Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Nasos Vajenas

    Nasos Vajenas u lind mė 1945, nė Drama tė Greqisė. Ka botuar pėr herė tė parė mė 1974 me pėrmbledhjen poetike “Fusha e Marsit”, tė cilėn e pasuan “Biografia”, 1978; “Gjunjėt e Roksanės”, 1981; “Udhėtimet e njė joudhėtari”, 1986; “Rėnia e njė njeriu qė fluturon”, 1989; “Ode barbare”, 1992; “Rėnia e njė njeriu qė fluturon 2” 1997; “Ballada tė errėta dhe poezi tė tjera, 2001; “Stefani”, 2004; (Ēmimi kombėtar pėr poezinė) Ka botuar edhe shumė libra nė prozė. Ėshtė autor esesh tė rėndėsishme tė teorisė letrare dhe pėrkthimeve “Teshat e Deas”, 1988; “Poezi dhe pėrkthim”, 1989 dhe i studimeve mbi autorėt mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė greke bashkėkohore (mes tė cilave kujtojmė “Poeti dhe valltari, 1979, mbi poezinė e Seferit). Ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja.

    Pėrktheu Faslli Haliti


    GJENEZAT

    Nė fillim ishte fillimi:
    me pak hezitim doli prej hiēit
    nga njė mbulesė errėsire pa kohė,
    njollosur me tė kuqe,
    si pėr shembull peizazhet e Edipit.

    Dhe pastaj Sfinksi, me krahėt e mbuluar
    me diamante – ende mė parė se ujėrat
    tė rridhnin jashtė me furi –
    gjithēka qё mbetej
    e pėrgatiste me zell, ai.

    SHKĖLQENTE MOLLA

    Shkėlqente molla. Fytyra e Evės
    prej ēdo lloji skepticizmi dukej e mohuar.
    Mollėn qė e joshi me pamjen e saj,
    pa pikė turpi e kafshoi
    dhe farat pёshtyu pastaj.

    Me ankth i mblodhi Adami duke u pėrkulur,
    me gishtat tė dridhshėm, tė shkathėt:
    aroma e gjetheve pėrhapet nё erё
    ndalen lirat, kopshti zhvishet,
    mbyllen portat me poterё.

    Gjarpri buzėqesh
    Duke i regjistruar lėvizjet kudo qetёsisht,
    i palėvizshėm, kulaē nė trung i mbledhur,
    ndėrsa dallgė tė shkumėzuara tė asgjėsė
    nė kaos ishin duke u derdhur

    PĖR SUBLIMEN

    Qė prej njėqind vitesh vёshtrimi ėshtė njė pėrrallė.
    Gjithēka shihet e mbėshtjellė nė re tė tjera, tė kuqe,
    rozė, violetė ( ėshtė e mjaftueshme, s’do mend
    tė mos i marrėsh pėr zambakė apo dredhėza,
    si ai qė ėshtė fare pak inteligjent ).

    Pak mė lart nisin errėsirat
    qė Kimera i derdh pa kursim,
    ndėrsa shqiponja bren brinjёn e butė fill,
    dhe dikush kujtohet pėr pėshtjellimin
    midis asaj qė ėshtė e pėrjetshme e mė pak e tillė.

    Mė josh sublimja, mė nxit lartėsia,
    ku asgjė s’ėshtė absurde nga natyra,
    gati si tė ish zhdukur nė puhi
    shkrepi i hirtё, ku trishtimi
    kundėrmon si mollė e papjekur tani.

    BALADA E TĖ DASHURIT TĖ PASIGURT

    Tė shkruash emrin tėnd mbi xhamat e veshur,
    tė presėsh nė stacionet ku ke pritur me orė tė tėra,
    s’japin as dhimbje as gёzim kёto gjёra.

    Tingull i kaltėr, atavik, ermim shumė i fortė,
    zėri yt xixėllon si lot engjёlli.
    Por dashuria ime ėshtė dashuri Otellosh sot.

    Dhe kur mė nxit dhe kur mė vė nė gjumė,
    rrėqethem dhe madje shoh njё Jago.
    I them vetes: lidhi jambet me spango.

    Poezitė janė lule tepėr tė brishta,
    tė ushqyera nga trishtimi qė pėrkon.
    Dhe nёse zemёrimi grumbullohet, i copėton.

    MONOLOG I BRENDSHĖM
    I STEFAN MARXOKOSIT


    Gjithė natėn unė pi birrė tė artё.
    Mė mbėshtjell njė errėsirė violetė, e tёrbuar
    Mbi mur ėshtė shkruar: “Fat”.
    Dashuria ime s’ishte e paktė ose e shuar.
    po tė isha plot romantizėm-
    qё tё tё doja, do tё ish paralogjizėm.

    Nga ana tjetėr hėna mė frenon
    (atė “frymėzim tė argjendtė tė heshtjes”).
    Mė shkurajon disku i saj aq i plotė.
    Mė matet dhe zbulohet papėrsosmёria.
    Nė mesnatė, nė agim, pa pushim,
    mbyt njė tjetėr prej ndjenjave tė mia.

    Zbardh dita dhe mė gjen tė mbytur
    nė njė det gabimesh midis mė tё marrёve.
    Dhe mėllagat, akaciet dhe krizantemat
    kanė hyrė nė mbretėrinė e sė shkuarės.
    Nuk ka mė aromė kopshti im,
    Por vetėm barishte tė zeza ose gri - tym.

    Dhe mbrėmja bie lehtė pёrsёri
    me njė ritėm tė padėgjuar, pa kohė.
    Ja breshėr, mjegull, borė dhe shi
    pėr tė korruptuar qiellin me argjend.
    U krodha nė kaltėrsinė e syve tė tu:
    stuhitė e mia do tė shpėrthejnė nё vend.

    BALADĖ E ERRĖT

    Edhe nėse tė pafundmė e kam durimin
    edhe toleranca ime ėshtė e pafundme sigurisht,
    mė ka mėrzitur morali i lirė;
    brunet me gjinj artificialė, biondet,
    autot e tė pasurve pa ēati,
    stimujt, mallrat, okazionet.

    Mė trishtojnė mendimet e larta dhe bajate
    tė atij qė peshkon folje tė vijetruara,
    dhe fisnikėria e turbullt
    qė pėshtjellon gjithēka ndryshe mirёfilli
    dhe shkon pėrtej faktesh elementare qė (logjikisht)
    dallojnė prushin nga thėngjilli.

    Kam neveri pёr atё qė kthehet shёndoshё e mirё
    dhe e shndritshme, jo vetėm tё hapit tё parė
    tė bukurisė sė ngjyrosur qė s’e merr.
    I kam zili heronjtė e legjendёs.
    E dinė qė do tė vdesin dhe kėmbėngulin,
    viktima tė jashtėzakonshme tė ekzistencės.

    Shpirti im, shkunde gjumin nga sytё,
    hidhi tutje rrobat e Narcisit.
    Ēohu nga fundi i kolltukut tėnd,
    drejtohu nė syrin e njё cikloni tё pritur:
    brenda nė zemėr tė errėsirės, pafundėsia
    tė pret si ēmim, i shndritshėm, i venitur.

    BALADA E NJĖ NĖNTORI

    Ndonėse, padyshim ėshtė i trishtuar
    fundi i njė dashurie,
    megjithatė ėshtė pėrherė edhe njė ēlirim:
    sė bashku me trishtimin qė tė jep, besoj
    shoqėrohet me bindjen e patundur
    qė nė fund tė fundit s’do tė tė mungojė.

    Diēka e veēantė ekziston pёrherё
    qė pilulėn e praron:
    ndonjė varg nėn dritėn hėnore,
    shija e kripės, njё varkё.
    Dhe me pak fat,
    gjen diēka edhe mė tё veēantё:

    dy gjunjė tė hollė dhe tė rreshkur,
    njė zė qė djeg
    dhe njė gji qė lejon tė kafshohet.
    Ē’ėshtė dashuria nė esencė?
    Njė ėmbėlsirė qė normalisht
    pėrgatitet me tė njėjtёt ingredientė.

    DHIMBJET E TĖ RIUT GETE

    Ndėrsa vrapoja pas njė komete
    u pengova dhe hunda filloi tė mė rridhte gjak.
    Por duke ngjitur Olimpin, qėllimi im,
    harrova tė notoj ndёrkaq.

    Pra, s’paguaj ca gjėra njerėzore,
    u ktheva me kambana gjėmuese.
    Dhe i zhytur i tėri nė mendime romantike
    humba dalėngadalė gjėrat e rėndėsishme.

    Tani jam kėtu qė tė prek me gishta
    boshin, mes tė boshit tė shkretirės sime, kumit.
    Duke parė veten nė pasqyrė, shoh Vertherin
    (jetim, u zbardh prej plagės sė fundit)

    BALADĖ E NJĖ STINE TĖ PAKRYER

    Flakėt mund tė djegin violinėn,
    por nuk prekin ngjyrėn dhe gjysmėngjyrėn.
    Duke tė menduar ty, ndihem i ēuditur,
    si herėn e parė ( njė mėngjes tė turbullt )
    kur nė fakultet tė pashė nga afėr.

    Ti vishje njė fustan ngjyrė vaji
    dhe vėthė violetė ametisti.
    M’u duk sikur tė kisha parė kaherё
    nėn njė degė plot burbuqe,
    mbase mes algave nė njė humnerё ?

    Ishe njė portret, pikturuar nga njė Flaming,
    me njė Rrugė tė Shenjtė nė sfond,
    dhe jo nė plan tė parė dhe nė borde shatėrvanėt varg,
    (kėtu fjalėt shtrėngohen njė nga njė;
    hyjnor – dhe njė zė shqiponjash larg...).

    Ike, siē ikin dallėndyshet
    qė tė ēiftohen nė kontinente tė tjera.
    Tani nė mes tė oqeanit tė thellė tё mundin,
    jo me trup porse me mend
    pėrpiqem mė kot tė prek fundin.

    EPILOG

    Dhe pa tjetėr ka gjithmonė njė akt tė fundit,
    njė fakt ekstrem, njė gjest pėrfundimtar
    dhe mėson dialektikėn menjėherė.
    Nė shpirt ka prush tė lagėsht,
    qė si duket, s’do tė flakėrojė asnjёherё.

    Dhe pastaj ka fjalė ekstreme
    -por jo thėnie tė tё pavdekshmėve, tё Mėdhenj:
    fraza tė zakonshme, pohime, skena,
    si ”mė jep njė cigare” kёtu,
    ” do tė tё josh ” , ”po kaloja dhe u ngjita,”
    ”hajt, shtrėngoi dhėmbėt”, ”s’mė pėlqen kėshtu”.

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, dhjetor 2009)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •