Kam hap tem me kujtimet e Tak Ngjeles po spo e shoh..
Di gje modersatori?
Lufta pėr Helenėn e Trojės dhe heronjtė qė vinin nga Moska
Nga Spartak Ngjela
Kuptohet se viti 1955 kaloi me andrallat e goditjes politike nė Bllok, kurse shkolla pėrfundoi nė fillim tė qershorit tė vitit 1956. Nėna ishte shtatzėnė dhe tė gjithė nė familje prisnin fėmijėn e tretė, i cili lindi nė shtator, mė 20 shtator dhe ishte djalė. Ne tė gjithė bashkė i vumė emrin Sokol. Megjithatė, qė nė vogėli unė atė e quajta Linz dhe kėshtu i mbeti gjatė gjithė jetės; madje ai vetėm kėshtu u thirr gjithmonė.
Unė isha bėrė me njė vėlla, e kjo sesi mė dukej, sikur mė jepte mė tepėr siguri pėr tė ardhmen dhe familja sikur ishte bėrė mė e gėzuar. Por shkolla mė kishte mėsuar shumė e mė shumė gjėra sesa alfabetin e shqipes, sepse befas isha pėrballur realisht me varfėrinė e shoqėrisė ku jetoja. Megjithatė, kėtė varfėri nuk isha nė gjendje ta konceptoja aq saktė, sepse nuk mė linte propaganda, e cila kishte aftėsinė tė deformonte gjithēka. Por gjithsesi, duke e parė nga sot krejt atė kohė e kuptoj se shoqėria atėherė ishte shumė mė e ngrohtė nga sa u bė mė vonė, sidomos po tė shohėsh si erdhi e u bė ajo pėrgjatė viteve 70. Ndoshta kjo ndodhte sepse, siē duket, edhe distanca nga viti 1944 ishte shumė mė e vogėl. Njerėzit ishin krejt mė ndryshe dhe vetė shkolla ishte shumė mė klasike. Ndėr nxėnėsit nuk kishte thuajse fare diferencim, ndonėse unė sikur ndihesha qė isha djali i njė ministri tė rėndėsishėm dhe kaq. Por, edhe nxėnėsit e tjerė kishte qėlluar qė tė ishin ose fėmijė oficerėsh, ose fėmijė nėpunėsish, ose fėmijė punėtorėsh me tė cilėt rrinim bashkė dhe nuk dallonim pėr ndonjė superioritet shtresor. Mua mė dukej se tė gjithė sikur jetonim njėlloj nė fillim, por mė pas dallova qė unė jetoja nė kushte ku e ku mė tė mira se tė gjithė ata. Dhe kjo prapė sikur kapėrdihej si njė gjė normale, sepse siē dukej gjendja ishte e karfosur jo vetėm nga propaganda, por edhe nga izolimi, edhe nga luksi. Kėto tė gjitha ishin mungesa qė i preknin tė gjithė ndėrsa rrinim tė bashkuar me mėsuesit tanė, tė cilėt ishin ēuditėrisht shumė tė dashur dhe gjithmonė reklamonin njė frymė barazitiste.
Unė e kam mbajtur gjatė gjithė jetės sime nė kujtesė tregimin e Iliadės dhe tė Odisesė, qė na bėnte nė shtėpinė e saj mėsuesja e vjetėr e historisė dhe drejtoresha e shkollės 11 Janari, Sila Gjika. Ndonėse autoritare, siē e kam pėrmendur mė lart, ajo ishte njė grua shumė elokuente dhe shumė e dashur, qė na tregonte e na tregonte pareshtur, pėr orė tė tėra historitė e Iliadės, mua dhe moshatarėve tė mi, kur mblidheshim te shtėpia e saj me rast ditėlindjesh. Dhe ishin tregime tė sakta, tė cilat mė pas, tek i ndeshja nė letėrsi, mė dukej se i kisha ditur gjithmonė. Ju vetė duhet ta zgjidhni pas vite e vitesh enigmėn, thoshte qetė-qetė, zonja Gjika, me zėrin e saj tė plotė prej baritoni: Kishte vepruar drejt ose jo Odisea, kur kishte projektuar Kalin e Trojės dhe vetė Kalin e Trojės duhet ta gjykoni gjithmonė e gjithmonė nė jetėn tuaj. Dhe mua smė dolėn asnjėherė nga mendja kėto fjalė tė mėsueses sime tė historisė, gjatė gjithė jetės, ndonėse atėherė, kur i dėgjova pėr herė tė parė nuk isha mė tepėr se shtatė-tetė vjeē. Nuk i harrova asnjėherė ato fjalė sepse vetė e provova se kjo jetė ishte pikėrisht ashtu, e vėshtirė, njė luftė ku gjithmonė pashė se triumfonte Kali i drunjtė i Trojės, gjithmonė ai qė, pasi prishte Trojėn, ngarendte pėr tė prishur qytete e qytete me radhė, e tė vriste njerėz e dashuri si ajo e Helenės. Kjo paskėsh qenė vetė jeta jonė, madje, mė tepėr njė rrugė e gjatė si ajo e Uliksit, tė cilėn, qyshse ma tregoi zonja Gjika si histori e deri mė sot, e kam imagjinuar si njė rrugė pa kthim, ashtu e kotė, brenda njė iluzioni tė paqartė, sepse edhe Uliksi pėr mua ende nuk ėshtė kthyer, e ndoshta edhe vetė qytetėrimi ynė do tė shpėtojė nga absurdi qė e rrethon, vetėm pasi tė jetė kthyer Uliksi nė Itakė.
Tek dėgjoja Sila Gjikėn, unė kurrė nuk mund ta mendoja se isha duke dėgjuar historinė e pėrbotshme tė tė gjitha kohėve, ndonėse shumė shpejt e kuptova se ajo paskėsh qenė historia mė e bukur, tregimi mė i gjatė e mė i plotė pėr historinė e njeriut, i veēuar dukshėm nga tė gjitha tregimet e tjera, qė gjithmonė mė janė dukur sikur tė ishin edhe ato pikėrisht ajo histori e vjetėr e Trojės, rrėnimi i saj. Ato vijonin si njė film i gjatė qė zhvillohej me tė njėjtėn ngjarje, paēka se ndryshonin sipas rastit emrat e personazheve dhe datat, ose emrat e qyteteve e tė shteteve tė pėrfshira edhe ato nga flakėt, tė drobitura nga rrethimet e gjata dhe tė gjunjėzuara me hekur, pasi ishin gėnjyer sipas rastit nga njė lloj kali i drunjtė. Por dikush kishte fituar gjithmonė ama, njėlloj si nė Luftėn e Dytė Botėrore, tė cilėn unė e kisha tė freskėt si histori, sepse na e tregonin gjithmonė me gjithė heronjtė e saj, tė cilėt vinin nga Moska si mareshalė, ose qė pėrmendeshin nė Shqipėri si dėshmorė ose me ngjarje tė veēanta tė heronjve tė popullit. Luftė gjithmonė! Qė i vogėl kam qenė i ambientuar me luftėn e me tė rėnėt, por Iliada ishte ndryshe, sepse qėkurse e tregonte Sila Gjika e pėrherė mė vonė, madje edhe tani qė shkruaj kėto rreshta, mė ėshtė dukur krejt njė tjetėr gjė; ishte bėrė njė luftė pėr tė bukurėn, pėr Helenėn dhe mė kujtohet se edhe unė disa vjet mė vonė, atėherė kur isha vetėm dymbėdhjetė vjeē shkrova njė vjershė tė gjatė pėr Helenen. Mė e bukura ėshtė mė e drejta kishte deklaruar Orakulli i Delfit, dhe unė tek kujtoj evolucionin tim pėr shijen dhe tė bukurėn, kthehem ngaherė te kuzhina e zonjės Gjika dhe kujtoj nisjen ose odisenė time drejt njohjes sė historisė, duke kėrkuar ku i ka rrėnjėt e bukura dhe ku i ka po rrėnjėt e veta e shėmtuara, por edhe frika. Gjithmonė luftė dhe gjithmonė frikė kishte pasur, por ngaherė edhe njė adhurim pėr tė bukurėn dhe grekėt e lashtė kėtu ishin shkėputur nga tė gjithė popujt e tjerė, e mė vonė edhe ne europianėt kėtu ishim ndarė nga tė gjitha qytetėrimet e tjera. Edhe luftėn mė tė madhe, epiqendrėn e tragjedisė sė tyre e kishin bėrė pėr tė bukurėn, pėr Helenėn. Por unė tani, tek rrėshqas pėrmbrapsht nė kohė, e pasi kam pėrcaktuar faktin e frikės, kategorinė e armikut, nuk kam sesi tė mos bėj lidhjen e njė vargu tė tėrė psikik qė tė ndėrton koshiencėn, qė tė ngul nė frikė tė pėrjetshme apo tė shkėput drejt heroikes. Por, natyrisht, vetėm nėpėrmjet tė bukurės! Kėshtu mė kishte thėnė gjithmonė njė zė i brendshėm, i cili vinte e bashkohej ngaherė nėpėr vitet e mia tė jetės, bashkė me zėrin e sofistit Gorgias, tek thoshte se Bukuria e parezistueshme e Helenės, e shfajėson atė pėr tė gjitha vuajtjet qė ajo ka shkaktuar.
MAPO
..
Krijoni Kontakt