ERIK STINUS

I biri i njė mėsuesi dhe njė pianisteje, lindi mė 1934 nė njė qytezė tė Danimarkės. Ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė poezisė bashkėkohore daneze. I ushqyer me kėngėt e vendlindjes, takimi me kėngėt e Afrikės dhe Azisė, veē Evropės, reflektuan nė poezinė e tij njė krijesė tė pastėr humane, ndjesinė bashkėkohore. Poezitė e tij, sikundėr dhe ato tė bashkėshortes sė tij, Sara Mathai Stinusit, janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės. Kanė shumė miq nėpėr botė. Cikli poetik i Erik Stinusit qė po i japim lexuesit shqiptar shkėputet nga vėllimi poetik "Pėr jetėn janė kėngėt e mia"

Pėrktheu nga turqishtja Dritan Shemaj

ZOGJTĖ SHTEGTARĖ, PRANVERĖ

Grua je ti.
Nė gjoksin tėnd - njė lule kaēubash.
Nė ballin tėnd - njė mjegullinė lulesh
tė porsaēelura.
Hipur nė njė kalė me erėn,
drejt vendit tim tė harruar fluturojnė
krahėt e tu tė pleksur me njė tjetėr.
Duke u fshehur pas njė flirti,
njė plagė puthjesh, njė valle
me valėzat e elbit tė bėn shoqėri
nėpėr kodrat plot kisha.
Pėrpara njė shtėpie tė braktisur,
pasi largohesh ti,
dheu qė e vodhi djalli, dridhet prej kohėsh,
ushtri me kuaj.

BĖHU DRITĖ

Nga strofkulla e saj del dita
dhe tingujve u vė emėr:
prej dallge, qeni, hutini...

NĖ FUSHĖ

Duke u kthyer pėr nė shtėpi,
Tinguj biondė ndihen pėrmbi fushė.
Vetėm njė pemė ka mbledhur zogjtė e qiellit

dhe e ndryshkur ėshtė thika qė ndan botėn.

Me llahtari tund zilen madhėshtore
Njė kalė pėrballė natės.

PAS SHIUT

Pasi pėrfshij
ujin blu, tokėn e zezė.
Si mund t'i ēaj detet,
si mund tė kėrcej
nga njė majė te tjetra?!
Mė ndalojnė
Zogjtė jelembėrthyer,
mali mė pret rrugėn:
Qiellin e mbushur pėr gjysmė,
rrėpirėn ku qėndron
njeriu i vogėl,
i parėndėsishėm, si plugu para tij;
atė s'mund ta shohin yjtė
as me teleskop, as me mjete tė tjera,
por ai vėzhgon ama,
tė blertėn dhe tė verdhėn,
kafshėt
dhe shenjat pėrmbi tė.
E ēfarė se ai s'ėshtė
ai qė mė ndalon mua:
Fyelli,
ai ėshtė universi,
Stepa, shkretėtira dhe akullnaja,
njė pyll nė Kongo,
i kthyer nė det,
malet nė Kinė
pa zė dhe tė tejdukshėm.
Pėrmbi det, i heshtur dhe i nxehtė,
Si njė varkė nė ajkė
Fyelli.

VEĒANĖRISHT NĖ VITĖT E DIELA

Veēanėrisht nė ditėt e diela,
nuk mund ta di ē'gjėje t'i besoj.

Vėrtet vallė
veēse pėr trungun e tij tregon deti interes,
pėr midhjet e zeza-mavi,
nėnat e tejdukshme tė detit;
nuk ka interes vallė
pėr vezėt e kthyera nė zogėza
krahėlakuriqe, ende tė pambuluara me qime?

Nuk shikon deti,
nuk arrin vallė tė kuptojė ndryshimet?

Ej, gazeta e rėndė me atė barrė,
nuk ėshtė vallė njė pemė e pėrdorur pėr keq,
e gjallė qoftė, mė kėmbė qoftė ajo pemė,
e nuk tregon vallė mė shumė gjėra mbi erėrat,
mbi insektet, mbi ne?

Eej, ato kambana, ato kambana kishe
ē'ndjenja zgjojnė te perėndia?
E bėn vallė tė lumtur perėndinė tingulli i kambanave,
Europa nė kohėn e pushtimeve,
e detyruar tė fshihte ngjyrėn e saj;
njė regresist i pashpirt,
edhe pse i dashuruar pas tyre,
sikur tė fillonte t'i vidhte kambanat?

ME QĖ RREGULL U VENDOS NĖ BOTĖ

Duke u zgjeruar mėngjeset e dimrit,
duke u kthyer mbrapsht
me peshėn e saj
sa mund tė mė mbushė jeta,
meqėnėse u vendos rregull nė botė:
copėrat e njė peme nė largėsi,
drita e dendur
qė lėviz me shkathtėsi harabeli.
Ja, kėshtu: e dlirė dhe e flaktė
dhe qind pėr qind jeta e lirė
vetes njė trung i kėrkon,
ndonėse melodia e saj,
me po atė uri primitive
zhvishet pranė meje,
digjet si qymyri.

NJERĖZIT E PULLAZIT

Ata njerėz qė pėrpiqen tė mbajnė ekuilibrin mbi pullaz,
nuk janė as spiunė, as mbajnė armė nė duar,
as ndonjė mbret a burrė shteti, duke bujtur nė kėtė qytet,
nuk i bėjnė nder.
Herė pas here tjegulla duhen mbartur,
brirėt e televizorit
me llamarina duhen meremetuar.

Mos duke parė nė ėndėrr
njė bukuri si bukuria jote,
duke ndjerė ca fjalėza si fjalėzat
e pėshpėritura prej nesh,
ata njerėz janė somnambulė qiellorė
qė vijnė duke dalė nga retė,
duke vallėzuar?