ARDIAN-CHRISTIAN KYĒYKU
ese


Mbi pagjumėsinė

Tė flasėsh sot me vėrtetėsi dhe hapur pėr letrat shqipe ėshtė pakashumė njėlloj si tė flisje pėr liri tė kulluar nė kohė tė tiranisė. Nė thelb ndryshon vetėm burgu, tė cilin nuk e bėn mė autori, por librat e tij. Ligji i tė kėnduarit nė kor ėshtė ende nė fuqi. Mirėpo gjakrat vazhdimisht tė nxehur dėshmojnė se ne e duam dėshpėrimisht veten, tė vėrtetėn, letėrsinė dhe sidomos lavdinė e kėsaj tė fundit. E meqė pėrgjithėsimet janė shpesh tė dėmshme dhe tė padrejta, mendoj qė secilit i shkon mė pėr shtat tė paraqitė pėrvojėn vetjake.
Pas gjysmė shekulli plot beteja tė nėndheshme, arritje jo rrallė tė shtirura e kundėrthėnie, mė duket se jeta e shkrimtarit shqiptar ėshtė pėrkeqėsuar nga shumė pikėpamje dhe qenia jonė ėshtė bėrė mė e shurdhėr, mė e ngujuar. Zgjerimi i beftė i hapėsirės gjeografike dhe i mundėsive pėr tė zhbiruar tė fshehtat apo gjoja-tė-fshehtat e historisė e ka ngushtuar hapėsirėn e brendshme.
Mbase nė etjen e natyrshme pėr tė mos prishur, ose pėr tė ndrequr baraspeshėn mes botės dhe lėngut jetėsor qė bėhet letėr duhet kėrkuar edhe njėra nga arsyet mė tė rėndėsishme tė mėrgimit tė sotėm e sidomos tė moskthimit nė vendlindjen klasike.
Letėrsia nuk njeh mėshirėn dhe mirėkuptimin qė mbarėshtojnė, pėr shembull, shkenca si historia, psikologjia apo mjekėsia. Nė letėrsi, shprehja Shumė janė tė ftuar, por pak janė tė zgjedhur ka mė fort se kudo shije drame e gjaku. Tė paktė janė shkrimtarėt qė nuk e dinė se veēanėrisht nė epokėn e tanishme, - kur tundimet e postmodernes janė dyndur tė na dėbojnė nga sistemi atnor e amtar i shenjave, - ka autorė qė linden kur vdesin dhe autorė qė, kur vdesin, i mbulon harresa.

Liria qė u mungoi atyre ėshtė burgimi i pėrkohshėm i librave tanė

Sot nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė gjesh vllazėri mes materializmit dhe hashashit, ashtu siē ėshtė e pamunudur ta ndash qartė formulėn zhdanoviste nga ajo e alkimizmit, e konspirativizmit gati foshnjarak, e pseudo-misticizmit apo e trillerit gjoja-fetar, qė shesin miliona kopje tė njė vėllimi mėse tė varfėr idesh edhe ato tė kopjuara. Ai qė ka lexuar dhe ka pasur fatin tė rijetojė shpirtėrisht mrekullinė e quajtur folklor shqiptar nuk has kurrfarė telashesh pėr t’i dalluar letėrnxirėsit nga shkrimtarėt e mirėfilltė, apo nga “viktimat anėsore” e grafomanėt, pavarėsisht se ndonjė skeptik i pashėrueshėm do tė gjejė gjithmonė nė epėrsinė e shkrimtarit tė lindur zilinė ndaj kamjes apo bujės sė shkrimtarėve tė sajuar. Tė mos harrojmė se formula zhdanoviste, bashkė me degėzimet e veta shpesh marramendėse, e mbėshtetur fuqishėm nga shekullarizimi qė pėrhapet frikshėm nė botė, nuk ėshtė njė gjetje e rastėsishme. Dėshtakė tė regjur prapaskenave tė letėrsisė, ose edhe gjeni tė zhgėnjyer keqas e qė mezi kanė pritur rastin tė hakmerren ndaj shpėrfilljes sė shoqėrisė, e kanė gatuar nė mėnyrė tė atillė qė ajo tė krijojė varėsi. Lexuesi i thjeshtė, ai qė etet tė mėrgojė nga realiteti, tė ēlodhet e tė gjejė vetveten mes trillesh e metaforash, apo edhe tė shfrejė pėrmes zėrit tė shkrimtarit, nuk i bje mė tė e as nuk do tė kuptojė pse nuk gjallon dot pa kėtė nektar tė zi. Ai ėshtė gati t’ia heqė kotheren nga goja fėmijės sė vet vetėm qė tė mos vdesė nga uria letrare d(r)ogmatike. Ai mund tė rrojė, madje i qetė, pa dashuri, pa falje, pa besim nė Zot, por mezi i shtyn orėt dhe javėt pa njė dromcė nga letėrsia e mėsipėrme.
Duhet pranuar se letėrsia e mirėfilltė, ajo qė thirret tė mbrojė kujtesėn dhe hierarkinė e perėndishme, ėshtė zhvilluar shumė mė shpejt se sa vetėdija dhe shijet e lexuesve tė sotėm. Pėr kėtė arsye, humbja e terrenit tė saj nėpėr librarira e faqe gazetash nuk duhet tė na shqetėsojė.
Besoj se letėrsia shqipe, - ajo qė e ka mposhtur pėrkohėsinė dhe kalimtaren nė Shqipėri, Kosovė, Mėrgatė e nė vise tė tjera tė shqiptarisė, - ka tė drejtė tė ndihet e zgjedhur pėrderisa u sprovua me rreth gjysmė shekulli realizėm socialist tė hapur, vrastar, e me shtylysh direktivash pėrēarėse, tė cilat ende nuk janė tulatur. Gjėrat rrodhėn siē e dimė dhe tani, pėr shkak tė inercisė, - gjendje me rrėnjė tė thella nė historinė tonė, e mbase njėra nga trajtat e atij qė quajmė mallkim, - formula e pėrbindshme ngulmon ta fikė krejt shkėndijėn hyjnore brenda lexuesit, e fshehur nėn emra tė tjerė autorėsh, nėn pó ata emra, por qė i titullojnė librat disi ndryshe, e qė janė gati tė botojnė edhe biletat e avionit vetėm pėr tė rrėnjosur bindjen se nuk janė shterur. Kėtė e tregon veē tė tjerash edhe ashpėrsimi i censurės sė dikurshme, qė mpreh tė njėjtat gėrshėrė, por qė ka rinuar vetėm duart dhe flokėt e qethtarėve. Tė gjithė e dimė se lista e librave “tė ndaluar” tė shqipes ėshtė mbase mė e gjatė se sa nėn diktaturė.

Hyu, ose pėrmasa e katėrt

Njė pjesė e madhe e shkrimtarėve qė ushtrojnė ateizmin ndaj lexuesit, vijnė me emėr tė bėrė kryesisht gjatė komunizmit. Qenia e tyre, gati vetiu, pushton hapėsira mendore, duke ndjekur parimin e errėt: Ajo qė mė bėnė mua kur isha si ti, do tė ta bėj unė ty. Letėrsia ateiste vetėshpallet e lirė, e aftė tė japė pėrgjigje ndaj ēdo enigme, ēdo halli, ndaj ēdo gjendjeje tė koklavitur shpirtėrore tė bashkėkohėsve tanė. Ajo shfrytėzon (lexo: shpėrdoron, pėrdhos) pa skrupuj e me tė njėjtėn lehtėsi vargjet e arta tė pitagorianėve, mantrat e hindusėve, lutjet e krishtera, suret myslimane, pjesė nga ditarėt e tiranėve, blasfemitė e tė gjitha ngjyrave e natyrave, hamendjet e panumėrta pėrmes tė cilave ateizmi rropatet t’i gjejė Hyut njė zėvendės etj. Ajo pėrzien e arnon dhe mund tė ketė ēdo detaj tė pėrsosur, mirėpo, sipas Faustit, i mungon pikėrisht Fryma. E rėndėsishme pėr zėdhėnėsit e saj ėshtė qė librat tė shiten dhe qė lavdia e tanishme e autorėve t’i bindė tė paktėn kėta tė fundit se ėshtė e pėrjetshme.
Nė letėrsi vepron edhe njė ligj tjetėr. Gjatė dhe pas periudhash tė mbrapshta historike, krijimtaria e njė autori, ose e njė grupi autorėsh tė tejkaluar, adhurohet nga trutė qė ata vetė kanė shpėlarė. Brezit tė ri tė lexuesve mesazhi i stisur nuk iu thotė kurrgjė. Ky lexues ka tashmė mundėsi tė pamatė tė pėrvetėsojė tė Vėrtetėn dhe s’ka si tė mos e marrė e qeshura tek sheh vetėngujimin e ngadaltė nė harresė e grotesk tė atyre qė e ndajnė universin nė vetėm tri pėrmasa: unė, unė dhe unė.

Gjuha - vendlindja e mbrame?


Shumica e shkrimtarėve tė mėdhenj qė janė lindur nė Ballkan, nuk kanė mundur, ose nuk kanė dashur tė kthehen edhe trupėrisht nė vendlindjet e tyre. Me shpirt e me gjuhė nuk janė larguar veēse mė tė rrallė. Kjo u duk edhe nė rastin e emblematikut Emil Cioran, i cili nuk la gjė pa thėnė e shkruar kundėr historisė dhe qenies rumune e ballkanike dhe qė, pak para se tė vdiste nga Alzheimer-i, ishte nė gjendje tė shqiptonte vetėm fjalėt e hershme tė gjuhės amtare: grai dhe dor (e folme, mall). Duke pėrsiatur mbi dramėn e uliksėve me Itakė prej letre, disidenti i shquar Paul Goma (lindur nė vitin 1935, me banim nė Paris) krijon njė parabolė qė mund tė titullohet Histori e hapėsirės nė shpellė. Kur ata qė u larguan nga shpella u kthyen sėrish, situata nė shpellė qe tjetėrsuar. Nuk kishte mė vend pėr ardhacakė, sepse vendasit qenė mėsuar tashmė me zgjerimin e hapėsirės. Njėri nga viganėt e prozės botėrore moderne, rumuni Horia Vintilė1, i pyetur rreth kėsaj ēėshtjeje, u pėrgjigj: “Qė tė mos ēmendesha nga malli, u detyrova tė zgjeroja kufijtė e vendlindjes sime dhe tė bėja nga Evropa njė atdhe tė dytė”.
Shkrimtari shqiptar ka njė fat disi mė tė pranueshėm. Largimi nga atdheu e ndihmon tė futet mė thellė nė thelbin e Atdheut tė Pėrhershėm, qoftė edhe vetėm falė shqipes, gjuhė qė nuk mposhtet lehtė nga sistemet e huaja tė shenjave. Gjeografia shndėrrohet nė Shpirt, toka bėhet letėr, dhe dihet qė bota, para se tė ishte botė, ishte mė parė libėr, nė qenien dhe nė kokėn e Krijuesit. Kėtė atdhe s’ka marrėzi, urrejtje apo absurditet ta rrėnojė. Aty kujtesa pėrkryhet ēdo ditė; popullsia pėrjetėsohet jashtė ēdo paragjykimi; rrugėt dhe qiejt janė plot me tė vdekur mė tė gjallė se tė gjallėt, por edhe anasjelltas. Prandaj mė ėshtė dashur tė ngulmoj se njė shkrimtar i mirėfilltė nuk ka trup. Ai ka vetėm njė fat tė zgjedhur dhe tė mundimshėm si rrallėkush, pėrfshi shansin qė, njė ditė, si tė gjithė vdekatarėt, tė shkojė me tė shumtėt: nė letėr, ose nėn dhé, duke lėnė pas vetes dhé, ose letėr.

Njė “pse” e madhe sa fėminia

Po kėrkoj pak mirėkuptim pėr patetizmin e pashmangshėm, qė tė mund tė them se Bukureshti i dimrit tė 1991-shit, kur m’u desh tė shkulem nga Shqipėria bashkė me rrėnjėt e madje tė shuaj me gjakun e tyre edhe etjen time, edhe tė stilografit, popullohej ndjeshėm nga hijet shkėlqimtare tė paraardhėsve tė shquar. Vetėm ata qė e kanė provuar dinė tė pranojnė ēfarė malli, dhimbshurie e paqeje sjell pėrmasa prej shenjtėsh e shkrimtarėve tė njė gjuhe e tė njė gjaku, qė kanė kaluar para teje mes kalvarit tė mėrgimit. Ēdo orė, ēdo vit, - se mes orės e vitit zor tė vesh kufi, - sjell vegime, dėshpėrime, por sidomos pyetje. Me pyetje do ta shpėtoni shpirtin tuaj, thotė njė e fshehtė mistike. Nganjėherė kėto pyetje vijnė pikėrisht nga gjaku e shpirti yt, nga fėmija, qė, pėrmes teje, ka ardhur tė lindet nė tokė e nė gjuhė tė huaj. Kam vėnė re se pyetjet e kėtyre fėmijėve kanė njė peshė sa ajo e Gurit tė Bejės2.
- Ēfarė (s’)ke bėrė qė nuk je atje? Ose: Ēfarė (s’)ke bėrė qė je(mi) kėtu?
A thua se duhet medoemos tė kesh bėrė, apo tė mos kesh bėrė diēka, pėr tė qenė, ose jo diku. Por mbase duhet. Secili prej nesh jep pėrgjigjen qė e pandeh si mė tė drejtė, por besoj se shumica dėrrmuese janė gati tė thonė nė kor: «Sepse shkruaj, shkrova, nuk hoqa dorė nga shkrimi» - dhe shihni sa e thellė dhe shajnitėse ėshtė shqipja, e cila, me njė vizė tė shkurtėr, nga shkrimi bėn sh-krimi dhe i fal shkrimit edhe misionin e shpjegimit, mposhtjes, ndėshkimit tė krimit nė pėrgjithėsi dhe tė ēdo lloj krimi mendor a shpirtėror nė veēanti.

Mosha dhe drita

Letėrsitė ballkanike janė shtjelluar kaherė nė luftė me zodinė e bajrakėve dhe tė idhujtarisė. As letėrsia shqipe nuk bėn pėrjashtim. Gjatė Panairit tė Librit nė Frankfurt, nė vitin 1998, njė nga ish-korifenjtė e letrave tona, shpėrtheu me njė ēiltėrsi tė paharrueshme. «Po pse, more, - tha: Prandaj kemi tridhjetė e ca vjet qė shitemi dhe i themi derrit dajė ne, qė tė vini juve kokorroēėt drejt e nga shtytkat e tė merrni tė gjitha ēmimet e lėvdatat?!». Padyshim, kokorroēėt tashmė kanė dy herė mė shumė libra disa herė mė tė vlefshėm se sa ish-korifejtė, por heshtin. Heshtin pėr hir tė moshės, tė shitjes sė gjatė tė ish-korifejve, tė kolltukofilisė sė tyre etj. Nė pėrgjithėsi, ai qė i pėrkushtohet shkrimit nuk para ka zė tė trashė nėpėr sherre. Zėri i tij ėshtė terur mes mureve, nuk ėshtė mprehur koreve.
Tani nuk bėhet mė fjalė pėr shkrimtarė moshash tė ndryshme, - se s’ka nevojė tė plakesh pėr tė qenė dėshtak e as tė rinohesh pėr tė qenė i aftė, - por pėr dy brezni tejet tė ndryshme tė shkruari. Humori gjithėditės, mistika e mirėfilltė shqiptare, jo aq mėnyrat me tė cilat arti i bėri qėndresė historisė, se sa mėnyrat dhe dinakėritė me tė cilat historia i bėri qėndresė artit; arti ynė i tė jetuarit, i tė mbijetuarit dhe i tė vdekurit – janė vetėm disa nga temat qė ndjej se duhet ta mishėrojnė letėrsinė shqipe tė sė ardhmes.

Out-izmi ynė

Qysh nė fillimet e tyre, mes letėrsisė dhe politikės ka fryrė thėllimi. Pėrvoja komuniste i detyroi shkrimtarėt qė t’i shohin tė paktėn vėngėr politikanėt. Kėta paditen edhe sot e kėsaj dite si tė vetmit fajtorė tė varfėrimit tė shqipes, tė rėnies sė humorit nė pellgun e shakave bajate, tė trumbetimit tė dėshtakėve dhe shkatėrrimit tė ngadaltė tė elitave. Me pak qetėsi do tė arrijmė tė shohim se e ashtuquajtura shpėrfillje ėshtė njė ēėshtje shumė mė tepėr shpirtėrore, se sa shtetėrore. Kur nuk ke dashuri dhe kuptim tė thellė nė vetvete, kur mezi pret ta dėbosh kolegun tėnd nga vendi krejt i merituar, t’ia kyēėsh librat nė sirtar e t’ia ndysh emrin a faqen nė prani tė tė huajve apo tė kujtdo qoftė, s’mund tė sigurosh mbėshtetjen e askujt, aq mė pak tė strukturave shtetėrore. Ose mund tė kesh vetėm mbėshtetjen e ndonjė regjimi kalimtar. Jo tė gjithė pėrfaqėsuesit e politikės janė binjakė, jo tė gjithė i ka rrėmbyer lumi i historisė udhėve dhe i ka ulur nė poste ku s’ėndėrronin as njė orė mė parė.
Fati e ka dhėnė qė lidhjet e mia me diplomatė e politikanė tė jenė gati tė paqena. Ndoshta pėr kėtė arsye nuk mė ka befasuar ngurtėsia e ndonjėrit syresh, smira e rėndomtė, apo kėshillat babaxhane qė janė natyrė e dytė nė kėsi punėsh. Por mė ka habitur lehtėsia me tė cilėn kritikė me emėr, kolegė e pėrkthyes, si me qenė zėvendės-nėna, apo vetė Nėna Shqipėri, mė kanė lindur herė nė fillim tė viteve ’60, herė nė mesin e viteve ’80, herė nė Tiranė, herė nė Bukuresht, herė nė Konstancė. Pres tė lindem tani nė La Valetta, nė Paris, nė Budapest, nė Tripoli etj. Ēmeritem, sepse nuk ma kish marrė mendja kurrė qė atyre iu nevojiten kaq binjakė tė mijtė, pėr sa kohė qė mezi e pranojnė qoftė edhe njėrin, pavarėsisht nėse shkruan shqip, rumanisht, apo nė ndonjė gjuhė tė tretė. Kėtė gjendje ngulmoj ta quaj out-izėm, mosdashje e qėllimshme e sivėllait, qė dalėngadalė mund tė shndėrrohet nė sėmundje (autizėm).

Kthimi i kujt dhe ku?!


Si shumica e fėmijėve shqiptarė, i mblidhja ēikėrrimat e ēmuara nė njė valixhe druri. Me atė valixhe patėn bujtur konvikteve tre breza tė familjes. Pas dashurisė sė parė, ēmimi i xhevahirėve tė mi ra krejt. Mirėpo kur mbėrrita nė mėrgim dhe kur m’u desh t’i dėshmoja sime bije se edhe unė kam pasur lodra, libra, letra e vogėlima, ēmimi i tyre u qindfishua. U kėrkova tė afėrmve nė vendlindje qė ta gjenin valixhen, por kjo ishte mė e vėshtirė se sa tė gjenin lumturinė. Mė pyetėn se ēfarė fshihja nė valixhe dhe iu hartova njė listė qė tė bėnte tė qeshje e tė qaje. Mė premtuan se do ta gjenin valixhen dhe do ta mbushnin me tė gjitha xhevahiret. Valixhe druri shiteshin nė tregun e tė vdekurve, teksa vogėlsira si ato qė mė duheshin mund t’i gjeje me dy aspra tufa, mjeshtėrore, si tė reja, bėrė nga kinezi, turku, italiani, rusi etj. Si mund tė guxoja tė kėrkoja mė tepėr?! Valixhja na pret nė Pogradec dhe ime bijė ėshtė e bindur se nė zonėn tonė xhevahirėt janė pó ata qė ishin dhe se askush nuk i prek.
Nuk shtrohet ēėshtja tani qė shkrimtari shqiptar i Mėrgatės tė kthehet medoemos nė atdhe, - sepse qendrat letrare tashmė nuk para pėrkojnė me ato administrative, - por qė sa mė shumė bashkatdhetarė ta rigjejnė veten edhe nė Atdheun e Pėrjetshėm, qė i pret i rikrijuar, apo qė ngjizet pėrditė nė librat e tij.
E megjithėse kam bindjen qė, nė dhjetė a mė pak vjet, atdheu i letrave shqipe do tė jetė shumė mė i ndryshėm nga sot, nuk besoj se krijuesit tanė do ta duan mė shumė njėri-tjetrin. Por ata do ta kuptojnė shumė mė mirė fjalėn e urtė me anijen qė, kur nuk i bindet timonit, do t’i bindet shkėmbit. Le tė shpresojmė qė secili do tė mund tė bėhet, sė paku, kalesė pėr tė tjerėt dhe shkėmb ndaj mangėsive tė vetvetes.

Bukuresht, qershor 2005