Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Donika Dervishi: Trafiku i heroinës? Më kërcënuan me vajzën





    TIRANE- Për drogën kisha dijeni vetëm unë. Motra dhe kushërira nuk kanë asnjë lidhje, i keni arrestuar kot. Mua më bënë presion dhe më kërcënuan me jetën e vajzës (fëmija nuk ka mbushur ende 4 vjeç), për të bërë transportin drejt Italisë. Droga u vendos në makinën time nga ...., i cili më tha se në Bari do më priste një person, emrin e të cilit nuk ma dha. Kur të dorëzoja drogën dhe të kthehesha në Tiranë, do më shpërblenin me 8500 euro". Donika Dervishi, pronarja e makinës tip "Ford Focus", me targa AA465DD në të cilën u gjet sasia prej 8 kilogramë heroinë, u ka rrëfyer hetuesve arsyet përse pranoi të shndërrohej në trafikante. Me një qetësi të madhe, krejt e ftohtë dhe e vendosur Dervishi është shprehur se ishte detyruar të bëhej pjesë e rrjetit të trafikut, për shkak se kishte marrë kërcënime me jetën e vajzës së mitur. 27-vjeçarja ka shfajësuar të motrën Migenën dhe vajzën e tezes Sonila Popa, duke u shprehur se asnjëra prej tyre nu k kishte dijeni për drogën që gjendej e fshehur në kroskotin dhe serbatorin e makinës. Donika Dervishi u dha hetuesve dhe emrin e personit që i dha drogën, i cili për arsye hetimore nuk bëhet i ditur. Edhe pse ajo ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me këtë person, pasi pretendon se është detyruar të bëjë transportin për shkak të kërcënimeve, prokuroria dyshon se Donika Dervishi kishte njohje të afërta me të.

    VERDIKTI I GJYKATËS
    Tre të dyshuarat për trafik narkotikësh dolën dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë. Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj rindërtoi të gjithë skemën e trafikut dhe në përfundim i kërkoi gjykatës që Donika Dervishi, e cila ka fajësuar vetën të qëndrojë prapa hekurave. Për Migena Dervishin dhe Sonila Popën, përfaqësuesja e organit të akuzës kërkoi të hetoheshin në gjendje të lirë, por t'u bllokoheshin pasaportat për të shmangur një largim të mundshëm nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e gjeti të drejtë kërkesën e Akuzës dhe vendosi ta lërë prapa hekurave Donika Dervishin, e dyshuar kryesore për trafikun e heroinës. Për motrën dhe vajzën e tezes së saj u vendos bllokimi i pasaportave. Donika ka pranuar fajin dhe është shprehur se as motra dhe as kushërira nuk kishin dijeni për drogën që fshihej në makinën e saj. Migena do të udhëtonte drejt Italisë për të bërë furnizim për butikun e saj që zotëronte në Tiranë, ndërsa vajza e tezes, ishte një pasagjere rasti, që për fat të keq përfundoi prapa hekurave si e dyshuar për trafik narkotikësh.

    ARRESTIMI NË PORT
    Dy motrat Donika dhe Migena Dervishi dhe vajza e tezes së tyre, Sonila Popa, u arrestuan në Portin e Durrësit, teksa po tentonin të udhëtonin drejt Italisë me tragetin e Linjës Durrës - Bari. Në makinën tip "Ford Focus", me targa AA465DD në pronësi të Donika Dervishit dhe që drejtohej nga kjo e fundit, u gjetën dhe sekuestruan 10 pako, me një peshë prej 8 kilogramë, e cila ka rezultuar e llojit heroinë. Nga hetimet rezultoi se droga kishte si destinacion Italinë. Vajzat e dyshuan si pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar. Dje gjykata ka vendosur që dy prej tyre t'i lirojë, duke u bllokuar pasaportat dhe duke u hequr çdo mundësi për të udhëtuar jashtë vendit, ndërsa e vetmja që mbetet prapa hekurave është Donika Dervishi e cila ka marrë përsipër fajin.
    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Fakti qe nxjerr ne skene nje person jo prezent ne ngjarje do te thote qe ka nje vertete ne mes. Bashkepunim me deshire smund ti thuash pasi nuk do guxonte te nxirrte emra te tjere.
    Personi i akuzuar mund te hedhe ne drite shume gjera , nese kjo mashtron atehere ai mund ti beje gropen motres e kushurires po ashtu.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po kur e dinje qe dicka ke ne maqine.. qe qenka me aq rrezik sa .. dhe femijen ta rrezikojne.. pse e more dhe bijen tjeter te mamas tende oj donike kastripordhi..
    po gocen e tezes pse e more ne qafe..

    eeh cben tafmaja madhe..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shqiptaret jane bere si te babzitur pas lekut. Nuk po pyesin me se si i vejne. Duan te fitojne para te shpejte. S'kane faj femrat. Meshkujt u bene te pasur me vila e hotele, e te "respektuar" nga shoqeria duke shitur droge e femra. Ne Shqiperi gjykohet prostituta por jo ai qe e ka nxjerr ne rruge. Duan dhe femrat te njejtat "privilegje". Femer debile! Mori me qafe dhe njerez te tjere!
    Feelings change - memories don't.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •