Pėrktheu Faslli Haliti

RIPARIMI I MURIT*

Ka diēka qė nuk e duron njė mur,
dhe poshtė atij i futen si pykė plisa tė fryrė nga ngrica
dhe nė diell bėn tė bien gurė mė tė lartė
dhe zgjerohet e ēara nė tė cilėn mund tė kalojnė dy vetė.
Dėmtimet e tjera u pėrkasin gjuetarėve:
unė jam treguar i kujdesshėm dhe kam bėrė rregullime
aty s’kishin mbetur mė gur mbi gur,
por qė i kishin vendosur
pėr tė nxjerrė lepurin nga strofulla pėr tė kėnaqur qentė’
Jo, fjalėn e kam pėr tė ēarat e murit
qė askush s’i ka parė e dėgjuar tė hapen,
por qė nė pranverė duhen riparuar.
Lajmėroj fqinjin pėrtej kodrės
dhe njė ditė takohemi pėr tė kapėrcejmė kufirin,
e tė ribėjnė murin.
Ndjekim sė bashku murin e ndėrsa shkojmė,
secili me gurėt qė kanė rėnė nė pjesėn murale tė tyre.
Disa nga gurėt janė si bukė dhe disa aq tė rrumbullakėt,
sa pėr t’i vendosur sipėr njėri-tjetrit, pėrsėrisim namatisje.
«Rri aty ku je, deri sa tė mos kthehemi nga ana tjetėr»
Pėr t’i vendosur mirė, copėtojmė gishtat e dorės.
Oh, ėshtė vetėm njė lloj tjetėr loje kjo nė ajėr tė pastėr,
njė nė secilėn anė. Ose vetėm paksa mė shumė:
ku muri ėshtė njė mur qė nuk na vlen:
ai ėshtė i gjithi pishnajė dhe unė kopsht frutor mollėsh.
Pemėt e mia s’do ta kapėrcejnė kurrė kufirin
pėr tė ngrėnė boēet e tij, ia them.
Dhe ai: «Kufijtė e mirė bėjnė fqinjė tė mirė»
Ē’mėrzi ėshtė pėr mua pranvera, kėrkoj
ta bėj tė kuptojė: "Por pse
bėjnė fqinjė tė mirė? Mbase ku
janė lopėt, por kėtu s’ka mė asnjė prej tyre.
Para se tė bėj njė mur do tė duhet tė pyes veten
pėr atė qė mendoj tė riparoj ose tė pėrjashtoj,
dhe kujt t’i sjell dėm.
Ka diēka qė s’e duron dot njė mur,
qė e do tė rrėzuar atė. "Do tė mundja t’i them: "Elfėt"
por pėr elfėt nuk bėhet fjalė, dhe pastaj
do pėlqej ta thosha, ai. Ja kėtu atje
mban njė gur tė shtrėnguar fort
nė secilėn dorė si njė egėrshanė
i epokės sė gurit, i armatosur. Lėviz,
nė sytė e mi, nė njė errėsirė qė nuk ėshtė
vetėm e pyllit apo e hijes sė pemėve.
Nuk do tė shkojė mė tej se thėnia e babait tė tij,
i kėnaqur qė e rigjeti dhe tė thotė ende:
«kufij tė mirė bėjnė fqinjė tė mirė».

* Muri pėr tė cilin flitet nė kėtė poezi, nuk ka asnjė vlerė praktike, megjithatė fqinji e mban atė, e ndreq atė ēdo pranverė, tregon se quan njė shenjė tė domosdoshme tė pronės sė tij mbi tokėn. Muri i krijon bezdi poetit: i duket sikur ai fyen vetė natyrėn e cila nė sytė e tij ėshtė vend i hapur, forcė jete, superiore ndaj llogaritjeve dhe ambicieve pėr zotėrimin e njerėzve. Si mundet qė njė njeri tė rrethohet nga njė mur, si gjė e tija nga ai qė zgjat mė shumė se ai vetė“ Pikėnisja e poezisė mund tė ketė qenė njė pėrvojė personale e Robert Frostit i cili shpesh u largua nga qyteti pėr tė jetuar nė fshat dhe t’i pėrkushtohej bujqėsisė.

RRUGA QĖ NUK ZGJODHA

Dy rrugė degėzoheshin nė njė pyll tė verdhė
e mė vinte keq tė mos i ndiqja tė dyja
e meqė isha udhėtar i vetėm, mbeta gjatė
duke parė njėrėn prej tyre sa munda

Pastaj mora tjetrėn, pse ishte po aq e bukur,
dhe kishte, mbase, pamjen mė tė mirė,
sepse kishte me bar dhe mė pak e rrahur;
edhe pse kalimi i kish bėrė ato
pothuaj, tė dyja tė ngjashme

dhe atė mėngjes tė dyja ishin aty aty tė njėjta aty
me gjethe qė asnjė hap s’i kishte njollosur.
Oh, e lashė mėnjanė, tė parėn, pėr njė ditė tjetėr!
Dhe duke ditur se njėra rrugė ēon nė njė tjetėr,
Dyshoja, se a do tė kthehesha prapa,vallė.

Do ta tregoj me njė psherėtimė
diku aty pas vitesh dhe vitesh:
dy rrugė degėzoheshin nė njė pyll dhe unė-
unė mora atė mė pak tė rrahurėn,
dhe kjo bėri gjithė dallimin.

FAMILJA E TRĖNDAFILIT

Trėndafil ėshtė njė trėndafil,
Dhe ka qenė gjithmonė njė trėndafil.
Por, teoria tani ėshtė tjetėr
Njė mollė mund tė jetė njė trėndafil,
Edhe njė dardhė, dhe kėshtu
Njė kumbull mendoj.
S’i dihet
Ē’do tė jetė trėndafili i ardhshėm;
Ti sigurisht je njė trėndafil-
Dhe gjithmonė ke qenė e tillė.

KULLOTA

Dal pėr tė pastruar burimin nė kullotė;
do tė ndalem vetėm qė tė fshij gjethet
(e mbase do tė pres gjersa uji tė kullohet);
nuk do tė rri shumė. Eja dhe ti.

Dal qė tė kthej viēin e vogėl mbrapsht
qė qėndron afėr s’ėmės. Ėshtė kaq i njomė,
ai dridhet kur e ėma e lėpin me gjuhė.
Nuk do e nuk rri shumė. Eja dhe ti.

DUKE U NDALUR PRANĖ NJĖ PYLLI
NJĖ MBRĖMJE ME DĖBORĖ


I kujt tė jetė pylli qė mendoj se di pėr tė.
Por shtėpia e tij ėshtė nė fshat: kėshtu qė
Ai nuk e shikon qė unė ndalem kėtu
Qė tė shoh pyllin e tij mbuluar me borė.

Ai do ta gjejė tė huaj kalin tim
Tė ndalet pa njė shtėpi pranė
Midis pyllit dhe liqenit tė ngrirė
Nė mbrėmjen mė tė errėt tė vitit.

I jep njė tundje ziles sė tij
Pėr tė pyetur nėse ka ndonjė gabim;
I vetmi tingull tjetėr ėshtė fėshfėritja
E erės sė lehtė, e flokėve tė butė tė borės.

I bukur ėshtė pylli, i errėt dhe i thellė,
Por unė kam premtuar tė mos tradhtoj,
Milje duhet tė bėj para se tė bie tė fle,
Milje duhet tė bėj para se tė bie tė fle.