Case Dipinte, nė zemėr tė lagjes popullore tė Arsenalit. Pas njė telefonate, pėr tė cilėn hetuesit ruajnė sekretin mė tė madh, pesė njerėz tė Forcave Speciale ndėrhynė nė apartament pak pas mesnate. Pas thirrjes sė zakonshme tė policisė "Hapeni, policia!", zaptuesit e apartamentit, emrat e tė cilėve nuk dihen ende, hapėn menjėherė zjarr nėpėrmjet derės, duke plagosur rėndė njėrin nga agjentėt e policisė. Agjentit Antonio di Nola, njėzet e gjashtė vjeē, nė shėrbim qė prej dy muajsh nė qytetin tonė, iu bė njė ndėrhyrje e hollė kirurgjikale. Keqbėrėsit zunė vend mirė nė njė skutė pranė hyrjes dhe mundėn tė hipnin nė ēati, duke dalė nga dritarja. Para se tė iknin, pa dyshim qė kėtu ėshtė fjala pėr episodin mė tė dyshimtė, pėr tė cilin nuk ka njė mendim tė vetėm - qėlluan mbi njėrin nga njerėzit e tyre. Njeriu vdiq para se tė arrinte nė Spitalin e Vjetėr, ku e ēuan me urgjencė.
Identiteti i kėtij njeriu ėshtė i panjohur. Ka shumė tė ngjarė qė tė ketė qenė me dokumente tė rreme. Bėhet fjalė pėr njė tė ri nga njėzet deri nė njėzet e pesė vjeē, me mjekėr ngjyrė gėshtenjė, sy tė kaltėr, i hequr, trup mesatar. Pėr banorėt e lagjes nė tė vėrtetė ėshtė i panjohur, megjithėse ka banuar aty prej njė viti. Ai hiqej sikur quhej Karlo Noboldi dhe e mbante veten pėr student, por emri i tij nuk figuronte nė asnjė vend nė regjistrat e Universitetit. Pėr tregtarėt e lagjes ai ishte njė djalė korrekt, i sjellshėm, qė paguante nė rregull ato qė blinte.
Apartamenti qė pėrbehet nga dy dhoma dhe njė aneks, i pėrket njė urdhri fetar qė e strehoi djaloshin vitin e kaluar, kur u paraqit si njė nevojtar i kthyer nga jashtė. Kryemurgu i urdhrit, tė cilit i ashtuquajturi Noboldi i derdhte njė qira krejt simbolike, nuk pranoi t’u bėnte gazetarėve as deklaratėn me tė vogėl.
Ky episod i pėrgjakshėm, qė e vė pėrsėri qytetin tonė para fakteve tė ndryshme, hedh diēka tė errėt nė ndėrgjegjen e banorėve, tashmė tė tronditur nga ngjarjet e kohėve tė fundit."
Sara u afrua nga pas dhe, e pėrkulur pėrpara, filloi tė lexonte me kokėn ngjitur pas asaj tė Spinos. Ajo kaloi dorėn mbi flokėt e tij dhe nė atė lėvizje, kishte mirėkuptim e dhembshuri.
Pėr njė ēast, tė dy qėndruan duke kundruar fotografinė e tė panjohurit, pastaj ajo lėshoi njė fjalė, qė e zhyti nė njėfarė pėshtjellimi:
- Me njė mjekėr tė tillė dhe me njėzet vjet mė pak, ky mund tė ishe ti, - tha ajo.
Ai nuk e hapi gojėn, si tė ishte fjala pėr njė vėrejtje tė kotė.