-
Shuntaro Tanikau
SHUNTARO TANIKAU
Pėrktheu: Faslli Haliti
Shuntaro Tanikau, sot poeti mė i shquar dhe mė i ēmuar, lindi nė Tokio, mė 1931. Ai ėshtė djali i filozofit tė famshėm, Tanikau Tetsuo. Qė shumė i ri e nisi shkėlqyeshėm krijimtarinė, me Vetmia e dy miliardėve vite dritė. Tanikaua u mat nė shumė fusha tė artit: nė muzikė, vizatim, imazh. Shkroi radiodrama dhe drama televizive. U impenjua, gjithashtu, nė fushėn e pėrkthimit. Kujtojmė pėrkthimin e tij, Mėma patė dhe njė pėrkthim tė tij nga Charles Shulz. Natyrisht, i orientuar drejt poezisė sė tipit perėndimor, ai e konsideron poezinė tradicionale tepėr formale dhe tė mbyllur. Qėllimi i Tankuasė: tė jetė artistikisht njė pikė takimi midis lindjes e perėndimit.
KY ĖSHTĖ SHQETĖSIMI IM
Mund tė mendohet pėr gjethet e reja jashtė dritares
apo pėr qiellin blu ose mė tutje?
Ėshtė mirė tė mendosh pėr pėrjetėsinė apo zbrazėsinė
kur je nė prag tė vdekjes?
Kur je pranė vdekjes
ėshtė e mundur tė mos mendosh pėr veten nė njė farė mėnyre?
Kur tė jemi gati pėr tu ndarė nga njė distancė kaq e madhe
ēėshtė, vallė, tė mendosh pėr dashnoren e gjallė?
Kjo ėshtė ajo qė lidhet me kujdesin tim pėr ty
Ėshtė mirė, nėse, ėshtė ajo qė unė mendoj tani?
Ėshtė mirė qė tė bėhet e vlefshme kjo rrugė
me miratimin tėnd?
KUR ZOGJTĖ U ZHDUKĖN NGA QIELLI
Ditėn qė Kafshėt u zhdukėn nga Pylli,
Pylli mbajti frymėn.
Ditėn kur Kafshėt u zhdukėn nga Pylli,
Njerėzit vazhduan tė ndėrtonin rrugė.
Ditėn kur Peshqit u zhdukėn nga Deti,
Deti rėnkoi zymtėsisht.
Ditėn kur Peshqit u zhdukėn nga Deti,
Njerėzit vazhduan tė ndėrtojnė porte.
Ditėn kur Fėmijėt u zhdukėn nga Qyteti,
Qyteti u muar mė shumė me punė.
Ditėn kur fėmijėt u zhdukėn nga Qyteti,
njerėzit vazhduan tė ndėrtonin parqe.
Ditėn kur Njerėzimi humbi veten
Gjithė njerėzit u bėnė tė ngjashėm me njeri-tjetrin.
Ditėn kur Njerėzimi humbi Personalitetin
njerėzit vazhduan tė besojnė nė tė ardhmen.
Ditėn kur Zogjtė u zhdukėn nga Qielli,
Qielli qau nė heshtje
Ditėn kur Zogjtė u zhdukėn nga Qielli,
Njerėzit pa e ditur vazhduan tė kėndonin.
DY MILIARDĖ VITE DRITĖ VETMI
Mbi globin e vogėl qenie njerėzore
flenė, ngrihen, punojnė
nganjėherė dėshirojnė tė kenė shokė nė Mars
Marsianėt mbi globin e tyre tė vogėl
nuk e di se ēbėjnė
(Mbase flenė, ēohen, punojnė?)
Ndonjėherė duan tė kenė shokė mbi Tokė.
Kjo ėshtė absolutisht e sigurt.
Gravitacion universal do tė thotė
Forcė tėrheqėse e vetmisė reciproke
Kozmosi ėshtė deformuar
Prandaj tė gjithė dėshirojnė tė kėrkojnė njeri-tjetrin.
Kozmosi zgjerohet pėrherė e mė shumė
Prandaj tė gjithė janė tė pasigurt.
Vetmisė sė dy miliardėve vite dritė
Pa dashur i bėra njė teshtimė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt