Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Gruevski ne kete raste nuk i fyene shqipetaret ,pore kodoshat e BDI ,se shqipefoles jane te fyere qe nga lindja.
    Gruevski mbrone shtetin dhe kombin e vete .Kodoshat shqipefolesa te BDI,se nuk jane te afte te mbrojne edhe femijet e tyre . Lakmues ,tradhetare,

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Gruevski: Nuk do të ketë ligjë për statusin e UÇK-së, tabelat e shkollave do të hiqen


    Qeveria Gruevski me votat e BDI-së mbijetoi votëbesimin e ngritur nga LSDM-ja opozitare. BDI-ja e Ahmetit në rolin e shpëtimtarit dhe partnerit besnik të Gruevskit votoi kundër votëbesimit, duke shpëtuar kështu Qeverinë ‘Gruevski’. Megjithatë ky i fundit si kundërshpërblim ndaj kësaj, u shpreh i prerë se është kundër miratimit të ndonjë ligji, i cili do t’u siguronte ndonjë të drejtë sociale ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Madje këtë strukturë ai e cilësoi si të ashtuquajtur. Partneri i koalicionit të BDI-së, u shpreh i revoltuar edhe nga intonimi i himnit kombëtar shqiptarë gjatë fillimit të vitit akademik në USHT. Ndërsa nuk harroi pa përmendur se duhet miratuar Ligji për branitellat.
    “Mendoj se intonimi i Himnit kombëtarë gjatë fillimit të vitit shkollor apo studentorë, mund të vlerësohet si provokim edhe përkundër respektit ndaj asaj himne dhe fqinjëve tanë nga Shqipëria me të cilët kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Në momente te këtilla, nuk duhet të keqpërdoret himni i një shteti tjetër. Unë vlerësoj se Kuvendi duhet të miratoj ligj për përforcimin e të drejtave të Branitellave, por nuk vlerësoj se duhet të miratohet ligj për të ashtuquajturit luftëtarë të UÇK-së”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
    Megjithatë Gruevski nuk u ndal me kaq. Ai vijoi se përmenduri edhe rastet tjera si ai i Sllupçanit kur iu bënë nderime dëshmorëve dhe martirëve shqiptarë nga drejtuesit e politikës shqiptare në Qeveri. Kryeministri në mënyrë kategorike u shpreh edhe kundër ndryshimit të emrave të shkollave fillore në Komunë të Çairit.
    “Unë mendoj se ngjarja në Sllupçan ishte kontraproduktive, edhe pse në opinion u tha se qëllimi ka qenë një farë pajtimi. Megjithatë ajo nuk u kuptua si e tillë, por si provokim parazgjedhor. Për mua ajo është diçka e papranueshme, andaj menjëherë e kamë thirrë ministrin e Mbrojtjes dhe ia kamë thënë atë direkt. Haptas dhe në mënyrë të ashpër kam reaguar ndaj asaj sjelljeje. E dyta, mendoj se ndërrimi i dhunshëm i tabelave të shkollave është akt provokues, edhe përkundër faktit se në disa nga to shkolla mësojnë mbi 95 apo edhe 100 për qind nxënës shqiptarë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
    Pas përfundimit të kësaj ekspozeje, kryeministri Gruevski, shpëtoi Qeverinë edhe me votat e Partisë së Ahmetit. Në votimin që u zhvillua pak para mesnatës, 42 deputetë ishin për votëbesim, 68 kundër. Në bazë të këtij epilogu të votimit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbijetoi votëbesimin e ngritur nga LSDM ja opozitare. Deputetët e VMRO DPMNE-së dhe të BDI-së votuan kundër nismës së LSDM-së, derisa PDSH-ja ishte e përmbajtuar nga votimi, RDK-ja e Osmanit mbështeti nismën e LSDM-së, por votat e saja bashkë me ato të LSDM-së, nuk ishin të mjaftueshme për të rëzuar Qeverinë e Gruevskit. ALSAT


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Sela: 'Do ia vëmë zjarrin Kuvendit'



    PDSH-ja, përmes deputetit Zijadin Sela kërcënoi sot në Komisionin për punë dhe politikë sociale se nëse është nevoja, do t’i vërë zjarrin Kuvendit për të parandaluar miratimin e propozim ligjit të VMRO DPMNE-së për branitellat. Reagimi i Selës erdhi pas mbivotimit të deputetëve shqiptarë 2 herë, së pari për votimin e kërkesave të VMRO-së për kufizimin e fjalimeve me 10 vota pro dhe 3 kundër, dhe së dyti, mbivotimin edhe në miratimin e kufizimit të ndërhyrjeve procedurale. Deputeti i PDSH-së tha se për grupin e tij parlamentr, kufizimet nuk do të vlejnë.

    “Nuk duhen 15 mijë amendamente por duhet vendim politik i fortë aty ku jeni, në Qeveri, sepse ju bëheni qesharakë. Doni tu tregoj unë se si bllokohet ky ligj, të tregoj në amendamentin e fundit kur të vini ta diskutoni ju do të shihni se si bllokohet ligji, do të shihni kur ti marrim këto foltore, këto mikrofona, dhe këtij parlamenti t’ia vëmë zjarrin, doni kështu? Këto gjëra që ju i bëni i keni lojëra fjalësh dhe asgjë tjetër. Nuk mund të pretendoni sikur ky qenka fundi i botës, këtu ju dalin në shesh pallavrat që i keni thënë këtij populli, 10 vite me radhë premtoni se do të zgjidhni çështjen e luftëtarëve të UÇK-së”, tha Zijadin Sela – deputet i PDSH-së

    Ndaj kufizimit të fjalimeve, deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti Devaja u përpoq të ngrinte krye, por në replikën e saj, i hapi rrugën edhe mbivotimit të dytë.

    “Nuk do të mund të ma kufizoni të drejtën për t’u shprehur në këtë intervenim procedural për shkak të faktit se sapo votuam një rregullore pune për komisionin për punë dhe politikë sociale cila parasheh kufizim të diskutimeve të anëtarëve dhe zv/anëtarëve të komisionit, kufizim të replikave dhe kundër-replikave, të drejtën që folësit të flasin vetëm një herë për një amendament, pastaj të drejtën që kryetarja e komisionit të na tërheq vëmendjen, imagjinoni sa demokratike është kjo në një shtet demokratik dhe e fundit fare, kufizimi i të drejtës për të kërkuar pauza. Shyqyr që propozuesi nuk u kujtua këtu të fut edhe intervenimet procedurale”, tha deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti Devaja.

    “Në përputhje me rregulloren propozoj kufizim të vërejtjeve procedurale, për vërejtje procedurale të mund të paraqitet vetëm anëtarë apo zv/anëtar i komisionit, propozues ose zv/propozues, minimumi një herë, vetëm tre minuta’, tha Vele Georgievski, deputet i VMRO DPMNE-së

    PDSH-ja u tregua më e zëshme se vetë BDI-ja, për të ndaluar hapjen e rrugës së draftit të Branitellave. Orhan Ibrahimi i kujtoi BDI-së se luftën duhet ta kishte bërë që në qeveri, dhe jo tani, kur drafti është në procedurë.

    “Nuk është dashur që puna të vjen deri këtu me 15 mijë letra edhe atë në gjuhën maqedonase të mbrohet interesi i kombit, nuk mbrohet kombi dhe interesat kombëtare me këto letra, ju jeni në Qeveri, ju jeni njëjtë fajtorë si këta këndej. Parandalimi duhet të ndodhet në Qeveri, atje ku e keni obligim, keni marrë obligim para qytetarëve shqiptarë, e keni vullnetin e shqiptarëve. Mos lejoni popullatës t’ia lani trurin kinse keni vesh petkun e patriotizmit dhe e mbroni kombin në këtë formë, më falni ama kombi nuk mbrohet në këtë formë”, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së

    Kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale Cvetanka Ivanova, tha se përpjekja për bllokimin e komisionit është marrëveshje, dhe në këtë marrëveshje është përfshirë edhe kryetari i Kuvendit Veljanovski.



    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •