VETMIA DHE JU QE DEGJONI VETMINE

Vendosa te them dicka per jeten time.
E kam te veshtire te tregoj ate c’ka jeton tek une, ka te beje me brendesine time, pa permendur te pakten dicka rreth jush, bota pertej botes, qe levizni e silleni me mua normale. Do pyesni se nga po marr guximin te vendos une, qe deri dje sillesha rrotull vetem, si dikush qe kishte rreshkitur nga lartesite e duke u perplasur ne toke kishte mbetur i pacenuar por idiot. E pse nuk me lini, them, e me vjen te qesh, derisa jam une ai qe po flas tani per ju, sikurse nuk mund te ekzistoni e te me shkaterroni pak nga pak, po mos jem une ai qe i jep te drejte dhe e motivon kete qellim pa pike vlere per te tjeret.
Po behem i merzitshem? Nuk ka rendesi. Te pakten duhet t’iu beje pershtypje buzeqeshja ime e vrare, ne mund te quhet ende e tille. Sepse ju me shihni kur une qesh;patjeter, them, kur une qesh qe te me shihni ju.
Nisem tamam, mendoj, e rikrijoj ne vete, skenen me siper, duke cilesuar te dyshimte ate c’ka nje njeri ben per t’u vene re nga te tjeret. Vras mendjen e nderroj totalisht opinion. Asnje nuk jeton plotesisht per veten, megjithese edhe nga ata qe jetojne plotesisht per te tjeret nuk i bejne dem kujt pervec karakterit qe iu deformohet nga pak, nga pak, nga pak.
-Perse doni qe une te jem me i miri nga te gjithe? Nuk iu mjafton qe une i le te tjeret te jene me te mire se une?!-klith, e ndihem egoist. e kam te veshtire te ndryshoj, megjithese po ndryshohem gjithmone e me teper.
-Ti i le te tjeret?-pyes, e nenqesh me egersi, duke njohur brenda vetes nje inat te veshtire per t’u mbajtur brenda, qe shkrehet ne sferen metalike te armes per te ndjekur kemba kembes ata, me te miret se une, me te lumturit se une, me te pasurit se une, me njerezoret se une!
…!!!Me falni por u detyrova te hesht. Kafshova gjuhen me dashje kur po flisja me perpara, por nuk ndjeva dhimbje. Nuk arrita te gjymtoj te foluren time, e keshtu qe jam i detyruar te vazhdoj. Apo harrova, me duket sikur po marr persiper zbulimin e asaj c’ka nuk eshte gjetur kurre, e Sikur krishti me ka dhene hua shpirtin e vet qe te flase me gojen time. Jam modest e?
Modest? Ti je inferior. Je ndier i tille qe kur ke lindur e nuk ka arsye pse kesaj sjelljeje t’i vesh emrin e nje ndjenje. Nuk i sheh njerezit qe kalojne perkrah teje e te prekin lehte me sup, duke nxituar kush e di se ku. Ti iu hap rrugen atyre, i le te kalojne, disave iu ben komplimenta mahnites, e harron qe ashtu eviton sfiden. Tamam, eviton sfidat, prandaj ndalon e kthehesh me vrap ne krah te kundert, andej nga ke ardhur, harron orientimin tend, e cdo gje te duket aq e bukur sa qan, gulcon me gjithe shpirt per simpatine e botes, sa genjen me te drejte veten, duke mos menduar inferioritetin tend. I shikon si po iu merr leje atyre qe po te lexojne per ate qe po shkruan? Ti behesh me i lumturi dhe me i mjeri nese te urdherohet nga te tjeret te lumturohesh ose te mjerohesh. Ti nuk i njeh ata, askush nuk te njeh ty, e prape iu bindesh, duke menduar se nje dite do perfitosh nga miqesite e reja, pa dashur qe te fshehesh perbuzjen tende.
-Perbuzjen?
-Po, ti perbuz me gjithe forcen e qenies tende. Ata qe po u flisje me siper i mendon duke dhene shpirt nen eshtrat qe ti i ke vene perposhte. Kerkon t’i shohesh te dashuruar, marrezisht te tille, qe kur te vije momenti te masturbosh me fytyrat e atyre qe do mund te behen te dashurat per jete te miqve te tu. C’ke, pse me sheh ashtu? Ti ec i dehur nen avujt e dhunes, je i shtypur, kerkon masaker, nuk i tregon askujt c’ndien e iu uron ne vend te nates se mire, jete te mire e vdekje te keqe atyre qe rri gjithe diten. Ti je kurve, e ndien se cdo te thote kjo fjale, e po qesh me mua, por duke me menduar te degjeneruar, duke bluajtur brenda fundin tim te ardhshem, makaber e pa shpresen e ringjalljes diten e gjykimit. E ke kot!
Nuk me tremb. Une prej kohesh po rreshkas ne fundin e ketij pusi te erret e tani nuk te kam me frike ty. Dua te shpetoj veten, e ti e di qe une jam vetja jote. Per mua ti je tjeter, por per boten jashte une dhe ti jemi nje. Nuk e sheh sa superior jam une? Ti ke nevoje te flasesh me ze te larte, per te me deshmuar mua qe ekziston vec meje, kurse une, brenda teje, i qete e i heshtur, per te folur thjesht kam nevoje te mendoj dhe kaq. Bindese? Pse po duartroket? Une e ti jemi spektatoret e vetem te ketij teatri, e sic te pelqeu ty ajo cka thashe, mua nuk me hyri ne zemer fare. Te urdheroj mos duartrokasesh me. Pushove? E sheh? Trupi eshte inferior ndaj shpirtit. Tani me ler te fle pak. Nisa te them gjera qe me lodhin fizikisht, idete qe po te flas jane larg, ne skutat e braktisura te ndergjegjies tende, ne kufij ende te pacaktuar mes saj e nenndergjegjies. Nuk i sheh si po i terheq akoma prej aty? Thase te rende me gure, qe rrokullisen nga bota jashte. Tu kujtua Sizifi? Atehere rolin e Perendise e kane ata jashte. Me vjen keq per ty, se nuk je as i zgjuar as rebel si Sizifi. Uh, por ti je i bindur, ke nevoje te ndeshkohesh atehere. Hesht!
Me ler pak vetem. Vazhdoj me vone. Jam i lodhur, e dua te mendoj per gjumin tani!

& & &

Nuk jam skizofren. Nuk ka asnje imazh te dyfishte tek personaliteti im. Pasqyra e qenies sime reflekton thjesht e sakte veten time, me nje fytyre, e ne nje drejtim, ne te njejtin vend si sahere, aty ku jam une. U bindet per dicka tani? Ato c’ka iu thashe me siper nuk ishin deliret e atij qe humb kohen duke jetuar disfatat e pandodhura. Une ju genjeva. Per kete me vjen keq e me gjithe shpirt dua ta kuptoni qe po genjej akoma. C’po ndodh? Eshte e pamundur te percaktosh saktesisht kete fenomen timin. Kam zene vendin e atij qe qendronte i izoluar psikologjikisht mes myshqeve, ne nje shtrat te lagur e te shtrire ne fundin e nje lagune. Kam humbur orientimin, e dielli eshte i ftohte, i shndritshem, nuk te le ta shohesh e gjithmone fshihet pas shpines qe i kthen per ta pare. As vete nuk e di kur kam genjyer per heren e pare, por besoj qe duhet te me kete pelqyer shume. Shija e asaj genjeshtre duhet te kete pasur dicka prej luleshtrydheje. Jam i bindur per kete, si jam i vendosur t’iu them qe as vete nuk e di se kur them me te verteta e genjeshtra tani. Me falni, por nuk duhet te ndieni te ofenduar, perderisa me pare mashtroj veten, e pas vetes asnje, as ju, me ato qe bej. Nuk e kuptoni cdo te thote mos kesh me besim te vetja jote e te presesh diten per t’u zgjuar e per te rene ne nje tjeter gjume, qe te con perqark me idene minimale per te te bindur te besh si nuk duhet te sillesh. Genjej cdo dite e me shume. Po behem nje njeri tjeter, e fytyrat e mia jane aq shume afer maskave prej brumi, e ne cast marrin format qe iu jap duke ferkuar damaret diku rreth temthave qe bejne zhurme te tronditur. Doni te me shihni ne veprim? Prisni ketu:

“ Rruga ne te cilen po ecte ishte e njohur per te. Ndali perballe nje muri. U mbeshtet ne nje cep, e jetoi refleksin e drites, qe perkedhelte burimin ku ai u zhyt per te freskuar gjithcka qe i mbulonte lekura. Si me magji, kerceu ne anen tjeter, e pa u munduar shume, hapi syte jashtezakonisht teper, gjeti cka po kerkonte e i foli neper dhembe, e kercenoi, duke lene te ndihej ne cdo gjest egersia e cka duhej te vinte me vone.
Muri i degjoi te gjitha, e si hija e dialogut u largua, foli me tullat qe ngjanin te vdekura. Ato i dinin te tera e nuk iu behej vone per te. Koha kaloi e trembur mbi murin e i degjoi te gjitha edhe ajo. C’kishte ndermend te bente? Ai u tremb, e kujtoi mos gjithcka do zbulohej, pa realizuar dot makabritetin ne skenen e tokes ku jetonte. U largua me duar ne xhepa, si i pafajshem qe ishte, eci shume, u lodh, e si djerset i mbuluan veshtrimin me stalagmite kripe, qendroi nje cast, u kthye e u leshua me vrap te muri. Ketu genjeu veten per here te pare. I tha se kishte nevoje te freskohej, e vrapi ishte qellim per te justifikuar mjetin. Muri nuk kishte levizur qe aty. E ndjeu se te tjere ishin freskuar te ai burim, piu ujin qe nuk iu duk me i fresket, por kishte shije te tharte e te semure. Menjehere u bind se duhej te zgjidhte, dhe pa e hequr zvarre biseden, shkallmoi kraharoret e luaneve te gurte qe ruanin burimin. Me coperat e gureve i zuri frymen tokes ku dilte uji, e degjoi kollitjen e trembur te saj, dhe jetoi vdekjen e brishte te viktimes se vrare. U qetesua, me genjeshtren e dyte per ujin qe mund te helmonte te tjeret. Fundja edhe ai kishte degjuar. Po cfare?
Vendosi te clodhej te hija e murit. Jam i lodhur tha, e genjeu prape. Hija i ngjau e ftohte, por kesaj here kur tentoi ta shembe dhe murin qe bente ate hije te keqe, nuk mundi, jo se iu mbaruan forcat, po se ai mur nuk mund te shembej dot. Atehere priti. Nuk kalonte me njeri andej tani qe burimi ishte prishur e dukej qe larg si nje relike e shemtuar e dickaje qe pati qene e bukur njehere.
Por muri kishte degjuar, e kjo e shqetesoi me teper se kurre. Priti. Kujtoi se muri po priste ate qe te largohej e t’u tregonte te tjereve c’degjoi. Asgje nga keto nuk ndodhi e ai vendosi te flase.
- Ti nuk ekziston!-e gishti tregues u mbeshtet te tullat qe rrinin perballe tij.
-Vertet ti nuk ekziston. Materia eshte e gjitha c’ka ti ke, s’ka gje brenda teje, domethene qe s’ka si te ekzistosh.
(Mbase eshte vertet keshtu, mendoi me friken mos tullat e ndienin serish. I ngjau cudi e idiotizem skepticizmi i tij.) Pastaj, duke marre zemer nga muri qe s’fliste, po rrinte e pohonte fajtor gjithcka me heshtjen e vet, vazhdoi: -Perderisa ti s’ke shpirt, per mua nuk ekziston as materialisht. Domethene ti zere se nuk ke ekzistuar kurre ketu, une s’te shoh,-uleriu, e qeshi si i marre duke i mbushur mendjen vetes teresisht.
-S’te shoh, ti nuk je ketu, po kush je ti,-ulerinte, kercente, qeshte me te madhe. I ekzaltuar, e si dikush mes kulmit te ekstazes, kerceu ne ajer, i perseriti te njejtat gjerat njemije here ne mendje, u largua me kurriz prej murit, ndaloi, i ktheu fytyren e i tha:
-Tani do te te mbush edhe ty mendjen qe nuk ekziston e s’ke qene ndonjehere. Prit,-uleriu, e nga distanca qe kishte krijuar, nisi nje vrap te marre, me syte e dale prej vendit, derisa vrapi i tij i mjere, me gjithe forcen u ndal tek tullat, qe pane se si kafka e atij e ndare ne copa, kishte dashur te kalonte murin qe s’kishte si te shihej prej syve qe nuk shihnin gje prej verteti. Pertoke, nen hijen qe zgjatej gjithmone e me shume, ai po dergjej i vdekur, kurse muri heshtte, e koha, e ndalur nje moment mbi ta, nisi te fishkelleje si nje ere e cmendur qe perseriste mashtrimin e vetes, te mbiquajturin TI NUK EKZISTON!”

& & &
Sot jam zgjuar me nje dhimbje te tmerreshme koke. Me vjen gjithcka rrotull, e me duket sikur jam projektuar pingul nga nje lartesi e pacaktuar, mbi nje siperfaqe betoni qe s’levizte vendit. Nuk mbaj mend shume gjera nga dje, kur po flisja me ju rreth meje, por meqe ju ishit larguar ne majen e gishtave, pa dashur te me zgjonit prej gjumit ku une kisha rene, besoj te keni mbetur te kenaqur e te menduar prej rrefimit tim. Te pakten keshtu e gjykoj une, perderisa sot kurjoze, jeni prape me mua e me shihni me habi e frike, sikur te isha kthyer nga bota e pertej varrit enkas e vetem per ju. Ej, une s’jam Llazari e Krishtin qe njihja e di te vdekur 2000 vjet me pare mbi nje kryq barbar romakesh!
Ne rregull atehere, ndihem me mire keshtu, bosh, duke iu thene nje pjese te atyre qe kujtoj se i di per veten. E dini pse iu solla ketu?
Nuk keni per te ikur dot edhe sikur ta mesoni. Indiferenca juaj per mos kuptuar gje, eshte aq e shtire sa po ua them menjehere. Kjo dite ka nje date, e mbremja eshte Nata e Shen Bartolomeut, miqte e mi protestante. Pse, do thoni? A nuk duhej te flisja une vetem per veten? Ah, me nje fjale iu ka terhequr, keni ndenjur pezull me ato c’ka une paskam thene? Sa keq qe nuk mbaj mend asgje. Oh, dreqin, me shperqendruat fare, harrove c’do iu thoja. Ou, po, u kujtova, e mire, atehere po iu flas per veten e per semundjen time. Po, semundjen thashe. Nuk e dinit qe une jam i semure? Nuk qendroni te frikesuar, qenkeni kureshtare te poshter e te guximshem ju atehere. Po sikur semundja ime, qe eshte e pasherueshme, normal, te jete dhe ngjitese?
Ah, po, u kuptuam e, tani doni te njihni dhe emrin e saj. E pse po dridheni dreqin. Me te vertete eshte e frikshme nofka e saj. E deklaroj: Vuaj nga Vetmia!
…
Mos permbysni gjerat ashtu, jeni te ftuar ne shtepine time e po ktheni permbys gjithcka. C’iu kapi te mallkuar? Ah, po qeshni, lotet i keni nga fryma qe i merret nga te qeshurit me shpirt. Domethene nuk trembeni? Nuk iu ben pershtypje semundja ime qe duhet te jete edhe e juaja? Po une prej saj i urrej njerezit tani. Me ngjajne qenie te shpifura, te sakatosura, deformimi i tyre me le pa fryme e gjakun qe rrjedh brenda meje e ben jeshil. Akoma nuk me besoni? Po une iu urrej o njerez. Jam vetem e iu urrej. Eh, ju duhet ta kuptoni sa paster shihen gjerat kur ndien dhimbje, duart te dridhen e ti thjesht urren me pasion, si femije, e kjo te jep force per te urryer akoma me shume, pafundesisht.
…Edhe ju urreni? Po atehere edhe ju jeni te vetmuar, nuk ka si ta mohoje njeri kete. Atehere duhet te qesh une. Njerezit qe keni rrotull jane atmosfera e nje jete te vetme, tuajes, sic eshte edhe shoqeria juaj atmosfere e kaq per ta. Gjysmake. Nuk do realizoheni dot kurre ne kete rruge te mesme, duke mashtruar per t’u mashtruar deri ne fund. Te pakten une shoh shqetesimin e botes qe rreshket ne gurmazin tim, gelltitet si aspirine per semundjen time, e me le rehat per ca kohe, jep efekt ne veshtrimin tim, e me ate veshtrim te sheruar nga ilaci, une fshikulloj hijet tuaja ne grup.
Me keni bere vertet te lumtur tani. E sa gje e bukur kur je vetem e lumturine nuk e ndan as me vetmine tende. Madje as lumturia nuk te duhet fare, eshte e tepert te ata si une.
Dreqin, ju, qe doni te beheni dikushe, me cdo kusht vraponi pas trenave qe nuk do ndalin ndonjehere per ju, e shpresoni te fati duke shperndare lemoshe nga xhepat me monedha posacerisht per kete pune. Une jam i ngopur me vetmine time, nuk me duhet gje tjeter. Ne djall te tjerat, fundja kam mundesi qe rruges, kur lidheset e kepuceve t’i kem harruar pa lidhur, te ndalem pse jo te karroca e atij qe kembet s’i ka fare, te qendroj aty kohen qe me duhet per te lidhur kepucet nen veshtrimin e sakatit, e me nje harmoni qe noton brenda meje te fluturoj me vrap duke iu gezuar kembeve te mia prej mishi.
Po ju, ju pengoheni me kepucet e palidhura drejt e te vendi i sakatit, dhe e detyroni te shkretin te ndjeje sadopak ligesi, duke qeshur me ju, qe edhe pse i keni nuk dini t’i perdorni ato kembe per te vrapuar.
Ju urrej, njerez, por edhe per kete nuk kam shume kohe, derisa jam me vetmine time, e i kenaqur me te, cdo dite e jetoj si te paren e te fundit, duke lene diellin te bier mbi fytyren time, te me marre mendjen e te me coje varreve, ku te rri me ore te tera e ti gezohem atyre qe ishin. Ou, me lodhet tani, beni mire te ikni, gjithcka do mbaroje se shpejti. Ju keni vetmine ne shpirt, jeni ne metamorfozen 1, kurse une, fale jush, tani po kercej te e dyta, e indiferenca ketu me ben t’iu shoh per te mos iu pare fare. Beni si te doni. Djalli e parajsa qofshin me ju atehere, vetem me lini rehat e harroni ekzistencen time. Une jam muri, hija vetmia ime, kurse alegoria e gjithe kesaj eshte konfuze edhe per mua, se me dhemb koka e me merren mendte sa here e lexoj. Hasta la vista pra!!!

-Celesi kerciti 2 here ne dere. Miku i dhomes, i shtrire ne krevatin e vet, flinte i qete, i lodhur, pa ze. Nuk i foli, por do donte me cdo kusht ta zgjonte e t’i tregonte te gjitha, te fliste, sidomos tani qe kishte per t’i treguar fitoren e tij mbi te tjeret. I mposhti te gjitha idete, e instiktivisht u ngrit ne erresire, i shkoi te krevati, dhe e tundi lehte. Asgje. Riprovoi serish e miku i tij nuk levizi. Nuk vazhdoi me. I lodhur, i mundur, e pa i nderruar rrobat, u shtri ne shtrat, psheretiu thelle e mallkoi:-Fli gjithe jeten,-duke harruar qe miku i tij nuk jetonte me, ajo dhome ishte bosh, e per kedo, por jo per ate, nje jastek qe nuk gerhiste, nuk fliste, bente asgje, ishte arme justifikimi e vetmise qe si imponim e jo zgjidhje, prej kohesh kishte trishtuar shpirtin e djaloshit me indiferent ne toke.

ERIS RUSI