Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 33 prej 33
  1. #21
    Konstanti 337-351

    Konstandini i ri 337-340

    Konstanci II 337-361

    Perandoria u nda në tre pjesë, kështu perandori Kosntandini i ri mori tokat përtej Alpeve, Konstanti Azinë dhe Orientin dhe Konstanci II Ilirinë, Italinë dhe Afrikën. Gjithashtu, Konstandini u dha nipërve të tij Dalmatit, Thrakin e Maqedonin, dhe vëllait të tij Armeninë. Djali i parë i Konstandinit, ishte Krispi që e kishte me gruan e parë. Këtë e ekzekutoi, pasi gruaja e dytë e akuzoi për incest, por më vonë doli e vërteta që ai ishte i pafajshëm, dhe për këtë ai e dogji gruan e tij të gjallë në ujë të valuar, e cila ishte e bija e Maksimianit. Konstandini me ndihmën e nënës së tij Helenës arriti të zbulojë të vërtetën, dhe u pendua për vrasjen e të birit. Ai nxori një monedhë ku shkruante “djalit tim që e dënova padrejtësisht”. Nipërit u eleminuan dhe luftën për pushtet midis djemve të tij e fitoi Konstanci që në 351 mori të gjithë pushtetin në dorë. Konstanci luftoi kundër të vëllait Konstandinit II, të cilin e vrau vet ushtria e tij në 351, ndërsa vëllai tjetër, Konstanti, kishte vdekur që në vitin 340, kështu që pushteti i mbeti atij.

    Konstanci mori për grua vajzën e Jul Konstantit, të birit të Konstancit, që ishte edhe i ati i Konstandinit të Madh, pasi Jul Konstanci dhe Konstandini ishin vëllezër nga babai, por
    Konstandini kishte për nënë Helenën dhe Jul Konstanci një tjetër ilire, të bijën e Maksimianit. Martesat që kanë bërë perandorët ilirë kanë qenë brenda familjes, ashtu si te dinastia ilire e ptolemejve. Kështu, Konstanci II mori për grua kushërirën e tij, vajzën e xhaxhait nga babai dhe pas kësaj mori dhe disa gra të tjera. Ai luftoi kundër persëve, të cilët e kishin shkelur traktatin e paqes që kishin vendosur me Dioklecianin para 40 vjetësh. Në kohën që Konstanci mbeti vetëm filluan stuhi dyndjesh barbare dhe për të mbrojtur Lindjen, ai shpalli çezar kushëririn e tij të parë po ilir Galin, të cilin më vonë e vret. Më pas shpalli si Cezar kushëririn e tij Flav Klaud Julianin, i cili fitoi në Strasburgune sotëm mbi Frankët, duke zënë rob dhe prijësin e tyre. Ushtarët e tij e shpallin August, pra perandor, dhe në momentin që do shpërthente një luftë midis tyre, Konstanci vdiq në Lindje, e kurora i mbeti Julianit. Nuk ishte gjeneral aq i madh sa vëllezërit e tij, edhe pse ishte shumë punëtor. Konstanti I, dhe i vëllai i tij nga nëna Krispi I ngjanin më tepër me Konstandinin e Madh, dhe ishin më të zotët, por fati e solli që të mos ishin sundues afatgjatë të perandorisë, por vëllai i tyre Konstanci, që i ngjante më tepër së ëmës intrigante, të bijës së Maksimianit, sesa Konstandinit.

    Veterani në 351

    ishte perandor për një kohë të shkurtër duke, e marrë fronin me luftë, në kohën kur u vra Konstanti, por Konstanci arriti ta rimarrë sërish fronin. Veterani ishte nga Iliria dhe quhej kështu, sepse ishte i vjetër në moshë dhe që ka një emër të pastër shqip qe do të thotë vete-ran, pra është plak, ka veten e rënë nga ku ka dalë fjala vete-ran.

    Juliani 361-363

    Ishte ilir, sepse ishte i biri i Jul Konstancit, të vëllait nga babai të Kosntandinit të Madh. Juliani u shpall çezar nga Konstanci II, djali i xhaxhait të tij, dhe më vonë e shpalli ushtria
    si perandor august. Ai u martua me vajzën e xhaxhait, Konstandinit të Madh, Helenën, e cila vdiq e re dhe pas kësaj ai nuk u martua kurrë, duke i qëndruar besnik tërë jetën gruas
    së tij. Ai nuk pati fëmijë me Helenën. Juliani donte të rikthente vlerat e qytetërimit pagan, të cilat po zhdukeshin nga krishtërimi, dëshirë që ishte e pamundur për t’u realizuar, pasi një filozofi e re, dhe vlera të reja kishin lindur të lidhura me kristianizmin. Ka qenë një njeri tepër i arsimuar dhe i edukuar. Gjatë qeverisjes së tij luftoi kundër persëve ku u plagos rëndë dhe vdiq. Ai nuk la pasardhës, sepse nuk u martua më pas vdekjes së Helenës, por ka të dhëna historike që tregojnë se ai la një djalë ilir të adaptuar prej tij dhe që më vonë u bë perandor, i quajtur Joviani. Pra, pushteti kaloi nga familja e Kosntandinit të Madh në një perandor tjetër ilir. Pas Julianit nuk pati më perandorë nga kjo derë e madhe, por janë ilirë të tjerë që merituan me zotësinë e tyre fronin e perandorisë.

    Joviani 363-364

    Autori Aurel Viktori thotë se “Joviani është i biri i Varrenionit, banues i tokës së Singuidunit (Beogradit) provincës së Panonisë”. Në këtë burim historik ai del me origjinë nga Panonia. Gjatë kohës prej shtatë muajsh të qeverisjes së tij, ai bëri paqe me Persinë me të cilën perandorët ilirë kishin zhvilluar vazhdimisht luftë, dhe njohu pavarësinë e Armenisë.

    Valentiani I i Madh 364-375

    Lindi në Dardani të Ilirisë në 321 – vdiq në 375. Ai kishte baba Gratianin, i cili kishte qenë një ushtarak i zoti, dhe i biri kishte të njëjtat veti. Valentiniani kishte jetuar në Afrikë me
    familjen e tij dhe ngjiti shkallët e karrierës ushtarake me zotësi gjatë qeverisjes së ilirëve Konstancit II, Julianit, Jovianit, duke arritur që të bëhej komandant i Gardës Perandorake.
    Pas vdekjes së Jovianit, u shpall perandor nga ushtria. Ai e ngriti vëllanë e tij Valentin në rangun e augustit i cili qeverisi në lindje dhe vetë qëndroi në perëndim, sepse ishin intensifikuar dyndjet barbare gjermane apo Ilire, dhe u angazhua në luftë kundër tyre. Valentiniani si kryeqytet pati Parisin dhe Amienin. Ai njihet si themeluesi i disa prej qyteteve dhe kryeqyteteve të sotme europiane. Luftoi për një kohë të gjatë kundër anglosaksëve dhe gjermanëve. Gjatë jetës së tij anoi nga aristokracia ilire, por nuk la pas dore dhe interesat e shtresave më të varfëra dhe ushtarëve. Ai i pajiste ushtarët me tokë, i lejonte të krijonin familje, kështu lindën dhe disa qytete evropiane nga kampet e ushtarëve që u vendosën aty përfundimisht. Nuk u përzie në çështjet fetare, duke aplikuar tolerancën fetare në perandori. Ai e bëri august të birin Gratiani, të cilit i kishte vendosur emrin e të atit, dhe vdiq në vitin 375.

    Valenti 364-378

    Valenti ishte me origjinë nga Sirmi i Panonisë ilire, të dhënat na jepen kur flitet për perandorin tjetër Gratiani, ku thuhet se “Gratiani pas vdekjes së xhaxhait të tij Valenti, thirri nga Spanja Teodosin dhe e shpalli perandor të kësaj pjese”. Po aty thuhet se “Gratiani kishte lindur në Sirmin e Panonis ilire”. Duke qenë se Gratiani ishte nipi i Valentit dhe ishte nga Iliria, atëherë dhe Valenti ishte ilir. Valenti e Valentiani ishin vëllezër dhe qeverisën së bashku për disa kohë, njëri në lindje, tjetri në perëndim. Ai e nisi karrierën si ushtarak, gjatë kohës që vëllai i tij ishte komandant Garde. Ai ishte tribun në gardë, por nuk qe aq i aftë sa Valentiniani. Pasi i vëllai i tij u bë perandor, ai u shpall august i lindjes. Gjatë sundimit të tij pati probleme të mëdha me gotët. Duke qenë në presionin e gotëve ai ra dakord që t’i vendoste ata në Thraki, por me kusht që të shërbenin në ushtrinë romake. Qeveria nuk e mbajti fjalën dhe gotët filluan një kryengritje të fuqishme, për shtypjen e së cilës shkoi vetë perandori Valent. Në betejën kryesore të Adrianopolit kundër gotëve, ai vdiq, sepse nuk i erdhën në kohë ndihmat nga Graciani, djali i të vëllait, Valentinianit që sundonte në perëndim. Ai luftoi dhe me persët pa arritur një rezultat përfundimtar. Kishte simpati për fenë ariane, që sapo kishte lindur te gjermanët apo Ilirët, e cila predikonte një variant të kristianizmit të pastër, duke u bazuar te Bibla që pak a shumë rilindi te gjermanët me protestantizmin. Protestantizmi s’është gjë tjetër veçse një variant i ri i arianizmit.

    Gratiani 375-382

    Ishte i biri i Valentinianit dhe u martua me të bijën e perandorit Konstanci II, Konstandinën, mbesën e Konstandinit të Madh. Ai u bë august nga i ati në moshën 8- vjeçare dhe pushtetin e mori në moshën 16 vjeçare kur i ati i tij vdes, por ushtria ilire e shpall august dhe vëllanë e tij, Valentinianin II, katër vjeçar. Gratiani si rrallëherë ka ndodhur në histori jo vetëm që nuk i bëri gjë të vëllait që ta largonte nga pushteti, por e rriti dhe e edukoi atë, dhe qeverisën së bashku. Qeverisi perandorinë në perëndim pas vdekjes së të atit dhe në lindje vendosi Teodosin. Në 382 vdiq dhe pushtetin në perandori, si në lindje e perëndim e mori vetëm Teodosi, që mbajti deri në 395, kohën kur vdiq dhe u la perandorinë dy djemve. Këta perandorë, në vazhdën e ligjeve të Konstandinit, nxorën ligje të reja që e lidhnin koloninë pas tokës, madje, kush linte tokën mund të dënohej me burg ose me gjoba të rënda. Nxorrën ligje kundër korrupsionit të qeveritarëve provinciale, të cilët me vjedhjet e tyre, sipas perandorëve, kishin varfëruar popullsinë dhe boshatisur buxhetin e shtetit. Në politikën financiare u ndalua që ari të nxirrej jashtë perandorisë në tregti me barbarët, madje, udhëzohej që me dredhi e tregti ari i barbarëve të futej në perandori dhe për moszbatuesit e këtij ligji kishte sanksione të rënda. Në tregtinë me barbarët u vendosën dhe mallrat që nuk duheshin eksportuar si vera, vaji, ulliri, peshku, pra këto produkte duheshin mbajtur brenda perandorisë.

    Valentiniani II 375-392

    Lindi pranë Sirmiumit të Panonisë ilire në 371. Ishte i vëllai i Gratianit dhe i biri i Valentinianit I. Gratiani u shpall perandor nga vetë i ati i tij Valentiniani I, ndërsa Valentinianin II e shpalli perandor ushtria ilire pa lejen e të vëllait. Gratiani e mirëpriti bërjen perandor të të vëllait, dhe të dy bashkëqeverisën për disa vjet. Ai u shpall perandor nga ushtria ilire vetëm kur ishte katër vjeç dhe iu dha për qeverisje Iliria, Italia dhe Afrika. Perandori do të vritej në moshën 21 vjeçare në pallatin e tij, pasi kishte qëndruar 17 vjet në pushtet, por që në shumicën e kohës pushtetin e mbajtën të tjerët. Valentiniani II kishte një motër, Gallën, që e martoi me Teodosin, i cili ishte perandor në lindje dhe më vonë i të gjithë perandorisë. Ajo lindi një vajzë të cilën e quajti Galla Placida në 390, e cila të bijtë e perandorit Teodos, që ishin Arkadi dhe Honori, i kishte vëllezër nga babai. Ajo u martua me një ilir nga Dardania, që quhej Konstanc, me të cilin pati dy fëmijë, vajzën Honoria dhe djalin Valentinian. Honori i vëllai nga babai e bëri kunatin e tij, pra burrin e Galla Placidës, august dhe bashkëqeverisi me të. Pas vdekjes së vëllait nga babai, Honorit, Galla Placida bëri perandor të birin e saj.

    Valentiniani III 425-455

    Lindi në vitin 419 nga një nënë ilire, Galla Placida dhe një baba ilir nga Dardania, Konstanci, i cili ishte perandor i njohur si Konstanci III, e bashkëqeverisi me kunatin, Honorin. Në vitin 423, daja i tij që e kishte zgjedhur si trashëgimtar, vritet. Ata shkuan te Teodosi II, që ishte nipi i Teodosit të parë, i cili e ndihmoi Valentinianin III që të merrte fronin e perandorit në perëndim, fron që ishte uzurpuar nga një pretendent tjetër. Ai hipi në fronin e perandorit në moshën 6-vjeçare, por realisht pushtetin e ushtronte e ëma dhe gjeneralët e tij. Ai vritet në pallatin mbretëror nga disa komplotistë hunë në bashkëpunim me një nga gjeneralët e tij. Valentiniani pati dy vajza, Eudosin, e cila u martua me djalin e mbretit Huneric të vandalve në Afrikën e Veriut, me të cilin pati djalin Helderic, që u bë mbret i vandalëve. Pati dhe vajzën tjetër Placidia, që u martua me një aristokrat të quajtur Olybrius, i cili në vitin 472 u emërua për disa muaj në fronin e Romës. Valentiniani III ishte edhe perandori i fundit Ilir i Romës. Ilirët qeverisën Romën për gati 2 shekuj, duke i kthyer fuqisë më të madhe të antikitetit, shkëlqimin e saj. Ilirët ishin komandantët dhe ushtarakët më të zotë të Perandorisë Romake që ngjitën shkalëlt e karrierës falë aftësive të tyre mendore dhe fizike. Në shekujt në vazhdim do të ishte po kjo racë që do të nxirrte ushtarakët dhe qeveritarët më të mirë të perandorive të tjera.

  2. #22
    PERANDORËT ILIRË TË BIZANTIT



    Pas ndarjes së Perandorisë Romake nga perandori romak Teodosi, në vitin 395, perandorët e lindjes dhe të perëndimit ishin të ndryshëm, dhe nuk ishte si më parë kur një perandor
    mund të qeveriste vetë të gjithë perandorinë. Bizantin e themeloi një shqiptar, Konstandini, dhe më 1453 e pushtoi po një shqiptar tjetër për llogari të pearndorisë që përfaqësonte. Në 476, Perandoria Romake e perëndimit u pushtua nga fiset gjermanike. Kjo shënoi fundin e perandorisë së perëndimit. Pas kësaj, e vetmja perandori mbeti ajo e lindjes e Konstandinopolit, që ruante ende gjuhën, titujt dhe traditën latine në qeverisje, por kjo vetëm në shekujt e parë. Nga të dhënat e autorëve të asaj kohe, përsëri dalin figura që janë ilirë në krye të shtetit të Bizantit, që arritën ta bëjnë një perandori të vërtetë. Pas shekullit të shtatë, është e vështirë të flasësh për origjinën e saktë të perandorëve të Bizantit, se popullsia u trazua nga dyndjet barbare sllavë dhe në Gadishullin Ilirik ndryshoi struktura etnike. Pra, flasim për perandorët shqiptarë të perandorisë së Bizantit deri aty sa kemi të dhëna historike. Shqiptarët arritën edhe këtu majat e pushtetit në sajë të aftësive të tyre ushtarake, sepse edhe këtu vazhdoi ajo traditë që filloi në Romë në shek. III-IV, që froni i takonte më të zotit, pra, kemi në marrjen e pushtetit meritokracinë, e cila për fat të keq nuk funksionon as sot.

    Anastasi 491-518

    Historiani i Bizantit Joani Malala tregon se “Pas sundimit të Zenonit u bë perandor shumë i hyjnushmi Anastas Dikori nga Dyrrahu i Epirit të ri”. Pra, Anastasi ishte nga Durrësi. Para tij ishte në pushtet dinastia Izaure me të cilët luftoi shumë për fronin derisa i shkatërroi. Gjatë kohës së qeverisjes së tij u ashpërsua lufta midis dy rrymave fetare. Këta ndaheshin në të gjelbërit, që përkraheshin nga Anastasi, dhe të kaltërit që predikonin ortodoksinë. Kjo luftë fetare, desh i kushtoi fronin Anastasit, megjithatë, arriti ta shmangte në sajë të aftësive të tij intelektuale dhe ushtarake. Anastasi, gjatë qeverisjes së tij, arriti t’i kthejë perandorisë disa territore që i kishin pushtuar persët. Ai bëri disa ndërtime të rëndësishme në qytetin e tij të lindjes, Durrës, dhe ndërtoi një mur 75 km të gjatë nga deti Marmara në detin e Zi, për të mbrojtur Konstandinopolin nga dyndjet barbare, dhe nga sulmet e shteteve të tjera, që më vonë do të ishte shumë i dobishëm. Ai ngriti një sistem ekonomik të fortë dhe ndërmori reforma monetare duke i lënë shtetit rezerva të mëdha ari në buxhet kur vdiq.

    Justini I 518-527

    Justini ishte me origjinë ilire nga Dardania. Prokopi Cezares te “Historia e Fshehtë” na tregon origjinën e tij kur thotë se “Kur Leoni ishte perandor në Bizant, 3 fshatarë të rinj ilirë Zimarhu, Ditivisti dhe Justini nga Bedriana, mbasi luftuan për një kohë të gjatë në atdheun e tyre me vështirësitë e varfërisë, duke dashur të shpëtonin prej tyre, vendosën të hynin në shërbim ushtarak. Ata u drejtuan në këmbë dhe arritën në Bizant me torba në krahë në të cilat kishin futur nga shtëpia vetëm bukë thatë. Ata u pranuan në ushtri dhe perandori i zgjodhi për roje të oborrit se kishin një trup të mrekullueshëm”. Pasi u fut në ushtri, Justini u bë komandant i Gardës perandorake, dhe me zgjedhjen e ushtrisë e miratimin e popullit e Senatit u bë perandor. Kështu, nga një fshatar me një copë bukë thatë në torbë u bë perandor i fuqisë më të madhe ushtarake të botës së atëhershme. Justini nuk dinte shkrim e lexim, por u kujdes shumë që nipi i tij, Justiniani, të merrte të gjithë arsimimin e nevojshëm, dhe e afroi në pushtet sa qe vetë gjallë. Justini uli tensionin midis kishës së lindjes dhe të perëndimit duke hyrë edhe vetë në negociata. Në përgjithësi ishte tolerant për çështjet e fesë, pavarësisht se në perandori kishte shpërthyer një konflikt i madh fetar.

    Justiniani I i Madh

    Justiniani ishte nip i Justinit të I dhe lindi në Bedriana në Dardani. Vendit të cilin e rriti ai ia shpërbleu si asnjë perandor Ilir më përpara. Kështu, ndërtoi qytetin e tij të lindjes dhe e rrethoi me mure të larta me qëllim që të mos prekej nga dyndjet barbare. Me shpenzimet e veta ndërtoi një ujësjellës madhështor në qytet që të kishte ujë në të gjitha stinët. Për atdheun nga vinte ndërtoi 157 kështjella që nga Danubi në Epir me qëllim që të siguronte këto territore nga dyndjet e popullsive të ndryshme që kishin filluar prej shekujsh. Është meritë e tij që një pjesë e madhe e territorit shqiptar shpëtoi nga dyndjet sllave. Justiniani u martua me Teodorën, një femër e shthurur që kishte nisur jetën si artiste, por që kur njohu Justinianin, ktheu rrugë, pasi u dashurua me të dhe filloi t’i përkushtohej perandorit dhe Zotit. Gruaja ishte partneria e tij në politikë, dhe një nga këshilltaret më të zonja që do ta shpëtonte atë në disa raste, madje edhe kur rrezikoi fronin. Ëndrra e Justinianit në politikën e jashtme ishte që të ribënte edhe njëherë Perandorinë Romake, dhe kësaj ëndrre i dedikoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Ai kishte disa komandantë të zotë si Belisari dhe Naseri të cilët ndërmorën fushata ushtarake për të pushtuar territoret që kishte projektuar Justiniani. Kështu brenda një kohe të shkurtër ai pushtoi mbretërine vandalëve në Afrikën veriore, Siçilinë, Napolin, Ravenën. Në Itali luftoi kundër ostrogotëve dhe kapi mbretin e tyre rob, ashtu si edhe mbretin e vandalëve.

    Pushtoi pjesën jug-lindore të gadishullit Iberik duke shkatërruar dhe aty mbretërinë gjermane. Por ndërkohë që ai ndërmerte fushata ushtarake në perëndim, barbarët sllavë po shkelnin tokat më të mira të perandorisë ato të Ilirisë, dhe pasi bënë një shekull fushata grabitëse tashmë, donin që të vendoseshin në këtë vend patjetër. Ai nuk i pranoi t’i vendoste në Iliri, por në shekullin e VII perandori Herakël i vendosi sllavët në territoret ilire, në Kroaci dhe Slloveninë e sotme, pasi fiset me origjinë turke të quajtura bullgare, kishin hyrë në pjesën lindore të Ilirisë me forcë, më vonë erdhën edhe serbët që u vendosën në Danub në veri të Dardanisë. Enciklopedia Ruse e vitit 1954 pasqyron kufijtë e mbretërisë së Serbisë në fillim të shekullit të XIX, të cilat shtriheshin në veri të Nishit vetëm në Beogradin e sotëm dhe po aty pasqyrohet zgjerimi i Serbisë në kurriz të tokave etnike shqiptare. Nga njerëz që mezi nxirrnin kokën nga pylli, dalëngadalë sllavët u bënë zotër të pjesës më të madhe të Ilirisë duke e futur vendin në një periudhë errësire mesjetare dhe varfërie.

    Justiniani, për të mos pasur probleme me perandorinë perse, nënshkroi me të një marrëveshje paqeje për 50 vjet. Në vitin 532, ai shtypi kryengritjen e Nikes, që ishte një luftë midis të kaltërve e të gjelbërve për çështje fetare, që lidheshin me pikëpamjet që kishte njëra palë për Zotin dhe tjetra. Justiniani, nuk mbajti nga asnjëra palë, gjë që e çoi në konflikt me të dyja palët, të cilat u bashkuan kundër tij. Ata shpallën perandor një ilir tjetër, nipin e Anastasit, dhe Justiniani u bë gati të largohej nga froni, por nuk e la Teodora dhe kështu me ushtri e diplomaci arriti ta shtypë rebelimin, dhe të forcojë pushtetin e vet. Ai ndaloi shitblerjen e posteve në administratë, dhe kreu një reformë administrative që e centralizonte pushtetin dhe e vinte nën kontrollin e tij. Në provinca ndau pushtetin civil nga ai ushtarak me qëllim që administratorët e tyre të mos kishin në dorë gjithçka dhe të bëheshin konkurentë për fronin perandorak me forcën e armëve. Rriti tregtinë duke hapur një rrugë të re për në Kinë që shmangte territoret e perandorisë perse, madje ai dërgoi agjentë në Kinë, të cilët e vodhën krimin e mëndafshit, pasi kinezët nuk ua jepnin, dhe ngriti një industri të madhe mëndafshi në Konstandinopojë dhe qytete të tjera.

    Justianini ishte iniciatori i një kodifikimi të madh të së drejtës romake duke parë se ajo nuk po i përshtatej më marrëdhënieve të reja që ishin krijuar. Në fakt, e drejta romake ishte një e drejtë skllavopronare, por në kushtet e krishterimit skllevërit po liroheshin dhe filloi një lloj i ri skllavërimi që quhej kolonat e më pas feudalizëm. Kështu kur marrëdhëniet
    ekonomike kishin ndryshuar, duhej ndryshuar dhe ligji që rregullonte këto marrëdhënie. Në fakt, ishin bërë shumë ligje sepse çdo perandor nxirrte urdhëresat e tij, duke e bërë
    drejtësinë shumë konfuze, kështu që lindte nevoja e kryerjes së një seleksionimi të së drejtës për ta bërë atë sa më praktike. Për këtë ai ngarkoi një grup juristësh, të cilët
    kodifikuan të drejtën duke nxjerrë Corpus Juris Civilis, pra kodin e së drejtës civile. Pas një pune trivjeçare u bë një përmbledhje e çështjeve të së drejtës romake e quajtur Diageste, që ishte një përmbledhje e shkrimeve të juristëve të vjetër romakë. Për ta studiuar studentët këtë të drejtë në shkollë u krijuan Institucionet. Ligjet që nxori vetë Justiniani gjatë qeverisjes së tij u quajtën Novela dhe ishin të vetmet në gjuhën greke. Kështu e drejta Skllavopronare iu përshtat një shoqërire të re. Ky kodifikim u ndikua nga idetë e reja të barazisë para ligjit, megjithatë kjo e drejtë i shërbente klasës së lartë, dhe perandori kishte një pushtet të pakufizuar mbi shtetin dhe shtetasit e tij pra ai ishte mbi çdo gjë. Kjo do të ishte dhe filozofia e mbretërve feudalë të mëvonshëm.

    Ai ishte armik i paganizmit grek, dhe në vitin 529 mbylli Akademinë e Athinës ku predikohej akoma feja pagane. Në fakt, me grekët, perandorët e Bizantit janë sjellë shumë keq, sepse ata qenë popullsia e fundit e perandorisë që u kristianizuan ngaqë kishin pasur një traditë të fortë pagane dhe një numër të madh perëndish që s’ishte e lehtë t’i shkulje nga mendjet e njerëzve. Ai e mbrojti kishën e krishterë dhe i dhuroi prona të shumta. Ndërtoi kisha e manastire, ku mbi të gjitha dallonte kisha e Shën Sofisë në Konstandinopol, një vepër arti e klasit të parë që u kthye në xhami, e sot është muze. Kjo kishë apo xhami është ndërtuar në kodër në një sipërfaqe të madhe përballë detit, dhe qëndron edhe sot madhështore si përpara 1400 vjetësh. Edhe pse kisha kishte Patriarkanën, ai qëndronte në krye të saj duke marrë pjesë në çdo konsil dhe kështu lidhi pushtetin fetar me atë civil. Ai ishte autoriteti më i lartë i kishës së lindjes, dhe as para tij dhe as më pas nuk pati perandorë që ndikuan aq shumë te kisha.

    Që ta kishte mirë me Papatin ai duhet të dënonte të gjithë kundërshtarët fetarë të tij, që ishin rrymat fetare të lindjes, të cilat kundërshtonin doktrinën zyrtare të kishës si e pambështetur në Bibël, pra që mbështetej në fjalët e njerëzve të shenjtë, dhe jo në fjalët e Zotit. Megjithë masat që mori, ai kurrë nuk i mposhti dot këto rryma. Duke qenë se nuk ia dilte dot as me papën dhe as me rebelët fetarë në perandori, e mbante mirë herë me njërën palë e herë me tjetrën duke i kërcënuar kur ishte e nevojshme. Periudha e qeverisjes së Justinianit ishte periudha e fundit e lavdishme e Perandorisë Romake, se pas tij do të fillonte një periudhë e re në historinë e perandorisë. Ai ishte një nga perandorët më të mëdhenj të Bizantit, sepse i dha perandorisë edhe njëherë, për herë të fundit, territoret e perëndimit deri në Spanjë. Justiniani ishte iniciatori i kodifikimit të së drejtës romake, që sot është baza e kodeve civile e sistemit civil low në Europë dhe kudo në botë.

    Justini II 563-578

    Pas vdekjes së Justinianit pushtetin e mori nipi i tij Justini, po ilir. Në kohën e qeverisjes së tij gjendja në vend u përkeqësua nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Kështu, ai prishi marrëveshjen që kishte bërë Justiniani me persët për 50 vjet dhe nuk pranoi t’u paguante tributin vjetor. Lufta midis tyre u zhvillua për Armeninë për të cilën kishin pretendime të dy palët.

    Tiber Konstandini 578-582

    Gjatë qeverisjes së tij vazhdoi luftën me Persët për të ruajtur integritetin e perandorisë. Ai ishte një njeri shumë bujar dhe u kujdes për popullin e perandorisë. Kështu uli taksat dhe shpenzoi shuma të mëdha nga buxheti duke e shterur atë. Ai njihej si një perandor i mirë, dhe kur vdiq populli u hidhërua shumë.

    Mauricio 582-602

    Maurici ishte një nga perandorët më të mëdhenj të Bizantit. Ai erdhi në fron pas vdekjes së Tiber Konstandinit dhe duhet të ketë qenë nga e njëjta dinasti ilire ose i afërm i tyre sepse nuk ka ndonjë reprezalje për të marrë pushtetin me forcë. Derisa perandorët filluan t’i linin trashëgimin djemve ose të afërmeve të tyre pa dyshim që ai ka qenë një nga të afërmit e perandorit paraardhës, sepse e mori pushtetin me qetësi të madhe, pasi kur ndërroheshin dinastitë perandorake bëheshin luftra disavjeçare, ashtu siç ndodhi me Mauricion më pas, që i rrëmbehet froni me luftë nga një gjeneral i quajtur Foka. Gjatë sundimit të tij arriti të bënte paqe me Persinë dhe i shkëputi asaj një pjesë të Armenisë, e cila kishte një pozitë gjoegrafike të favorshme për rrugët tregtare në lindje. Krijoi Egzarkatin e Ravenës në Itali, dhe të Kartagjenës, të cilat ishin pushtuar gjatë Justinianit. Ai uli taksat dhe kjo e afroi me popullsinë e vendit. Në testament i la njërit djalë Ravenën, dhe tjetrit Konstandinopolin, por në atë kohë, një gjeneral i ushtrisë së Danubit, gjysëm barbar, i quajtur Foka, organizoi një kryengritje kundër tij dhe e rrëzoi nga froni. Foka vrau të pesë djemtë në sy të Mauricios, dhe pastaj atë vetë, kështu mori fund dhe sundimi i kësaj dinastie ilire. Perandorët ilir të Bizantit qeverisën që nga viti 491 deri në vitin 602, pra për 111 vjet. Ata u dalluan për aftësitë e tyre ushtarake dhe politike në drejtimin e shtetit, duke i rikthyer lavdinë Romës, dhe Bizantit. Me këta perandorë Bizanti arriti kulmin e zgjerimit të tij, sidomos me Justinianin. Përveçse burra të zotë, ata qenë dhe njerëz që kontribuan në qytetërimin botëror me veprat e artit që ndërtuan.

  3. #23
    A ka pasur perandorë të tjerë Bizanti me origjinë ilire?


    Me dyndjet barbare filloi një epokë e errët për gjithë historinë e gadishullit Ilirik pasi ai u kthye në fushë lufte dhe dyndjeje në masë të popullsive të stepave, të cilët dalëngadalë u bënë zotë të tokës së ilirëve. Kjo errësirë ishte e gjithanshme, si në jetën ekonomike dhe atë politike e kulturore, dhe nuk ka historianë që të kenë shkruar në këtë kohë për këtë rajon dhe për popujt e tij. Në fakt, duke qenë se pushteti në Bizant merrej me meritë, pra, ushtarakët më të zotë dilnin në drejtimin e perandorisë dhe deri në kohën kur flitet për gadishullin Ilirik, kemi pothuajse vetëm perandorë ilirë, patjetër që ka pasur perandorë të tjerë sepse elementi Ilir dhe klasa aristokrate ushtarake Ilire në Bizant, ishte tepër e fortë.

    Dinastitë e Maqedonasve, Komnenëve, Dukasëve, Paleologëve dhe Katakuzhinëve.

    Meqë në Bizant gjuha greke ishte gjuhë zyrtare ashtu si latinishtja në perëndim, të cilat ishin gjuhë të kishave, disa studiues e quajnë Bizantin perandori greke. Kjo është e
    barabartë me atë, se meqë sot gjuha angleze është gjuhë ndërkombëtare, atëherë e gjithë bota ka qeveritarë anglezë dhe popujt e kulturës angleze. Pra, të thuash se Bizanti ishte perandori greke, është e njëjta gjë sikur të thuash se sot bota ka popuj dhe drejtues anglezë dhe është angleze. Në revistën Monument të 2003 jepet një e dhënë tepër e rëndësishme. Në një mbishkrim të gjetur në Ravena që ka lidhje me peshkopin Felix, i cili i përkiste periudhës kur perandor ishte Filippicus 711-713 shkruhet: “Post mortem vero Justiniani levaverunt super se Pelasgi novum imperatorem (Felix-Ravenna, 1974, Bovini, p.212) që do të thotë se pas vdekjes së vërtetë të Justinianit (II) vendoset perandori i ri pellazg. Pra, autori e ka quajtur Filippicusin që qeverisi në 711-713 si pellazg, pra ilir që do të thotë se Bizanti vazhdon ende të qeveriset nga ilirët të cilët njihen nga romakët ende me emrin pellazgë, fakt që dëshmon edhe njëherë se ilirët ishin vetë pellazgët.

    Në Bizant njihet një dinasti që quhet si dinastia maqedonase, e cila qeverisi nga viti 867 deri në shekullin XI. Këta maqedonas nuk quhen as sllavë e as grekë por thjesht me emrin
    Maqedonas. Çfarë etniciteti kanë pasur? Po të kihet parasysh se në vitin 1912, ¾ e Maqedonisë etnike pellazgo-ilire e Aleksandrit dhe e Filipit, ishte e banuar nga shqiptarët
    mundet që kjo dinasti të ketë qenë nga familje feudale shqiptare. Në shekullin XI në pushtet erdhi një perandor Bizantin i quajtur Roman Argjir. Aristidh Kola te libri “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” kur flet për disa familje shqiptare në shtetin grek, Argjirët i quan shqiptarë, por edhe po të shikosh edhe etimologjinë e mbiemrit është shqip Ar-gjiri. Kur flitet për Komnenët, Paleologët, thuhet se ata nuk ishin grekë, as sllavë por ishin të një kombësie tjetër. Cila ishte kjo kombësi tjetër kur dihet që ata kishin marrëdhënie të mira me shqiptarët?!

    Në vitin 1056, në pushtet në Bizant vjen Isak Komneni nga aristokracia provinciale. Familjet feudale shqiptare kishin marrëdhënie me Komnenët dhe lidhje gjaku si Arianitët.
    Aristidh Kola jep disa fakte që qartësojnë disi origjinën e burrave të këtyre dinastive.

    1 – Ai thotë se familja Vrionase ka pretenduar se është pasardhëse e Paleologëve sepse emri i tyre i vjetër ka qenë paleolog.

    2 – Paleologët dhe Kataguzhinët me dekrete të posaçme thirrën shqiptarët që të vendosen në grupe prej mijëra vetësh në Peloponez. Çfarë i lidhte me shqiptarët që t’i merrnin me dekrete të posaçme dhe pse nuk e bënë për ndonjë etni tjetër?

    3 – Konstandin Paleologu e çliroi Morenë me ushtri arbëreshe.

    4 – Paleologët ishin perandorët që vendosën shqiponjën simbolin e shqiptarëve në flamurin e shtetit të tyre, dhe po të shikosh flamurin e Bizantit në atë kohë me flamurin e Skënderbeut nuk ka asnjë ndryshim. Pse do e vendosnin këtë simbol po qe se nuk do ta kishin në kulturën e traditën e tyre? Të njëjtën gjë bënë edhe perandorët ilirë të Romës të cilët, kur erdhën në pushtet, vendosën shqiponjën, të njëjtën gjë bëri Napolon Bonaparti kur erdhi në pushtet. Çfarë tregon kjo?

    5 – Në 1358 prijësi shqiptar Karl Topia i ngriti arbëreshët në një kryengritje kundër Niqifor Angjelos, sepse ky ndau gruan që të martohej me të motrën e së vesë së Stefan Dushanit. Pse do ngriheshin në kryengritje pikërisht arbëreshët dhe jo grekët. Këtu nuk bëhej fjalë për fenë pasi të gjithë ishin ortodoksë, por bëhej fjalë për kombësinë sepse arbëreshëve nuk u ka pëlqyer që një arbëresh të lërë gruan arbëreshe për të marrë një sllave. Kjo do të thotë se në kundërshtim me çfarë thuhet te Shqiptarët, ka ekzistuar ndërgjegjja kombëtare, por shqiptarët e kanë përdorur për të tjerët.

    6 – Kur ra Konstandinopoja dhe Paleologët po dorëzonin armët në Peloponez, arbëreshët, me Pjetër Bue Shpatën, u ngritën të ndalojnë këtë veprim të perandorit të tyre. Pse
    pikërisht arbëreshët dhe jo ndonjë komb tjetër? Sepse arbëreshët e kishin idenë e kombësisë më të zhvilluar se fqinjët, dhe ata i dolën në mbrojtje perandorit të etnisë së tyre. Shqiptarët duke qenë se i kanë qeverisur vetë perandoritë e mëdha, i kanë parë ato si shtete tërësisht të tyre.

    7 – Në kohën që Konstandinopoli ra dhe paleologët po bëheshin gati që të dorëzoheshin, arvanitët shpallën perandor Manuil Kadakuzhinin njëlloj siç bënte ushtria ilire me shekuj,
    që shpallte vetë perandorët që qeverisën Romën. Pse peranor Kataguzhinin dhe jo ndonjë tjetër?

    Si konkluzion:

    Perandorët që qeverisën Bizantin nga shekulli IX deri në shekullin XV, ishin nga Ballkani dhe jo nga territore të tjera të perandorisë. Sipas burimeve historike nuk ishin as grek dhe
    as sllavë madje, ka të dhëna që ata i urrenin shumë sllavët. Atëherë, çfarë ishin nga etniciteti? Sigurisht që kanë qenë shqiptarë, se vetëm tokat e shqiptarëve mbetën nën perandorinë Bizantine nga tokat e Ballkanit dhe fisnikëria feudale shqiptare e bënte karrierën e saj politikeushtarake natyrisht te shteti i asaj, që në këtë rast ishte perandoria Bizantine. Pra, fisnikëria feudale shqiptare e shikonte pushtetin Bizantin si pushtet të shtetit të saj, prandaj dhe shqiptarët u shkëputën vonë nga Bizanti dhe perandoria Osmane, se kjo fisnikëri i drejtonte dhe qeveriste vetë këto perandori. Jan Klod Feveriali një njohës i mirë i historisë së mesjetës të Ballkanit tek libri “Historia më e vjetër e Shqipërisë” thotë gjithashtu se edhe mbreti i bullgarëve, Samueli ishte gjysëm shqiptar dhe gjysëm vlleh”. Pra, ka të dhëna që shqiptarët vazhdonin të qeverisnin Ballkanin, ashtu siç kishin bërë prej shekujsh. Megjithëse të dhënat për këtë periudhën historike janë të pakta, mendoj se në bibliotekat e Vatikanit dhe në ato mesjetare të Bizantit, ka të dhëna që mund të dalin në dritë më vonë.

    Gjergj Kastrioti, Skënderbeu 1405-1468

    Gjergj Kastrioti lindi në vitin 1405 në Krujë nga babai Gjon Kastrioti dhe nga nëna Vojsava, që ishte me origjinë nga Pollogu i Maqedonisë. Gjoni e Vojsava patën disa fëmijë, kështu
    ata patën katër djem, Reposhin, Stanishan, Konstandinin, Gjergjin dhe pesë vajza Marinë që u martua me Stefan Crnojeviçin, princin e Malit të Zi; Jellën që u martua me Pal Stres
    Balshën, Angjelinën që u martua me Vlad Golem Arianitin, vëllanë e Gjergj Arianitit nga ku Skënderbeu mori për grua Donikën me të cilin pati djalin Gjonin dhe vajzën Vojsavën;
    Vllajkën me Gjin Muzakën dhe Mamicën me Muzak Topinë. Ka mendime të shumta mbi origjinën e familjes së Kastriotëve. Disa thonë se janë me origjinë nga Dibra, disa nga Mati e disa nga Kosova. Me pushtimin e pjesshëm të tokave shqiptare nga Turqit, Gjon Kastrioti hyri nën vasalitetin e sulltanit dhe i dorëzoi atij të katër djemtë peng. Gjergj Kastrioti u rrit në oborrin e sulltanit dhe u dallua si një strateg ushtarak i zoti, që kishte marrë titullin bej. Sulltani i dha titullin Aleksandër, pra, Skënderbej për shkak se, si thuhet, ai luftonte si gjyshi i tij Aleksandër.

    Skënderbeu, pas betejës së Nishit u kthye në Krujë, ku me një ferman të rremë mori në dorë qytetin, dhe ngriti flamurin e Kastriotëve që u bë simboli kombëtar i shqiptarëve. Nën udhëheqjen e Skënderbeut u mblodh në mars të 1444 Kuvendi i Lezhës, që themeloi Lidhjen e Princërve Shqiptarë. Kuvendi zgjodhi Skënderbeun si kryekomandant të ushtrisë së përbashkët. Qëllimi i Skënderbeut ishte që të bashkonte prijësit shqiptarë në luftë kundër osmanëve, dhe deri diku ia arriti. Ai ngriti një ushtri të fortë, e cila u përball me ushtrinë më të madhe të kohës, siç ishte ushtria e perandorisë osmane, dhe arriti ta mundte atë. Skënderbeu me atë ushtri turpëroi dy sulltanë, dhe arriti që 25 vjet rresht të fitonte dhe të mbante të lira trojet shqiptare. Skënderbeu pati meritën që arriti të mundte ushtrinë më të madhe të kohës me një numër të vogël burrash shqiptarë, dhe kjo falë talentit të tij ushtarak, dhe për këtë ka hyrë në plejadën e strategëve ushtarakë më të mëdhenj të njerëzimit. Ai ka ndjekur të njëjtën teknikë ushtarake të gjyshërve të tij, Aleksandrit të Maqedonisë, dhe Pirros.Vepra e tij dhe sakrificat e popullit shqiptar kanë meritën që Evropa nuk ra nën pushtimin osman, sepse qëndresa e tyre u bë pengesë për përparimin e ushtrisë turke në perëndim.

    Një meritë të madhe në luftën e shqiptarëve kundër osmanëve ka edhe Gjergj Arianiti, të cilin historianët e vlerësojnë si heroin e dytë Evropa, në një farë mënyre, ia dedikon shqiptarëve qytetërimin kristian që ka, sepse ishte dardani Konstandini i Madh që shpalli lirinë e predikimit të fesë së krishterë, dhe qe një tjetër shqiptar, Skënderbeu, ai që e mbrojti kristianizmin e Evropës. Gjergj Kastrioti vdiq në 1468. Sot për etnicitetin e Skënderbeut kanë hyrë në garë disa nga fqinjët tanë me pretendimin absurd dhe qesharak se ai ishte ortodoks. Është fatkeqësi që edhe pse kemi arritur në shekullin e XXI, disa nuk mund të shkëputen nga pikpamje mesjetare, duke ngatërruar fenë me kombësinë. Nëse Skënderbeu ishte grek apo serb sepse, ishte ortodoks atëherë të gjithë shqiptarët e asaj kohe ishin greko-serbë pasi pjesa më e madhe e tyre ishte e besimit ortodoks. Një gjë duhet të dinë ata që pretendojnë se për çdo gjë mund të jenë dalluar, por veçse për burra që bëjnë luftë, që qeverisin, dhe krijojnë perandori, kategorikisht jo, në gadishullin tonë ky ka qenë ekskluziviteti i shqiptarëve.

  4. #24
    KRYEMINISTRAT SHQIPTARË TË PERANDORISË OSMANE


    Trojet shqiptare, pas vdekjes së Skënderbeut, ranë tërësisht nën pushtimin osman, me përjashtim të disa zonave autonome në bregdet dhe malësi dhe viti 1506 njihet si viti i këtij pushtimi tërësor. Ashtu si në Romë edhe në Bizant, regjimi ushtarak u jepte mundësi ushtarakëve më të zotë të qeverisnin perandorinë. Shqiptarët, ashtu si në perandoritë e tjera, janë dalluar për forcën e krahut dhe të mendjes, edhe në perandorinë osmane. Ata e qeverisën me shekuj,duke i dhënë asaj një pushtet të fortë dhe lavdi. Pa frikë mund të themi se perandorinë osmane e krijuan shqiptarët sepse ata pushtuan të gjitha territoret që hynë nën perandori, dhe i qeverisën ato gjatë gjithë ekzistencës së saj. Ka një numër të madh kryeministrash dhe strategësh të perandorisë. Si kryeministrat e parë me origjinë shqiptare flitet se kanë qenë Bajazit Pasha dhe Isak Pasha, por të dhënat më të sakta janë për Gjedik Ahmet Pashën.

    1 – Gjedik Ahmet Pasha

    Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1475-1479. Gjatë kohës së qeverisjes së tij me anë të flotës ushtarake, arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimes, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje. Arriti që të fitojë luftën kundër Venedikut, duke i imponuar një marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do u kalonte osmanëve të gjitha ishujt e Egjeut, përveç Kretës dhe Korfuzit dhe do i paguante tribute vjetore perandorisë. Në 1478 ushtritë osmane ndërmorën ekspedita plaçkitëse në territoret austriake. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në pushtimin e Shkodrës, dhe për këtë u shkarkua nga posti i kryeministrit. Kryeministrat kishin meritën për sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandantë të operacioneve ushtarake dhe përgjigjeshin me kokë para sulltanit në rast dështimesh.

    2 – Daut Pasha

    Sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë.Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmed II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe Anadollit. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit, kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e
    rëndësishme të shtetit osman. Në vitin 1496, u largua nga detyra, dhe pas dy vitesh vdiq.

    3 – Haim Ahmet Pasha

    Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri, Poloni. Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike të cilat lakmoheshin nga osmanët, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht në det. Flota osmane korri një fitore historike në betejën e Leopantos në Korinth, kundër flotës së Venedikut me të cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, të bekuara nga Papati. Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonjë plaçkë lufte të madhe, por vetëm u futi frikën evropianëve që të mos merreshin me osmanët, dhe nga ana tjetër, nxori superioritetin e flotës osmane kundër flotës perëndimore. Në këtë kohë, e gjithë Azia e vogël u përfshi në shtetin osman. Gjatë qeverisjes së tij filloi një luftë e gjatë me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armeninë, Kurdistanin dhe kërkonte edhe Azinë e Vogël shtëpinë e osmanëve. Kjo luftë mori karakter fetar, sepse iranianët ishin shiit dhe turqit synit. Përfundimisht, Irani u mund në vitin 1514 aq sa Osmanët hynë në territoret e vetë shtetit të Iranit dhe morën një pjesë të madhe të arkës së shtetit. Ai arriti që gjatë qeverisjes së tij të mundte Venedikun fuqinë mesjetare detare, dhe pas kësaj edhe vetë Iranin, i cili kishte më tepër zotërime se sa osmanët. Përfundimisht, Azia e vogël, gjatë qeverisjes, së tij u bë e osmanëve, që do të ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptarët pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.

    4 – Ahmet Pash Dukagjini

    Ka qenë kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe nga vitet 1514, deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve. Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka
    qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral, dhe më pas ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra, qeveritar i Ballkanit, dhe më vonë u bë kryeministër. Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u rebelua kundër sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake, dhe koka e tij e prerë iu dërgua sulltanit në Stamboll.

    5 – Ibrahim Pasha

    Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë, gjithsesi, ishte shqiptar. Gjatë një ekspedite ushtarake në trojet shqiptare sulltani e mori, dhe e rriti
    në pallatin e tij së bashku me të birin, Sulejmanin, i cili në 1520, bëhet sulltan, dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër. Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur që ishte një nga sulltanët më të mëdhenj të perandorisë, ndoshta më i madhi. Ai u edukua dhe mori arsimin e mjaftueshëm për të qenë një ushtarak dhe politikan i zoti. Ka qenë kryeministër nga vitet 1523-1536. Ai u martua me motrën e sulltanit, i cili i bëri një dasëm madhështore. Si u bë kryeministër, drejtoi fushatat për pushtimin e Beogradit dhe Rodosit. Kështu, në vitin 1526 ai u vu në krye të një ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po atij viti u zhvillua beteja e Mohaçit ku Hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën kryeqytetin e vendit. Kjo betjë, në të cilën mori pjesë dhe sulltan Sulejmani, ishte një betejë historike, sepse osmanët pas kësaj erdhën në kufijtë e Evropës qendrore dhe e kërcënonin seriozisht atë. Beteja e Mohaçit ishte një nga betejat më të mëdha që kanë zhvilluar osmanët, por me komandant shqiptar. Po të kihet parasysh që Hungaria bëri një luftë 100-vjeçare, që nga 1444 kur kërkoi ndihmën e Skënderbeut, rëndësia e kësaj fitoreje është historike. Në vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtarësh, të komanduar nga Ibrahimi, në të cilën merrte pjesë dhe vet sulltani, rrethoi Vjenën. Vjena u bombardua ashpër por nuk u dorëzua. Në dështimin e ushtrisë osmane, në marrjen e Vjenës, ndikoi negativisht i ftohti me të cilin nuk ishte mësuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga një zonë e ngrohtë. Në vitin 1532 ishte kryekomandant i një lufte tjetër me Austrinë por më tepër për territoret hungareze.

    Në këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe arriti që përfundimisht të kthente Hungarinë në një provincë të perandorisë osmane. Në vitin 1534 arriti të pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje. Ibrahimi ka nënshkruar dhe Kapitulacionet me Francën, që shumë studiues i quajnë në disfavor të Turqisë përsa i përket ekonomisë, sepse tregtarët francezë ishin të privilegjuar në perandori, por nga ana tjetër kapitulacionet ishin një marrëveshje me Francën kundër armikut të përbashkët, Austrisë, të cilën donin ta sulmonin njëkohësisht. Kështu, e parë në kuadër të politikës së jashtme nuk ishte aspak një marrëveshje e keqe, sepse bënte aleate një shtet perëndimor. Ai arriti të shtypte me armë të gjitha kryengritjet brenda vendit. Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe për çfarë, megjithëse shumë historianë thonë se u vra për xhelozi, ngaqë kishte arritur të kishte sukses. Nuk besoj të ketë pasur dorë sulltani në vrasjen e tij ashtu siç ndodhte rëndom tek osmanët, sepse ata ishin rritur bashkë që fëmijë, dhe një sulltan i madh si Sulejmani nuk mund të kishte shpirt kaq të vogël. Në histori mbetet një nga vezirët më të mëdhenj të njërit prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Ai ka meritën se arriti të pushtojë Hungarinë, e cila kishte 100 vjet që sfidonte osmanët, sulmoi Austrinë edhe pse s’e pushtoi me atë veprim tmerroi Evropën, pushtoi Azerbajxhanin, nënshkroi marrëveshje aleance me Francën etj.

    6 – Ajaz Mehmet Pasha

    Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno. Hyri në pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesë, që ishte marrja e
    fëmijëve të krishterë në moshë të vogël, dhe edukimi për shërbimin në ushtri ku më të mirët mbaheshin për shërbimin në pallatin e sulltanit. Në fillimet e karrierës së tij ka qenë
    bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, një funksionar i lartë i shtetit i rebeluar ndaj qeverisë qendrore. Mori pjesë në
    betejën e Mohaçit dhe të Rodosit krahas shqiptarit tjetër që ishte në atë kohë kryeministër Ibrahm Pashës. Në vitin 1536 u bë kryeministër, detyrë që e mbajti derisa vdiq në 1539. Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Mildavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër u krijua një sanxhak i ri me tokat e pushtuara. Në vitin 1538 flota osmane mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të Karlit të V Habsburg, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve. Ai mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë, pasi ishte kryeministër e ndoshta nuk mund të bënte dot ndryshe se i priste kokën sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritën se pushtoi Rumaninë dhe Moldavinë si edhe mundi flotën detare evropiane.

    7 – Lutfi Pasha

    Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël. Ai u rrit në pallatin e sulltanit, ku mori të gjithë edukimin e nevojshëm politiko-ushtarak. Historianët e kohës kanë thënë se është “Shqiptar kokëfortë e inatçi Ai mori pjesë në rrethimin e Vjenës në vitin 1529 së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra i Ballkanit. Ai ka marrë pjesë në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët edhe u mundën. Pas vdekjes së kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bë kryeministër. Gjatë qeverisjes së tij, bëri paqe me Venedikun, që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore, para dhe qetësi. Ai hyri në bisedime për paqe me Austrinë. Në luftë me arabët mori disa territore të Jemenit, dhe arriti të dalë në detin e Kuq. Në vitin 1541 u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet, por arsyet nuk dihen. Marrëdhëniet e tij me sulltanin qenë të mira, sepse ai ishte dhëndër te sulltani, pasi ishte martuar me motrën e tij.

    8 – Rustem Pasha

    Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi
    perandorinë për 13 vjet. Ai arriti të fusë në perandori disa vise të Jemenit. Në qeverisjen e tij u pushtua Tripoli në Libi, pasi theu flotën spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të
    Afrikës Veriore. Ai organizoi e drejtoi një luftë të dytë kundër shahut të Iranit në vitin 1548 e cila do të përfundonte me disfatë për Iranin dhe marrëveshjen e paqes do e
    nënshkruante një shqiptar tjetër, Kara Ahmet Pasha.

    9 – Kara Ahmet Pasha

    Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit. Gjatë karrierës së tij ka qenë bejlerbej i Rumelisë, me këtë emër quheshin zotrimet osmane në Ballkan. Në 1526 mori pjesë në betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit. Marrëveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli në gjirin Persik, pra ishte një tjetër shqiptar pas atij që e nxori perandorinë në detin e Kuq, që i dha gjirin Persik shtetit osman. Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore. Në 1555 i prenë kokën, edhe pse qe dhëndërr i sulltanit, arsyet se përse nuk dihen. Megjithëse qeverisi për një kohë të shkurtër ai arriti që t’i japë perandorisë gjirin Persik dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

    10 – Semiz Ahmet Pasha

    Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580 pra, për një kohë të shkurtër, ku nuk janë shënuar shumë ngjarje të rëndësishme. Përpara se të bëhej kryeministër ishte bejlerbe i Rumelisë. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.

    11 – Koxha Sinan Pasha (1506-1596)

    Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në 1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Gjatë karierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin
    nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik. Në vitin 1580 drejto vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.

    12 – Ferad Pasha

    Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Gjatë karrierës së tij qeverisi Rumelinë, si bejlerbe. Qe kryeministër gjatë viteve 1591-1592 dhe në vitin 1595. Ka marrë pjesë në luftë kundër Austrisë e cila në këtë kohë zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua nga puna dhe u vra nga rivalët e tij po shqiptarë.

    13 – Merre Husein Pasha

    Ishte me origjinë shqiptare. Ka nisur karrierën si kuzhinier, dhe më vonë shërbeu si vali në Misir. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër. Ai quhej
    Merre, sepse për kundërshtarët e tij përdorte fjalën shqip merre, zhduke, kështu që i mbeti ky emër.

    14 – Jemishxhi Hasan Pasha.

    Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami Frashëri... f.komp.45). Ka ngjitur shkallët e karrierës ushtarake dhe qeveritare në sajë të aftësive të tij. Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.

  5. #25
    15 – Kujxhu Murat Pasha.

    Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611, pra për rreth 5 vjet. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua amrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën perandoria kishte disa vite që kishte rifilluar luftën. Në 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha perandorisë një tribut vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si perandor. Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja Xhelaliane. Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të saj.

    16 – Nasuh Pasha

    Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha. Para se të bëhej kryeministër ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.

    17 – Ohril Hysein Pasha

    Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu
    si kryeministër gjatë vitit 1621.

    18 – Hasan Pasha.

    Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose
    kryeministër në vitin 1624.

    19 – Taban Mehmet Pasha

    Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Vite që nuk patën ngjarje të mëdha. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu
    bënin shpesh sulltanët.

    20 – Mustafa Pashë Kamekeshi

    Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. Kushti i parë që të bëje karrierë në perandorinë osmane ishte që të bëheshe mysliman, kështu, duke qenë se shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, por përkundrazi, janë tepër tolerantë për fenë e tjetrit, nuk e patën problem të ndërrojnë fenë. Në fillim hyri në radhët e ushtrisë së jeniçerëve, dhe arriti deri në postin e komandantit të flotës ushtarake osmane. U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut ku merrte pjesë dhe vetë Sulltan Murati IV, për suksesin e së cilës mori dhe titullin vezir i madh që ishte titulli më i lartë në hierarkinë e qeverisjes, dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti të kryejë me sukses një reformë financiare me anë të së cilës nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte të ndërmerrte një reformë administrative që nuk i pëlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.

    21 – Xhixhan Mehmet Pasha.

    Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645. Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.

    22 – Kara Mustafa Pasha

    Me origjinë shqiptare, i lindur në Shqipëri. Ai shkoi në Stamboll si jeniçer dhe arriti të bëhej komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, mundi flotën Venedikase.

    23 – Tarhanxhu Mustafa Pasha

    Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Xhelozitë e kundërshtarëve bënë që ai të pushohej nga puna dhe të ekzekutohej.

    24 – Qypyrli Mehmet Pasha

    Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare. Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë. Vendi ishte futur në krizë, dhe ai arriti të balancojë buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve dhe të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks të Stambollit.

    25 – Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu

    Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati. Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26-vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot. Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën. Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria. Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.

    26 – Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu

    Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta. Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan. Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.

    27 – Ali Pashë Arabxhiu
    Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike të tij në drejtimin e shtetit, dhe për këtë arsye e ekzekutoi.

    28 – Hysen Qypyrliu

    Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.

    29 – Dalltaban Mustafa Pasha

    Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si
    në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.

    30 – Numan Pashë Qypyrliu

    Me origjinë nga familja e qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.

    31 – Haxhi Halil Pashë Shqiptari

    Ishte nga Shqipëria i lindur në Elbasan. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin 1716 u bë kryeministër.

    32 – Ivaz Zade Halil Pasha u bë kryeministër në vitin 1770.

    33 – Almedar Bajraktar Mustafa Pasha

    Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenë një ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrë pjesë në ekspeditën ushtarake kundër
    Rusisë. Ai ndihmoi Selimin III që të reformonte ushtrinë e pabindur të jeniçerëve dhe u bë kryeministër nga sulltan Mahmuti II.

    34 – Memish Pasho i zgjuar ishte kryeministër në vitet 1808-1809.

    35 – Gjirtili Mustafa Nail Pasha

    Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857. Përpara se të bëhëj kryeministër ai qeverisi Kretën për disa vjet duke vendosur paqen dhe qetësinë atje. Ai qe ministër disa herë, derisa u bë kryeministër i perandorisë.

    36 – Mehmet Ferit Pashë Vlora

    Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.

    37 – Mirsili Said Halim Pasha

    Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.

    38 – Ahmet Izet Pasha

    Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.

    39 – Demat Ferit Pasha

    Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920. Shqiptarët qeverisën perandorinë osmane si kryeministra, për një periudhë prej afro 150 vjetësh. Kryeministrat shqiptarë i dhanë osmanëve Anadollin, Konstandinopojën, Irakun, Jemenin, Egjiptin, Algjerinë, Libinë, Arabinë, Sirinë, Hungarinë, Krimenë, Kretën etj. Pra, me punën dhe mendjen e shqiptarëve, u ngrit perandoria osmane. Ky është një fakt që pranohet nga vetë turqit dhe historianët që studiojnë këtë periudhë të historisë. Gjatë shekullit të 18-19, nuk ka pasur shumë shqiptarë në rangun e kryeministrit dhe shihet që perandoria pati disfata të tmerrshme që vunë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Po të mos ishte për disa shtete perëndimore të cilat donin ta mbanin për kundrapeshë ndaj Rusisë, patjetër që do të kishte rënë. këto 2 shekuj shqiptarët nuk ishin pa pushtet, por kishin fituar pavarësinë nga sulltani, dhe qeverisnin për llogari të vet në disa shtete, si në Arabi, Siri, Egjipt etj.

  6. #26
    Dianstia e Mehmet Aliut në Egjipt.


    Shqiptarët kanë qeverisur Egjiptin para vendosjes së Dianstisë së Mehmet Aliut nga vitet 1698-1798, pra për rreth 100 vjet. Irakun nga vitet 1704 deri në vitin 1754, pra për rreth 50 vjet, dhe Arabinë Saudite nga vitet 1817-1841.

    1 – Mehmet Aliu i Kavallës

    Lindi në vitin 1768 në Kavallë, në atë kohë truall i populluar nga shqiptarë etnikë. Ai së bashku me 300 luftëtarë nga vendlindja e tij mori pjesë në betejën e Abu Kirit kundër
    Napolon Bonapartit. Pas largimit të francezëve nga Egjipti, u bë vali i vendit me dëshirën e popullsisë atje, dhe u njoh zyrtarisht nga sulltani në vitin 1805. Anglia nuk donte që ai të ishte qeveritar i Egjiptit dhe i bëri presion Portës që ta hiqte, por paria e Egjiptit nuk e la të ikte vali, as në Arabi, e as në Selanik. Në vitin 1807 Anglia donte ta rrëzonte nga pushteti me luftë, meqë Porta se hoqi dot, por anglezët u thyen aq keq nga ushtria e Mehmet Aliut saqë kërkuan paqe. Ai ndërrmori disa reforma në vend kështu: zhduku feudalët mamluk që ishin pengesë për zhvillimin e vendit, dhe nga ana tjetër bashkëpunonin me Anglinë fshehurazi që ta rrëzonin atë nga pushteti. Ai kreu disa reforma me karakter borgjez të cilat ende nuk ishin kryer në vendet ku lindi borgjezia, dhe revolucioni borgjez. Kështu kreu Reformën Agrare, me anën e së cilës ua mori tokat feudalëve dhe ua dha fshatarëve pa tokë. Çliroi popullsinë fshatare nga renta feudale e bujkrobëria shekullore. Ai zhvilloi industrinë moderne, e cila sapo kishte filluar të ngrihej dhe në vendet më të zhvilluara të kohës dhe krijoi një ushtri moderne me 250.000 ushtarë. Me këtë ushtri të madhe nuk synonte të mbante Egjiptin, por synon të bënte një shtet deri në lumenjtë Tigër dhe Eufrat. Ai i mori osmanëve Kretën dhe Sirinë dhe në 1832 vendosi të birin Ibrahim Pashën si qeveritar të këtyre territoreve.

    Ibrahim Pasha e çoi më tej veprën e të atit, kështu në krye të ushtrisë së tij marshoi drejt Stambollit të cilit iu afrua 35 km e që me siguri do ta kishte marrë, po të mos ishin
    alarmuar fuqitë e mëdha të cilat e donin shtetin osman për interesat e tyre dhe e detyruan që të bënte paqe. Kjo paqe i ngriti vlerat kavallasve, kështu sipas saj Mehmet Aliut i mbetej Egjipti, Sudani, Arabia, Kreta, Palestina, Siria, Kilikia në kufi me Anadollin. Pra një perandori më e madhe se sa ishte vetë perandoria osmane në këtë kohë. Në vitin 1839 flota e Mehmet Aliut shkatërroi flotën osmane dhe e kishte në dorë sërish Stambollin, por nuk e mori sepse nuk donte të hynte në luftë me të gjithë fuqitë ushtarake të botës që mbanin anën e sulltanit. Kështu, Rusia ëndërronte ditë e natë që të dilte në ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit, sepse ishte një gjigand i mbyllur pa dalje në det të ngrohtë. Nga ana tjetër, Anglia nuk donte që të rrëzohej perandoria osmane sepse e kishte si pengesë për interesat e Rusisë në Ballkan. Në vitin 1839, Mehmet Aliu u njoh zyrtarisht nga porta e mundur si sundimtar i Egjiptit dhe Sirisë, por një gjë të tillë nuk e pranonte Anglia që e donte për vete Egjiptin, megjithatë, duke qenë se Mehmet Aliu e kishte mundur, u detyrua që përfundimisht ta njohë si sundimtar të Egjiptit. Në vitin 1841, Egjipti u bë i pavarur dhe atë e qeverisën për më shumë se një shekull pasadhësit e Mehmet Aliut, i cili viziton Kavallën, vendlindjen e tij, në vitin 1846 dhe në vitin 1849 ndërroi jetë.

    2 – Ibrahim Pasha

    Në vitin 1817 ka qenë qeveritar i Mekës dhe me ushtrinë e tij pushtoi tërë Arabinë, e cila në këtë kohë u fut nën perandorinë që krijuan kavallasit, por jo për shumë kohë. Në vitin
    1820, ai së bashku me të vëllanë Ismail Pashën pushtuan Sudanin, ku themeluan dhe kryeqytetin e tij të sotëm. Deri në vitin 1885 nën pushtetin e dinastisë shqiptare të Egjiptit ishin Ekuadori, Uganda, një pjesë e Somalisë, Etiopisë dhe Eritresë. Ai u bë themelues i shtetit të pavarur Sirianë të cilin e qeverisi vet për disa vite me radhë. Ashtu si i ati në Egjipt zhvilloi bujqësinë, dhe industrinë dhe çka është më e rëndësishmja vendosi barazinë fetare, gjë që sot nuk e kanë as vendet më të zhvilluara e më të emancipuara, dhe jo më në atë kohë, gjë që tregon vitalitetin dhe tolerancën e mendjes shqiptare. Ai hapi një rrjetë shkollash në gjuhën vendase dhe ngjalli vetdijen kombëtare të Ejectionëve. Ishte Ibrahim Pasha që i solli humbjen më të madhe perandorisë osmane në 7-8 shekuj histori, duke mbërritur në Stamboll në vitin 1839. Gjatë kohës së sundimit të tij në Siri ashtu si dhe në Egjipt u vendosën shumë shqiptarë, të cilëve iu dha tokë, aq shumë ishin sa që në Siri është regjistruar në 1844 një kryengritje shqiptare (pasi Sirinë e rimorën osmanët) sepse shqiptarët nuk donin t’i çonin djemtë e tyre ushtarë për llogari të osmanëve. Në dinastinë e Mehmet Aliut, krahas gjuhëve të tjera, është folur dhe shqip.

    3 – Abas Pasha 1849-1853

    Ishte djali i tretë i Mehmet Aliut, dhe qeverisi Egjiptin në vitet 1849-1853. Gjatë qeverisjes së tij me ndihmën e Anglezëve, ndërtoi hekurudhën Kajro-Aleksandri. Pati marrëdhënie të mira me Sulltanin, Francën, Anglinë. Vritet në rrethana misterioze prej njerëzve të oborrit.

    4 – Mehmet Said Pasha 1853-1863

    Ishte djali i dytë i Mehmet Aliut, dhe qeverisi në vitet 1853-1863. Gjatë sundimit të tij zgjeroi më tej territoret e pushtuara dhe dha leje për ndërtimin e kanalit të Suezit, që është një nga veprat më të mëdha njerëzore. Kanali i Suezit shkurtonte në mënyrë drastike rrugën për në vendet e lindjes.

    5 – Ismail Pasha 1863-1875

    Ishte djali i dytë i Ibrahim Pashës dhe nipi i Mehmet Aliut. Ai studioi në Francë dhe dëshironte ta bënte Kajron si Parisin, ndaj ndërmori një fushatë ndërtimesh moderne. U shpall nga sulltani si zëvendësmbret. Ai për herë të parë miratoi një kushtetutë dhe mblodhi parlamentin. Nën qeverisjen e tij përfundoi kanali i Suezit, në inaugurimin e të cilit morën pjesë zyrtarë nga e gjithë bota. Hoqi skllavërinë e cila praktikohej në masë në të gjithë botën e kohës. Ai ngjalli vetëdijen kombëtare, të Ejectionëve gjë që pasardhësve të tij do t’u kushtonte fronin.

    6 – Mehmet Tefik Pasha 1875-1892

    Gjatë kohës së qeverisjes së tij në Egjipt u rrit influenca e Anglisë, por dinastia shqiptare u la e qetë në pushtet. Edhe pse kishte lindur në Egjipt ai vazhdonte të përdorte shqipen në zyrën e tij dhe turqishten për dokumentat zyrtare.

    7 – Haxhi Halim Abas Pasha 1892-1914

    Hipi në fronin e Egjiptit në moshën 18-vjeçare. Ai njihet për ruajtjen dhe nxjerrjen në dritë të kulturës së vjetër egjiptiane, duke krijuar muzeun e parë arkeologjik, dhe financoi ekspedita gërmimi. U përpoq që të ngrinte lëvizjen kombëtare egjiptiane për pavarësinë nga Turqia, pasi formalisht Egjipti ishte nën sovranitetin turk. Anglezët nuk e kishin me sy
    të mirë dhe e zëvendësuan me xhaxhanë e tij, Hysen Qemalin.

    8 – Hysen Qemal Pasha 1914-1917

    ishte djali i dytë i Ismailit, të birit të Ibrahimit. Erdhi në pushtet me ndihmën e anglezëve, dhe sundoi për pak kohë. Edhe gjatë qeverisjes së tij pati përpjekje për pavarësi të plotë të Egjiptit nga shteti osman.

    9 – Ahmet Fuat Pasha 1917-1934

    Ishte djali i Ismailit dhe vëlla i Hysenit. Në vitin 1922 u shpall mbret i Egjiptit, pasi anglezët u larguan nga vendi i cili u shpall i pavarur. Ai u quajt monark me të drejta të plota, dhe kishte kopetenca të mëdha të cilat e ndihmuan të shpërndante parlamentin që e kishte futur në sherr me Anglinë.

    10 – Mbreti Faruk 1936-1956

    Ishte i biri i Fuatit. Ai i martoi të tre vajzat e tij me bejlerë shqiptarë, dhe strehoi për disa kohë Ahmet Zogun. Lëvizja nacionaliste në vend ishte rritur, dhe kjo falë shqiptarëve që
    sundonin atje, të cilët zgjuan ndërgjegjen kombëtare të vendasve që do të bëhej gur për kokën e tyre. Egjiptianët filluan ta shikonin mbretin e tyre si të huaj dhe dëshironin
    largimin e tij. Në fakt, në vend kishte akoma trupa britanikë, prezencën e të cilëve e kundërshtonin myslimanët fanatikë vendas si dhe ata të botës arabe, të cilët filluan sulmin ndaj këtyre forcave. Kjo acaroi gjendjen në vend dhe pati disa dorëheqje kryeministrash që shkaktuan krizë qeveritare. Kjo krizë e çoi vendin në anarki, sepse lufta mori karakter fetar të myslimanëve. Në fakt, shqiptarët se kanë ngatërruar kombësinë me fenë, dhe kjo është veti vetëm e popujve të kulturuar, që fenë e shohin si një besim që nuk ka të bëjë me gjakun dhe etnicitetin e një kombi, por me mënyrën e të konceptuarit të Zotit dhe të besimit fetar, nga çdo individ. Mendimi që ka çdo njeri për Zotin, të formuar brenda ndërgjegjes së tij, nuk ka pse të ngatërrohet me kombësinë e cila ka të bëjë me gjakun, gjuhën dhe ndërgjegjen e të qenurit një etni. Kështu, mbreti shqiptar ra viktimë e luftës fetare, dhe u detyrua të abdikojë nga froni.

    11 – Mbreti Fuati II 1952-53

    Djali i Farukut qeverisi në vitin 1952-53. Ai nuk arriti të qeverisë gjatë, pasi lëvizja antimonarkiste kishte arritur kulmin. Me një grusht ushtarak shteti, oficerët rrëzuan monarkinë, dhe shpallën republikën. Mbreti u largua në emigrim, dhe kështu mori fund dinastia mbretërore që themeloi Mehmet Aliu i Kavallës. Kjo dinasti e bëri Egjiptin shtet të pavarur, zgjoi ndërgjegjen kombëtare tek Egjiptianët, shpesh ngatërrohej me ndërgjegjen fetare. Kjo dinasti kreu disa ndërtime si, hekurudha, kanalin e Suezit, që është një nga kryeveprat botërore për nga rëndësia strategjike e cila i sjell Egjiptit fitime të mëdha sot. Pra, me një fjalë, Egjipti pa vepra të mira nga dinastia mbretërore shqiptare që e qeverisi atë me armë e diplomaci për 150 vjet duke i dhënë një kontribut të çmuar popullit egjiptian, për të cilën egjiptianët duhet t’u jenë mirënjohës shqiptarëve.

  7. #27
    FIGURA TË TJERA TË SHQUARA SHQIPTARE NË LINDJE




    Ballaban Pasha

    Ishte një nga komandantët më të shquar të perandorisë osmane. Ai komandoi pushtimin e Konstandinopojës në vitin 1453. Ishte shqiptar i lindur në Mat dhe ishte marrë rob nga sulltani në moshë të vogël. Në vitin 1465 u dërgua në Shqipëri me 15 mijë kalorës dhe me 3 mijë ushtarë këmbësorë kundër Skënderbeut, ku fitoi në betejën në afërsi të Dibrës. Ai zuri rob Mojsiun, njërin nga shokët mtë të guximshëm të Skënderbeut dhe gjashtë persona të tjerë nga krerët e tij. Ballabani mori pjesë në rrethimin e Krujës ku edhe vdiq. Në historinë e shqiptarëve njihet si tradhtar, sepse luftoi kundër Skënderbeut, por nga ana tjetër, ai mbetet në historinë botërore si komandanti që pushtoi qytetin e pathyeshëm,
    Konstandinopojën, të themeluar nga perandori ilir Konstandini i Madh. Një shqiptar e themeloi, dhe në 1453 ishte një shqiptar tjetër që e bëri qendrën e sulltanëve osmanë.

    Arkitekt Kasëm Agai ose (Mimar Kasëm)

    Ka lindur në zonën e Tomorricës në Berat, dhe ka qenë një nga arkitektët më të mirë të perandorisë. Ka ndërtuar xhaminë e re të Stambollit. Ka projektuar dhe ndërtuar rreth 400 xhami të cilat kanë një strukturë arkitekturore të përkryer, madje dhe sot një pjesë e tyre mund të konsdierohen si kryevepra arkitekturore.

    Arkitekt Mehmet Isai

    Po me origjinë shqiptare, ka ndërtuar tyrben me famë në Indi, të quajtur Taxh Mahall punimet e së cilës zgjatën 22 vjet. Ajo kushtoi 47 milion florinj, ka një lartësi 82 m dhe është punuar me mermer dhe zbukuruar me gur të çmuar.

    Arkitekt Mehmet Sedefgar 1562-1618

    Po me origjinë shqiptare, dhe punën e nisi pas arkitektit tjetër shqiptar Mimar Kasëmit ku dhe mësoi mjeshtrinë. Kryevepra e tij është xhamia blu që është edhe një nga kryeveprat e
    botës në arkitekturë.

    Ali Pashë Tepelena 17401-1822

    Në kushtet e një anarkie të përgjithshme që kishte përfshirë perandorinë, u zhvilluan tendenca lokale për shkëputje nga pushteti qendror. Kështu, të gjithë shqiptarët e zotë të cilët kishin pushtuar shumë territore në shekuj për llogari të osmanëve filluan të qeverisnin në mënyrë autonome me lejen e perandorisë. Fenomene të tilla ndodhën në Egjipt, ku Mehmet Aliu nga vali kthehet në dinasti, në Siri, Arabi dhe Shqipëri. Në këto kushte Ali Tepelena merr pushtetin në Janinë me luftëra e dredhira, dhe në kushtet, kur Porta ishte në luftë u detyrua ta njohë pushtetin e tij. Realisht sundoi të gjitha tokat etnike shqiptare nga Preveza në Shkumbin dhe një pjesë të Greqisë së sotme. Ai njihet si burrë diplomat që i dridhte të gjithë dhe i respektonte të gjithë dhe arrinte të fitonte mbi të gjithë. Kështu me Portën i mbajti shumë mirë marrëdhëniet duke i paguar të gjitha taksat e pashallëkut ndaj saj, dhe nuk linte vend që armiqtë e tij ta futnin në konflikt me të. Ai i bënte kaq mirë detyrat ndaj saj, saqë porta e emëroi vali të Rumelisë, që ishte një post i lartë. Si rezultat i veprave të tij mori titullin pasha dhe më vonë titullin më të lartë vezir. Në pamje të parë e mbante mirë me Portën, por nga ana tjetër përpiqej të siguronte një shtet të pavarur shqiptar, dhe këtë ua kërkoi me radhë si Rusisë, ashtu dhe Anglisë e Francës së Napolonit, me të cilin kishte marrëdhënie shumë të mira. Ai me diplomaci arriti që të qeveriste këto territore pothuajse në mënyrë të pavarur dhe me krushqi u lidh me pashallëkun e Bushatllinjve. Ali Tepelena ishte një nga kontribuesit kryesorë të revolucionit grek. Kryengritja e 1821 ishte një kryengritje e shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të Greqisë.

    Pashko Vasë Shkodrani

    Ka qenë vali i Libanit, pra qeveritar i tij dhe nëpunës i lartë i perandorisë. Për Shqipërinë ka bërë hymnin “O moj Shqipni e mjera Shqipni”, ku kritikon çmendurinë shqiptare që gjithë
    jetës ka derdhur gjakun për të tjerët dhe për vete nuk është kujtuar ndonjëherë. Ka shkruar librin E vërteta mbi Shqipërinë e shqiptarët” që flet për kombin shqiptar.

    Namik Qemali 1840-1888.

    Ka lindur në Marmara në Turqi nga një nënë shqiptare me origjinë nga Konica. Ai ka qenë shkrimtar, publicist, gazetar dhe iluminist. Ishte një nga themeluesit e organizatës së Turqve të Rinj të cilët kërkonin një shtet osman modern.

    Abedin Pashë Dino 1843-1908

    Ka lindur në Prevezë të Çamërisë në 1843. Ishte një intelektual i kalibrit të lartë. Zotëronte disa gjuhë, dhe pati një eksperiencë të gjatë në politikë. Filloi karrierën si vali në Varna, në
    Bulglari, dhe më pas në Selanik, Sivas, Rumeli etj. Ai ka hyrë në 50 valijtë më të famshëm të perandorisë. Duke qenë në pozitën e kryetarit të komisionit të 1789 për zgjidhjen e çështjes së kufijve midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk lejoi që shteti grek të vinte dorë në tokat etnike shqiptare të Çamërisë. Në këtë kohë ishte ministër i jashtëm i Perandorisë Osmane, dhe ky ishte fat për Çamërinë.

    Familja Frashëri

    Familja Frashëri nuk i ka dhënë vetëm Shqipërisë, por edhe Turqisë. S.Frashëri është një nga themeluesit e turqishtes moderne, pasi i dha Turqisë fjalorin turqisht-turqisht, dhe ishte i pari që përdori emrin turk, sepse për 700 vjet shteti ishte identifikuar me emrin e dinastisë osmane. Ai vuri bazat e turkologjisë dhe gjuhës turke. Është autori i librit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të jetë”. N.Frashëri (1846-1900) përktheu në turqisht Iliadën dhe shkroi disa vjersha në persisht. Është autori i poemës “Bagëti e bujqësi” në të cilën i këndon bukurisë dhe madhështisë së Shqipërisë.

    Ismail Qemali

    Rridhte nga derë e lartë shqiptare i lindur në Kaninë. Paraardhësit e tij kanë kontribuar shumë për shtetin osman, kështu ishte një nga gjyshërit e tij, i cili pushtoi Jemenin për llogari të osmanëve. I.Qemali u shkollua në Selanik, ku jetoi një pjesë të jetës së tij. Ai zotëronte greqishten e vjetër, latinishten, italishten, frëngjishten dhe ka qenë i pari në shkollën ku studionte. E nisi karrierën si përkthyes në ministrinë e jashtme, dhe më vonë, u bë zëvendës-ministër i jashtëm i perandorisë. Ishte vali në Siri dhe bëri shumë për këtë vend në fushën e arsimit, kulturës, ndërtimeve etj. Më pas u bë këshilltar politiko-juridikodiplomatik i sulltanit dhe në vitin 1908 deputet i Beratit. I.Qemali mori iniciativën dhe realizoi aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia në 1912.

    Ibrahim Temo 1865-1945

    Ka lindur në një familje shqiptare në Strugë, ku dhe mori mësimet e para në shqip. Studioi për mjekësi, dhe gjatë kohës që ishte student u bë një nga themeluesit e shoqatës “Bashkim e Përparim”, e cila kërkonte reforma perëndimore, dhe doli kundër absolutizmit të sulltanit. Ai ka marrë pjesë në delegacionin e diasporës shqiptare në Konferencën e Paqes
    në Paris, për të mbrojtur çështjen shqiptare.

    Hoxhë (prof.) Hasan Tasini 1811-1881

    Ka lindur në Filat të Çamërisë dhe më pas u transferua në Stamboll, ku ndoqi studimet e para. Ai kreu studimet e larta për 10 vjet në Paris. Është themeluesi i arsimit të lartë në Turqi, sepse hapi universitetin e parë turk në vitin 1871, në të cilin punoi si rektor dhe profesor. Në këtë universitet të parë ka dhënë lëndët: fizik, kimi, astronomi, shkenca sociale. Ai është autori i 20 librave shkollorë dhe ishte i pari që solli lëndët moderne në Stamboll të cilat akoma s’ishin krijuar si shkenca të mirfillta si sociologjia e psikologjia. Ai mori titullin profesor, pra hoxhë, por me gjithë kontributin që dha, vdiq në varfëri, aq sa nuk i dihet as varri.

    Mustafa Rënda 1881-1957

    Ka lindur në Janinë të Çamërisë ku mori edukimin e parë. Ndoqi studimet e larta në Juridik të cilin e mbaroi me rezultate të mira. Gjatë karrierës së tij ka drejtuar dikastere të
    rëndësishme ministrore si atë të Ministrisë së Brendshme, Financave, Ekonomisë, Mbrojtjes dhe Shtetit dhe Punëve Botërore. Në vitet 1927, gjatë qeverisjes së Ataturkut, ai ishte kryetar i parlamentit, post që e mbajti deri në vitin 1946. Pra ishte një politikan i suksesshëm që drejtoi dikasteret më të rëndësishme të qeverisë turke.

    Prof.dr.Omer Besim Pasha 1861-1840

    Ka lindur në Nartë të Çamërisë, dhe vazhdoi studimet për mjekësi. E filloi karrierën si profesor universiteti dhe më vonë u bë dekan dhe rektor i universitetit të Stambollit. Ai është krijues i gjysmë hënës së kuqe turke.

    Mehmet Aqif Ersaj

    I lindur në Stamboll me një baba shqiptar nga Peja e Dardanisë. Vazhdoi studimet e larta në veterinari dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Ai ndriti në letërsi dhe është njohur si poet dhe deputet në parlament. Ka meritën se vjershat e tij “Marshi i Pavarësisë” e vitit 192 u bë himni kombëtar i Turqisë. Në një vjershë për vendlindjen e të atit shkruan: ... Ngrihu baba
    ngrihu nga varri. Eja shpejt se të gjallët nuk shkojnë të shpëtojnë atdheun tonë. Shqipëria po digjet flakë.

    Prof. dr. Mehmet Fuat Qypyrliu 1890-1966

    Është nga familja e madhe e Qypyrlinjve, pra me origjinë shqiptare. Ai mbaroi studimet për Drejtësi dhe u bë profesor universiteti. Karrierën e vazhdoi si deputet pastaj Ministër i
    Jashtëm dhe arriti postin e zv-kryeministrit. Në vitin 1954 mbrojti hyrjen e Shqipërisë në OKB dhe luftoi Greqinë për Vorio-Epirin e Shqipërisë. Ai e ka treguar hapur etnicitetin e tij shqiptar dhe ka qenë krenar për të.

    Prof.dr.Abdulla Aker 1905-1977

    Ka lindur në Gjakovë të Dardanisë dhe emigroi me familjen për në Turqi. Aty vazhdoi studimet e larta në Ekonomik, dhe në 1954 u bë deputet në parlament. Më vonë, drejtoi
    disa ministri si, të Shtetit, Tregëtisë, Industrisë dhe Koordinator Ndërministror.

  8. #28
    Mustafa Qemal Ataturku

    Ataturku është babai i Turqisë moderne. Qëllimi im nuk është që t’i marrim kujt këtë figurë që s’ka bërë për Shqipërinë aq sa ka bërë për Turqinë, po të vë në dukje etnicitetin e tij. Turqit, në ndryshim nga disa kombe të tjera, ia kanë ditur për nder Shqiptarëve për kontributin që ata kanë dhënë për shtetin turk. Ataturku rrjedh nga një familje shqiptare nga Dibra që ishte shpërngulur në Selanik, i cili në atë kohë banohej ashtu si dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë nga shqiptarë. Ai lindi në Selanik dhe rininë e kaloi në Shqipërinë e kohës. Pati lidhje me çetat shqiptare të Bajo Topullit dhe të Mihal Gramenos. Ataturku është me origjinë shqiptare nga nëna dhe babai dhe fakte për këtë na japin autorët e kohës së tij turq apo të huaj. Kështu, Harold Armstrong për origjinën e nënës së tij shkruan: “Zybejdeja qe një vajzë e një katundari nga Shqipëria e Jugut dhe nënën e kishte nga Maqedonia” Po të njëjtën gjë thotë edhe një shkrimtar arab Azir Hanki që ka qenë ambasador në Ankara: “Zybejdeja që vjen nga një baba shqiptar dhe një nënë maqedonas. Mustafa Qemalit i ziente në damar gjaku i Aleksandrit të Madh dhe Mehmet Aliut të Kavallës”.

    Pra nga këto të dhëna del se nëna ishte shqiptare. Ndërsa nga i ati, ishte shqiptar me origjinë nga Dibra. Të dhënat për këtë na i jep një gazetar dhe historian turk i quajtur Murat Sertologu i cili në 1970 shkroi se “Dikur për të mësuar biografinë e Ataturkut, e sidomos prejardhjen e tij, kisha vajtur deri në Selanik dhe kisha bërë hulumtime. Së pari, shënoj se Ali Bej Efendiu ka qenë njerku i Ataturkut. Babai i vërtetë i Mustafa Qemalit është Beqir Agai, që quhej Beqir Aga Shqiptari. Ai kishte vrarë një kaçak dhe kishte rënë në burg ku edhe vdiq. Zybejdeja pati me të dy djem, Surenë dhe Mustafanë dhe një vajzë. Zybejdeja pasi u martua me Ali Rizanë të tre fëmijët i regjistroi në emrin e tij. Unë këtë shënim vazhdon autori, e bëra që t’i shërbej historisë.”. Pra, sipas të dhënave të këtij historiani që për të ditur origjinën e saktë të Ataturkut ka ardhur deri në vendlindjen e tij, babai i Ataturkut është shqiptar. Kur Asaf Xhaxhuli ambasador i Shqipërisë në Turqi i paraqiti letrat kredenciale Mustafa Ataturkut filloi t’i lexojë ato në frëngjisht. Ataturku e ndërpreu e i tha: “Të lutem mos më fol frëngjisht, por turqisht ose shqip se unë kuptoj edhe shqip”.

    Çfarë ka bërë Ataturku për Turqinë.

    Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore Turqia doli humbëse, dhe tokat e saj u pushtuan nga forcat fituese të Antantës, pra kështu ajo humbi sovranitetin. Për të shpëtuar vendin
    në Ankara u formua një qeveri paralele me atë të sulltanit, me në krye Qemal Ataturkun i cili së pari, krijoi ushtrinë kombëtare. Kështu, vendi hyri në një luftë civile midis Sulltanistëve dhe Qemalistëve në një kohë kur ishte i pushtuar nga forcat e huaja, përfshirë edhe ato greke. Të dy ushtritë brenda vendit hynë në veprime ushtarake të drejtpërdrejta dhe fituan forcat ushtarake të Mustafa Qemalit. Forcat greke në kushtet e anarkisë përparuan më në lindje dhe trupat e huaj zotëronin ngushticat. Në këto kushte, në 1919, sulltani nënshkroi marrëveshjen e paqes me anë të së cilës humbte dhe tokat e fundit të perandorisë dhe ç’ishte më e keqja, Turqisë i mbetej shkretëtira e Anadollit, dhe ca territore në detin e Zi se të tjerat do i mbante Antanta, që do i jepte edhe ca Greqisë. Në këto kushte duhej një dorë e fortë që të luftonte me Antantën e cila sapo kishte fituar Luftën e Parë Botërore dhe kishte pozita të forta në botë.

    Grupimi politik i Ataturkut organizoi zgjedhjet dhe mori situatën në dorë. Në vitin 1921 në jug të vendit forcat ushtarake të Ataturkut mundën forcat franceze dhe italiane dhe këto fuqi të mundura nënshkruan marrëveshje paqeje dhe u larguan nga Turqia. Lufta u drejtua ndaj grekëve të cilët kishin përfituar nga gjendja kaotike brenda vendit dhe nga përkrahja ndërkombëtare, dhe ishin futur thellë në trojet turke. Kështu Ataturku i theu grekët në vitin 1921, por sulmi përfundimtar u krye në vitin 1922 dhe përfundoi me disfatën e grekëve, të cilët pas kësaj lanë përfundimisht Anadollin e Turqinë. Në vitin 1923 Turqia me marrëveshjen e paqes që nënshkroi me fuqitë e mëdha ruajti territoret e saj dhe kjo u arrit në saj të luftës që organizoi Ataturku. Ai në histori njihet si shembulli më i mirë i përqafimit të reformave dhe institucioneve perëndimore. Shpalli Turqinë Republikë dhe vet u zgjodh president, sepse nuk pëlqente formën monarkike të qeverisjes, se po të kishte dashur ishte bërë edhe mbret, pasi me reputacionin që kishte do ta kishin përkrahur të gjithë. Ai i dha vendit një kushtetutë moderne që ishte shumë kur dihet se vendi qeverisej me sheriatin dhe populli e pranoi. Ai realizoi një kod të ri civil që rregullonte sipas mënyrës moderne marrëdhëniet në pronësi dhe familje, të cilat deri në atë kohë ishin rregulluar me Kuran.

    Vendosi disa ligje të çuditshme, por po të marrësh parasysh etnicitetin e tij, nuk janë se shqiptari është dalluar në shekuj për tolerancë fetare dhe përqafimin e modernizmit. Kështu ai vuri ligj, që të përdorej kapelja, dhe jo më shamitë që mbanin burrat. Vendosi kalendarin dhe numrat ndërkombëtarë. Regjistroi popullsinë dhe shpalli të drejtën e votës për të gjithë, kështu ai u bë nga të parët në botë që i dha të drejtën e votoës gruas, po të kihet parasysh se për shembull, Shqipëria këtë të drejtë grave iu dha në 1945. Vendosi alfabetin me germa latine duke hequr ato arabe, për ta sjellë vendin sa më afër perëndimit. Përveç këtyre, mori dhe masa të rrepta ndaj fesë, pasi mbylli gjyqet fetare. Ai u vendosi turqve mbiemra, sepse ata deri në atë kohë kishin mbajtur vetëm tituj feudalë. Ndau fenë nga shteti, pra laicizoi pushtetin politik që më parë kishte pasur tipare teokratike, pasi sulltani e mbante veten si kalif, pra si udhëheqës i myslimanëve të botës, por laicizmi nuk godiste fenë myslimane vetëm sa e ndante nga shteti. Reformat që ndërmori ishin perëndimore dhe moderne të cilat nga vende të ndryshme të botës nuk ishin pranuar si nga Kina dhe vendet e tjera aziatiko-myslimane. Në histori ky lloj reformimi njihet me emrin Qemalizëm, që konsiston në përqafimin e modernizimit në ekonomi dhe institucionet politike perëndimore.

    Këto reforma ishin perëndimore dhe nuk kishte guxuar asnjë drejtues i një populli mysliman t’i ndërmerte, jo atëherë por as edhe sot, por ishin të domosdoshme të ndërmerreshin sepse Turqia ishte afër Evropës dhe nuk mund të rrinte e pareformuar. Turqia në bazë të reformave të Mustafa Qemalit është vendi më i reformuar mysliman dhe po të njihet mirë besimi fetar mysliman, ata kanë braktisur shumë nga traditat e tyre fetare për të arritur deri këtu, dhe kjo është për t’u vlerësuar, sepse është një sakrificë e madhe, por perëndimorët, do bënin mirë, që të lexonin Kuranin për të kuptuar se sa ka bërë Turqia. Për ato që ka bërë për Turqinë e kanë quajtur at të turqve dhe heroin e tyre kombëtare, dhe që e ka merituar plotësisht.

    Kenan Everen (Reisi) me origjinë shqiptare?

    Në Turqi jetojnë edhe sot një numër i madh shqiptarësh për të cilët nuk ka statistika të qarta, por janë disa milionë. Shpesh turqit thonë se nuk iu kemi shtypur ne ju, por ju ne
    pasi siç e kemi parë, shumë nga drejtuesit e shtetit osman kanë qenë shqiptarë. Kenane Evereni thuhet se ka qenë i biri i Murat Reisit, një shqiptari mysliman nga Presheva e Dardanisë. Ishte antar i shoqërisë së miqësisë shqiptaro-turke. Ai ka qenë gjenerali që udhëhoi grushtin e shtetit të vitit 1980 në Turqi. Sa erdhi në pushtet, shpërndau qeverinë dhe parlamentin dhe krijoi një qeveri të re. Në vitin 1982 deri në vitin 1989 ishte presidenti i Turqisë. Është kritikuar se ka drejtuar Turqinë me dorë të hekurt, por megjithatë, vendi ka parë shumë të mira nga ai.

  9. #29
    Shqiptarët në Perëndim



    Gjon Francesko Albani, Papa Klementi XI 1623-1721.

    Papa Klementi XI është shqiptar. Gjatë kohës së Skënderbeut në fushatën e tij ushtarake në Itali me të shkoi edhe një ushtarak i quajtur Mëhill Laci i cili nuk u kthye më në atdhe, por u vendos në Urbino të Italisë. Nga kjo familje ka dalë një numër i madh kardinalësh dhe politikanësh, si dhe Papa Klementi XI. Gjon Albani lindi në 1623 në Urbino dhe vdiq në vitin 1721. Mbajti postin e papatit në vitet 1700-1721. Ai ishte njeri me kulturë në fushën e filozofisë, teologjisë, letërsisë, jurisprudencës dhe njohës i mirë i gjuhëve të huaja. Gjatë papatit të tij pasuroi bibliotekën madhështore të Vatikanit, hapi një akademi pikturoskulpture, ndërtoi disa kisha të famshme dhe ujësjellës. Papa Klementi ishte shumë krenar për origjinën e tij, dhe vendlindjen Urbino, dhe bëri shumë për to. Ai u kujdes për vendlindjen duke bërë disa ndërtime si shkolla e kisha dhe ngriti e pasuroi me libra bibliotekën e Urbinos, e cila është e mirënjohur në Itali edhe në ditët tona.

    Në 1703 mblodhi Këshillin Kombëtar ku edhe përmendet për herë të parë në histori termi shqiptar. Detyrat kryesore e këtij Këshilli ishte përhapja e mësimit të shqipes në masat e gjëra të popullit. Punoi për afrimin e të krishterëve katolikë dhe ortodoksë shqiptarë dhe ngriti arqipeshkvin e Prizrenit dhe Shkupit. Ai siguroi një vend të përvitshëm për djemtë e Epirit në kolegjin e propagandës Fide dhe ngriti Kolegjin Shën Mitër Korones. Ka qenë i vetmi papë që njohim deri më sot me origjinë shqiptare. Në fakt ka pasur dhe një drejtues të papatit shqiptar gjatë kohës së perandorëve ilirë, por papati në atë kohë nuk ishte aq i konsoliduar dhe nuk kishte rëndësinë që do të merrte më vonë. Papa Klementi vdiq në
    vitin 1721 dhe u varros në katedralen e Shën Pjetrit.

    A ishte Napoleon Bonaparti Arbëresh?

    Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi. Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë
    monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë, dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e
    mërziti Bonapartin dhe e detyroi të linte Rusinë. Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez. Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror. Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez. Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj. Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si “pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron. Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta.

    Cila është origjina e këtij burri të madh?

    Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar
    normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.

    1. – Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta
    kishte theksuar.

    2 - Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.

    3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali. Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë. Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.

    4 – Një aristokrate franceze që jetoi në kohën e Napolonit, dukesha d’Arbantes gruaja e një nga gjeneralëve më të aftë dhe më besnik të Napolonit në librin e saj “Revolucioni,
    Perandoria dhe Restaurimi” thotë se Napolon Bonapartin e njeh së afërmi dhe që të dy janë me origjinë nga zona e Manit në Peloponez”. Ajo përmend, gjithashtu, dhe interesimin e beut të Manit që Bonoparti të çlirojë nga Turqit, Manin vendlindjen e gjyshërve të tyre. Në fakt, kjo dukeshë, burri i së cilës ishte mik i afërm i Napolonit e shkroi librin në kohën që jetonte Naploni, dhe fakti që ai nuk i përgënjeshtroi, tregon se këto fakte janë të vërteta.

    5 – Studiuesi francez me origjinë nga Korsika, Rober D’Angely në veprën e tij Enigma e quan Bonopartin shqiptar, ashtu si Aleksandrin e Madh dhe Aleksandrin tjetër. Ky studiues Korsikan, një njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve, ka thënë me plot gojën se Napoloni ishte shqiptar. Ai sqaron se mbiemri i vërtetë i Napolonit ka qenë Kalëmiri, i cili është deformuar nga grekët gjatë kohës 100-vjeçare që familja e tij jetoi atje si Kalomeros, që do të thotë ana e mirë që u përkthye në italisht si Buonaparte. Pra, që mbiemri i tij i vërtetë është Napolon Kalëmiri e nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Naplon Buoncavalo, dhe jo Napolon Buonaparte.

    6 – Në ditarin e tij Napoloni shkruan, se kur po shkonte në një betejë detare kundër Albionit, pra Anglisë, i lutet që me të të ishin të gjithë paraardhësit e tij dhe përmend aty Ene Dardanidin, Akilin dhe Odisenë. Pra, përmend Trojanin Ene nga fisi i të cilëve janë Dardanët e sotëm, pra një pjesë e madhe e racës shqiptare të mbetur sot në Ballkan, i kërkoi ndihmë Odisesë që ishte një shqiptar tjetër nga Epiri Pellazg, po ashtu Akilit nga Thesalia dhe Fthija Pellazge. Këto tregojnë se ai e dinte shumë mirë origjinën e tij shqiptare dhe u kërkonte ndihmë këtyre heronjve. Po kështu, ai donte t’i ngjante Aleksandrit të Maqedonisë një tjetër shqiptari, dhe kur shkoi në Egjipt vizitoi vendin ku ka qenë varrosur Aleksandri, dhe thuhet se urdhëroi të gjithë ushtarët ta linin vetëm në dhomë.

    8 – Një fakt i tërthortë është se kur zgjodhi simbolin e perandorisë së tij francezët i afruan gjelin dhe luanin, ndërsa ai zgjodhi shqiponjën, një simbol mijëra vjeçar të racës shqiptare, që edhe sot e kanë në flamurin dhe në emrin e shtetit të tyre. Shqiponjën – thoshte e kanë pasur simbol perandorët romakë, paraardhësit e mi, por në fakt, shqiponjën e vendosën në perandorin romake perandorët ilirë të Romës, që do të thotë se Napoloni i dinte mirë paraardhësit e tij.

    8 – Robert D’Angely vë në dukje se Napoloni u bënte shpesh vizita familjeve shqiptare në Marsejë, që kishin ardhur nga Shqipëria, Greqia apo Italia. Pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Ç’e lidhte me shqiptarët? Ka vende në Evropë sot që nuk i njohin fare se kush janë shqiptarët dhe nga bie Shqipëria, ndërsa ai i njihte dhe u bënte vizita.

    9 – Sipas prof. Eqrem Çabej “Njëri nga gjeneralët më besnikë të Napolon Bonapartit ka qenë edhe marshalli Ney. Njëri me trup të madh që nga gjatësia ia kalonte shumë perandorit. Thuhet se ky i fundit kur e qortonte, Ney-in, i thoshte se do t’ia shkurtonte ndryshimin që kishte me të në trup, dhe fjalët i shoqëronte me disa fjalë në një gjuhë të huaj, që marshalli Ney e shokët e tij nuk e kuptonin”. Cila ishte ajo gjuhë? Se po të ishte italisht padyshim që do ta kuptonin që bëhej fjalë për italishten. Pa dyshim gjuha shqipe që flitej krahas italishtes në shumë territore të saj.

    10 – Ai gjithashtu, pati marrëdhënie të mira me Ali Tepelenën, të cilin e ndihmoi për të ngritur një ushtri të tijën dhe një fonderi për derdhjen e topave dhe barutit. Napoloni dërgoi konsull në Janinë, në kundërshtim me Portën dhe de fakto e njihte atë si kryeqytet të Shqipërisë. Ai donte që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur nga Turqia.

    11 – Të dhënat historike flasin se ka pasur një legjion shqiptar në ushtrinë e tij të cilin e ka mbajtur si gardë personale, sepse ata i kishte më të besuar.

    12 – Familja Bonoparti në Itali ka pasur marrëdhënie me shqiptarët, kështu një vajzë e familjes së famshme Durrsaku, ka qenë martuar me Gabriel Bonopartin, me të cilin pati një
    djalë, Jerom Bonopartin. Gjatë qeverisjes së Italisë nga Napoloni, shqiptarët e familjes Durrsaku i ngriti në detyra të larta. Kështu, Francois Luis Jerom Durazzo u bë kont i
    perandorisë së Napolonit, dhe senator në 1808. Eshtrat e tij për meritat e mëdha prehen në Panteonin francez ku prehen burrat më të mëdhenj të Francës. Po kështu, një tjetër
    shqiptar i kësaj familjeje Gaetano Gian Luca Durazzo u bë kont i perandorisë frënge, mori titullin e patricit dhe u dekorua me urdhrin e kavalierit të legjionit të nderit, arriti të bëhej
    dhe çamberleni i perandorisë frënge.

    13 – Aristidh Kola në librin e tij “Arvantasit” thotë se kur e pyetën Napolonin se cilën gjuhë konsideronte më të bukur u përgjigj “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip” Pra, të dhënat direkte ose indirekte flasin për origjinën shqiptare të Napolonit të Madh, por ende ka vend që secili të thotë mendimin e tij në bazë të fakteve. Napoloni u martua me një vejushë të quajtur Jozefina, e cila ishte me fëmijë dhe më e madhe sesa ai në moshë. Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas saj, aq sa nuk i shikonte fare difektet, dhe deri diku imoralitetin e saj. Pas kësaj ai u martua me princeshën bukuroshe austriake për arsye politike dhe jo sepse nuk e donte Jozefinën. Ai deri në momentet e fundit të jetës nuk e ndau nga mendja fiksimin Jozefinë. Me princeshën austriake pati djalin trashëgimtar që se trashëgoi kurrë të atin. Napoloni II i cili vdiq në moshë të re, rreth të 20, dhe që Napoloni nuk e pa më kurrë që nga dita që e la kur ishte foshnjë për të ikur në një ishull të vetmuar. Adolf Hitleri ia çoi eshtrat e të birit nga Austria në Francë për ta varrosur përjetësisht pranë të atit të tij, aty ku ndodhet edhe sot. Është për t’u çuditur veprimi i një fashisti si Hitleri kur dihet se Franca me Napoleonin e pushtoi Gjermaninë. Kjo i mbetet historisë për ta gjykuar. Në histori mbetet si një nga strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht të quhet i madh. Djali i vëllait të Napoleonit me vajzën e Jozefinës, gruas së tij, u bë perandori i Francës me emrin Napoloni III.

  10. #30
    Karl Gega 1802-1860

    Karl Gega ishte një nga arkitektët më të mëdhenj të njerëzimit dhe renditet në grupin e 100 austriakëve më të famshëm pranë Mozartit, Maria Terezës, Jozefit, Kafkës etj. Ai projektoi dhe ndërtoi hekurudha malore në Austri të cilat janë në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, që ishte një vepër e pazakontë, pasi hekurudhat ishin ndërtuar gjithmonë në një terren fushor. Ai ka qenë ministër i telekomunikacionit në Austri në këtë kohë. Nga është origjina e tij? Studiuesit e veprës së tij e kanë lënë gjithmonë në hije origjinën e tij dhe nuk kanë folur për të. Duke u nisur nga mbiemri i tij, Gega, shumë studiues kanë hedhur hipotezën se ai është shqiptar nga veriu. Sot është vërtetuar se Gega ka qenë me origjinë shqiptare. Karl Gega është varrosur në panteonin e burrave më të mëdhenj austriakë.

    Xhan Francesko Krispi 1819-1901

    Krispi e ka pranuar hapur origjinën e tij arbëreshe, ndaj për këtë nuk ka nevojë për vërtetime. Lindi në Ribera të Sicilisë, në 4 tetor të vitit 1819, në një familje arbëreshe. Ndoqi studimet e larta për drejtësi dhe punoi si avokat në Napoli. Kthimi i burbonëve, pas dështimit të revolucionit 1848, e detyroi që të emigronte jashtë në Maltë, Paris dhe Angli. Në vitin 1859 u kthye në Piemont, dhe ishte një nga ata një mijë persona që së bashku me Garibaldin ndërmorën ekspeditën që filloi revolucionin italian. Pas çlirimit të Sicilisë ai u bë ministër i jashtëm i përkohshëm i kësaj qeverie. Në 1861 hyri si deputet i së majtës në parlament. Në vitin 1867 u zgjodh president i dhomës së parlamentit. Në vitin 1877 u bë ministër i brendshëm, por u detyrua të bëjë dorheqje sepse e akuzuan për bigami, pasi kishte qenë njëherë i martuar, por në fakt ishte ndarë dhe doli i pafajshëm. Për shkak të kësaj ai mbeti dhjetë vjet jashtë karrierës politike deri në vitin 1887 kur u kthye si ministër i brendshëm, dhe pas vdekjes së kryeministrit të asaj kohe u bë kryeministër. Ai së pari, i bëri një vizitë Bismarkut dhe e vendosi Italinë në aleancën trepalëshe me Gjermaninë dhe AustroHungarinë dhe filloi një politikë të jashtme agresive për të marrë koloni në Afrikë. Nxori kodin e tregtisë dhe reformoi administratën e drejtësisë. Në vitin 1891 u detyrua të largohet nga pushteti për të riardhur si kryeministër 1892-96. Ai i fitoi zgjedhjet e vitit 1895, por në 1896 ushtria italiane humbi në Etiopi kështu që Krispi dha dorëheqjen dhe pas kësaj një komision parlamentar hetimor e detyroi që të bënte dorëheqje si deputet. Në vitin 1898, atë e rizgjodhi Palermo me një shumicë të konsiderueshme votash. Ai u detyrua sërish të tërhiqet nga jeta politike, sepse u sëmur rëndë, dhe 1901 vdiq.

    Princërit shqiptar të Rumanisë

    Familja shqiptare e Gjikajve ka qeverisur prej disa shekujsh Vllahinë dhe Moldavinë, që në pjesën më të madhe do të quhej Rumani në shekullin e XIX. Familja e Gjikajve ishte me
    origjinë nga Përmeti. Ajo ishte vendosur në lagjen më të pasur dhe më të kulturuar të krishterëve në perandorinë osmane, në Fanar. Moldavia e Vllahia kishin një lloj autonomie
    brenda perandorisë, por qeveritarët e këtyre teritoreve autonome caktoheshin nga sulltani. Për të qeverisur Moldavinë e Vllahinë, Porta e Lartë caktoi për dyqind vjet si sundimtar familjen e Gjikajve nga Përmeti.

    Gjergj Gjika

    Ka lindur rreth vitit 1600 dhe vdiq në vitin 1664. Ai mbahet si themeluesi i kësaj dinastie shqiptare. Emërohet princ në Moldavi në vitin 1658-1659 dhe në Vlahi në 1659-1660. Ai
    vendosi si kryeqytet të Rumanisë Bukureshtin, që shqip do të thotë bukur-është.

    Grigori I Gjika

    Ishte i biri i Gjergj Gjikës dhe e trashëgoi fronin princor nga i ati, sepse bashkëqeverisi me të, dhe në vitet 1673-1678 ishte princ i Vllahisë.

    Grigori II Gjika

    Ishte princ i Moldavisë në vitet 1726-1733, pastaj u emërua princ i Vllahisë në vitet 1733-1735 dhe 1748-1752, dhe përsëri princ i Moldavisë në vitet 1735-1741. Ai forcoi shtetin gjatë qeverisjes së tij dhe kreu reforma fiskale.

    Matei Grigor Gjika

    Ishte princ i Vllahisë në vitet 1752-53 dhe në Moldavi 1756.

    Scarlet Grigor Gjika

    Princ i Moldavisë në vitet 1757-58 më pas princ i Vlahisë në vitet 1758-1761 dhe do të rikthehet në këtë detyrë në vitet 1765-66.

    Aleksandër Scarlat Gjika

    Ka qenë princ i Vlahisë në vitet 1766-68.

    Grigori III Aleksandër Gjika

    Ai mbajti detyrën e princit të Moldavisë në vitet 1764-67 dhe atë të princit të Vllahisë në vitet 1768-69. U rikthye si princ i Moldavisë në vitet 1774-77. Pas disfatës së osmanëve me rusët, Turqia u detyrua që t’ia kalojë asaj rajonin e Bukovinës, gjë që hasi në kundërshtimin e princit shqiptar i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur që do t’i kushtonte jetën, sepse sulltani e dënoi me vdekje.


    Grigori Dhimitër Gjika

    Ishte princ i Vlahisë në vitet 1822-1828.

    Grigori IV Aleksandër Gjika

    Ishte princ i Moldavisë në vitet 1854-56.

    Aleksandri II Dhimitër Gjika

    Ishte princ i Vllahisë në vitet 1834-1842 dhe gjatë viteve 1856-58. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkruan disa marrëveshje ekonomike me disa fuqi perëndimore, edhe pse ato
    kundërshtoheshin nga Rusia. Këto amrrëveshje, edhe pse ishin disi të pabarabarta për Vllahinë përsëri ishin pozitive, sepse hapën vendin ndaj kapitalit botëror që sapo kishte
    filluar të zhvillohej.

    Grigori V Gjika

    Gjatë karrierës së tij punoi për bashkimin e Moldavisë dhe Vllahisë në një shtet të vetëm duke pasur dhe ndihmën e Napolonit III. Ishte kryeministër i Rumanisë në vitet 1866 dhe
    në vitet 1870-71.

    Jon Gjika

    Ishte një nga personalitetet më të shquara të shek të XIX në Rumani në fushën e politikës dhe ekonomisë. Ishte kryeministër i Rumanisë në vitin 1867 si kryetar i partisë Liberale.
    Ishte kryetari i Akademisë së Shkencave të Rumanisë, profesor në universitet dhe ambasador.

    Dhimitër Gjika

    Ishte president i senatit të Rumanisë në vitin 1886.

    Elena Gjika

    Ishte arsimuar në universitetet më të mira në botën gjermane dhe kishte një kulturë të lartë. Elena fliste rreth 9 gjuhë që në moshën 14-vjeçare. Ajo mbante lidhje me patriotët
    shqiptarë dhe kontriboi në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Ishte një nga gratë më të kulturuara të shekullit XIX.

  11. #31
    Kontributi Arvanit për Greqinë

    Arbëreshët luftuan për çlirimin e Greqisë me në krye figura si Boçari, Xhavela, Kolokotroni, Bubulina etj. Nga 100 heronjtë e 1821, 90 ishin arbëreshë. Ishin arvanitë të tre anëtarët e komisionit që u dërguan për t’i dorëzuar kurorën mbretit Othon, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Në vitin 1926, ministri i atëhershëm i arsimit, Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, hapi në 18 mars 1925 Akademinë e Athinës. Ndërtesa, ku ndodhej Akademia, u financua nga një shqiptar nga Voskopoja, që banonte në Vjenë të Austrisë, Simon Sina. Arvanit ka qenë presidenti i parë i Greqisë, por disa thonë se edhe kryeministri i parë Jon Kapodistria. Po të shikosh strukturën etnike të Greqisë, nuk e kupton se kush janë grekët sepse aty ka dominuar etnia shqiptare. Besoj se disa qarqe shqiptare me filozofi ekstremiste duhet të pushojnë veprimtarinë e tyre antishqiptare se kanë shumë gjak shqiptar edhe vetë në dejet e tyre.


    Kolokotroni

    Lindi në 1770 në Ramavun në Mesinë të Peloponezit dhe vdiq në vitin 1843. Kolokotroni është me origjinë arbëreshe dhe ka shumë fakte që e tregojnë këtë, edhe pse kjo është
    mohuar. Autori grek A.Kondiloros në 1905 pohoi në një shkrim të tij se Teodor Kolokotroni i quante shqiptarët musclemanë të një race me të. J.Maruga radhit edhe Teodor Kolokotronin ndër figurat më të shquara arvanite “në dejet e tij rrjedh gjak shqiptaro-Vllahu. A.Kola e quan “arvanit të pastër” dhe jep disa fakte për ta vërtetuar këtë. Kështu, ai thotë se ai fliste gjuhën shqipe. Ishte i qethur mbrapa si qetheshin arvanitët. Vëlla me një arvanit të krishterë edhe një mysliman që ishin Marko Boçari dhe Ali Farmaqi. Libri i tij më i dashur, ishte Historia e Skënderbeut të cilin e mbante në gji. Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tiranë 2002, f.480 Sipas autorit Dhimitër Grillo mbiemri i tij Kolokotron nuk është i përbërë nga kollo e kotron, por nga emrat Kolo ose Kola dhe Kotroni që është një mbiemër që gjendet në Vuno të Himarës, i cili jeton si i tillë në gojën e popullit, pasi nuk ka mbetur mbiemër i kësaj familjeje më në Vuno. Siç duket janë larguar të gjithë gjatë pushtimit turk. Ai na jep fakte që para 100 vjetësh, një pjestar i Kolokotronëve erdhi përsëri në Vuno të Himarës ku ka lënë pasardhësit e tij që jetojnë ende sot atje.

    Pra, emri i vërtetë i tij është Kolokotroni dhe jo Kollokotroni sepse grekët l e lexojnë si ll kështu që ata i kanë ngjitur një mbiemër që nuk ka atë kuptim. Sipas hulumtimeve të mia personale kam zbuluar të njëjtën gjë që thotë Grillo. Jam interesuar për mbiemrin Kocaqi, të njëjtin mbiemër që ka dhe e ëma e Kolokotronit me origjinë nga Vunoi i Humarës, dhe fakti që ajo ishte shqiptare pranohet dhe nga grekët. Vunoi ka qenë qëndra e vjetër e mbiemrit Kocaqi, nga ku thuhet Kocaqët u shpërndanë në të gjithë bregdetin dhe disa shkuan në Greqi ku edhe sot mbajnë këtë mbiemër. Ajo që di me siguri, është se origjina ime është nga Kocaqët e Kaninës, që kaniniotët e mbajnë si fisin më të vjetër që ka banuar Kaninën. Por, sido qoftë, të gjithë Kocaqët janë shqiptarë të pastër. I ati i Kolokotronit, që sipas Grillos ka qenë nga Kotronët e Vunoit e ka marrë gruan nga fshati i tij, pra nga Kocaqët e Vunoit. Kolokotroni ishte së bashku me shqiptarët e tjerë krahu ushtarak i kryengritjes greke të vitit 1821, dhe për këtë më vonë ai është shpallur hero kombëtar i Greqisë. Por pas kryengritjes, si shpërblim për kontributin në luftë kundër turqve, e përndoqën dhe e quajtën tradhtar, madje dhe e dënuan me vdekje heroin kombëtar, por për mëshirë më në fund e falën. Ka një numër figurash të tjera arvanite që dhanë kontributin e tyre për shtetin grek si Marko Boçari, Bubulina, Karaiskaqi, Farmaqi etj. Për të analizuar secilin prej tyre do më duhej të bëja një libër të tërë, kështu që nuk po ndalem gjerësisht.

    Kryeministrat Arvanitë të Greqisë

    Janë një numër i madh kryeministrash dhe ministrash të shtetit modern grek me origjinë arvanite. Një listë më të plotë të tyr e paraqet faqja në internet e shoqatës së arvanitëve të Greqisë. Fakti që ata janë arvanitë pranohet pothuajse nga të gjithë historianët grekë apo të huaj.

    1 – Kiço Xhavela 1801-1855

    Kiço Xhavela lindi në Sul dhe u rrit në Korfuz. Ai ishte përfaqësues i suliotëve në revolucionin e 1821 dhe dha kontribut të madh në luftën për çlirimin e Greqisë. Pas vendosjes së monarkisë në Greqi mbreti e bëri gjeneral dhe më pas ministër të mbrojtjes, në vitin 1844. Në vitet 1847-48 ishte kryeministër i Greqisë.

    2 – Gjeorgjio Kundurioti 1772-1858

    Lindi dhe u rrit në ishullin e Hidrës në një familje të pasur arvanite. Familja e tij dhe ai i kushtuan një pjesë të pasurisë revolucionit. Ka qenë deputet në parlamentin grek. Në vitin 1844 u bë ministër i marinës dhe kryeministër, dhe u ribë sërish kryeministër në vitin 1848. Në vitin 1856 u bë kryetar i parlamentit grek.

    3 – Andoni Kryeziu 1796-1865

    Ka lindur në ishullin e Hidrës. Ai luftoi krahas shqiptarëve të tjerë në vitin 1821. Në vitin 1836 u bë ministër i marinës dhe kryeministër në vitet 1849-1854. Gjatë kohës që ishte
    kryeministër, në vitin 1850 shpalli kishën greke autoqefale, të pavarur nga patriarkana e Stambollit.

    4 – Dhimitër Vulgari 1801-1877

    Lindi në ishullin e Hidrës në një familje të pasur Shqiptare. Mori pjesë në kryengritjen e 1821 dhe më pas punoi prokuror i Hidrës. Në vitin 1848 u bë ministër i ekonomisë. Ka qenë kryeministër pesë herë në vitet 1855-57; 1862-64; 1868-69; 1871-72; 1874-75. Gjatë kohës që ishte kryeministër bëri të mundur bashkimin e shtatë ishujve me Greqinë, duke i zgjeruar më tej territoret greke.

    5 – Athanasios Miauli 1815-1867

    Lindi në ishullin me popullsi shqiptare të Hidrës dhe ishte i biri i Andrea Miaulit. Mbaroi studimet e larta në Gjermani, dhe pas tyre shërbeu si oficer i marinës greke. Në vitin 1855
    u bë ministër i marinës, dhe më pas u bë kryeministër i Greqisë në vitet 1857 dhe 1867.

    6- Dhimitër Qirjako 1811-1869

    Lindi në ishullin e Specias. Vëllai i tij vritet në luftën e Mesolongjit ku mori pjesë si admiral i flotës së ishullit. Ai mbaroi studimet në Francë për drejtësi. Ka qenë prokuror dhe profesor i së drejtës kushtetuese dhe redaktori kryesor i kushtetutës së Greqisë së vitit 1843. Ka qenë ministër i fesë dhe i arsimit, dhe në vitin 1863 bëhet kryeministër.

    7 – Emanuel Repili 1811-1869

    Lindi në një familje arvanite në Kranidhi. Studioi drejtësi dhe gjatë jetës së tij punoi si gazetar. Ka qenë ministër i jashtëm i Greqisë në vitet 1910, 1913, dhe 1916 mbajti postin e zv/kryeministrit. Qe kryeministër për disa ditë në vitin 1917. Vdiq në vendlindjen e tij,
    Kranidhi.

    8 – Aleksandër Koriziu 1885-1941

    Lindi në Poro. Studioi drejtësi, por një kohë të gjatë të jetës së tij ia kushtoi ekonomisë dhe drejtimin e bankave në Greqi. Drejtoi Bankën Kombëtare Greke, krijoi dhe drejtoi Bankën Bujqësore. Në vitin 1936 ishte ministër i telekomunikacionit. Në vitin1941 u bë kryeministër i Greqisë për disa muaj.

    9 – Petro Bulgari 1884-1957

    Lindi në ishullin e Hidrës dhe ishte mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. Në vitet 1925-26 ishte komandant i marinës. Në vitin 1945, u bë kryeministër i Greqisë për disa muaj nga prilli në tetor.

    10 – Aleksandër Diomidi Qiriako 1874-1951

    Lindi në Athinë dhe ishte nipi i Dhimitër Qiriakos. Studioi drejtësi në universitetin e Vajmarit dhe më pas punoi si pedagog në Berlin dhe si rektor dhe profesor në Greqi. Në vitin 1910 ishte deputet në parlament, i zgjedhur në ishullin e Specias, dhe në vitin 1912 u bë ministër i ekonomisë. Në vitin 1949-1950 ishte kryeministër i Greqisë. Melina Merkuri ishte artiste që e bëri të njohur Greqinë në botë me filmat e saj. Gjatë qeverisjes së PASOKU-t ishte ministre e kulturës. Teodor Pangalo është pasardhës i Teodor Pangalos, që ishte president i Greqisë në 1926. Pangalo e ka pranuar hapur origjinën e tij arvanite dhe nga nëna ka mbiemrin Kocaqi. Pangalo ka qenë ministër i kulturës dhe ministër i jashtëm i Greqisë. Ai ka pasur dhe ka një karrierë shumë të mirë në politikë dhe aderon në PASOK. Pa frikë mund të thuhet se ashtu si gjyshi i tij, ka qenë një nga arvanitët më të fortë në politikën e vendit.

    Presidentët Arvanitë të Greqisë

    Pavlo Kundurioti 1855-1935

    Lindi në Hidra në vitin 1855. Filloi karrierën si ushtarak duke u bërë komandant i flotës së Egjeut dhe më vonë nën admiral. Ai pushtoi ishujt Lemno, Tenedo, Taso, Samothrak, Psara, Mitilini. Në vitin 1912 gjatë luftës së parë ballkanike, mundi flotën turke. Në vitin 1920 ishte mëkëmbës i mbretit dhe në vitin 1923-1926, ishte presidenti i parë i Greqisë. U rizgjodh president në vitin 1929, por gjendja e keqe shëndetësore e detyroi të japë dorëheqjen. Kundurioti është presidenti i parë i Greqisë, ai është i njohur për dhënien e urdhrave në shqip. Në kohën që fliste greqisht vartësve të tij dhe i urdhëronte të hapnin zjarr kundër armikut, ata nuk reagonin, dhe sa u fliste në shqip ata menjëherë fillonin luftën, pasi marinarët ishin arvanitë dhe nuk dinin gjuhë tjetër veç gjuhës së tyre.

    Teodor Pangalo 1878-1952

    Lindi në ishullin e Selaminës që ka qenë gjatë gjithë historisë ashtu si edhe sot, një ishull ku banojnë arvanitë. Mbaron akademinë e luftës në Paris. Ka qenë ministër i ushtrisë dhe
    kryegjeneral. Në vitin 1925, me ushtrinë e tij përmbysi qeverinë dhe u bë kryeministër pasi u votbesua nga parlamenti. Në vitin 1926, ishte president i Republikës Greke. Pangalot e
    kanë pranuar hapur origjinën e tyre shqiptare. Me ardhjen e Pangalos në pushtet, pushoi edhe përndjekja e çamëve muslimanë të cilët çoheshin me forcë drejt Turqisë duke u
    konsideruar si turq. Ai i konsideroi shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë si shqiptarë dhe jo si turq e grek. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptar që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s’mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepirote, që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë”. Pra, siç shihet nga fjala e tij ai ka qenë i vetmi politikan arvanit i shtetit grek që ka mbrojtur shqiptarët të cilët ishin të një gjaku me të. Dhe për këtë duhet që të meritojë të gjithë mirënjohjen dhe respektin e shqiptarëve sot.

    Edhe presidenti aktual i Greqisë Karolio Papuljas, sipas Aristidh Kolës është arvanit. Papuliat sipas tij ishin shqiptarë nga fisi shqiptar i Lalajve të Mores, të cilët pas shkatërrimit të tyre u shëprndanë në të gjithë Greqinë, madje disa u vendosën dhe në Shqipërinë e Jugut (Çamëri). Shumë laliotë u kthyen në vitet e më vonshme në atdheun e
    tyre Lalë dhe u pagëzuan si të krishterë ndërsa disa fise si ai i papuljave edhe pse u pagëzuan e ruajti mbiemrin e tyre shqiptar Papulja. Fisi i Papulajve u vendos në Epir ose
    Çamëri aty ku dhe lindi Karolio Papulja, ministri i jashtëm i Greqisë, dhe sot është presidenti i saj. Ai lindi në fshatin shqiptar Voshtine (sot Pogonian) të Çamërisë që është në kufi me Shqipërinë. Karolo Papulja është një nga politikanët më të zotë dhe më tolerantë të Greqisë moderne. Edhe në qeverinë aktuale ka disa ministra me origjinë arvanite.

    Athanagora 1886-1972.

    Athanagora ishte patriark i kishës lindore. Ai është i pari që pas 1000 vitesh ndarje midis tyre kishave filloi të afrojë Patriarkanën me Papatin. Në vitin 1054 kisha lindore e quajtur ortodokse u nda nga kisha perëndimore me qendër Romën. Papati dhe Patriarku i asaj kohe çkishëruan dhe mallkuan njëri-tjetrin dhe për rreth 1000 vjet nuk kanë pasur marrëdhënie miqësore midis njëri-tjetrit. Ishte patriarku shqiptar i Kostandinopolit Athanagora dhe Papa Pali VI të cilët u takuan në Jeruzalem në 5 janar të vitit 1964 dhe pajtuan të dy kishat. Pas këtij takimi kishat hoqën mallkimet dhe çkishërimet e ndërsjella që kishin bërë një mijë vjet më parë dhe filloi një proçes afrimi midis tyre. Athanagora ishte shqiptar me origjinë nga Shqipëria e jugut, dhe emri i tij i vërtetë ishte Aristokle Spirou. Ka lindur në 25 mars të vitit 1886 në fshatin Tsaraplana të Epirit që në atë kohë ishte ende nën sundimin Turk. Aristokleu ishte shqiptar dhe e ka pranuar vetë, këtë gjatë gjithë jetës së tij. Anglezi Petër Nichols thotë “Një gjë me rëndësi bie në sy; dy personalitete me prejardhje shqiptare, edhe pse të lindur jashtë Shqipërisë kanë ndikuar rrënjësisht në kristianizmin bashkëkohor. Njëri është i ndjeri Patriark Ekumenik i Konstandinopojës, njeri me hijeshi të dukshme fizike, me një personalitet të konsiderueshëm i cili u takua me Papa Palin e VI sidomos me përqafimin historik në Jeruzalem që hapi rrugën e mirëkuptimit më të madh në mes dy grupeve më të mëdha të krishter. Tjetra është nënë Tereza”. Pra Athanagora ishte patriarku shqiptar që afroi Patriarkanën e Konstandinopojës me Papatin e Romës. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë tolerantë për çështjet fetare, dhe ky është një virtyt që ata e kanë pasur gjatë gjithë historisë deri sot.

  12. #32
    NOBELISTËT SHQIPTARË



    Ferid Murati


    Lindi në SHBA nga një baba shqiptar dhe një nënë amerikane. Kreu studimet e larta në Universitetin e Ohaios, dhe më vonë punoi si profesor në Universitetin e Teksasit, që është instituti më i madh i kërkimeve shkencore mjekësore në botë. Ferid Muradi është vlerësuar me çmimin Nobel në mjekësi në vitin 1998 për zbulimin e Viagrës së bashku me
    dy kolegët e tij Robert Furchgot dhe Louis Ingaro. Ai zbuloi se NO oksidi nitric ndihmon në luftimin e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës. Ai është autor dhe bashkautor i 334
    punimeve shkencore. Muradi është babai i pesë fëmijëve.


    Nënë Tereza 1910-1997


    Ajo lindi në Shkup nga prindër shqiptarë të quajtur Nikollë dhe DRane Bojaxhiu, dhe ishte fëmija më i vogël i familjes. Babai i saj vdiq kur ajo ishte në moshën 8 vjeç dhe pas kësaj
    jeta për të u bë më e vështirë. Ishte e besimit katolik dhe që e vogël merrte pjesë në meshat fetare. Në moshën 18 vjeç shkoi në Irlandë dhe hyri në institutin “Motrat e Loretos” ku mori emrin Maria Tereza. Aty ajo jetoi për 20 vjet duke punuar si mësuese. Në vitin 1946 shkoi në Indi ku qëndroi deri në fund të jetës së saj. Aty themeloi misionin e saj të ri dhe gjatë gjithë jetës u shërbeu të varfërve dhe të sëmurëve të rrugës, për të cilët u kujdes si nënë. Nënë Tereza hapi shtëpi misionare në të gjithë planetin, gjithashtu edhe në vendet komuniste para viteve 90. Në vitin 1979 ajo vlerësohet me çmimin Nobel për paqen dhe shpërblimin e shpenzoi për të varfërit. Ajo vdiq në 5 shtator të vitit 1997, dhe në varrimin e saj morën pjesë lidër nga e gjithë bota. Në vitin 1997 ajo kishte 4000 motra në 610 shtëpi misionare në 123 vende të botës.

    Nënë Tereza është gruaja më e nderuar që ka pasur kombi shqiptar gjatë shekullit XX. Ajo iu përket të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht besimit fetar. Shqiptarët para çdo ndarje fetare duhet të venë kombësinë e tyre. Feja është diçka personale dhe shpirtërore dhe nuk duhet as t’u imponohet të tjerëve dhe as të përbuzen për atë që besojnë. Secili njeri ka mënyrën e vet se si mund të shpëtojë shpirtin e tij. Besimi është çështje personale dhe shpirtërore, ai nuk imponohet, por vjen nga logjika e arsyetimi i secilit. Pra, ai është ngushtësisht i lidhur me intelektin e secilit prej nesh. Shqiptarët duhet t’i vlerësojnë figurat e tyre jo nga feja, por nga ato që ata kanë bërë për atdheun dhe njerëzimin.

    Janë një numër i madh shqiptarësh sot që kanë famë ndërkombëtare në fusha të ndryshme. Kështu, aktorë të famshëm Jon e James Belushi nga Korça, Regis Francis Philbin mbajtësi i rekordit gines për numrin e orëve që ka kaluar në televizion, Eliza Dushku aktore e talentuar, Sten Dragoti regjisor i famshëm nga Dragoti i Tepelenës. Joseph Dioguardi që ka dhënë kontribut për shtetin amerikan në fushën e financave dhe kryetar i ligës amerikano-shqiptare, Xhorxh Tenet ish-drejtori i Shërbimit Inteligjent Amerikan me origjinë nga Himara, Ismail Kadare i njohur në të gjithë botën me veprat e tij, piktori Ibrahim Kodra si dhe një numër i madh sportistësh, artistësh dhe shkencëtarësh. Mbi të gjitha, një meritë të veçantë kanë fëmijët shqiptarë, të cilët janë të parët në mësime në vendet ku studiojnë, dhe ky është një nder i madh që i bëhet kombit shqiptar.

    Shqiptarët janë njerëz punëtorë, ambiciozë, besnikë dhe të përkushtuar ndaj asaj që bëjnë. Ata i gjen në të katër anët e Globit dhe me siguri nuk do të jetë e largët dita që do të jenë në majat e pushtetit në Evropë dhe në SHBA sepse këtë e ka treguar historia. Vetëm një gjë duhet të bëjnë kur të arrijnë majat, të hedhin sytë nga vendi i origjinës ku kanë eshtrat e paraardhësit e tyre dhe të kontribuojnë për të mirën e tij, sepse të gjithë ia kanë borxh vendit që na dha jetën dhe emrin.




    FUND

  13. #33
    Ne perfundim te postimit te ketij libri, dua t'ju kujtoj se ka nje teme te posacme ne nenforumin e Arkeologjise te titulluar: Albanet me fame ne mijevjecare (Elena Kocaqi) -Diskutime mbi librin e hapur enkas per te diskutuar dhe shprehur mendimet mbi librin e Elena Kocaqit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •