HENRI TROYAT
(1911-2007)

Henri Troyat, pseudonimi i Lev Aslanoviē Tarasov, u lind nė Moskė mė 1911, iku nė Francė bashkė me familjen kur filloi tė shpėrthente Revolucioni i Tetorit dhe studioi pėr Jurisprudencė nė Paris. Ka botuar romane, tregime dhe studime tė gjera pėr shkrimtarėt e mėdhenj rusė si: Dostojevski, Tolstoi, Lermontovi. Arriti tė bėhej i famshėm me trilogjinė “Derisa toka tė durojė, Thesi dhe hiri, Tė huaj nė tokė”. Kur ishte vetėm 27 vjeē, arriti tė fitonte ēmimin e madh “Goncourt”, me roman. Ishte anėtar i Akademisė Franceze. Iu dha Kryqi i Legjionit tė Nderit mė 2006.

Pėrktheu Eqrem Biba


PORTRETI



Zoti Bogas krenohej shumė me ofiqin e tij si kryetar i bashkisė sė lokalitetit dhe ėndėrronte tė ngjitej lart nė hierarkinė zyrtare. Njė ditė mori njė ftesė nga njė zgjedhės me influencė. Oskar Malvuazeni e priti zotin Bogas i veshur me njė xhybe bojė mjedre, plot me yje tė vegjėl, tė alternuar, me figura qė paraqisnin gjuhėza flake. Nė kėndin e sallonit tė pritjes ishte njė tryezė, ku qe shtruar darka pėr njė njeri tė vetėm.
- Uluni dhe hani, - tha Oskar Malvuazeni.
- Po ju?
- Unė nuk kam uri. Dhe ėshtė marrėzi tė hajė njeriu, kur nuk ka uri. Mund tė mė vijė oreksi pas njė ore, .apo jo? Atėhere do tė jap urdhėr tė mė sjellin njė krah zogu tė fėrguar. Po mund tė mos mė vijė pėr tė ngrėnė, gjer nesėr nė mėngjes. Atėhere pėrse t'i hedh barkut? Por ju nuk duhet tė rrini pa ngrėnė pėr qejfin tim. Nga ana tjetėr, mua mė pėlqen tė flas, dhe tė flasėsh ė, nė tė njėjtėn kohė, tė hash, ėshtė e pamundur; veē kėsaj, mua nuk mė pėlqen tė mė ndėrpresin fjalėn, dhe sa kohė qė ju do tė jeni i zėnė duke ngrėnė bukė, nuk do t'ju vejė ndėr mend tė mė pėrgjigjeni. Kėshtu qė gjithsh¬ka shkon pėr bukuri.
- Si tė doni, - belbėzoi kryetari i bashkisė.
Oskar Malvuazeni rrahu shuplakat. Zoti Bogas u ul me kujdes nė fron dhe filloi tė pėrtypte ca mish zogu tė egėr, qė ia serviri njė shėrbėtor me dorėza tė bardha. Ndėrkaq, Oskar Malvuazeni shkonte e vinte nga njė qoshe e sallonit tek tjetra, me atė xhyben e tij ngjyrė mjedre.
- Unė vendosa tė ngulem kėtu, nė kėto viset tuaja - tha ai, mė sė fundi, - pėr arsye se mė pėlqen vetmia, ajri i freskėt dhe drita e gjallė e diellit. Unė jam piktor.
- Ashtu, ashtu! - ia bėri zoti Bogas. Oskar Malvuazeni buzėqeshi si me djallėzi.
- Mua mė vjen mirė qė ju nuk e keni kokėn tė rėnduar nga njohurit tė tepėrta dhe prandaj jeni i lirė si njė fėmijė nė buzė tė detit, - tha ai. - Piktorėt qė keni takuar deri tani, mund tė kishin shtrembėruar pėrfytyrimin tuaj mbi artin. Vetėm unė jam nė gjėndje t'iu tėrheq, t'iu magjeps. Vetėm unė, s'ka!...
Ai ngriti gishtin nga tavani dhe rrumbullakoi gojėn, sikur po matej tė nxirrte njė bėrthamė ulliri. Zoti Bogas filloi tė shqetėsohej. Kontornoja e gjellės po ia frynte stomakun, dhe ai tha si i menduar:
- Po, ėshtė e vėrtetė se, po e vuri njeriun nė dorė piktura, nuk ka si tė shkėputet mė. Edhe unė kam njohur njė mjeshtėr peisazhesh detare, qė rrinte duke pikturuar, gjatė gjithė rrugės, vela tė kuq nė sfondin e njė deti tė kaltėr.
Oskar Malvuazeni rrudhi buzėt dhe ia krisi gazit, duke thėnė:
- Piktura pėr tė cilėn flisni ju nuk ėshtė art. Kjo ėshtė njė gjė, me tė cilėn merren njerėzit pa talent, qė kopjojnė anėn e jashtme, bukurinė e sendeve, dhe qė harrojnė gjėnė kryesore.
- Gjėnė kryesore? - pyeti zoti Bogas, duke njomur tulin e bufkės nė salcė. .
- Sigurisht! - thirri Malvuazeni. - Pa mė thoni, zoti kryetar i bashkisė, ē'gjė quani ju si kryesore nė veten tuaj: trupin apo shpirtin?
Zoti Bogas, i zėnė nė befasi, ndenji i menduar, pa ditur si tė pėrgjigjej. Oskar Malvuazeni i rrahu pak supin:
- Natyrisht, shpirtin, dreqi e mori!
- Ashtu vėrtet, dreqi e mori! - ia vėrtetoi fjalėn kryetari i bashkisė - Po ai piktori qė njihnit ju, nė rast se do tė bėnte portretin tuaj, do tė kopjonte me kujdes mbulesėn tuaj trupore.
Kjo shprehja e fundit sikur nuk i pėlqeu zotit Bogas. Atij nuk ia kish pėrmendur kurrė, gjer atėhere, ndonjė njeri mbulesėn e tij trupore.
- Kurse unė, - vazhdoi Oskar Malvuazeni, - unė pikturoj shpirtrat. Kur qėndroj pėrpara modelit, shikoj, si tė thuash, me njė palė sy tė tjerė, dhe shoh diēka mė shumė se lėkurėn, kockat dhe flokėt. Unė shoh diēka mė shumė se ajo qė preket dhe shihet me sy. Shoh pėrtej ēastit tė tanishėm. Dhe personi qė del nė tablonė time, vetėkuptohet, nuk tė jep pamjen vulgare tė natyrės, por tė shpreh me saktėsi thelbin e saj, kuptoni?
- Po, - tha zoti Bogas, duke dashur tė mos e zgjaste.
- Atėhere, a jeni dakord tė pozoni para meje?
- Unė, tė them tė drejtėn...
Oskar Malvuazeni i ra ziles. Hynė dy shėrbėtorė dhe hoqėn tryezėn. Zoti Bogas u gjend menjėherė nė njė kolltuk me rrota dhe fytyra e tij rrihej tani nga njė dritė e fortė, verbuese.
- Unė dua, - tha Oskar Malvuazeni, - tė zbukuroj muret e studios sime me njė afresk madhėshtor. Nė tė gjithė sallonin, nuk ka pėr tė mbetur asnjė qoshe e papikturuar. Dhe nė njė vend tė dukshėm kam ndėr mėnd t'iu vendos juve.
- A ėshtė e domosdoshme kjo? - pyeti zoti Bogas.
- Ju nuk e pranoni propozimin tim?
- Jo, si jo... Njė nder i tillė... por a nuk iu duket se nė pozitėn time...
Franēesku i pozonte pėrpara Kluesė, Napoleoni pozonte para Davidit, Alberti Lebrenit...
- E dl, e di, - u nxitua tė thotė zoti Bogas. - Po ju ēfarė kini nė mend tė pikturoni? - Shpirtin tuaj.
- Ashtu, eh... Po ėshtė e lejueshme kjo?
- Ju keni frikė? .
Zoti Bogas vėshtroi rreth e rrotull si i trembur.
- Jo, jo... Unė jam gati.
- Seanca do tė jetė e shkurtėr. Njė orė, jo mė shumė. Zhorzh, mė sill furēat dhe lapsat...
Djali i solli ato, dhe Oskar Malvuazeni filloi portretin e kryetarit tė bashkisė, shpirti i tė cilit kish pėr tė stolisur njė panel tė madh nė fund tė sallonit. Drita e fortė e njė llambe prozhektori nuk e linte zotin Bogas tė ndiqte lėvizjet qė bėnte furēa nė murin e bardhė. Ai shihte vetėm se Oskar Malvuazeni herė afrohej atje, herė largohej me njė tė kėrcyer, dhe pėrsėri zgjaste pėr tė drejtuar vijėn, dhe hidhej nė vend, duke hapur kėsisoj xhyben e tij luksoze. Nganjėherė piktori qasej fare pranė, duke prekur pothuaj pozonjėsin, pastaj vinte duart mbi supet e kėtij dhe ngulte njė vėshtrim tė thellė nė bebėzat e syve tė kryetarit tė bashkisė, bebėza tė mėdha, qė dukej sikur ishin pėrlotur nga brengosja.
Zoti Bogas po mendonte me maraz pėr shtėpinė e tij. ku e priste e shoqja me tė dy fėmijėt. Ai e ndjente veten sikur ish zhveshur lakuriq, sikur ish poshtėruar dhe turpėruar nga ai njeri i ēuditshėm, i pasjellshėm.
- Zoti... zoti Malvuazen - tha me gjysmė zėri, - tani u lodha.
- Tralala! - ia preu fjalėn Malvuazeni.
Ai kapi furēat dhe filloi tė hiqte disa penelata tė mėdha mbi murin e bardhė. Duke punuar, kėrcente si djalli vetė. Kindat e xhybes sė tij fluturonin si flatra tė kuqe. Drita e prozhektorit shkėlqente si njė rreth i zjarrtė, pėrqark kafkės sė tij tullace. Furēa i kėrcente nė dorė si ndonjė mashė. Ra sahati. Kėrciti karrigia.
- Edhe pak, - tha Malvuazeni. - Sikur ta dinit ē'pamje keni marrė nė figurė, do tė mė luteshit vetė tė vazhdoj punėn. O, ēfarė lehtėsi gishtash, ēfarė mprehtėsi syri! Pak durim! Durim! Ju do tė habiteni dhe do lypni ndjesė qė u treguat i paduruar.
Aty nga ora dy pas mesnate, ai i hodhi furēat mėnjanė dhe fshiu fytyrėn me njė shami tė hollė mėndafshi.
- Pa ejani kėtu, - tha Malvuazeni.
Ai e mori pėr krahu dhe e ēoi tek paneli. Pastaj ktheu prozhektorin dhe klithi gjithė gėzim:
- Kam nderin t'iu paraqes zotin Bogas, kryetarin e bashkisė sė lokalitetit Terra-Le-Flo!
Zoti Bogas hapi gojėn dhe ndjeu sikur do tė binte pėr tokė.
Nga muri i pikturuar dukej sikur po e vėshtronte njė turi shtaze ngjyrė vjollce, me ca sy qė kullonin gjak. Njė tufė flokėsh tė kuqėrreshtė i prisnin ballin. Buzėt ishin shtrembėruar nė njė ngėrdheshje tė shėmtuar.
- Po ky... ky nuk jam unė, - tha duke rėnkuar zoti Bogas.
Ėshtė e vėrtetė se zoti Bogas nuk e hiqte veten pėr tė bukur. Ai e dinte qė kishte ballė tė ulėt, tė shtypur, fytyrė tė kuqėrreshtė dhe ca mustaqe qė i vareshin anash, Por kėto tė meta tė vogla nuk sajonin nė asnjė mėnyrė tipare tė atilla, tė neveritshme, qė i kish falur i zoti i shtėpisė.
- Pres ta vlerėsoni vetė, - tha Oskar Malvuazeni, me njė shkujdesje tė paturpshme, - Si ju duket? Nuk e njihni veten kėtu?
- Jo, zotni!
Dhe ai mbėrtheu xhaketėn pėr tė treguar se e ndjente veten tė fyer.
- Medet! - vijoi Malvuazeni, - Unė mund t'iu siguroj se kėtu ka njė ngjashmėri absolute. Natyrisht, unė nuk kisha ndėr mend tė paraqisja mbulesėn tuaj trupore...
Prapė ajo mbulesa trupore Zoti Bogas mendoi se ishte bash koha pėr t'u zemėruar seriozisht.
- Unė iu ndaloj tė diskutoni mbulesėn time trupore! - bėrtiti ai.
- Atėhere, le tė flasim pėr anėn tuaj shpirtėrore.
Shpirti juaj mė ėshtė shfaqur nė njė farė ndriēimi hipnotik...
Zoti Bogas u skuq, u bė flakė, Ai mori, pėr njė ēast, pikėrisht, pamjen e portretit. Dhe nisi tė ulėrinte:
- Zotni! Nė emėr tė republikės, kėrkoj tė respektoni ofiqin tim dhe ngul kėmbė qė ju ta fshini menjėherė kėtė figurė tė shėmtuar dhe tė lypni ndjesė!
Pa u turbulluar fare, Oskar Malvuazeni zuri pėrsėri tė fishkėllente me zė tė ulėt dhe iu afrua veprės sė vet. Zoti Bogas po e ndiqte me vėmendje dhe pa se piktori e ngjeu furēėn nė njė bojė tė verdhė kanarine. Pastaj hoqi nė mur njė penelatė tė lehtė. Dhe nėn portretin llahtarshėm u duk mbishkrimi: «Shpirti i zotit Bogas, kryetarit tė bashkisė sė lokalitetit Terra-le-Flo”.
- Ju jeni njė zuzar i fėlliqur! - bėrtiti Bogasi.
- Mė pas, mė pas do tė shfaqni mendimin tuaj, - e ndėrpreu Oskari.
Dhe ai hapi derėn, duke e lėnė tė dilte kryetarin e bashkisė, qė ish bėrė si i xhindosur dhe tundte krahėt, duke u betuar se do ta bėnte ēėshtje nė gazetat, do tė urdhėronte tė bėheshin hetime nga ana e policisė dhe do t'i paraqiste njė raport prefektit.