Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Uriel! Po ti qenke ai që i mbyllke temat fshehurazi,ë?!!!

    Përshëndetje Uriel,
    para pak castesh u kujtova të kthehesha pak nga kjo lagja e Forumit Shqiptar të shihja mos ka shkruar dikush nga miqtë dhe për habi mezi e gjeta, se e kishe mbyllur. Edhe u gëzova edhe s'u ndejva mirë. U gëzova se doli kush është ai që po i mbyll temat tinëzisht, por s'u ndjeva mirë që s'arrita për t'u kthyer përgjigje miqve të mi.

    e lexova edhe mesazhin tënd:

    Nuk ka vend për drama në këtë mes. Askush nuk të mban me zor në forum; aktivizimi është i lirë, siç është dhe largimi pa shumë ceremoni. Mos vallë pret respektimin e ndonjë protokolli zyrtar për përcjellje? Edhe ky lloj prototipi, që është i ndërgjegjshëm dhe pranon ekzistencën e 700 nofkave, i kishte munguar forumit. Ka ngelur të hapet nofkë për çdo gjëndje emocionale dhe të përdoret në ditë të ndryshme të javës, të cilave do i dedikohet përsëri nga një nofkë për përdorim të ndryshëm, si Fillimjava stresuese, Mesjava e lodhshme, Fundi i 15 ditshit etj, etj.
    Sa përgjigje e kulturuar, mor aman!

    Po qenkam bërë për rekord guinnnesi mos Uriel dhe s'e paskam ditur. 700 nofka!!! Do jem shqiptari i parë në librin e guinnesit, - thashë me vete. Po ku të lë shqiptari të ecësh përpara: 699 m'i ke fshirë, o Uriel.

    Shaka ishte. Ti mos u zemëro, se nesër na vjen Fundjava Gazmore dhe aty do kënaqemi ashtu siç u kënaqem javën e kaluar. O, më fal. Ti s'do që tjetri të kënaqet dhe pikëisht kjo Fundjava Gazore u bë shkas që të vijë puna deri këtu. Dhe e pata sqaruar fare mirë, o Uriel djali pse e kam hapur atë temë. Të kënaqeshim pra. Dhe u kënaqem.... Nejse...

    Pytje konkrete: Çka po të pengojnë 4 nofkat e mia ty dhe bashkëmendimatrëve tu? Kam treguar edhe për nofkat e mia pse i kam.

    Një këshillë ( nëse e pranon ti dhe bashkëmendimtarët tu) nga përvoja ime: Besoj e di, por po ta rikujtoj. Edhe unë jam një redaktor, bile kryeredaktor i një radioje të dëgjuar. ( verifikoje vizitueshmërinë dhe dëgjueshmërinë e saj. Kemi më shumë dëgjues se Radio Kosova dhe Radio Dukagjini. Këtë e kam shikuar për kuriozitet). Asnjëherë nuk ua kam fshirë postimet dëgjuesve edhe nëse na kanë sharë ( sepse ka kësi spurdhjakesh gjithandej, ose ziliqarë që i pengon suksesi i dikujt ). Kanë qenë dëgjuesit e tjerë që ia kanë dhënë pëgjigjen adekuate. Po ta them edhe këtë: kurrë nuk e kam përdorur dikë si vegël që t'i përgjigjet dikujt tjetër për të më mbrojtur mua, por asnjëherë në jetë nuk jam bërë vegël e dikujt për t asharë tjerin. Nëse e kam sharë dikë e kam sharë nga bindja ime.

    auuuuuuu. e paskam zgjatur tepër, por llafi llafin po e nxjerr, kur thotë fjala.

    P.S. Nëse je burrë hiqja "bllombën" asaj temës tjetër dhe lëri lexuesit të shkruajnë. I ka kakluar koha censurës e inatcillëkut!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 29-08-2012 më 21:47
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ore zoteri po pse me 4 nick ti?
    Kerkon te tallesh me antaret e tjere duke perdorur nicke te ndryshem?
    A nuk e dike ti se nuk eshte i lejueshem perdorimi i me teper se 1 nicku nga nje person?
    Pffff dhe vjen e hiqesh si i persekutuar nderkohe qe ke tallur dhe persekutuar me nicke te ndryshem krejt forumin.
    Kjo nuk e ka emrin demokraci sic kerkon ta quash por anarshi, apo abuzim dhe kushdo moderator e ka per detyre qe ti perjashtoje anetaret me me teper se nje nick pas nje paralajmerimi.
    Nuk e paske lexuar kaq vite rregulloren e forumit shqiptar?
    Mund te jesh shume i suksesshem ne punen tende dhe as qe e dyshoj.
    Mund te jesh zoteri i nderuar ne jeten tende reale dhe as qe e diskutoj kete.
    Por prezenca e 4 nickeve ne te njejtin forum nuk eshte aspak serioze nga ana juaj dhe kjo nuk ju nderon ketu.
    Mbec me shendet o rekordmeni i nicknameve te forumit.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Ta thashe dhe tek tema tjeter Adem je bere personazhi me qesharak i forumit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nuk lejohet të kesh shumë nofka me një IP, por jo me IP të ndryshme. Duket se Adem Gashi ka lidhje të ndryshme interneti në punë dhe në shtëpi. Mua nuk më duket ndonjë gjë e keqe, se fundja ai nuk fshihet pas nofkave, por tregon se kush është.

    Adem Gashi është ndër anëtarët më të kulturuar të këtij forumi. Asnjëherë nuk e kam parë të shajë ose fyejë dikë, bile edhe kur e fyejnë, u shmanget. Adem Gashit i duhej dhënë posti i moderatorit, por fatkeqësisht ai nuk është tifoz i Berishës dhe i Janullaqit.

  5. #5
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Bato.

    Se nuk shan apo nuk ofendon nuk do te thote te behesh moderator me patjeter. Une qe jam tifoz i Berishes duhet te jem moderator sipas teje ?

    Perderisa ka nje rregullore te shkruar ne forum,atehere duhet te zbatohet nga te gjithe dhe nje anetar i forumit qe posedon me shume se nje nick name ne forum do te thote qe nuk ka zbatuar rregulloren e forumit.

  6. #6
    T'kishin me e mbyll ate nenforumin Lojra dhe Rebuse

    100.000 postime me the te thash hahaha e hihihi

    Tralala me bishta prasi ngarko kot forumin
    Revolution 1848

  7. #7
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje Uriel,
    para pak castesh u kujtova të kthehesha pak nga kjo lagja e Forumit Shqiptar të shihja mos ka shkruar dikush nga miqtë dhe për habi mezi e gjeta, se e kishe mbyllur. Edhe u gëzova edhe s'u ndejva mirë. U gëzova se doli kush është ai që po i mbyll temat tinëzisht, por s'u ndjeva mirë që s'arrita për t'u kthyer përgjigje miqve të mi.

    e lexova edhe mesazhin tënd:


    Sa përgjigje e kulturuar, mor aman!

    Po qenkam bërë për rekord guinnnesi mos Uriel dhe s'e paskam ditur. 700 nofka!!! Do jem shqiptari i parë në librin e guinnesit, - thashë me vete. Po ku të lë shqiptari të ecësh përpara: 699 m'i ke fshirë, o Uriel.

    Shaka ishte. Ti mos u zemëro, se nesër na vjen Fundjava Gazmore dhe aty do kënaqemi ashtu siç u kënaqem javën e kaluar. O, më fal. Ti s'do që tjetri të kënaqet dhe pikëisht kjo Fundjava Gazore u bë shkas që të vijë puna deri këtu. Dhe e pata sqaruar fare mirë, o Uriel djali pse e kam hapur atë temë. Të kënaqeshim pra. Dhe u kënaqem.... Nejse...

    Pytje konkrete: Çka po të pengojnë 4 nofkat e mia ty dhe bashkëmendimatrëve tu? Kam treguar edhe për nofkat e mia pse i kam.

    Një këshillë ( nëse e pranon ti dhe bashkëmendimtarët tu) nga përvoja ime: Besoj e di, por po ta rikujtoj. Edhe unë jam një redaktor, bile kryeredaktor i një radioje të dëgjuar. ( verifikoje vizitueshmërinë dhe dëgjueshmërinë e saj. Kemi më shumë dëgjues se Radio Kosova dhe Radio Dukagjini. Këtë e kam shikuar për kuriozitet). Asnjëherë nuk ua kam fshirë postimet dëgjuesve edhe nëse na kanë sharë ( sepse ka kësi spurdhjakesh gjithandej, ose ziliqarë që i pengon suksesi i dikujt ). Kanë qenë dëgjuesit e tjerë që ia kanë dhënë pëgjigjen adekuate. Po ta them edhe këtë: kurrë nuk e kam përdorur dikë si vegël që t'i përgjigjet dikujt tjetër për të më mbrojtur mua, por asnjëherë në jetë nuk jam bërë vegël e dikujt për t asharë tjerin. Nëse e kam sharë dikë e kam sharë nga bindja ime.

    auuuuuuu. e paskam zgjatur tepër, por llafi llafin po e nxjerr, kur thotë fjala.

    P.S. Nëse je burrë hiqja "bllombën" asaj temës tjetër dhe lëri lexuesit të shkruajnë. I ka kakluar koha censurës e inatcillëkut!
    Ti duhet të vuash se s'bën nga deliri madhështisë ose nga ndonjë ç'rregullim personaliteti, që kërkon vëmendje në çdo situatë e për tu vetviktimizuar, edhe nga ato më qesharaket e mundshme. Fute thellë në kokë që shumëfishimi i nofkave nuk lejohet në forum; është kundër rregullores, siç është gjithashtu kundër rregullores replika pa fund pas një vendimi moderues. Askush nuk e ka për detyrë të merret me ç'rregullimet që shqetësojnë anëtarë të caktuar; jo më kot ekzistojnë psikologët. Nofkat e tjera që do të hapësh, do të përjashtohen, e do të shkrihen në një të vetme për të mos krijuar konfuzion lart e poshtë nëpër tema. Gjithashtu, temat që dramatizojnë ndodhinë e jashtzakonshme do të mbyllen; nuk ka nevojë të largohesh nga forumi me megafon. Nëse nuk dëshiron të marrësh më pjesë, resht së shkruari. Zgjidhja është më e thjeshtë se sa mendon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 30-08-2012 më 08:24
    relata refero

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •