Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Ese Nga A. Z. ēajupi


    NĖ VĖNT TĖ PARATHĖNIES*


    Bashkatdhetarėve.


    Tani disa vjet, kemi rėnė tepėr pas politikės... Politika! Fort mirė. Po na duhet dhe letratura, pėr zonė! Kemi nevojė tė dėfrejmė e tė ēdėfrejmė dopak, tė jetojmė dhe me ėndėrra. Pastė tė mirė, pra, z.Milo Duēi, qė na mbushi dėshirėn e zemėrs, se «E thėna» do tė na zbavitij mjaft, sa tė harrojmė, njė orė a dy, mendimet e mundimet e jetės, ndė kėtė botė ku hollėsitė, kodhelet dhe lodrat e politikės gati na prishin trutė nė ditė tė sotme. Do tė mė thuani se jam nė gabim, se politika pėr shqipėtarėt ėshtė si buka qė hanė; janė tė 'lindur pėr politikė. Pėr njėmėnd, ndė Shqipėri gjenden plot ministra, qeveritarė, depytenj, diptlomatė tė fortė. Mbijnė sikursi kėrpudhat nga dheu... Pėrkundra, shkronjėtorėt, vjershėtorėt, janė fort tė pakėt. Nė kėta 3 a 4 vjet tė fundit Shqipėria ka mundur me pas mė tepėr se 300 a 400 ministra, diplomatė, deputenj tė ēkėlqyerė! Po, qysh 40 vjet e tėhu, s'ka mundur me na dhėnė veē 4 shkronjėtorė e vjershėtorė qė meritojnė tė pėrmendej nė letratyrė... Si shpjegohet kjo pasuni nė pikėpamje tė politikės? Unė, qė jam krejt budallė nė kėtė pikėpamje, them se, pėr shumicėn e shqipėtarėve politika ėshtė njė punė fort e lehtė dhe u vėrtetoj se, pėr me fitu bukėn, nė kėtė botė tė rreme, zanati m'i lehti ėshtė tė bėnesh ministrė. S'ke nevojė tė dish asnjė punė, asnjė mjeshtėri me themel. Ministri i bujqėsisė bie fjala, takon tė mos ēquajė qepėt nga prasėt; ministri i luftės takon tė mos ketė marrė njė pushkė nė dorė; ministri i financės takon tė mos ketė fituar as njė grosh, veē me tė grabitur, ministri i arsimit takor lė mos dijė as shqip, veē tė mundij tė shkruaj njė ė me dy pika nė krye: ministri i punėvet pėrjashtėme takon tė jetė prift a hoxhė..., dhe puna tė vejė mbarė gjithmonė...

    1). Njė herė nė njė kohė, populli lypte nga qeveritarėt tė jenė sidomos atdhetarė tė vėrtetė. Jo, sot s'ėshtė nevojė.
    2). Ndė Shqipėri, njė turkoman, njė grekoman, njė sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtor, takon tė bėhet pa vesvese, regjent, ministre, depytet, prefekt; faqe me nder, dhe mbret...

    Kajro. shkurt 1922

    1). Ironi therėse pėr gjendjen politike tė viteve 1919-22 veēanėrisht pėr qeveritė e Durrėsit, tė Verlacit e tė Zogut dhe pėr dallaveret e tyre parlamentare.
    *). U botua si parathėnie nė dramėn •«E thėna»- tė Milo Duēit (shkrimtar, gazetar patriot, bashkėkohės me Ēajupin, i cili veprimtarinė e zhvilloi gjithashtu nė Egjipt). Parathėnia shpreh njė moment lodhjeje, pakėnaqėsie e brengė tė poetit, i cili shihte se punėt s'po vinin mirė. Ėshtė ajo plasje nė shpirt qė e provonin mjaft intelektualė demokratė nė vitet 1920, kur panė se sakrificat e vegjėlisė dhe tė patriotėve te vėrtetė po merreshin nėpėr kėmbė. Shqetėsimet qė shpėrthejnė ne kėtė parathėnie janė ato tė patriotit, demokratit, iluministit, qė ėshtė i lidhur ngushtėsisht me interesat e atdheut: Shkrimin e pėrshkon njė ironi e mprehtė qė thellohet deri nė sarkazmė therėse.

  2. #2
    Eshte teper therrese..., jo vetem per te shkuaren..., por qe eshte aq aktuale edhe sot.
    Faleminderit per postimin.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #3

    pergjigje

    Rrofsh arberesh per falenderimet e tua...
    Edhe mua me dritheroi tek e lexoja... aq aktuale sa te duket se ora ka ngrire e koha s'ka ikur...

  4. #4
    Lexova disa nga postimet e tua..., shume interesante, fatkeqesisht jane te pakta ketu...
    Kemi nevoje per te shkundur pluhrin e kohes dhe harresen e prapambetjes "moderne".

    Pershendetje vella e ja kalofsh mire.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #5
    Ehhh Niko, gjaku yne i shprishur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •