Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108

    Nga e kanë origjinën evgjitët?

    (Moderatorë, mund ta lëvizni temën në qoftë se nuk është në vendin e duhur. )

    Në rast se nuk e dini ç'janë jevgjit (nuk besoj se ka njeri të mos e dijë këtë), një përmbledhje:


    Origjina e jevgjitëve
    Legjendat përshkruajnë ardhjen e tyre nga Egjipti (ndaj dhe njhen me emrin Jevgj/Evgjitë/Magjupë ose Gyspy në anglisht), por këto janë vetëm përralla. Njerëzit injorantë në perëndim e lidhin origjinën e tyre me Europën Lindore. Kjo nuk është e vërtetë, edhe pse popullatat me të mëdha jevgjite (ndryshe të qujatur ciganë/gabelë/ashkali ose romë, që në gjuhën e tyre do të thotë "burrë") gjenden atje.

    Jevgjit e kanë origjinën në Indinë veriore 1,000 vjet më parë. Gjuhën e tyre, i quajtur Romani (e cila ka humbur në shumë vende), lidhet padyshim me hindu dhe gjuhë të tjera indiane (quajtur indo-arian). Askush nuk e di se pse e kanë lënë Indinë. Disa thonë se paraardhësit e tyre, zejtarët dhe artistët, të shoqëruar trupat dhe pas disa konflikteve ushtarake në Indi. Nga vitet 1300 pas Krishtit arritën Evropën, pasi kaluan nëpër Persi dhe Turqi.

    Imazhi i tyre ka qenë gjithmonë i diskutueshëm në sytë e europianëve: ata ose ishin njerëz shumë të dashur, ose shumë dashakeqës. Kur jevgjit erdhën në Europë, ata ishin të huaj për europianët, me lëkurën e tyre të errët, sy të zinj dhe flokë, veshje, zakonet dhe gjuhën. Për më tepër, jevgjit mbetën të izoluar, një zakon i trashëguar nga sistemi i kastave të Indisë.

    (Sistemi indian i kastave me pak fjalë: njerzit rrinin të izoluar sipas punës që bënin, që trashëgohej brez pas brezi, dhe nuk mund të ndryshohej. Ishte bazuar në Hinduism. Është shumë më e komplikuar se kaq.)

    Jevgjit në Shqipëri nuk e pranojnë realitetin e origjinës nga India. Ashkalitë janë Jevgj që e kanë humbur gjuhën e tyre origjinale; sot flasin shqip.

    Referenca:
    http://www.abc.net.au/science/news/a...sh_1191889.htm
    http://news.softpedia.com/news/Where...om-72231.shtml
    http://danny.oz.au/anthropology/note...y-history.html
    http://en.wikipedia.org/wiki/Ashkali...lkan_Egyptians
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Jevgjit

    Rezultate gjenetike:
    http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1235543/

    Rezultate gjuhësore:
    https://docs.google.com/viewer?a=v&q...R93msbrjNnr-sA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e di ne kosov por ne shqiperi i dallojm jevgjit me arixhijte..

    jevgjit dallojn qe jan te rraces egjyptiane..
    kurse arixhinjte jan tjeter.. ngjajn me fise te indise apo dikund andej..

    arixhijt jan me simpatik..
    kan tipare me terheqse..

    jevgjit kan jetuar ne qytete kurse arixhijte pak me vecant..

    jevgjit kan pas lagje te tyre ne shkoder elbasan tiran durres..

    kurse arixhijt kan pas pika jasht qytetit pran natyres diku buz ndoj lumi.. e kan levizur..
    jevgjit jo..

    jevgjit nuk kan gjuhe.. ose e kan humbur..
    ata flasin si qyteti ku kan jetuar per shum kohe..
    psh jevvgjit e tiranes flasin puro tiransen..
    po ashtu jevgjit shkodran flasin shkodrance..

    po ashtu jevgjit e durrsit apo elbasanit.. ose te korces..

    kurse arixhijt nga qe kan levizur kan ruajtur nje shqipe te tren te vecant .. por brenda fisit flasin arixhinjshen.. gjuh e ruajtur copa copa..

    jevgjit jan pranuar pran familjeve qytetare te jetojn por dhe te sherbejn..
    shum gra jevga kan qen dado ose puntore shpije tek pasaniket shqiptar..
    kjo nuk ka ndodhur me arixhijt..

  3. #3
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Mendimi im eshte se si Evgjit (magjyp)apo Romet(Gabel)jane njerez si gjite te tjeret,dhe mendoj se duhen trajtuar nga institucionet shteterore njesoj sikur gjitha komunitetet e tjera!
    fatkeqsite ndaj tyre si luftrat spastrimet e tj etj i kan detyruar ata te perplasen shperndahen neper vende te tjera te botes sikur dhe ne shqipri!

    mund te them se evgjitet(magjyp)te shkodres jane aq te vjeter sa dhe vete qyteti i shkodres!
    flasin gjuhen puro shkodrance,madje krenohen qe jane shkodran dhe konsiderojne vehten shqiptar!

    nje dicka dua te vej ne dukje:historikisht madje as ditet e sotme nuk shikoj ndonje kronikee televizive qe te paraqese se magjypet apo gabelet Vrasin,Grabisin me arme apo perdhunojne dikend,perkundrazi jemi ne shqiptaret qe ne mes te dites me maska e pa maska vrasim e grabisim njeri tjetrin..Turp!!

    dhe dicka tjeter;
    asnje nga politikan apo drejtues te kombit shqiptar qe ne kohen e Skender Beut e der tek Sali Berisha e Hashim Thaci nuk kan patur lidhje me Evgjitet apo romet,dhe gjithe keta e kane katandisur kombin shqiptar ne skiterre,qe nga copezimi i kombit,e deri me korrupsionin galopant te diteve te sotme!mos valle eshte faji i evgjitve apo i rromve!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    @Brari Nuk ka komunitet Egjiptian në Shqipëri: Jevgjit dhe Arixhinjtë janë e njëjta gjë. Janë të ndarë në shumë emra, por kanë një origjinë. Rezultatet gjenetike tregojnë gjithçka. Gjuha e disave mund të ketë humbur dhe sot flasin gjuhën e kombit ku jetojnë, por gjenetika nuk gabon.

    @Behari: Në Shqipëri nuk ka histori të tilla vërtet, e di mirë. Ata janë të integruar në shoqëri. Rrinë bashkë se e kanë trashëguar këtë mënyrë jetese nga India, por ata veprojnë ashtu si gjithë të tjerët.

    Ke të drejtë, nuk janë ata arsyeja që kombi është katandisur kështu, por nuk do t'i fajsoja plotësisht politikanët e sotëm, edhe pse ata zhgënjejnë shumicën e kohës, kanë arritur dhe disa rezultate pozitive. Unë i fajsoj që nuk kanë arritur më shumë dhe pse kishin mundësi.

    Dëmi më i madh i kombit ishte prej Komunizmit. Ish-vendet e tjera komuniste janë më mirë se ne sot në përgjithësi, se nuk ishin të izoluara nga e gjithë bota si ne, ata ishin izoluar vetëm nga pjesa jo-Komuniste e botës.

    @Të tjerët: Faleminderit për mendimin tuaj.

  5. #5
    Gjithmone me ty Maska e El0na
    Anëtarësuar
    02-08-2012
    Vendndodhja
    KL
    Postime
    64
    Fatkeqsisht ne Shqiptaret jemi si ajo dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Aq sa e vuajme racizmin ne Shqiptaret aq raciste behemi me ata qe jane poshte nesh.
    E mira e një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si herën e parë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Citim Postuar më parë nga El0na Lexo Postimin
    Fatkeqsisht ne Shqiptaret jemi si ajo dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Aq sa e vuajme racizmin ne Shqiptaret aq raciste behemi me ata qe jane poshte nesh.
    Duke patur parasysh si fillove argumentin besoj se do të thuash: "ata që ne mendojmë se janë poshtë nesh".

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    kush eshte qellimi i temes syze?

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga El0na Lexo Postimin
    Fatkeqsisht ne Shqiptaret jemi si ajo dhia e zgjebosur me bishtin perpjete. Aq sa e vuajme racizmin ne Shqiptaret aq raciste behemi me ata qe jane poshte nesh.
    fiks te njejten gje mendoj edhe une...
    dhi e zgjebosur e bishtin perpjete.
    nuk mendoja keshtu, por jam bindur 100% duke u perballur me mendimet e disave ketu ne forum.

    kam vene re nje racizem me te madh se tek ata qe shume shqiptare i akuzojne si raciste...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    U jepet per aheng

  10. #10
    Gjithmone me ty Maska e El0na
    Anëtarësuar
    02-08-2012
    Vendndodhja
    KL
    Postime
    64
    Citim Postuar më parë nga Syze Lexo Postimin
    Duke patur parasysh si fillove argumentin besoj se do të thuash: "ata që ne mendojmë se janë poshtë nesh".
    Shtresat shoqerore jane egzistente ne cdo vend te botes. Familja , paraja dhe niveli shoqeror sigurisht qe bejne diferencen ne statusin e nje individi. Problemi nuk qendron ne shtresat, ato do te jene perhere egzistente, problemi eshte prepotenca dhe kapadalleku.
    E mira e një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si herën e parë.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Citim Postuar më parë nga El0na Lexo Postimin
    Shtresat shoqerore jane egzistente ne cdo vend te botes. Familja , paraja dhe niveli shoqeror sigurisht qe bejne diferencen ne statusin e nje individi. Problemi nuk qendron ne shtresat, ato do te jene perhere egzistente, problemi eshte prepotenca dhe kapadalleku.
    E lexove pjesën që flet për sistemin e kastave në Indi? Ata kanë këtë shtresë shoqërore nga ky sistem. Ky është tipari kryesor që shpjegon në mënyrën e tyre të jetesës.

    Pra me sa kuptoj me "më poshtë se ne" ti nënkuptoje "shtresë më e ulët shoqërore" jo "njerëz më të ulët". Të keqkuptova, kërkoj ndjesë për këtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Syze : 27-08-2012 më 09:49

  12. #12
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Mendimin me te mire! lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  13. #13
    Gjithmone me ty Maska e El0na
    Anëtarësuar
    02-08-2012
    Vendndodhja
    KL
    Postime
    64
    Citim Postuar më parë nga Syze Lexo Postimin
    E lexove pjesën që flet për sistemin e kastave në Indi? Ata kanë këtë shtresë shoqërore nga ky sistem. Ky është tipari kryesor që shpjegon në mënyrën e tyre të jetesës.

    Pra me sa kuptoj me "më poshtë se ne" ti nënkuptoje "shtresë më e ulët shoqërore" jo "njerëz më të ulët". Kërkoj ndjesë që të keqkuptova.
    It's ok .
    Une jetoj ne Malajzi , sapo futesh ne kete shtet harron nga vjen , harron ciles race e feje i perket.
    Eshte nje shtet qe i jep mundesite secilit ne menyre ta barabarte pamvaresisht ngjyres se fytyres.
    E mira e një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si herën e parë.

  14. #14
    Gjithmone me ty Maska e El0na
    Anëtarësuar
    02-08-2012
    Vendndodhja
    KL
    Postime
    64
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    fiks te njejten gje mendoj edhe une...
    dhi e zgjebosur e bishtin perpjete.
    nuk mendoja keshtu, por jam bindur 100% duke u perballur me mendimet e disave ketu ne forum.

    kam vene re nje racizem me te madh se tek ata qe shume shqiptare i akuzojne si raciste...
    Nuk kane thene kot , i mbyturi te mbyt
    E mira e një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si herën e parë.

  15. #15
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga El0na Lexo Postimin
    It's ok .
    Une jetoj ne Malajzi , sapo futesh ne kete shtet harron nga vjen , harron ciles race e feje i perket.
    Eshte nje shtet qe i jep mundesite secilit ne menyre ta barabarte pamvaresisht ngjyres se fytyres.
    Edhe ti po krahason jevgjit me veten tende?! Po jevgjit ne Shqiperi e Kane treguar me kohe qe Jane paraziter. Kane diskriminuar vete veten.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  16. #16
    Gjithmone me ty Maska e El0na
    Anëtarësuar
    02-08-2012
    Vendndodhja
    KL
    Postime
    64
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Edhe ti po krahason jevgjit me veten tende?! Po jevgjit ne Shqiperi e Kane treguar me kohe qe Jane paraziter. Kane diskriminuar vete veten.
    E ke shume gabim , nuk e njeh mire realitetin e Shqiperise. Jo vetem jevgjit por kushdo qe nuk ka perkrahje ne Shqiperi distinohet te behet parazit.

    Nese do fillosh nje shkolle duhet te kesh nje mik , nese mbaron shkollen prape duhet te kesh mik qe te zesh pune. Te mbash vendin e punes po ashtu duhet te kesh mik.

    Ketu vendosin politikat e Shtetit per te inkurajuar shkollimin e nje minoriteti. Ketu ku jetoj une shteti i ofron bursa falas Indianeve me qellim qe ti integroje ne komunitet. Dhe si rezultat vitet e fundit ka rezultuar si raca me perqindjen me te edukuar ne vend.
    E mira e një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si herën e parë.

  17. #17
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Une i kam ditur se arixhi and evgjit jane ndryshe nejse ne shqiperi ata jane teper te diskriminuar shteti nuk i mbron gjynah! Rruges per ne sarande kishin zene nje fushe edhe benin nje jetese qe te keputej shpirti kasolle te ndertuara me rreze bimesh. ne elbasan i shifje rruges duke lypur kurse ne durres jetonin poshte nje ure. Per mendimin tim jane njerez edhe nuk duhen trajtuar si kafshe!
    I LOVE GOD

    j&g

  18. #18
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Edhe ti po krahason jevgjit me veten tende?! Po jevgjit ne Shqiperi e Kane treguar me kohe qe Jane paraziter. Kane diskriminuar vete veten.
    fiks keshtu si ti pink e mendojne shume italiane dhe greke raciste (vendet ku jetojne me shume emigrante shqiptare).
    thone: shqiptaret e kane treguar vehten. kane diskriminuar vete vehten. te gjitha femrat ku*va dhe te gjithe meshkujt kriminele jane...

    te pelqen kjo menyre e te menduarit??? e bukur, apo jo? buykur te futen te gjithe ne nje thes.

    p.s. njoh jevgj qe jane 100 here me te ndershem dhe me puntore se shumica e atyre qe mbahen si "shqiptare puro".
    Vasudhaiva Kutumbakam

  19. #19
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Edhe ti po krahason jevgjit me veten tende?! Po jevgjit ne Shqiperi e Kane treguar me kohe qe Jane paraziter. Kane diskriminuar vete veten.
    po me parazit se zezaket edhe latinet e amerikes nuk jane, por amerika i jep ndihma ne maksimum, cash, foodstamps, shtepi falas, shkolle falas plus edhe ne pune shteti kane me shume advantage se cdo njeri tjeter. Kurse ne shqiperi njeri ne pune nuk i merr edhe leke per te ngrene shteti nuk i jep, perbuzen cdo dite nga shteti edhe nga njerezit.
    I LOVE GOD

    j&g

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga Syze Lexo Postimin
    (Moderatorë, mund ta lëvizni temën në qoftë se nuk është në vendin e duhur. )

    Në rast se nuk e dini ç'janë jevgjit (nuk besoj se ka njeri të mos e dijë këtë), një përmbledhje:


    Origjina e jevgjitëve
    Legjendat përshkruajnë ardhjen e tyre nga Egjipti (ndaj dhe njhen me emrin Jevgj/Evgjitë/Magjupë ose Gyspy në anglisht), por këto janë vetëm përralla. Njerëzit injorantë në perëndim e lidhin origjinën e tyre me Europën Lindore. Kjo nuk është e vërtetë, edhe pse popullatat me të mëdha jevgjite (ndryshe të qujatur ciganë/gabelë/ashkali ose romë, që në gjuhën e tyre do të thotë "burrë") gjenden atje.

    Jevgjit e kanë origjinën në Indinë veriore 1,000 vjet më parë. Gjuhën e tyre, i quajtur Romani (e cila ka humbur në shumë vende), lidhet padyshim me hindu dhe gjuhë të tjera indiane (quajtur indo-arian). Askush nuk e di se pse e kanë lënë Indinë. Disa thonë se paraardhësit e tyre, zejtarët dhe artistët, të shoqëruar trupat dhe pas disa konflikteve ushtarake në Indi. Nga vitet 1300 pas Krishtit arritën Evropën, pasi kaluan nëpër Persi dhe Turqi.

    Imazhi i tyre ka qenë gjithmonë i diskutueshëm në sytë e europianëve: ata ose ishin njerëz shumë të dashur, ose shumë dashakeqës. Kur jevgjit erdhën në Europë, ata ishin të huaj për europianët, me lëkurën e tyre të errët, sy të zinj dhe flokë, veshje, zakonet dhe gjuhën. Për më tepër, jevgjit mbetën të izoluar, një zakon i trashëguar nga sistemi i kastave të Indisë.

    (Sistemi indian i kastave me pak fjalë: njerzit rrinin të izoluar sipas punës që bënin, që trashëgohej brez pas brezi, dhe nuk mund të ndryshohej. Ishte bazuar në Hinduism. Është shumë më e komplikuar se kaq.)

    Jevgjit në Shqipëri nuk e pranojnë realitetin e origjinës nga India. Ashkalitë janë Jevgj që e kanë humbur gjuhën e tyre origjinale; sot flasin shqip.

    Referenca:
    http://www.abc.net.au/science/news/a...sh_1191889.htm
    http://news.softpedia.com/news/Where...om-72231.shtml
    http://danny.oz.au/anthropology/note...y-history.html
    http://en.wikipedia.org/wiki/Ashkali...lkan_Egyptians
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Jevgjit

    Rezultate gjenetike:
    http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1235543/

    Rezultate gjuhësore:
    https://docs.google.com/viewer?a=v&q...R93msbrjNnr-sA
    Ti qe ke postuar keto links ketu, a e ke lexuar ca palacolliku eshte ai i wikipedias? Apo thjesht i postoni copy paste pa i lexuar fare? Na i nxorren gabelet shqiptare tani madje dhe me flamur me shqiponje dy krenore.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •