Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Edoardo Sanguineti

    EDOARDO SANGUINETI


    U lind nė Genova nė 9 dhjetor tė vitit 1930. Shkrimtar, poet, dramaturg dhe kritik italian. Nė moshėn tre vjeēe familja e tij transferohet nė Torino, ku kaloi fėmijėrinė dhe rininė. Nė 1968 shkon me punė pranė Universitetit te Salernos dhe nė 1974 kthehet nė Genova, pranė Universitetit tė Gjenovės si docent i letėrsisė italiane, post qė e mban deri nė 2000. Eksponent i rėndėsishėm i avangardės sė re dhe i “Grupit 63, ėshtė autor poezish, ku, rrjedhshmėria e tė shprehurit (e arritur nėpėrmjet njė pėrzierje formash gjuhėsore nga mė tė ndryshmet), ka ndėrmend tė marrė rolin e njė regjistruesi tė krizės historike tė ideologjisė borgjeze, politike dhe letrare: “Laborintus” (1956), “Triperuno” (1964), “WirrWarr” (1972), “Postkarten” (1978).

    Pėrktheu poezitė nga italishtja
    Ben Meēe
    Bolonjė


    IDENTIKIT

    autoprodhohem, i brishtė, klonohem,
    shkėpus veten nga vetja, dhe vetes i jepem:

    autodixhitalizohem, ologramatik,
    duke u pėrsėritur nė gjithēka, i shkathėt e praktik:

    automaskohem, dhe tepėr plastikisht,
    mbėshtjell trupin tim nė njė beze, mendjen time gjithashtu:

    autoregjistrohem, tashmė, po u ikonizova,
    i kromoshifruar nė spektėr – dhe ironizohem.

    RADIOSONET

    libri im je ti, imja dashuri e vjetėr:
    ti kam lexuar vertebrat, lėkurėn
    e pulseve tė tu: kam pėrkthyer edhe zhurmėzėn
    e gojėhapjeve tė tua nga gjumi: nė sqetullat e tua

    kam regjistruar miniditarin tim: ngrohtėsia
    e kėrthizės tėnde ėshtė njė pėrmbledhje enciklopedike jotja: nėpėr
    ksilografitė e rrudhave tė tua ėshtė zemra
    e alfabetėve tė tu tė shumtė: gjinjve

    tė kapitujve tė tu tė shkurtėr u kam besuar,
    biblėn time, dedikimet e mia patetike:
    kėtė sonet tė vetėm, e kam kopjuar

    nga gryka jote, tani: dhe kam dėshifruar
    vaginėn tėnde, arteriet e tua hermetike,
    gishtat e tu tregues, lėngun e hidhur tė stomakut tėnd, frymėmarrjen tėnde.

    ***

    ky ėshtė maēoku me ēizme, kjo ėshtė paqja e Barcelonės
    ndėrmjet Karlos V dhe Klementit VII, ėshtė lokomotiva, ėshtė pjeshka
    e lulėzuar, ėshtė kali i detit: po nėse kthen fletėn, Aleksandėr,
    shikon paranė:

    kėta janė satelitėt e Mėrkurit, kjo ėshtė Autostrada
    e Diellit, ėshtė dėrrasa e zezė e ndarė nė kuadrate, ėshtė vėllimi i parė i Poetae
    Latini Aevi Carolini, janė kėpucėt, janė gėnjeshtrat, ėshtė Shkolla e Athinės, ėshtė gjalpi,
    ėshtė njė kartolinė qė mė ka ardhur sot nga Finlanda, ėshtė muskuli pėrtypės,
    ėshtė tė lindurit: po nėse kthen fletėn, Aleksandėr, shikon
    paranė:
    dhe kjo ėshtė paraja,
    dhe kėta janė gjeneralėt me mitrolozėt e tyre, dhe janė varrezat
    me varret e tyre, dhe janė arkat e kursimit me kasetat e tyre
    tė sigurimit, dhe janė librat e historisė me historitė e tyre:
    po nėse kthen fletėn, Aleksandėr, nuk sheh asgjė:

    ***

    qaj qaj, tė tė blej njė shpatė tė gjatė plastike blu,
    (njė frigorifer
    Bosc nė miniaturė, njė arkėz kursimi prej balte, njė fletore
    me trembėdhjetė viza, njė aksion tė Montekatinit:
    (qaj qaj, tė tė blej njė kundragaz tė vogėl, njė flakon shurupi shplodhės,
    njė robot, njė katekizėm me figura me ngjyra, njė hartė
    (gjeografike me flamurza fitimtare:
    qaj qaj, tė tė blej njė balenė tė madhe
    prej gome, njė pemė tė Vitit tė Ri, njė pirat me njė kėmbė
    prej druri, njė biēak me hapje-mbyllje, njė copėz tė bukur tė njė tė bukure
    bombe dore:
    [qaj qaj, tė tė blej gjithato pullė poste
    tė Algjerisė franceze, gjithato lėngje frutash, gjithato koka druri,
    gjithato koka arapėsh, gjithato koka tė vdekurish:
    [oh qesh qesh, tė tė blej
    njė vėlla tė vogėl: qė tė thėrrasėsh nė emėr: qė ti ta thėrrasėsh
    Mikel.

    NĖ TY FLINTE SI NJĖ TUMOR I THATĖ …

    nė ty flinte si njė tumor i thatė, si njė
    (kėrpushė e dobėt, njė ėndėrr;
    tani shkel zhavorrin, tani shkund hijen e vet, tani
    kėlthet
    pėrtypet, pėrmier, pasi kishte pritur ngaherė shijen
    e kamomilit, temperaturėn e lepurit, zhurmėn
    (e breshėrit,

    formėn e ēatisė, ngjyrėn e kashtės:
    pa shpėtim koha
    ishte drejtuar drejt ditėve tė saj; toka ofron pamje
    (konfuze;
    do mund tė njohė dhinė, fshatarin, topin e luftės?

    jo kėto gėrshėrė shpresonte me tė vėrtetė, jo kėtė dardhė,
    kur dridhej nė atė thesin tėnd prej membranash tė patejdukshme.

    ***

    mbėrtheje kėtė mėrkur, kėtė mishdhembi tė ftohtė, kėtė mjaltė, kėtė sferė
    xhami tė thatė; mate me kujdes kokėn e tonit
    fėmijė dhe mos e prek tani kėmbėn e tij
    tė paperceptueshme:
    nė thithat e gjinjve tė tu duhet tani tė konvertosh
    njė kontinent tė zgjatur llampash, frymėmarrjen preokupuese tė kopshteve
    kritike, dembelet balena tė barkut, luleortikat
    dhe verėn, tė ardhurit pėr tė vjellė dhe ndryshkun;
    sepse ēdo rrugė shumė shpejt
    do te dojė t’i dalė pėrpara, njė ėrnie kėrthizore t’i pėrcaktojė
    profilin e tij tė tymtė, ndonjė hipopotam t’i japė
    dhėmbėt e tij prej zbokthi e fosfori tė zi:
    evito erėn,
    vendet me shumė njerėz, lodėrtaret, insektet;
    dhe gjashtėmuajsh ai do mund tė dyfishojė peshėn, tė shohė rosėn,
    tė shtrėngojė pėrparėsen, tė asistojė gjatė rėnies sė peshave;
    shkėpute pra nga jeta e tij e algave dhe e globulave, e nyjeve tė vogla,
    e organeve tė pavendosura:
    ulėrima e tij do pushtojė plagėt e tua tė lėngshme
    dhe sytė oblik prej gjalpi do korrigjojnė kėta shekuj pa emėr.

    ***

    u kam treguar fėmijėve tė mi qė babai im ka qenė njeri i jashtėzakonshėm: (mund
    t’ia thonė, pra, kujtdo, po tė duan, mė vonė): dhe qė, tė gjithė
    njerėzit janė tė jashtėzakonshėm:
    dhe qė nga njė njeri mbijetojnė, ku ta di,
    dhjetė fjali, ndoshta (duke mbledhur bashkė: tabiatet,
    thėniet qė kujtohen, gafat):
    dhe kėta janė rastet me fat:

    ***

    sytė e mi janė djegur brėnda syve tė tu, brėnda kutive tė tua: janė djegur
    si merimanga tė djegura, si gazeta, si ditė:
    sytė e mi si bimėt e fierit
    dhe tė kashtės, e tė frymės: qė janė djegur si duar tė djegura, si xhama
    tė djegur, si ēibukė:
    sytė e mi qė janė djegur si sytė qė janė gojė:
    qė kėndojnė: e tė kėndojnė kėtė kėngėz, nė kėtė repart special, tė spitalit Shėn Martin:

    ***

    poezia ėshtė akoma e praktikueshme, ėshtė probabėl: unė e praktikoj, e shikon,
    nė ēdo rast, praktikisht kėshtu:
    me kėtė poezi shumė tė zakonshme (dhe shumė
    prej tė zakonshmi, tamam) dhe kjo poezi shumė e pėrditshme (dhe shumė gazetareske,
    gjithashtu, po tė duash) ėshtė mė e qartė, mė nė fund, se ai artikulli i Fortinit qė flet
    pėr qartėsinė e artikujve tė gazetave, po ke parė “Korrierin” e datės 11,
    tė tė hėnės, dhe qė ka pėr titull, pikėrisht, “pėrse ėshtė e vėshtirė tė shkruash qartė, (e qė
    thotė bile, ah, se qartėsia ėshtė si virgjėria dhe rinia): (dhe qe
    duhet ta humbasėsh, duket, pėr ta gjetur): (dhe qė unė them, shiko, se ėshtė shumė mė mirė
    ti humbasėsh se ti gjesh, tek e fundit):
    sepse unė ėndėrroj tė fundosem me kokė mė parė,
    tashmė, brenda njė anonimi absolut (sot qė kam humbur gjithshka, pothuajse): (dhe
    kjo do tė thotė, besoj, nė thellėsi, qė unė ėndėrroj absolutisht tė vdes,
    kėtė here, e di) :
    sot stili im ėshtė tė mos kem stil:

    ***

    tani konsumon nė gishtin e tij tė madh rripin e ēorapes dhe dollapin:
    hunda e tij ėshtė pėllumb;
    pupila e tij ėshtė zar;
    nduk tashmė nė kėmbėn tėnde karrocėn dhe sedanin:
    nuk reziston xhami, nuk reziston nastrua;
    qielli ėshtė lėkura e tij e butė;
    po nė fortėsinė e kockave tė tij e befasojmė sė ekzistuari,
    dhe shohim lėkurė mbi thonj tė rritet vdekja jonė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •