AZEM SHKRELI


Pėr kulturėn e njė populli, jo vetėm pėr kulturėn, koha mė e ligė ėshtė koha e mediokėrve. Jo pse ata sjellin e krijojnė kohėn e ligė, sado qė i ndihmojnė tė krijohet, por se me shfaqjen dhe praninė e tyre tregojnė sa ėshtė ora nė njė kulturė e shoqėri. Shfaqja e mediokėrve bėhet shpejt, vėrshuese, pushtuese dhe pastaj sunduese. Ajo nxjerr krye nė tregun e lėkundur tė vlerave dhe merr misionin pėrmbysės tė kėtij tregu. Interesi i mediokėrve ėshtė pikėrisht lėkundja, zhvendosja, dhe pėrmbysja.
Mediokrit janė, nė mėnyrė latente, tė armiqėsuar me hierarkinė e vlerave. Ata janė tė interesuar ta shkonstituojnė dhe ta shpėrbėjnė pėrherė rregullin civilizues tė kėsaj hierarkie. Jo pėr tė pėrsosur dhe ngritur shkallat dhe pikėt kulmore tė saj, tė cilat s’i arrijnė dhe s’i prekin dot, po pėr t’i rrafshuar ato, pėr t’i shpallur tė gabuara, joekzistente, dhe tė padrejta ndaj tyre, sipas kaēikut tė tyre tė cilin e cilėsojnė pikėrisht hapat e imtė e tė vocėrr, mundėsitė e kufizuara krijuese e vepruese. Shkonstituimi, pėrmbysja dhe rindėrtimi, masė e tė cilit do tė jetė patjetėr personaliteti dhe vepra e tyre modeste nė fushat e tė cilėve, zakonisht, u shpifen, u premton atyre tė vetmen gjasė, sado tė rreme, ta vėnė lart e mė lart gurin e tyre nė ngrehinėn e vlerave, sado tė rreme.
Mediokrit kurrė nuk lirohen nga kjo lakmi e tyre, nga ky mėtim i tyre fatkeq. Dalėngadalė, prirja e tyre e kufizuar pėr tė bėrė diē tė vetėn, shterpėsia e vullnetit tė tyre pėr t’u pėrmendur e pėr t’u dalluar, vetė e ushtron mjeshtėrinė e prosperimit tė lehtė e tė pamundimshėm. Ata sogjojnė me vigjilencė tė posaēme tė mos u kapėrcejė asnjė gjasė dhe asnjė mundėsi e tillė.
Mediokrėt kanė njė epėrsi tė pakontestueshme. Ata pėrherė bėjnė shumicėn. Ky raport i favorit tė tyre ėshtė i pėrhershėm. Kjo ndodh pėr shkak tė njė fakti pėrherė tė pandryshueshėm dhe, pėr fat tė mirė, tė pamėshirė: Asnjė kulturė, asnjė fushėveprim i rėndėsishėm, nė asnjė kohė dhe nė asnjė histori nuk ka patur fatin qė shumicėn ta bėjnė mė tė mirėt krijues e veprimtarė, mė tė mirat vlera. Atė pėrherė e kanė bėrė dhe do ta bėjnė ata qė ndodhen pėrfundi tyre dhe nga masa e tė tillėve rekrutohet pėrherė armata e madhe e mediokėrve.
Duke qenė shumicė, mediokrit rreshtohen e organizohen shpejt dhe pa mosmarrėveshje tė mėdha. Si rreth njerėzish tė cilėt i afron dhe i lidh fat i njėjtė, domethėnė i horizonteve, i prirjeve e i mundėsive tė kufizuara, ata krijojnė shpejt rrjetin e tyre, duke pushtuar sa mė shumė hapėsirė, rreth vetes i rreshtojnė e i afrojnė tė vetėt, domethėnė ata tė cilėt i dinė si veten, sepse mes tė njėjtėve e tė barabartė pėr nga mundėsitė, jo por pėr nga pamundėsitė, konkurenca nuk ėshtė as e drojshme as e vėshtirė. Ajo u jep tė gjithėve gjasė tė barabartė tė duken e tė dallohen sado pak apo tė mos dallohet asnjėri mė shumė seē e konsiderojnė ata tė lejueshme. Ndaj as lufta pėr tė zėnė e mbajtur kryet e karvanit, kur bėhet mes tyre, nuk ėshtė aq e ashpėr. E vėrteta, ata tė gjithė bėjnė njė karvan pa krye. Ata regjenerojnė, dhe shumėzojnė vetėveten. Pushteti i tyre, si pushteti i shumicės, pėrmes kėtij lloji tė barazimit tė hansavet, qė ėshtė njė barazim tė paaftėsh, mund tė zgjasė me pasoja tė shumėanshme dhe tė shumėfishta.
Mbretėria e mediokėrve shtrihet me agresivitet tė posaēėm nė kulturė, nė art, nė shkencė, nė tė gjitha fushat e ndjeshme e tė rėndėsishėm tė jetės shoqėrore. Ata nxitohen tė marrin nė duart e veta pikat kyēe tė vlerėsimit, tė gjykimit, tė vendosjes. Ata pushtojnė forumet, institucionet, mjetet e informimit publik, redaksitė, botimet, duke krijuar gjithandej dhe me shpejtėsi tė madhe mekanizma mbrojtės e refuzues ndaj shfaqjes, afrimit dhe depėrtimit tė kujtdo qė mund t’ua kėrcėnojė shansėn e madhe. Dhe rrethi i tyre mbyllet. Nga ky rreth qė ka prirja pėr zgjerim e shtrirje epidemike imitohen zėra tė rremė tė forumeve, tė institucioneve, tė kulturės, tė shkencės, zėra tė rremė tė mediumeve, tė opinionit dhe, qoftė larg, tė popullit, tė kombit. Imitohen, pra, zėra tė “shumicės”. Mediokrėt bėhen pozitė, sepse pėrfaqėsojnė pozitėn e shumicės. Tė tjerėt, ata qė nuk i pėrkasin kėtij rrethi tė tyre, kėtij lloji tė shumicės, ata tė cilėve u ėshtė pėrcaktuar fati tė bėjnė pėrherė pakicėn, janė opozitė. Radha e peshės dhe e shkallėve tė vlerave ērregullohet. Promovohet anarkia e kompetencės sė mendimit e tė gjykimit kritik.
Asnjė vepėr, asnjė vlerė e njėmendtėt mė nuk ėshtė e gjerė. Hapėsira krijuese dhe verpruese nė cilėndo fushė qė pėrfshin lėngata e tillė mbushet me zbrazėri dhe amulli nėpėr tė cilėn e kanė zor tė lėvizin dhe tė bėjnė shenj ide, projekte, vepra dhe vlera tė njėmendėta. Nėse nuk kapėrthehen nga merimanga e heshtjes dhe indeferencės lėnguese, e cila mbulon pėrherė mykun e amullive tė tilla, ato do tė goditen patjetėr nga injorime, mėnjanime, minimizime, margjinalizime e diskualifikime gjithėfarėsh. Sepse smira e mediokėrve nuk duron tė prishet rendi i studimit tė saj. Ajo shqetėsohet seriozisht nga ēdo e arritur serioze e tjetrit, ajo rebelohet, xhindoset, bėhet ndėshkuese.
Gjė tė re s’kemi thėnė po thamė qė strukturat e burokracive administrative dhe politike asnjė herė s’kanė dėshmuar vullnet e interesim tė konfrontohen me regjime mediokrish dhe ky fakt nuk ėshtė i pashpjegim. Paaftėsinė, mosprirjen, mosdijen dhe moskompetencėn e tyre mediokrit pėrherė e kompensojnė me dėgjueshmėri shembullore.
Njė grimėz konsideratė mbase gjendet pėr kėtė raport brinjas mes mediokėrve e krijuesve. Gjersa tė parėt, duke u pėrpjekur tė nxjerrin kokėn sado pak dhe nė ēfarėdo mėnyre nga gėzhoja e trishtuese e anonimitetit, pėrpiqen pėr ekzistencė, tė dytėt pėrpiqen pėr mė shumė se aq: ata pėrpiqen pėr rezultate qė dallohen, qė bėjnė shenjė, qė bėjnė vlerat, pėr kulme qė lėvizin zhvillimin. Dhe nėse nė motivin e tė parėve, megjithatė, ka diē njerėzore, motive i tė dytėve ėshtė dyfish njerėzor dhe i domosdoshėm. Fatkeqsia e mediokėrve, e kohės qė i pjell dhe jona qė i kemi, ėshtė se ata kurrė nuk janė tė zotėt ta kuptojnė kėtė fakt.
Tė pėrsėrisim dhe ta pėrfundojmė: Pėr kulturėn e njė populli, jo vetėm pėr kulturėn, koha mė e ligė ėshtė koha e mediokėrve. Cila ėshtė kjo koha jonė dhe sa ėshtė ora?