FLET ALI ASLLANI
(Intervistė e vitit 1931)

Ali Asllani ėshtė poeti qė u lidh ngushtė me tokėn dhe Jetėn Shqiptare. Nuk kėndon vetėm se ndjen jetėn e brendshme tė artistit tė vėrtetė, por sepse ndjen thellė shpirtin e popullit t’onė me gjithė dėshirat e llaftaret e tij. Poeti i jetės, i realitetit, poeti i natyrės shqiptare. Ėshtė piktori i gjallė i jetės sė kaluar, dhe jo artisti imitonjės i faktevet, por poeti qė lartėsoi jetėn t’onė nė ideal. . Nuk niset nga ėndėra, por nga realiteti, tė cilin e zbukuron dhe na e paraqet nė gjallėrinė e tij plastike, si njė ėndėrė tė artė, tė dalurė nga thelbi i sė vėrtetės. Pėrqafoi me dashuri shpirtin e pasur shqiptar, u mundua bashkė me ‘tė, u gėzua dhe qau si njeri i vėrtetė. Munt tė themi pa frikė pėrgenjėshtrimi se ėshtė poeti i jetės, nė kutpimin e thellė tė fjalės.
Hymė kollaj nė themėn t’onė. Nuk ėshtė nevojė pėr pėrpjekje dhe zgjuarsi gazetareske. Nuk sjell nonjė kundėrshtim pėr intervistė. Nuk fsheh veten. Ėshtė poeti qė po t’i hapėsh bisedėn, e vazhdon vetė me pasion tė thellė.
-----------------------

- Arti nė shėrbim tė popullit, nė shėrbim t’Atdheut. Vjersha duhet tė thotė diēka, tė ketė njė ideal brėnda sajė, e qė tė mundet t’a thotė mirė atė qė mbyll, duhet tė dalė nga shpirti i popullit, nga jeta e gjallė. Nuk e ndaj Artin nė aksioma, kur them kėtė; themėn mė pėrpara nga tė gjitha e ndjen vetė artisti, krijonjėsi, por nė vėnd qė ta bėjė vetėm pėr veten e tij, kėtė prekje artistike i shfaq dhe ndjenjat e tija i dorėzon nė popull. Me qėnė se ai i ndjen dhe preket, doemethėn kėnaq shpirtin e vet artistik, atėherė pse shkruan? Pėr veten? Le t’i mbaj nė sirtar tė pabotuara. Arti ėshtė art kur ėshtė i zoti tė na sjellė nė botėn e tij, kur na prek, por nuk do tė thotė se duhet tė jetė i pakuptuarshėm, ose i thellė dhe i errėt me zor.
Mė vjen tani ndėrmėnd njė aksiomė artistike: Kemi nevojė pėr njė gjuhė qė tė flasė si numurat pėr tė gjithė njerėzit. Kemi nevojė pėr njė art qė tė prekė tė egėrit dhe tė qytetėruarėt, tė kulturuarėt dhe injorantėt.

Dhe poeti vazhdon bisedėn:

-Artistėt e mėdhenj si thotė njė poet, janė tė emėrguar nga qielli kėtu nė tokė, janė dhuratė pėr tė gjithė botėn. Arti i tėrė botės bashkohet nė qėllimin e tij tė shėnjtė. Dhe qė tė kuptojė populli artin duhet qė ky tė jetė i thjeshtė si ėshtė e kthjelltė njė vepėr klasike.
Artisti duhet tė jetė njeri mė pėrpara. Arti del nga realiteti dhe zotėsia e artistit qėndron kėtu: duhet tė kapėrcejė realitetin me frymėn e tij, duhet tė nxjerrė dhe tė shfaqė me intuitėn e tij gjithė atė lėndėn e bukur qė nuk e shquan dot njė njeri i thjeshtė.

Ėshtė nė gjendje populli tė kuptojė artin, artin e thjeshtė qė del nga jeta e tij?

Kėtu nuk do tė flasim pėr popullin analfabet, ose pėr atė qė s’ka kapur kurrė njė libėr nė jetėn e tij. Kur shikon njė personalitet qė ka tė gjitha cilėsirat pėr tė kuptuar bukurinė, ose njė numėr njerėzish qė nuk e kuptojnė, qė nuk e ndjejnė artin, atėherė do tė thotė qė qytetėrimi i tyre ėshtė i pėrciptė. Dhe kėtu duke folur pėr qytetėrimin, kuptojmė tė gjitha ato cilėsit karakteristike tė njė grupi njerėzish qė e shquan dhe e lartėson mbi popullin.
Kėshtu shtoj unė munt tė dashurosh mė tepėr njė fėmi nga njė statujė dhe nėqoftėse sheh statujėn tė bjerė mbi fėminė, do vraposh ta shpėtosh dhe do lėsh statujėn tė bėhet copa, qoftė edhe njė kryevepėr.

Nė “Hanko Halla” cilin tip kėndoni, cilėn epokė? (Presim tė shpjegohet vetė krijonjėsi dhe jo se nuk e kuptojmė qėllimin e veprės sė ditur tė Asllanit).

- Atje ėshtė njė jetė qė perėndon, jeta jonė e posakaluar nė pamjet e saj mė karakteristike. Hanko Halla kur kritikon vajzėn shqiptare, i flet me njė mprehtėsi dhe hollėsi tė madhe, kėshtu qė i pėlqejnė dhe atyreve qė e dėgjojnė. Kėndon kryelartėsin e gruas shqiptare. Pastaj kėtu pėrshkruhet jeta modeste e shqiptarit qė ndjen dhe flet pėr tokėn e tij. Dhe sa mbi pjesėn e Vajzės Shqiptare, vetėkuptohet se bėhet fjalė mbi vajzėn t’onė, mbi atė vajzėn qė shumė pakė e njohim. Ėshtė njė portret i cilėsirave dhe i bukurisė sė saj tė shquar.

Ē’do tė mira kemi
Unė jam njė arbresh rroj kėtu nė rrėza
Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllėza
Pėllumb e sorkadhe jemi farė e fis
Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė

- Nuk ėshtė njė bukuri qė e gjėjmė nė ēdo popull tjetėr; bukurija e vajzės s’onė shoqėrohet me ndjenja tė thella tradicionale dhe burrėrore. Nuk ėshtė vajza qė mbylle nė narcizismėn evropjane, ėshtė njė bukuri me cilėsirat e gjalla tė racės sonė, shqiptare.
Dashuron, por mbi tė gjitha nė gjakun e saj sjell detyrimet e historisė sė racės, sė familjes:

A more vesh kush mė ka qėndisur
Ėshtė drit’ e qiellit qė mė ka stolisur
Ėshtė drit’ e diellit, ėshtė drit’ e hėnės
Mė shumė nga tė gjitha ėshtė sisa e nėnės.

Njeh shumė mirė bukurin e saj, e ka pėr mburje tė pafshehur, dhe e shfaq vetė. Por di shumė mirė se kujt i detyron kėtė bukuri tė pashoqe.
Mė shumė nga tė gjitha ėshtė sisa e nėnės
Vajza shqiptare dashuron e i ndjen tė gjitha kėto bukuri natyre, i pėrqafon dhe mbyll nė zėmrėn e saj fisnik
- Vjen pjesa e tretė e trilogjis s’ime poetike. Dasma shqiptare. Kėtu lartėsohet rithmi poetik, dinamizmi i vajzės s’onė, i lidhur me zakonet t’ona;

Ditėn e mėrkur, posa qė ra dritė,
nusja nė qillar, po bėn gurabitė,
llėrat i pėrveshi dhe njė fut e ngjeshi.
i-u dukėn dy gropa, nė faqe kur qeshi!

Pėrgjithėsisht nė kėngėt e mija kam dashur tė kėndoj traditat kombėtare, burrėrin t’onė, bukurin e vėndit dhe mbi kėto dhuratėn t’onė tė madhe; vajzėn shqiptare. Sigurisht nė gjithė kėtė prodhim poetik gjėndet nė tė gjithė llojet e tij: ka poezi epike, ka lirike, por nė Hanko Hallėn zotėron mė tepėr humorizmi, njė humorizėm i thellė dhe i hollė.

Nga poezia e re? S’kam asnjė dyshim se e kėndoni, se interesoheni.

- Rinija jonė ka njė dėshirė tė madhe, njė zjarė mund tė themi, pėr artin, por pjesa mė e madhe zotėrohet nga ndjenja shumė tė sėmurta, nga njė pesimizmė tė pajustifikuar. Jo, kėto rėnkime, kėto vujatje qė nuk mund tė jenė veēse elementė tė huaja nga rinija, duhet tė largohen, duhet njė hov, njė diniosizamė, njė gjallėri pėr tė stolisur jetėn. T’u qesh buza. Pastaj, do t’ishte mė mirė qė rinija tė vazhdojė tė shkruajė, por edhe: mė shumė tė kėndojė.
Por kemi njė rini mė tė pjekur, nga ajo qė kujtoni ju. Janė disa emėra qė kanė formuar veten dhe kanė gjetur rrugėn e tyre tė vėrtetė artistike. Pėr kėta e kam fjalėn.
- Nuk do t’ju them emėra. Kėta qė thoni ju janė tė ditur. Por kėta janė njė shpresė shumė e madhe pėr letėrsin t’onė. Pastaj kanė njė vepėr qė tani, njė vepėr tė konsideruar.

Nė prozė kini shkruar gjė?

- Prozė nuk shkruaj. S’kam provuar veten. Kam dyzet vjet tani qė merrem vetėm me poezin. Poeti ėshtė si gur i strallit. Zjari i tij nuk mbarohet kurrė. Poeti heq, rėnkon, qesh, digjet e djeg, por zjari i tia nuk mbaron.

Vjershat e t’uaja i kini tė shpėrndara, kėshtu qė lexonjėsi nuk ėshtė kollaj t’i shijojė dhe t’i gjejė. Pse nuk i botoni nė volum?

- Kam mjaftė vjersha, dhe shpresoj qė sė shpejti do tė botojė njė pjesė nga kėto nė njė libėr...

-----------------
Do t’isha shumė i kėnaqur po tė kisha kujtesė tė fortė. Thamė shumė gjėra, biseduam mbi shumė probleme artistike, dhe tani ndjej se njė pjesė shumė tė vogėl munda ta ruaj nė kujtesė.
Lėre poetin nė qetėsinė e ėmbėl poetike, i cili ėshtė i zoti ta krijojė kudo qė tė jetė. Njė atmosferė e qetė, njė bibliotekė, njė ngrohtėsi e shėnjtė familjare. Dhe nė mes tė gjithėvet, dhe mbi tė gjitha poeti, djali i math i jetės s’onė, siē ėshtė ēdo artist i vėrtetė.

(Nga Intervistat e gazetės “Tomori” marrė nga Jani Lili, botuar mė shkurt, 1942, fq. 3)