Përshëndetje Uriel,
para pak castesh u kujtova të kthehesha pak nga kjo lagja e Forumit Shqiptar të shihja mos ka shkruar dikush nga miqtë dhe për habi mezi e gjeta, se e kishe mbyllur. Edhe u gëzova edhe s'u ndejva mirë. U gëzova se doli kush është ai që po i mbyll temat tinëzisht, por s'u ndjeva mirë që s'arrita për t'u kthyer përgjigje miqve të mi.
e lexova edhe mesazhin tënd:
Sa përgjigje e kulturuar, mor aman!Nuk ka vend për drama në këtë mes. Askush nuk të mban me zor në forum; aktivizimi është i lirë, siç është dhe largimi pa shumë ceremoni. Mos vallë pret respektimin e ndonjë protokolli zyrtar për përcjellje? Edhe ky lloj prototipi, që është i ndërgjegjshëm dhe pranon ekzistencën e 700 nofkave, i kishte munguar forumit. Ka ngelur të hapet nofkë për çdo gjëndje emocionale dhe të përdoret në ditë të ndryshme të javës, të cilave do i dedikohet përsëri nga një nofkë për përdorim të ndryshëm, si Fillimjava stresuese, Mesjava e lodhshme, Fundi i 15 ditshit etj, etj.
Po qenkam bërë për rekord guinnnesi mos Uriel dhe s'e paskam ditur. 700 nofka!!! Do jem shqiptari i parë në librin e guinnesit, - thashë me vete. Po ku të lë shqiptari të ecësh përpara: 699 m'i ke fshirë, o Uriel.
Shaka ishte. Ti mos u zemëro, se nesër na vjen Fundjava Gazmore dhe aty do kënaqemi ashtu siç u kënaqem javën e kaluar. O, më fal. Ti s'do që tjetri të kënaqet dhe pikëisht kjo Fundjava Gazore u bë shkas që të vijë puna deri këtu. Dhe e pata sqaruar fare mirë, o Uriel djali pse e kam hapur atë temë. Të kënaqeshim pra. Dhe u kënaqem.... Nejse...
Pytje konkrete: Çka po të pengojnë 4 nofkat e mia ty dhe bashkëmendimatrëve tu? Kam treguar edhe për nofkat e mia pse i kam.
Një këshillë ( nëse e pranon ti dhe bashkëmendimtarët tu) nga përvoja ime: Besoj e di, por po ta rikujtoj. Edhe unë jam një redaktor, bile kryeredaktor i një radioje të dëgjuar. ( verifikoje vizitueshmërinë dhe dëgjueshmërinë e saj. Kemi më shumë dëgjues se Radio Kosova dhe Radio Dukagjini. Këtë e kam shikuar për kuriozitet). Asnjëherë nuk ua kam fshirë postimet dëgjuesve edhe nëse na kanë sharë ( sepse ka kësi spurdhjakesh gjithandej, ose ziliqarë që i pengon suksesi i dikujt ). Kanë qenë dëgjuesit e tjerë që ia kanë dhënë pëgjigjen adekuate. Po ta them edhe këtë: kurrë nuk e kam përdorur dikë si vegël që t'i përgjigjet dikujt tjetër për të më mbrojtur mua, por asnjëherë në jetë nuk jam bërë vegël e dikujt për t asharë tjerin. Nëse e kam sharë dikë e kam sharë nga bindja ime.
auuuuuuu. e paskam zgjatur tepër, por llafi llafin po e nxjerr, kur thotë fjala.
P.S. Nëse je burrë hiqja "bllombën" asaj temës tjetër dhe lëri lexuesit të shkruajnë. I ka kakluar koha censurës e inatcillëkut!
Krijoni Kontakt