LULET E VERĖS
(Mendime mbi Naimin nga prof. Kostaq Cipo, botuar mė 1936)



Naimi
Ėshtė mė i madhi nga tė gjithė ne dhe i pari apostull i shqiptarisė e i vllazėrise s'onė. Nuk ka shpėtim shqiptari, nė qoftė se nuk shtije nė punė frymėn me tė cilėn ėshtė veshur fjala e Naimit. Sa herė qė hap e kėndoj "Lulet e Verės", Naimin e gjej nė valle, dhe kėtė valle e heqin me radhė apostulli, poeti, filosofi, bektashiu, panteisti, atdhetari. N'ato pak fletė nunoset njė shpirt i math, i vetmi ndofta qė ka pasė forcėn e karakterit tė mbyti bishėn qė fle e zgjohet nė shpirtin e njeriut.
Tė marish udhėn drejt pėr t'u nunosur, ėshtė njė punė e rėndė, se kėrkon mundim tė math: kėrkon tė besh fli njė copė nga jeta e shkuar, tė lesh shkallėn mė poshtė e tė njitesh njė shkallė e lart. Tė veē e tė zesh nun, i tregon njeriut rrugėn qė tė shpie lajmėtarin e sė vėrtetės.
E vėrteta e gjallė lind me dhembje e me shpresė, zbulohet me pėrparimin e mbrendėshėm tė njeriut. Naimi i ka kryer tė gjitha kėto lutje e pastrime me durimin e njė asketiu, dhe tue i u qasė mė e mė sė vėrtetės, ėshtė bėrė njė krua i gjallė ku tė gjithė ne, po deshėm, munt t'unjemi e tė pijmė e tė pėrtėrihemi shpirtėrisht. Veēse, qė tė marrish dorė te Naimi, duhet mė parė tė mėsosh vehten me njė dishiplinė tė fortė duke i vėn fre duhisė sė epsheve; shkurt, duhet tė njohish vetvehten. Fjala e Naimit s'ėshtė pa grat, se ėshtė fjala e njė burri qė mundohet tė pėrmirėsojė shqiptarin me njė gojė t'ėmblė. Ndofta mbrenda zjen, po ky zjarr nuk e shtrėngon tė vėrviti mendime e tė lėshojė vetima si pas mėnyrės sė profetėve t'Israelit.
Po vetėm fjalė paska shkrimtari i yn? Poh, se nga fjala kalohet nė punė, se fjala e poetit pėrfshin dėshirat e drejta tė njė populli qė peshon nėn zgjedhė, se ndize ushtarin me fjalė, e do tė shikosh qė ky zjarr do t'ja mbajė tė ngrohtė zemrėn kur tė bjerė nė luftė.
Pėr njė kristian, fjala NUN, ka kuptimin Autokritikė, apo rėfimi haptazi para besimtarėve tė tjerė, nė Kishė, pėr atė ēka ka menduar dhe si ka vepruar. Shprehja nun nga ku ka ardhur dhe fjala nunosje ėshtė shprehja qė u kopiua nga Komunistat Rusė pėr tė justifikuar formėn e autokritikės sė hapur para partisė.
Poeti
Ėshtė poet popullor, se di t'i flasi popullit me njė tė folė shtėpijake. Tė tjerė mund tė mbyllen nė kullėn e fildisht, Naimi, jam i sigurt, do tė mėrzitesh pėr vdekje, sikur tė ndodhesh mbrenda ndonjėherė. Zana e tij kėndon nė fushė tė hapėt, dhe ėshtė e larė nga ēdo hypokrisi, ndonse ia tha kėngės kur priste e qepte ky ves. Tė vijmė nė vlerėn e vepravet! Jo gjithė sa shkruan njeriu mbetet mė kėmbė pėr jetė. Ka vepra qė thėrmohen me njė tė rėnėt'armės sė kritikut, po ka dhe asosh, sė cilave s'ka se ē'u bėn furija e motit. Pjella e Naimit natyrisht, nuk ėshtė kėngė e gjithė, veē se n'ato pak vise ku fryn flladi i poezisė, aty ku stolia e parverės do tė qėndrojė e njomė ngahera.
Po vjershat e Naimit ēalojnė, kemi thėnė. Poh, shqepojnė vende vende. Mirpo kjo veshje e jashtme e pakrehur mirė s'e shuan dot dritėn e poezisė. Fjala vjen, atje ku thot: Syri yt mos u venitė/ Si hėna u pėrtėritė.
Ndonse vargu nuk ėshtė prere mirė, drita e syrit tė ēupės nuk venitet. Qė ta kuptojmė mirė kėtė punė, tė hidhemi nė njė lėmė tjetėr. T'a zemė se kemi pėrpara syve njė affresko tė Giotto-s dhe se njė artist, qė gjendet aty afėr, po na tregon gabimet e shpėrpjestimet e pėlhurės. Po pse ahere, thomi ne me vetvehten, e mbajnė bota kėtė veprė artistikisht tė mbaruar kur paska kėto tė meta? Mos do tė thot qė pėlhura e Giotto-s ka vlerė vetėm si njė gjė e vjetėr, si njė gjė qė ka lidhje e mardhėneje me kohėn e ahershme? Jo. Kjo s'ėshtė fjalė me vend. Sepse po tė ēmohesh vlera e njė vepre vetėm nga pėrsosmija e trajtės, ahere duhej qė tė gjithė ata qė kanė sosur njė Akademi tė Arteve tė Bukura n'Europė, dhe qė janė nė gjendje tė piksojnė njė pėlhurė pa gabime prospektive, tė jenė mė tė mėdhej nga Giotto dhe, lumthi ne, kryeveprat e artit do t'i kishim me shumicė. Them prap, tė qe veshja teknike kulmi i artit, ahere pėrsosmija mė e madhe e kėtij do tė gjendesh nė veprėn e njė maqine fotografike, dhe fotografia do tė zinte rradhėn e parė, pėrpara sė cilės ēdo kryevpėr e njeriut do tė dukesh e zbehtė. Poet popullor, shtiu nė punė vjershėn pėr tė pėrhapė diturin e miqsin ndėrmjet nesh dhe ky ėshtė shkaku kryesor qė nė veprat e tij nuk shikojmė aq fytyrėn e zanės se sa predikimin e Fjalės. Dhe po tė peshohet puna e tij nga kjo faqe, gjykimi del mė i drejtė.
Apostulli
Lėēiti fjalėn e dashurisė, dhe mbushi zemrat tona me shpresė. Foli me gjuhė tė popullit ashtu si u ka hije apostujvet. Ajo kohė lypte qė shqiptari veē shqip tė shkruante, se vetėm nė gjuhė tė nėnės mėsimi jipet i ngroht dhe shėrben mė mirė pėr tė lėruar propagandėn qė do tė bėhej pėr lirin e Shqipėrisė... Mėsimi i tij s'ka pedanteri akademike, dhe mendimi qė formojmė, si mbarojmė sė kėnduari cilėndo vepėr ėshtė ky: Naimi nuk u gjunjėzua pėrpara veprės sė vet sikurse bėjnė njė palė, as qė u a dhenka botės pėr adhurim. A e di se ēdo me thėnė tė shkruajsh nė kohė tė robėrisė, kur kish marrė tatpjetėn shqiptari, kur po vdiresh e po bashtardohesh gjuha? Tė rrojsh nė njė klime tė tillė psikollogjike, e tė kesh besim tė math n'agimin e lirisė, kjo punė e rrethon ballin e Naimit me kurorėn e dritės s'apostujvet. Kur ne sot, me tė mirat e lirisė mbi buzė tė krahut, nga shkaku i disa rethanave, na kap zymbeni, hopeee hope na mbyt pesimisma, Atė kurr nuk e lėshoi zemra se ēe vall do tė agonte ajo ditė e dėshėruar. Apostujt, nė misionin e tyre tė shenjtė, nuk dėshpėrohen. Me fuqinė magjike tė fjalės sheshojnė kodra, fitojnė zemra, ja dalin punės nd'anė... Apostulli shqiptar punoi e vojti pėr vehte, pėr shokėt, pėr gjithė njerzin. Ardhi nė kėtė botė duke mbjellė kudo dashuri...
Ēėshtje Gjuhe
Naimi shkroi n'atė gjuhė qė dinte, kurse ne, na gėnjen mendja kot, se shkruajmė nė njė gjuhė letrare tė kulluar. Ne thėnēim qė gjuha e jonė nuk ėshtė ngritė ende nė rradhėn e gjuhėvet letrare, nuk ėshtė turp. Po pas njėzet e dy vjeē pune se pa prerė rreth shqipes, tė mos kemi mundur deri mė sot tė davaritim shumicėn e dyshimevet gramatikore e syntaktike, hė, ky ėshtė turp i math. E kėto dyshime nuk do tė zhduken, deri sa mos mbledhet e gjithė goja e popullit, e mos tė sqyrtohet imtė nga njė komisi filologėsh nė gji tė Ministrisė s'Arsimit. E si tė kryhet kjo punė, vetėm ahere mundt tė systemohet njė gjuhė e vetme pėr tė gjithė Shqipėrinė. Po kur t'ja arrijmė kėsaj dite, mos do t'a humbasi vlerėn dhialekti? Aspak. Dhialekti ėshtė gjuha qė flet populli e kjo, duke u folė pėr ditė, merr faqe tė ndryshme dhe kėshtu nuk e le gjuhėn letrare tė ngurroset pėr jetė n'ato forma nė tė cilat u pa e nevojshme tė vihet prej filologėvet. Po n'anė tjetėr edhe gjuha letrare vepron mbi dhialektin duke u vėnė fre, disi, ndryshimevet fonetike, morfologjike, syntaktike e leksike qė pėson ky pėr ditė. Gjuha qė flet populli ka forcė tė madhe: fjalėt e huaja, qė hynė prej kohėsh nė fjalorin tonė, gjuha diti t'i ndryshojė e t'i bėjė pas vehtes... Nuk mė besohet se njė gjuhė mund tė bashtardhohet vetėm se ka shtije nė pėrdorim, nga nevoja, njė pakicė fjalėsh qė s'janė tonat. Lėngata e vėrtetė tė kėrkohet gjetkė; tė kėrkohet nė tė lidhunit tė mendimevet, larg frymės sė natyrės sė shqipes. Leopardi thot: "una lingua e barbara quando si allontana non dalle frasi e parole, ma dal carattere e dal'indole sua". (Njė gjuhė bėhet barbare atėherė kur largohet jo nga frazat e fjalėt, por nga karakteri e natyra e saj).
Tė vijmė prap nė themėn tonė. Naimi shkroi bukur, shkroi aq bukur sa ne na merr malli sot tė shkruajmė njė shqipe si atė tė kėngėtarit tė Qerbelasė.
Bektashisma
Tė gjitha kėto fe qė dijnė t'a bėjnė njeri tė mirė, s'ka kush tė ngrihet e tė thotė se s'janė tė mira. Kush mburret me fen e vet duke e mbajtur kėtė si mė tė mirėn e sė gjithave, duhet pik sė pari ay veht tė jetė mė i miri i tė gjithėve, ndryshe vjen njė ditė qė puna pėrgėnjeshtron fjalėn. Kjo fe, ndonse ėshtė njė degė e Islamismės, megjithatė ke njė fisionomi tė vehten. Medje, nė shumė pika dogmatike, largohet nga burimi. Duke studiuar dy kėngėt mystike "Besojmė" dhe "Perendia" gjejmė nė to gjurma nga Buddisma, Hebraisma, Krishterimi, Islamisma dhe sidomos nga fet e fshehta t'Orientit. Bektashisma, nė punė dogmatike, rreh gjithmonė qė shkrola tė mos mbyti frymėn...
Feja ėshtė si njė prismė qė duhet kqyrė nga tė gjitha faqet. Nga ēdo anė qė t'a kthesh bektashismėn, qoftė edhe tė mbuluar me napėn e alegorisė sė Naimit, ėshtė njė fe qė ka bėrė e do tė bėjė gjithnjė dishepuj, sepse:1) Ka elementin moral qė duhet tė jetė nė krye tė ēdo feje, 2) I mblaton njeriut shpresė, ngushullimin , mbėshtetje, 3) Nuk kundėrshton aspak pėrparimin e shkencės, 4) Pajtiset plotėsisht me nevojat e shoqėrisė e tė shtetit.
Pantheisma
...Pėr pantheistin Gjithėsija ėshtė njė Tempull madhėshtor ku luhat fryma e Perėndisė. Meshtari i kėsaj Faltoreje ėshtė vetė njeriu, se vetėm ky di t'i ndreqi telat e qithares pėr t'i kėnduar kėngė shpirtit tė Gjithėsisė. Po shpirti i njeriut ē'ėshtė vallė? Njė copė nga shpirti i math i botės, njė shkėndijė prej frymės hyjnore, njė monedhė e pavdirme...
Pantheisti, nga do qė t'i rutullojė sytė, ēdo gjė qė tė pėrkėdheli, e di qė gjindet nė prani tė Fuqimadhit. Nė syt'ė tij njeriu ėshtė krijesa mė e hyjnishme.
Kėrkonja gjetkė t'a gjejė/ Zotn'e math e tė vėrtetė/ Ajy qenkej ndaj meje/ E paskėsha un vetė!
Me pantheismen sgjidhet, mė duket, edhe enigma qė ndan njerin nga gjithėsia. Ja se ē'thonė pantheistėt : Do tė vijė njė ditė qė do t'a lėmė kėtė botė, po ē'ka tė keqe kjo punė ? A nuk jemi ne pjestarė tė njė gjithėsije, po ēfarė gjėje nuk humbet ? Do tė vijė njė ditė qė do tė ndahemi nga miq e dashamirė, po jeta, duke shkuar nga njėri te tjetri, do tė vijojė gjithnjė si pėrpara.
Ėshtė pikėrisht sikur t'i thoshim njė zonje qė ka humbur vargun me flori : " Mos u dėshpėro, mos zonje, se vargu nuk ka humbur, por ka shkuar dorė mė dorė "...
Gjithėsija e dukėshme qenka njė trajtė e paqėndrushme e shpirtit tė botės...
Moshat
S'dij nė i ka vėnė re njeri. Kur kėndojmė "Lulet e Verės", theoria e katėr moshavet tė jetės, s'ka mė tė fshehur pėr ne. Vėrtet se mosha e njomė nuk gjendet kėtu mbrenda, po tė tjerat janė. Ėshtė pėr shembull mosha e djalit njėzet vjeēar me shkėndijėn e dashurisė nė zemėr, me kėngėn nė buzė :
Do tė shkrihem
Tė venitem
Si kandili kur s'ka vaj
Tashti vjen mosha e burrit tė pjekur, nė vluk tė fuqisė sė gjykimit, qė rreh tė gjejė shkakun e ēdo gjėje dhe e mbyt sqeptiqisma: Po vallė ku vanė?/ Pėr jetė u mėrguan?/ A po u ndryshuan?
- - - - - - - - - - -- - -
Po shpirti qė s'vdes/ S'ka mbrėmje mėngjes/ Ku ka fluturuar?
Ky krimbi i dyshimit bren edhe njė poet tė math italian, Leopardin. "Di-mmi ove tende, "Thuame ku synon.... questo vagar mio breve? kjo endja im'e shkurtėr ?…Che fa l'aria infinita, qė bėn hapėsirėn tė pamatė, e quel profondo infinito, seren? dhe pafund kthjelltėsinė?Che vuol dire questa solitudine?.. Ē'kuptim ka kjo vetmi? e immensa?" pafund?"
Atdhetari
Ėshtė atdhetar. Nuk e shoh tė nevojshme t'i shtoj kėsaj fjale nonjė epitet, sepse, kur ėshtė shumė e madhe cilėsia e njė burri, mbiemri ėshtė kallp. Miqtė e tij janė tė gjithė ata qė punojnė me drejtėsi pėr tė mirėn e Shqipėrisė, tė gjithė ata qė kanė mbėshtetur shpresėn nė djalėrinė tonė, qė nuk duhet vetėm tė gatitet pėr tė nesėrmen, po duhet, qė sot, tė ulet nė kuvendin e burrave ku bisedohen e rrihen probleme qė kanė lidhje tė ngushtė me fatin e atdheut... Pėr kėto shėrbime qė i ka sjellė gjuhės, kombėsisė, vėllazėrisė, Naimi ėshtė i nderuar, tė cilit i puth dorėn dhe nė mėsimet e tė cilit e ndiej veten time njeri e shqiptar."

Botohet me pak shkurtime
Prof. Kostaq Cipo (1892-1952) ėshtė ndėr pionerėt e studimeve tė mirėfillta naimiane.
I njohur si gjuhėtar i shquar dhe personalitet i shkollės shqipe, prof. Cipo, u mor herė pas here edhe me kritikė letrare, duke i kushtuar Naimit disa nga faqet mė tė bukura e mė tė goditura tė gjykimeve tė veta ideoestetike


Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, nėntor 2006)