-
Klaudio Magris
CLAUDIO MAGRIS
(1939)
Claudio Magris u lind mė 1939 nė Trieste. U diplomua nė Universitetin e Torinos, ku dha mėsim si profesor i gjuhės dhe letėrsisė gjermane (1970-1978). Aktualisht ėshtė Docent nė Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė nė Universitetin e Triestes. Ka pėrkthyer Ibsen, Kleist dhe Schnitzler. Ka botuar ese tė shumta, pėrmendim: Miti i Hapsburgėve nė Letėrsinė Moderne Austriake, Torino 1963; Wilhelm Heinse, Trieste 1968; Larg nga diku, Joseph Roth dhe tradicional Lindore hebraike, Torino 1971; Pas fjalėve Milano 1978; Itaka dhe mė gjerė, Milano 1982; Trieste. Njė identitet kufiri, (nė bashkėpunim me Angelo Ara, Torino 1982), Unaza e Klarisės, Torino 1984, dhe Mikrobotėra, e cila ka marrė Ēmimin Strega 1998.
Pėrktheu Viola Adhami
VEJUSHA E USHTARAKUT
Njė shtėpi e bukur dhe e bollshme, me oborr tė madh, nga ku arrihet nė shesh pėrmes njė portiku, nuk i pėrket mė familjes qė e zotėronte prej shumė brezash, sepse u shit shumė vite mė parė, madje dhjetėra vjet mė parė pėr tė siguruar njė prikė tė stėrmadhe, e destinuar tė kalbej e tė hahej nga mola. Prika e teze Esperias e pėrgatitur pėr martesėn me Gjeneralin, e parashikuar dhe e shtyrė pėr vite tė tėra, ndoshta e pėrgatitur edhe pėr tė fituar kohė e pėr ta larguar tezen nga zvarritja e kėsaj torture.
Kush e ka njohur qysh nė fėmijėri Esperian dhe llafologjinė e saj tė pandėrprerė, e kujton fėmijė tė gjallė e tė urtė dhe pėrshkruan zellin e pareshtur shkollor, miqėsinė me respekt deri edhe nė lojėrat qė luanin me vajzėn e drejtorit tė shkollės, adoleshencėn entuziaste e tė virtytshme, gjithmonė e shqetėsuar tė mos mėkatojė, me gjithė kėshillat e rrėfyesve, tė cilėt e ftonin tė thoshte lutjen e mėngjesit e tė lėshohej mė pas e gėzuar, plot besim, nė atė qė do ti sillte pjesa tjetėr e ditės.
Vajzė e grua e re, Esperia ishte tmerrėsisht e devotshme ndaj fesė dhe kultit, po aq sa ngulmuese ndaj tė gjitha praktikave supersticioze tė dėnuara nga Kisha. I lante duart vazhdimisht, ngurronte tė postonte njė letėr, pasi kishte frikė se mos, pa dashur, kishte shkruar ndonjė gabim a budallallėk dhe, pasi ta kishte postuar, trembej se mos nė vend qė ta fuste nė kutinė e postės, e kishte hedhur. Ishte njė krijesė vėrtet e pėrhėnur, nuk i ishte dhėnė harrimi i bekuar, falė tė cilit harron se je vazhdimisht i ndjekur nga vdekja e, para se tė arrijė ajo, edhe nga mėnxyra tė tjera.
Me obsesionet, fobitė e ritualet e saj, Esperia kishte krijuar njė labirint mbrojtjesh pėr ti shpėtuar ankthit qė i depėrtonte nga ēdo anė. Gjithashtu, duke mundur tė bindej deri nė shtresėn e parafundit tė psikikės sė saj tė brishtė, kishte vendosur se bota ishte e mirė, e populluar e mbi tė gjitha e drejtuar nga tė mirėt. Mundohej kėshtu tė jetonte pa frikė, duke i besuar njė mirėsie tė pėrgjithshme dhe duke i lejuar zemrės tė donte ata qė e rrethonin sepse i donte vėrtet, kishte lindur pėr tė dashur botėn, njerėzit e kafshėt, ndonėse jo vetėm njė insekt, por edhe njė qen a mace i ngjallte neveri e luftonte nė mėnyrė tė errėt pėr tė penguar qė frika tia mbyste dhembshurinė qė ishte brenda saj. Kur diku thellė besimi nė mirėsinė e jetės dhe tė njerėzve lėkundej, ajo turbullohej dhe e mbulonte ankthi, qė i mblidhej nė grykė me njė lumė fjalėsh, duke folur e folur pėr gjithēka e me tė gjithė.
Nga fundi i viteve 30, njohu nė tren njė oficer emilian, ai qė pėr tė dhe pėr tė gjithė, do tė qe Gjenerali. Esperia ishte e gjatė, me flokė tė verdhė nė tė bakėrt dhe oficeri, tė cilin lidhja e hekurt e gjėrave e kishte dėrguar pa e pyetur nė atė kabinė treni, nisi bisedėn. Ishin kohė tė respektueshme dhe Gjeneralit tė ndershėm, i cili nuk do tė kishte dashur kurrė tė gėnjente, aq mė pak tė mashtronte njė grua, nuk do ti kishte shkuar kurrė nėpėr mend se ajo njohje e pafajshme, pėr tė cilėn emri flirt do tė ishte i tepruar, mund tė keqkuptohej. Ajo thuajse asgjė, pėr Esperian u bė menjėherė gjithēka; entuziazmi i dha njė absolutėsi plot pasion, e bėri tė vetmen, tė pamatė, substancė tė nevojshme pėr jetėn. Oficeri fatzi nuk kishte ndėr mend tė martohej me tė dhe nuk bėri asgjė qė ta shtynte njė person tė arsyeshėm pėr ta menduar kėtė, por e kuptoi se, po tia thoshte, pėr Esperian do tė ishte diēka e tmerrshme. Pra, i dha karar qė tė mos vendoste, tė mos bėnte as njėrėn e as tjetrėn, ta zgjaste pafundėsisht atė lloj parafejese, e cila nė kėtė vazhdimėsi zvarritėse, bėhej gjithnjė e mė e pazgjidhshme...
Leja e mbretit, e nevojshme pėr martesėn e oficerėve nė karrierė, nuk mbėrrinte kurrė; ai transferohej nga njė komandė nė tjetrėn dhe tė dy takoheshin fare pak, mes njė nisjeje e tjetrės, shpesh nė stacionet e trenit, peizazh i duhur pėr atė pikėllim e nostalgji. Kohėt e virtytshmėrisė dhe dėlirėsia e Esperias nuk ndryshonin, pėr fatin e tė dyve, as qė pėrfytyroheshin takime tė tjera. I pezmatuar, ai torturohej, u hapej vėllezėrve tė tij e studionte me ta ata e mirėkuptonin dhe ishin solidarė me fatin e tij plane tėrheqjeje, qė dilnin gjithnjė e mė tė pamundura.
Ajo, Medea, e sfilitur dhe e tėrbuar torturohej dhe e torturonte pa pushim ngashėnjyesin e pavullnetshėm gjithashtu tė ngashėnjyer, duke e persekutuar me dhimbjen e vet, qė i brente ndėrgjegjen: ndėrkaq, familjes ia lexonte me zė tė lartė letrat e Gjeneralit tė saj, tė cilin gjithnjė e thėrriste kėshtu e kurrė nė emėr, duke menduar se papėrcaktueshmėria e tyre nė rritje qe sublimimi i dashurisė dhe duke i mbushur muret me disa foto tė mėdha tė tij, veshur nė uniformė, portrete tė njė njeriu trupmadh e tė butė, tė cilit uniforma dhe dekorimet i jepnin dinjitet autoritar, pa ia hequr mirėsinė. Ndėrkohė, prika rritej gjithnjė me gjėra tė reja, por qė kishin kėrkuar shitjen e asaj shtėpie tė familjes nė Malnisio, me gjithė kundėrshtitė e vėllezėrve, tė prekur e njėkohėsisht tė trembur nga pasojat e paimagjinueshme tė njė refuzimi tė tyre; ēarēafė, mbulesa krevati e tapete qė vendoseshin nė baule dhe komo, mobilie tė grumbulluara nė qilar, si dhe njė piano.
Si pėr tė lehtėsuar Gjeneralin, mbas vitesh tė njė ekzaltimi gri, mbėrriti Lufta e Dytė Botėrore dhe me tė edhe fushata e Afrikės, largėsia, njė plagė nė mushkėri. Mundėsia pėr tė vdekur dhe tė qenit larg shtėpisė, i bėnin mė pak tė dhimbshme letrat e Esperias, kurse gjasat e moskthimit, i bėnin thuajse tė dashura e ngushėlluese. Qe stina e tyre e lumtur apo, tė paktėn, e durueshme, sepse tragjedia kolektive e luftės dhe pamundėsia materiale pėr tu takuar, e shndėrronin zvarritjen torturuese nė njė vuajtje tė lartė.
Kjo ndalesė pėrdėllimtare u duk se mbaroi me luftėn. Por para se Gjenerali (i cili sapo mbėrriti nė Itali e sapo u kthye nė shtėpi, nė ēifligun e tij nė Emilia) tė mund ta rishihte Esperian e mbetur nė Trieste, u mor njė natė nga disa njerėz tė armatosur nė atė kaos e nė ato vende, ku rezistenca zvetėnohej me hakmarrje personale e sociale dhe u vra me pistoletė. Nė shpirtin e Esperias zbriti ēlirimi i madh e mirėnjohės dhe i njė dhimbjeje fisnike. Qė nga ai ēast, nuk qe mė nusja e panusėruar, por vejusha, njė grua qė kishte vuajtur, por kishte jetuar, qė kishte humbur burrin e saj nė njė tragjedi mizore, por ama kishte pasur burrė. Familja e madhe e Gjeneralit, e tronditur nga vdekja, e priti si tė qe vejusha e tij dhe pėr tė nisėn vitet e lumtura. E ēliruar nga mėdyshjet, shkonte tė takonte nė qytete tė ndryshme tė afėrmit e bashkėshortit tė saj qė kishte vdekur, shkonte te kunetėrit dhe kujdesej pėr nipėrit e stėrnipėrit, ndiqte pagėzimet, krezmimet, ngjarjet shkollore, martesat.
Udhėtonte gjithmonė, si dikur, por tani bota ishte miqėsore e tėrheqėse, plot me gjėra, ngjyra, stinė, mbėshtetur nė kujtime tė trishta e tė mira.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt