SIBILA PETLEVSKI

Sibila Petlevski, poete, romanciere, autore pjesėsh pėr teatėr, kritike arti dhe pėrkthyese, lindi nė Zagreb, Kroaci, nė vitin 1964.
Presidente e Croatian PEN Centre (2000-2004), anėtare e Bordit Internacional tė PEN, Pedagoge nė Akademinė e Artit Dramatik nė Zagreb – shefe e departamentit tė dramės, anėtare korrespondente e L’Académie Mallarmé.
Nė vitin 1993 ajo fitoi Ēmimin Shtetėror pėr Artet dhe Letėrsinė me pėrmbledhjen poetike “100 Epigrame Aleksandrine”.
Sibila Petlevski ėshtė autore e 15 librave dhe ka pėrkthyer e botuar gjithashtu edhe njė antologji tė poetėve bashkėkohorė amerikanė: “Spin off, an anthology of recent American poetry”, Zagreb 1991.
Si autore e dy librave mbi teatrin europian dhe teorinė e dramės, Petlevski ka fituar nė vitin 2001 Ēmimin Kroat pėr tekstet teoritike mbi dramaturgjinė. Dramat e saj janė vėnė nė skenat e Kroacisė, Francės, Italisė dhe Gjermanisė.
Siblia Peltevski shkruan nė kroatisht dhe anglisht. Disa prej soneteve tė saj janė pėrmbledhur nė antologjinė botėrore me 50 autorė “50: A Celebration of Sun & Moon Classics”, Los Angeles, 1995.
Poezia e saj dhe fragmente nga proza janė pėrkthyer nė gjermanisht, anglisht, frėngjisht, italisht, hollandisht, suedisht, nė gjuhėn katalane, sllovenisht, polonisht, maqedonisht, bullgarisht, portugalisht, shqip dhe sllovakisht.
Ajo ka realizuar performanca poetike dhe recitale nė tė gjithė festivalet e mėdha ndėrkombėtare tė letėrsisė.

Pėrktheu nga origjinali kroatisht: Fatmir S. Baēi

KOHA

Sikur nga kėto pozita t’i them kohės
ndalo nėn vishnjen qė vishnje nuk
prodhoi, nuk do mė vinte keq. Asnjė
orė nuk ėshtė mė e mirė se tjetra dhe pak
rėndėsi ka nėse krimbi mėdafshit me vija
nė tavolinė nga dega ra, apo ky ėshtė pendim
me njėqind kėmbė qė u zvarrit sė njėjtės rrugė
sė cilės erdhi dhe gjithēka tjetėr. Nėpėr
tokė a qiell s’ėshtė me rėndėsi. Pilivesė,
bulkth, karkalec, kalėqyqe, mizėkali
ose diēka e ngjashme me tė. Emri nuk ėshtė
shenjė besnike qė sendi tė jetė send, gjallesa
gjallesė, qė ēfardo qoftė i takon diēkaje ēfardo,
kushdo qoftė dikujt tjetėr. Kur do tė mundnim,
bashkė t’i thoshim kohės ndal, ajo do t’i ndalte
secilit prej nesh nė njė kohė tjetėr.

VĖZHGUES NĖ KALIM

Shumė pemė. Pemė pas pemėve:
nė tė gjitha ndėrhapsirat rombe
toke ngjyrosur me diell vezullojnė
nė bojėn e lėkurės sė portokallit anės
qėndisur me hije. Tėrėsisht pėrpara, trungjet
lodrojnė nė dukje krejt tė zi dhe
secili dru ndjek qerthullin e rritjes
qė i takon, ndonėse konturet nė tėrėsi,
dalldisur nė njėrin krah, shfaqin tė zhveshura,
zbehtėsisht gėshtenjė, vagina tė vogla
e tė mėdha nė pajtim me ritmin, ashtu
siē hapet dhe mbyllet pylli ndaj vėshtrimit. Ai
vetėm ėshtė vėzhgues nė kalim e asgjė mė shumė;
nuk le pas vetes asgjė pėrveē se ca pak
gjethe tė lagėshta qė po ēelin dhe njė sy
prej drite nė fund tė tunelit tė blertė.

SYRI I RI

Nuk pritėm tė vinte lejleku i parė mbi ēati
por vetė i vendosėm ēerdhet mbi oxhaqe.
Kaloi koha e ēuditjeve nė tė cilėn vlente rregulli
qė ēdo send pėr njė sy tė ri ėshtė diēka e re.
Vdekatarėt qetėsisht prej tė vdekurve ngrihen,
jetojnė njerėz pa ideale,
liria mbahet si zinxhir stolie, pėr tė nuk vdiset mė
shumė se pėr gjithēka tjetėr, prej gjakut marrim vetėm
ujin, ndėrsa veshėt i ruan nga fjalėt dhe muzika
rrėshira e natyrės.
Koha dhe hapsira serviren tė paketuara. Gjithė shqisat
tona tė cilat qenė mbledhur nga frika nė sferė, pak
nga pak drejtohen, mu si thellimet nė tru. Jeta rrjedh
si rrymė. Ka apo nuk ka jetė: njėshi apo zero.
Mėsuam tė ndajmė ndjenjat qė ishin vetėm tonat
si pasqyrimi nė ujė: sa gota, aq dhe hėna nė ujė.

QENI DI MĖ MIRĖ

Fillimisht nuk e kemi tė qartė nėse mjafton ajo
qė tepron kur bien petalet, e mė pas bėhet mani
pėrshkrimi bukurisė tepricės sė cilės s’dimė t’i shpėtojmė.
Tė bindur se rėnia domosdo shkaktohet nga diēka,
themi fajin e ka era. Fajtor do tė qe dhe asfalti i patharė
nėse qeni do t’i linte aty shenjat e putrave, fajtor do tė ishte
dhe qeni i cili shėtitjes sė rastit arriti tė linte gjurmė jetėgjatė,
me kushtin qė tė ketė rastėsi nga e cila tė mund tė
shkėpusim pėrjetėsinė. Duart i kam plot me lule e rrėnjė,
ka thėnė shitėsi i trandafilave i cili u duk si djalosh
matuf kur tha, bash si do tė thoshte shamani indian
i kam duart plot me rroba me tė cilat do tė vishet toka.
Mund tė blinim dhe tė shkonim. Mund tė blinim dhe tė mbillnim
trandafila, t’i vendosnim njė pas njė nė tė lagėsht, nė bitumin e zi
e tė jemi fajtorė qė rrėnjėt s’do tė zenė asnjėherė.
Edhe qeni di mė mirė se ne tė shenjojė kufijtė e botės sė tij.

PREKJA

Zemra e malit. Ftohur nga prekja
me shkėmbinjtė mbi tė cilėt toka
nėn dėborė ruan vetėm aq
nxehtėsi sa ėshtė e nevojshme. Frymarrja
bėhet mė e rėndė. Thundrat trokasin nėpėr
vezėn e gurėzuar njerėzore. Jeta e ruajtur mund
tė jetė e ruajtur me kusht dhe vetėm sipas rregullit
i cili deri mė tash kėtu nuk ka qenė i njohur.

Prekur gjer nė lot me formėn e cila nė fakt
nuk pėrpiqet sa duhet t’i pėrngjasė jetės siē e dimė,
megjithatė kohė pas kohe jemi tė prirur tė kėrkojmė
zemrėn e fėmijės nė syrin e gurit pėr tė cilin mendojmė
se duhet tė jetė i verdhė e i mbarsur dhe se ky
embrion i ngjan bebes sė syrit si dėshmi qė
i porsalinduri i huaj do tė na njohė dhe pranojė
ashtu si zogu nga veza pranon dhe ndjek tė parin qė sheh.

BRISHTĖSI

Merimanga ka tendosur mrekullinė e saj
ndėrmjet sythit jeshil dhe degės sė vjetėr.
E dobta dhe forta sė bashku mbajnė fijet.
Ndėrthuren me dritėn fijet dhe tani
pamja duket si pluhur nė kordonin e diellit
nė pasdite tė zakonshme vere. Por nuk ėshtė.
Rastėsia sajon botė tė vetat nė tė njėjtėn
mynyrė siē flaka pėrkund gjuhėt kaltėroshe e tė
bardha pėrreth kokės sė zjarrit. Duket e lehtė si
merimangė. Por nuk ėshtė. Natėn po ajo do pėrftohej
ndryshe: ngjashėm me njė skelet tė imėt, me krahė
tė varur, si xhindi qė ka humbur fenė
dhe vdiq siē vdesin qyqarėt. Senset i ikin
kontrollit: hyjnė pa u thelluar nė mardhėnie
dashurie, pleksen nė thurje ta tejpashme dyfish.
Brishtėsia i ngjan vdekjes: bashkon gjithēka me tė gjitha.

E TILLĖ ĖSHTĖ KOHA

Kudo qė tė shkosh pėrsėrit sesi
nė kohė dėshtimesh dhe sėmundjesh
ilaē bėhet helmi. Shiko:
ai burri atje qė kėrcen nga
dritarja e mbyllur nuk di tė heqė
dorė nė tė njėjtėn mynyrė si unė dhe
ti. Sėmundjet tona mbajnė emra
tė ndryshėm. Asgjė nuk na lidh pėrveē
dėshtimit. Ndėrsa unė numėroj tė qepurat
ti kapesh pėr thike. Ndėrsa ti prźt me teh
unė zgjas dorėn pėr kafshim. As qeni
s’e honeps dorėn e shtrirė kėshtu.
Edhe gjarpėri refuzon tė sulmojė. Ajo qė
te gjarpėri nuk ka mė ilaē pėr ne
nuk pėrbėn shkak qė ta vrasim. Nuk jemi
ne tė pashėrueshėm, e tillė ėshtė koha.