Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Shollohov, Shkrimtar Apo Grabitės


    nga Alda BARDHYLI



    Mihail Shollohovi ishte vetėm 20 vjeē kur shkroi njė nga romanet mė tė njohura tė letėrsisė ruse. Burri qė bėri njė jetė jo tė qetė, qė i dalloheshin qartė nė fytyrė rrudhat e vetmisė sė madhe, nuk dėshironte asnjėherė tė rrėfente pėr kohėt kur shkroi kėtė vepėr. Njėzet vjeēari ndodhej nė njė fshat tė humbur buzė Donit, i shkėputur nga tė gjitha rrethet letrare, i privuar nga mbėshtetja dhe kėshillat e atyre qė do tė mund ta ndihmonin me pėrvojėn apo autoritetin e tyre. Por pavarėsisht kėsaj tėrheqjeje, nga ajo qė ndodhte nė zemėr tė Rusisė, Shollohovi, atėherė njė djalosh me flokėt e krehura mirė, mundi tė shkruante njė nga kryeveprat e letėrsisė sė atyre viteve, por edhe sot pėr Rusinė.
    Tė gjithė e kemi lexuar Donin, duke shijuar atmosferėn qė na ēon kohė mė pas, pa mundur tė mendojmė pėr atė ēfarė fshihet prapa kėsaj vepre, apo pas ēdo vepre qė mund tė lexojmė nė ēdo kohė. Pėr lexuesit, ndonjėherė ėshtė i parėndėsishėm autori qė ndodhet mbi kapakėt e njė libri, teksa ėshtė ende i dehur me ndjesitė qė libri tė fal. Por kritika dhe biografėt vazhdojnė tė hulumtojnė nė pasionin e tyre tė pėrjetshėm, atė tė gėrmimit tė historive qė ndėrtojnė njė vepėr letrare, tė historisė sė shkrimtarit apo kohės kur u ngjiz kjo vepėr. Ndaj dhe Shollohovi, njė nga shkrimtarėt mė tė njohur rus, nuk mund tė mos kalonte nė syrin e mprehtė tė kritikėve, qė kanė hedhur dyshime historikisht mbi "Donin e qetė" dhe duke mos nguruar ta quajnė atė njė plagjiat.
    Nė kėto kohė, kur Shollohovi prehet i qetė nė tokėn e Rusisė dhe kur "Doni.." vijon tė jetė ende njė ndėr librat mė tė lexuar jo vetėm nė Rusi, vazhdojnė tė dalin nė pah detaje dhe studime tė reja, tė cilat kėrkojnė tė thonė se "Doni i qetė" nuk ėshtė njė vepėr e shkruar nga Shollohovi. Pėr tė arritur nė njė konstatim tė tillė, i cili mund tė hedhė nė erė dhe ēmimin "Nobel", qė Shollohovi ka marrė pikėrisht me kėtė vepėr, sigurisht qė ėshtė njė guxim i madh. Tė gjithė mund tė dyshojmė se kjo mund tė jetė njė histori e sajuar nga ata qė gjithnjė janė quajtur armiq tė Shollohovit, por nė momentin kur kjo histori na vjen pėrmes fakteve, nuk kemi si tė mos ndalemi dhe t‘i analizojmė ato. Aq mė tepėr, kur kėto fakte, kėrkojnė tė shtjellojnė historinė e njė prej romaneve mė tė njohura.
    Ėshtė Roy Medvedev, njė shkrimtar dhe kritik i njohur rus, i cili thyen i pari arenėn e thashethemeve pėr kėtė vepėr, duke sjellė njė studim tė plotė pėr kėtė histori tė ngritur mbi njė plagjiat.
    Udhėtimi i Medvedev, sigurisht qė nuk ka qenė i lehtė. Vetė vėllai i tij rrėfen nė parathėnien e librit, qė tashmė ndodhet edhe nė shqip "Shollohov shkrimtar apo grabitės" se i kishte sugjeruar shpesh tė mos merrej me kėtė studim. Nė ato kohė, nė Rusi, mund tė kėrcėnoheshe edhe me jetėn pėr njė konstatim tė tillė. Por ēfarė e shtyu Medvedev, tė ndėrmerrte njė rrugėtim tė tillė, pėr tė ardhur mė pas me fakte, qė sot gjenden tė botuara nė njė libėr, pėr tė hedhur poshtė famėn qė ai e quan tė pamerituar tė Shollohovit.
    Studimi i Roy-t u botua nė shtatėdhjetė vjetorin e Shollohovit. Mediat ruse, e quajtėn atė njė dhuratė tė trishtė, ndėrsa tė tjerė pohuan se veprat e mėdha, gjithnjė "kundėrshtohen" dhe mbi to nuk mund tė shmangen aludimet.
    E gjithė kjo histori, e cila na nxjerr nė pah dy shkrimtarė rusė, njėri nobelist dhe tjetri thjesht njė shkrimtar i njohur vetėm brenda vendit tė tij, ngre sot pikėpyetje mbi autorėsinė e Shollohovit, nė njė kohė kur vlerat e tij janė vlerėsuar edhe me ēmimin mė tė madh letrar, atė "Nobel".
    A duhet marrė nė konsideratė ky hulumtim i gjatė i Roy Medveved, apo duhet besuar se "Doni i qetė", ai roman qė shtjellon historinė ruse, ėshtė vetėm krijim i Shollohovit. Kėtė duhet ta zbulojė koha dhe sigurisht kritikėt e historianėt e artit.
    Dyshimet:
    "Doni i qetė", romani mė i famshėm i letrave ruse qė nga viti 1917, ėshtė nė njė masė tė gjerė vepėr e Fedor Krjukovit, kozak nga Doni, vdekur mė 1920, qė Mihal Shollohovi u mjaftua ta rimerrte dhe ta pėrfundonte. Sipas hulumtimeve, dorėshkrimi i Krjukovit nuk dihet se si kishte rėnė nė duart e Shollohovit, i cili mė pas do tė bėnte lavdinė me kėtė vepėr. Zhores Medvedev (vėllai i autorit tė librit mbi "Donin e qetė", teksa bėn njė parathėnie tė librit tė tė vėllait shkruan se: "Shtėpia botuese "YMCA- Press" botoi nė Paris, nė shtator tė vitit 1974, "Shtjellat e Donit tė qetė", sprovė e pambaruar e njė autori, mbi tė cilin Aleksandėr Solzhenicini, qė ishte ngarkuar tė shkruante parathėnien dhe shpjegimet, nuk dha tregues tė tjerė pėrveē vdekjes sė parakohshme tė autorit dhe inicialen D, me qėllim, tha ai, qė tė mos dėmtonte familjen qė kishte mbetur nė BRSS.
    "Kush e ka shkruar "Donin e qetė"? - trajton tė njėjtin subjekt dhe kur dorėshkrimi mė mbėrriti nė Londėr, nė dhjetor 1974, edhe vetė pata frikė pėr sigurinė e autorit, vėllait tim Roi Medvedevit. Libri tashmė i njohur nga "Samizdat" m‘u duk krejtėsisht e mundur tė botohej me emrin e autorit tė tij, duke qenė se anonimati nuk pėrligjej mė nė njė debat qė kishte filluar para mė shumė se dyzet vitesh nė BRSS".
    Por askush nuk mund ta vėrtetojė, sesi dorėshkrimi i kėtij njeriu ra nė duart ė Shollohovit. Por nė ato kohė, libri D shkaktoi njė polemikė tė zjarrtė. Disa e miratuan hipotezėn e D, disa e vunė nė dyshim. Tė tjerėt mohonin atėsinė si tė Shollohovit, ashtu edhe tė Krjukovit, duke vlerėsuar se ky i fundit nuk kishte aspak talentin e duhur. Edhe shtypi sovjetik tha fjalėn e vet dhe ashtu si pritej nuk e zuri aspak nė gojė sprovėn D dhe mbėshteti pa asnjė rezervė atėsinė e Shollohovit.
    Nė fakt "Doni i qetė" ėshtė vetėm vepra qė i dha autorit tė saj ēmimin "Nobel" nė letėrsi mė 1965.
    Por ashtu Zhores shkruan i shqetėsuar nė parathėnien qė i bėn kėtij libri, "Kush e ka shkruar "Donin e qetė" e tejkalon hapėsirėn e polemikės. Roi Medvedevi, nė bashkėpunim me Sergej Starikovin, kishte tre vjet qė merrej me historinė e kozakėve tė Donit, gjatė luftės civile tė viteve 1918-1921. Starikovi qė ishte vetė kozak nga Doni, kishte shėrbyer nė atė kohė nė divizionin e Mironovit. Fedor Mironovi, tjetėr kozak nga Doni, hero i vėrtetė legjendar dhe njė nga organizatorėt e kalorėsisė sė kuqe, kolonel i ushtrisė cariste nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore, por me bindje socialiste populiste, ishte bashkuar vetvetishėm me Ushtrinė e Kuqe nė ēastin e luftės civile, por ky kalim nuk e mbrojti nga pushkatimi pa gjyq nė Moskė, mė 1921, me pretekstin e tradhtisė. Starikovi, pėr nder tė kujtimit tė tij kishte kaluar vite duke mbledhur dėshmi mbi jetėn e Mironovit. Rreth vitit 1972, nė moshėn tetėdhjetė vjeēare, ai i kėrkoi Roy-t tė shkruante njė histori tė luftės civile nė rajonin e Donit. Pėrmes kėrkimit tė tyre, edhe mbi ngjarjet qė i bėn jehonė "Doni i qetė", arritėn tė vėrenin saktėsinė e jashtėzakonshme historike tė romanit pėrpikėrinė e hollėsive, besnikėrinė e portreteve, madje vėrtetėsinė e bisedave nė shtabet e pėrgjithshme tė tė bardhėve, pėr mė tepėr e gjitha kjo e vėrtetuar nė dokumentet e arkivave qendrore apo vendeve qė Starikovi kishte arritur t‘i shihte nė fillim tė viteve njėzet, para se kėto burime tė mbylleshin pėr historianėt. Aq sa, si njėri, ashtu edhe tjetri, e panė veten tė pėrfshirė nė njė studim paralel tė veprave tė Fedor Krjukovit dhe tė romanit tė Shollohovit, duke i pėrqasur nėn kėndvėshtrimin e biografėve dhe tė shkruarit, dhe mė nė fund duke shtruar ēėshtjen e fatit tė arkivave tė Krjukovit, qė sipas D, duhet tė pėrmbanin dorėshkrimin e pambaruar tė asaj vepre, qė do tė quhej "Doni i qetė".
    Starikovi vdiq gjatė verės sė vitit 1974. Roy nuk dėshironte tė nxirrte asnjė pėrfundim tė prerė.
    Roy mbėshtetet vetėm nė fakte. Krjukovi rreth vitit 1917 kishte shkruar rreth tetė libra dhe kritikėt nuk mund ta kundėrshtonin talentin e tij. Ndėrsa Shollohovi ishte 20 vjeē, kur botoi kėtė vepėr, qė ishte dhe e para e plotė e tij.
    Kujtimet e Roy-t:
    Ishte viti 1974, kur Roy do ta lexonte pėr herė tė parė "Donin e qetė", kėtė libėr kaq tė mburrur, i shtyrė nga detyrimet shkollore. I magjepsur pas ngjarjeve qė i rrėfenin historinė nė ato kohė, ai nuk mendonte shumė se cili ishte ky shkrimtar qė kishte ngjizur kėtė roman. Por gjithēka do tė niste mė pas, kur filloi tė lexonte atė ēfarė kritika shprehej pėr tė. Njė specialist i letėrsisė hidhte kėtė dyshim. "Disa lexues tė ‘Donit tė qetė" habiten qė Shollohovi arriti tė shkruajė skena aq tė vėrteta lufte, kur nuk kishte parė kurrė zjarrin e betejės, duke qenė shumė i ri pėr tė luftuar mė 1914. Si e vrasin mendjen kėta lexues, mund tė rindėrtohen episode tė tilla pa i parė ose pak a shumė pa i jetuar vetė? Si ka mundėsi, qė Shollohovi duke mos qenė dėshmitar, arriti tė japė besnikėrisht vuajtjen e madhe morale dhe fizike tė njerėzve dhe asgjėsimin e ushtrisė?". Ndėrsa Roy, nė hipotezat e tij, shkruan se "Nuk mė duket shumė e jashtėzakonshme, qė midis moshės njėzet e njė dhe njėzet e dy vjeē, tė mund tė paraqitėsh njė galeri shtangės femėrore, qė kapin majat e letėrsisė botėrore. Dihet qė kėtu haset njė pengesė, ku shumė shkrimtarė ngecin. Mirėpo Shollohovi vėzhgon zemrėn e femrave me njė thellėsi dhe njė lehtėsi tė habitshme, duke arritur tė tregojė nuancat mė tė imėta tė dashurisė te kozakja e thjeshtė, duke paraqitur me shumė mjeshtėri gratė e liga si Daria, apo Elizaveta Mohovaja, por me Aksinjėn dhe Natalinė ka shpalosur madhėshtinė e njė dashurie nė pėrmasėn e pėrmbysjeve tė epokės, dy figurat qė sė bashku me atė tė Grigorit kanė vlerėn e njė zbulimi, ndėrsa personazhi i Ana Pogudkos, revolucionares sė re nga Rostovi, ėshtė i vetmi qė ka dalė disi e cunguar"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Shollohov, Shkrimtar Apo Grabitės

    interesant qy shkrimi..

    tash po marr vesh se shollohovi paska qen 20 vjec kur ka nxjerre romanin .. doni i qete..
    e po kan te drejte te dyshojne kritiket..
    nje 20 vjecar nuk mund ta shkruaj nje roman te tille..
    e pa mundur..
    i riu mund te bej poezira.. te bukura po proza..sidomos e gjata do bi.the.. dmth..do nje moshe ne shpine..
    dmth patjeter autori te ket kaluar nje stad jete me eksperienca e perjetime qe te kuptoje misteret e jetes..
    ne qe kemi lexuar donin e qete kemi perfytyruar se aty eshte penda e nje xhaxhi te rrahur me vaj e uthull nga jeta..

    interesant..

    po nejse..kush do qofte autori i vertete.. tihij don.. mbetet nje mrekulli e letersise..


    aksinja e grishja..nuk harrohen..

    .

  3. #3

    Pėr: Shollohov, Shkrimtar Apo Grabitės

    Pajtohem me brarin !

    Ja psh : Berisha kishte nje stazh prej 2 dekadash si sekretar i partise komuniste para se te behej president demokrat. Pra, duhet te kesh eksperjence se si mbahet shtypur nje popull qe ta qeverisesh. Edhe kshu punaaaa
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Shollohov, Shkrimtar Apo Grabitės

    euroenveruc.. mo prish temen..

  5. #5
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Shollohov, Shkrimtar Apo Grabitės

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    euroenveruc.. mo prish temen..
    ai e ka bo shpine zyre per AK

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Shollohov, Shkrimtar Apo Grabitės

    hahaha

    me shkrive drag..
    nga para shpis hyn e del ak kurse prapa strehon ps-ne ki euroja..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2012
    Postime
    28

    Pėr: Shollohov, Shkrimtar Apo Grabitės

    Po autori i "Tokat e Ēara" kush ėshtė?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •