Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Sot, fenomeni i hënës blu

    TIRANË- Mbrëmja e sotme pritet të jetë e veçantë për shkak të "Hënës blu".




    Fenomeni natyror ndodh kur sateliti i Tokës del për herë të dytë i plotë brenda një muaji. Kjo gjë ndodh një herë në dy vjet e gjysmë. Pritet që dukuria të përsëritet mes korrikut dhe gushtit të vitit 2015. Hera e fundit e "Hënës blu" ka qenë në mbrëmjen e 31 dhjetorit 2009 dhe ky fenomen është parë në Europë, Azi, Afrikë dhe në disa vende të Alaskës.

    Thuhet se kur dy hëna të plota bien në të njëjtën muaj, e dyta duhet të marrë emrin e "hënës blu". Po cila është arsyeja? Mendimi i parë është se kjo është e lidhur me ngjyrimin e satelitit enigmatik. Pjesërisht është e vërtetë nëse mendohet që, pas zjarreve në pyje dhe erozioneve vullkanike, Hëna merr një ngjyrë në blu. Duket se janë grimcat e hirit që ngjiten në ajër, të cilat i japin këtë efekt.

    Gjithsesi, në fakt cilësimi 'blu' s’ka të bëjë me ngjyrën. Origjina e termit lidhet me shprehjen anglosaksone “once in a blue moon” (një herë, çdo hënë blu) e hasur për herë të parë në 1824-n. Kjo frazë i referohej eventeve jo të zakontë, megjithëse jo plotësisht të rrallë. Verifikimi i dy hënave të plota në të njëjtin muaj, nuk është aq e rrallë sa mund të mendohej.

    (d.b/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Once in a blue moon- nice
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •