Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Koalicioni qeveritar në IRJM është në krizë?!

    Koalicioni qeveritar në IRJM është në krizë?!


    Maqedonia në prag të krizës politike. BDI paralajmëron se nëse në parlament kalon ligji i propozuar nga partneri i tyre i koalicionit VMRO DPMNE për ‘branitellat’, atëherë ministrat e Ahmetit do t’i thonë lamtumirë kryeministrit Gruevski. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi në një brifing me gazetarë tha se Gruevski ka shkelur marrëveshjen për formimin e Qeverisë. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit që kishte me Filip Rikerin, kërkoi nga partneri i tij kryeministri Nikolla Gruevski që ta respektojë marrëveshjen për koalicion. “Kjo situatë nuk është e përpunuar, ne kemi marrëveshje për koalicion për katër vitet e ardhshme dhe mendoj që është shumë parimore të respektohet marrëveshja për koalicion. Mendoj se duhet të shqyrtohet marrëveshja dhe të konsultohet marrëveshja” , tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi në brifing me gazetarë, tha gjithashtu se tash pasi VMRO DPMNE-ja ka shkelur marrëveshjen dhe ka propozuar një ligj të tillë, atëherë deputetët e Ahmetit do të intervenojnë me amendamente me qëllim që i njëjti ligj t’i përfshijë të gjithë qytetarët e dëmtuar në konfliktin e vitit 2001 pavarësisht përkatësisë etnike, që do të thotë që ai të vlejë edhe për ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve. Ademi tha se nëse këto amendamente refuzohen nga partia e Gruevskit, atëherë ajo do të ndikojë dukshëm në marrëdhëniet ndëretnike dhe do të vë në pikëpyetje funksionimin e Qeverisë. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi përkujtoi edhe bisedimet për formimin e Qeverisë aktuale: ‘Gjatë kohës së negociatave për formimin e Qeverisë aktuale, VMRO DPMNE-ja kishte propozuar të njëjtin ligj. Qëndrimi i partisë sonë ka qenë i prerë, se ne jemi të gatshëm që të hapen këto tema në mënyrë që edhe ne si parti të propozonim një ligj për zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së. Pas këtij qëndrimi të BDI-së, ishe vet VMRO DPMNE-ja ajo e cila kishte vendosur që të tërhiqet nga kërkesa duke thënë se gjatë këtij mandati nuk do të hapin këtë çështje”, ka thënë Ademi i cili ka kryesuar grupin e BDI-së në negociata me VMRO DPMNE-në. Ai madje tha se VMRO DPMNE në atë kohë kërkonte që si kompensim për amnistinë, të kalonte të njëjtin ligj, por sipas tij, kjo gjë nuk ka qenë e pranueshme për partinë e Ahmetit. Ademi nuk përjashtoi mundësinë që ky hap i Gruevskit që të propozojë këtë ligj të jetë si reagim pas ngjarjes në Sllupçan, kur ministrat shqiptarë të shoqëruar edhe nga oficerë të ARM-së nderuan dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e konfliktit të vitit 2001. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi, tha se qëllimi kryesor i BDI-së ka qenë që t’i nderojë të gjithë të rënët në konfliktin e 2001, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, me qëllim që të arrihet pajtimi mes palëve. Alsat


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Gruevski: 'Koalicioni në krizë, jemi të gatshëm për gjithçka'

    Kryeministri Nikolla Gruevski nga Kërçova i dërgoi sot mesazhe Ali Ahmetit. Gruevski tha se koalicioni qeveritar është në krizë si rezultat i ndryshimeve në sjelljen së një pjese të krerëve të BDI-së, që kulmuan me ngjarjen në Sllupçan. Gruevski tha se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, në qoftë se BDI e ndërmerr këtë hap edhe pse siç u shpreh, partia e tij nuk e dëshiron këtë.

    “Po ekziston krizë në koalicionin qeveritar. Vitin e fundit pas zgjedhjeve parlamentare një pjesë e udhëheqësisë së BDI-së nuk sillet në mënyrë korrekte ashtu si në të kaluarën. Në tre vitet e kaluara, BDI-në si partner të koalicionit e konsideronim si parti që mban fjalën dhe sillet në mënyrë korrekte në përputhje me marrëveshjen tonë, dhe ne përpiqeshim të mbajmë fjalën për gjërat që ishim marrë vesh. Gjatë këtij viti një pjesë e tyre, jo të gjithë, mbase për shkak se ndjenin se në parlament VMRO DPMNE-ja nuk e ka shumicën sepse ka 56 deputetë dhe në njëfarë mënyrë shumicën e mbulon BDI-ja me deputetët e vet, ose ndoshta për diçka tjetër unë nuk e di, ka devijime nga praktika që e kishte kjo parti. Unë disa herë në muajt e kaluar kam biseduar me numrin një të BDI-së. E kam njoftuar se persona të caktuar sillen në mënyrë jokorrekte dhe kjo ndoshta ishte kulmi i një sjelljeje të tillë jokorrekte dhe irrituese e cila nuk kontribuon as për realizimin e qëllimeve të BDI-së, e as për realizimin e disa çështjeve kyçe për shqiptarët në Maqedoni, në të kundërtën kjo vetëm kontribuon në rritjen e tensioneve. Kështu që, në pyetjen e juaj nëse ekziston krizë, gjithsesi se PO pas kësaj ngjarje që ndodhi”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

    Gruevski gjithashtu tha se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse BDI e dëshiron këtë.

    “Mund të ketë nëse BDI-ja vlerëson se janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne nuk i dëshirojmë, por VMRO DPMNE është e gatshme edhe për këtë opsion nëse BDI-ja ndërmerr një hap të tillë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

    Ndërkohë duke komentuar aktin e nderimit të dëshmorëve të ish UÇK-së në Sllupçan Gurevski tha se Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi ka qenë në ekskursion privat, dhe se ky akt nuk paraqet as vizion dhe as lidership të guximshëm.

    “Akti në Sllupçan ishte ekskursion privat të Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi ose detyrë të tij partiake. Ai as nuk kërkoi e as nuk do të merrte pëlqim nga Qeveria për të pasur çfarëdo nderimi qeveritar apo dërgimin e tij në atë vend. Akoma më keq është ajo që ai shkoi me persona të uniformuar dhe në atë mënyrë i lëndoi ndjenjat e maqedonasve. Dëgjova se sot ai ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje. Është mirë që ka shprehur keqardhje dhe që ka kuptuar se ajo nuk është punë vizionare, as lidership i guximshëm, apo patriotizëm, por në të kundërtën përkeqëson marrëdhëniet ndëretnike dhe krijon situatë konfliktuoze dhe tensione”, Nikolla Gruevski, kryeministër.

    Gruevski madje u shpreh se me rëndësi është të mbahet sinqeriteti në raporte me cilindo partner dhe të ruhet dinjiteti i popullit maqedonas. Për këtë, siç u shpreh ai, nuk mund të ketë asnjë çmim. Një ditë më parë nga BDI paralajmëruan se nëse në parlament kalon ligji i propozuar nga partneri i tyre i koalicionit VMRO DPMNE për ‘branitellat’, atëherë ministrat e Ahmetit do t’a braktisin qeverinë. Alsat
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 22-08-2012 më 13:45


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    O burra, kjo zhurmë ka për qëllim t’i harrojmë të gjitha “Monstrat” e kësaj qeverie!




    Thanë se VMRO-DPMNE dhe BDI janë para shkurorëzimit. Por duke harruar se në “tenderokraci” ka shumëçka që një çift e bënë të pandashëm. Pastaj thane se Ali Ahmeti heshtë ngaqë ndodhet përpara vendimit të rëndësishëm: të braktisë apo jo koalicionin qeverisës. E në të vërtet harruan se ai shumë rrallë ka folur dhe kryesisht vetëm ka heshtur.

    Çka nuk u tha gjatë këtyre disa ditëve prej se Fatmit Besimi u përkul përpara “branitellave” të rënë gjatë konflikti të 2001 si dhe dëshmorëve tanë në Sllupçan. E në ndërkohë, sipas medieve maqedonase, Besimi ka “kërkuar falje” për veprimin në Sllupçan që do ketë mund t’i ofendojë maqedonasit, por jo edhe nga shqiptarët që mbase janë ofenduar nga përkulja e tij para obeliskut të “Branitelave” që ndoshta edhe kanë vrarë ndonjë shqiptarë. Gjithashtu në ndërkohë edhe VMRO doli me propozim ligjin për privilegjet që do u takojnë “Branitellave”. Pra çka nuk u tha për t’u prodhuar sa më shumë mjegull për votuesit të cilëve dikush duhet t’u thotë: O burra, mos lejoni që kjo zhurmë të shndërrohet në mjegull e cila do e thellojë harresën tone monstruoze për “Monstart” që na i bëri kjo qeveri!

    Gjatë kësaj zhurme dikush tha se BDI-ja kësaj radhe nuk do lëshojë pe, e do e braktisë qeverinë. Të tjerët pohuan se më pare Vojvodina do shkëputet nga Serbia se sa Ali Ahmeti nga Gruevski. Këta që theksojnë pandashmërinë e Gruevskit dhe Ahmetit, u thirren në argumentin se sikur BDI-ja t’i përmbahej ndonjë parimi, ajo gjerë më tani me dhjetëra herë do duhej ta braktiste koalicionin qeverisës. Dhe përmendën aksionin policor “Monstra” që përfundoi me njëzet “terroirist islamik” të arrestuar por ndaj të cilëve ende nuk ka asnjë akt akuzë si dhe mospërfilljet e Gruevskit ndaj BDI-së gjatë realizimit të projekteve që VMRO-ja i ndërtonte natën e BD-ja kinse i rrënonte ditën, si për shembull Kishën në Kalanë e Shkupit?

    Na mbyti zhurma për mospajtimet mes VMRO-DPME-së e BDI-së që prodhon vetëm mjegull e në të cilën duhet të futen votuesit shqiptarë e maqedonas, që të mos i shohin Gruevskin e Ahmetin si janë duke i shpalosur flamujt etnikë që do i valëvisin gjatë fushatave parazgjedhore. Në ndërkohë këta të BDI-së përnjëherë u trimëruan. Mbase më në fund këtë ua lejoi Gruevski, ngaqë e pa se është duke i marr lumi. Në tërë këtë zhurmë u zbulua edhe e vërteta se BDI-ja i ka premtuar VMRO-DPMNE-së se nuk do e hap çështjen e zgjidhjes së problemit të ish-ushtarëve të UÇK-së e familjeve të tyre. Çështje për të cilën - ata që nuk harrojnë shpejtë e kujtojnë se – këta pushtetarët e BDI-së shpesh thoshin se së shpejti do zgjidhet, por pa na treguar se kjo shpejtësi do jetë e njëjtë me atë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, e për çka BDI-ja tha se do i nevojitet edhe një mandat qeverisjeje.

    Pa dyshim se BDI-ja edhe mund ta braktis koalicionin qeveritarë, por vetëm nëse ashtu janë marrë vesh me Gruevskin: që para zgjedhjeve të shkurorëzohen e që pastaj sërish të bashkohen në altarin qeverisës. Ky është fundi më i mundshëm nga kjo grindje BDI-VMRO. E nëse ndodh kjo atëherë BDI-së do i rriten shpresat se është shtuar numri i budallenjve që nuk e kanë kuptuar se në politikë e pësojnë vetëm ata që humben në mjegullën e shkaktuar nga zhurma ndërpartiake. Andaj edhe mund të thuhet: tani nuk janë në konflikt BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, por harresa jonë monstruoze ndaj “mostrave” që na i përgatiti kjo qeveri dhe pjekuria e votuesit shqiptarë. Pra, mos u shqetësoni se BDI-ja ka shumë arsye të mos e braktisë koalicionin qeverisës. Mendoni ju se aq lehtë Ali Ahmeti do lejonte që Musa Xhaferi të mbetej i papunë, ta humbiste kolltukun e zëvendës kryeministrit!? E drejta për të qenë të papunë na takon neve, e jo njerëzve që përjetë do u mbetet “borxhli” ky popull! E drejta për të qenë të papunë na takon neve, e jo njerëzve që përjetë do u mbetet “borxhli” ky popull!


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    BDI dhe VMRO janë marë vesh për të përdorur fjalor ekstrem nacionalist!




    Sipas disa burimeve të OhridSkaj, dy javë para se të shkojë në pushime Gruevski, në mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, e të udhëhequra nga Protugjeri, Artan Grubii, Ilija Dimovski dhe Bujar Osmani është rënë dakord për një operacion në shkallë të gjerë, për të aktruar dhe simuluar përplasje ndërmjet partive të koalicionit qeverisës.

    Kështu burimi ka thënë se një pjesë e BDI-së dhe VMRO-DPMNE këto bisedime i kanë zhvilluar në Hallkidiki në hotelin "Sani Beach Resort".

    Kjo lojë ka të bëjë me atë që sërishë të ngriten lart ndjenjat patriotike, ngase e kanë të nevojshme një gjë të tillë Gruevski dhe Ali Ahmeti, për rritjen e rejtingut të tyre.

    Grupet kanë marrë urdhra nga liderët e tyre për të përdorur fjalor ekstrem nacionalist në mes vete, me qëllim që deri në nëntor të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, gjithnjë sipas këtij burimi, kanë qenë shumë të shqetësuar me presionin që është duke ua bërë Bashkësia Ndërkombëtare.

    Megjithatë, ka dyshime se sa do të ketë sukses plani i dy partive qeveritare, pasi që edhe nëse BDI-ja do të largohet nga kolaicioni qeverisës, diplomatët e BE-së do të bëjnë presione që të ketë kalicion të gjerë qeveritar./Almakos.com


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Rënia e Qeverisë çështje orësh - Ligji për BRANITELLAT në procedurë parlamentare



    Propozim ligji për 'branitellat' tashmë është në procedurë parlamentare. Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski për këtë gjë i ka njoftuar kordinatorët e grupeve parlamentare nëpërmjet SMS porosive. Me këtë hap të partisë së Gruevskit, vihet në pikëpyetje funksionimi i mëtejshëm i koalicionit Qeveritar.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Takohen Gruevski dhe Ahmeti


    Kryeministri Nikolla Gruevski, pas vizitës një ditëshe në Republikën Serpska, siç mëson ALSAT M sonte pritet të takohet me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të diskutuar për marrëdhëniet brenda koalicionit, pas futjes në procedurë parlamentare të ligjit për ‘branitellat’, nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së. Siç mësohet, Ahmeti, partnerit të tij Gruevski pritet t’ia bëjë me dije qëndrimin e tij dhe të partisë që përfaqëson lidhur me ligjin e ‘branitellave’. BDI do t’i japë mbështetje ligjit vetëm nëse atij i ndërrohet emri dhe i njëjti përmban të drejtat e njëjta edhe për ish pjesëtarët e UÇK-së dhe familjeve të tyre. Nuk përjashtohet mundësia që Ahmeti t’ia bëjë me dije kryeministrit Gruevski se nëse dëshiron që të vazhdojë edhe më tej koalicioni aktual, atëherë çdo vit më 13 gusht me vendim të Qeverisë dhe pjesëmarrje të ministrave dhe pjesëtarëve të ARM-së do të nderohen dëshmorët e UÇK-së. Ndryshe vetëm pak minuta pasi u njoftua se VMRO DPMNE-ja ka dorëzuar në parlament ligjin për ‘branitellat’ , kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski ka njoftuar se ai ka udhëtuar për vizitë njëditëshe në Banja Llukë, të Republikës Swrpska, për të marrë pjesë në firmosjen e një marrëveshjeje për ndërtimin e autostradës Banja Llukë-Doboj që do ta ndërtoja kompania Granit nga Shkupi. Kryeministri Gruevski në Banja Lukë takoi edhe kryetarin e Republika Serpskës Millorad Dodik. Ndërkohë gjatë ditës zv.kryeministri Musa Xhaferi realizoi takim me zv/ndihmësin e sekretares amerikane të shtetit Filip Riker. Xhaferi pas takimit me Rikerin nuk deshi të prononcohet për media, për zhvillimet e fundit pas dorëzimit të ligjit për branitellat në procedurë parlamentare.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Përfundoi takimi, Ahmeti-Gruevskit: 'Nëse nuk tërhiqet ligji i 'branitellave', bie Qeveria



    Takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret. Gruevski dhe Ahmeti që të dy kanë mbetë në qëndrimet e tyre, diametralisht të kundërta për zhvillimet e fundit në vend. Dy liderët e partive më të mëdha në vend gjatë takimit të sontëm më tepër kohë kanë harxhuar duke arsyetuar vendimet e marra nga subjektet e tyre, për përkuljen e ministrave dhe oficerëve të ARM-së para dëshmorëve të UçK-së në Sllupçan, dhe vendimi për propozim ligjin e branitellave. ALSAT M mëson se qëndrim i fundit i liderit të BDI-së Ali Ahmeti ka qenë i prerë: 'Nuk vazhdon koalicioni, nëse VMRO-DPMNE nuk tërhiqet nga propozim ligji i branitellave' Pas këtij qëndrimi të Ahmetit, topi është në duart e Gruevskit, do të tërheqë apo jo ligjin mbrapa, pritet të shihet ditët në vazhdim për kur e kanë lënë që dy liderët Gruevski dhe Ahmeti të ndëgjohen ose takohen përsëri. Burime nga VMRO DPMNE thonë se takimi ka qenë i hapur dhe dy liderët kanë hapur të gjitha çështjet ndërsa Gruevski i ka elaboruar liderit të BDI-së deklaratën e tij të dhënë para disa ditëve lidhur me këto ngjarje.Alsat


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Komandanti vazhdon të na mashtroje – Ne vazhdojmë ta votojmë !


    Nga Blerim ALiu

    Një orë në këto caste, vazhdonë të bëje tika-tak,tik-tak…!-Dhe kjo, padyshim është ora e komandantit tonë ,z.Ali Ahmeti.Partneri tij qeveritar z.Gruevski me ligjin për “BRANITELLAT” përfundimisht e “pështyri” në fytyrë komandantin tonë.Kjo “tik-take” e komandantit nuk ka të bëje me ofendimin e nëncmimin.As me krenarinë dhe dinjitetin e komandantit apo të shqiptarëve .Ka të bëje me fatin e tij dhe atyre për rreth.

    Komandanti ka dhënë prova gjatë viteve se për nëncmimin,ofendimin ,përbuzjen dhe nëpërkëmbjen e krenarisë, nuk mërzitet shumë.Mjafton të shohim pas të bëmat e partsië që ai drejton dhe atij vetë.Të përkujtojmë vetëm disa:-enciklopedia maqedonase, maqedonishtja nga klasa e parë, ligji për natalitetin vetëm për maqedonasit,,qindra miliona euro për projektin “SHKUPI 2014”,ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe( pas disa mandateve,komandanti tha në mandatin tjetër e rregullojmë !) ligjin për flamurin shqiptar (tre herë më I vogël se ai maqedonas) diskriminimi në punësime të shqiptarëve ,përkundër Marrëveshjes së Ohrit (mbi 60.000 maqedonas të punësuar rishtazi),vrasja e Harun Aliut dhe tre shokëve të tij,rasti “MONSTRA” dhe deklaratat fyese të Ministrit të Punëve të Brendshme për shqiptarët ,e shumë e shumë raste tjera që për një shqiptar “të vogël” e le më për një shqiptar “të madh “ që është komandanti ynë me partinë e tij (BDI) do të paraqite ofendim ,përbuzje dhe nëpërkëmbje të krenarisë shqiptare.Mirëpo komandanti ynë me cifteli në oda e kokëulur para Gruevskit,nuk e kishte atë hall. Halli I tij dhe I njërëzve për rreth tij ishin dhe ngelin tre gjëra: Pushteti ,pushteti dhe vetëm pushteti !

    E ne shqiptarët me votat tona,vecmas ne të Shkupit e Kumanovës,pastaj të Tetovës e Gostivarit,për Kërcovën as që flasim, Strugë e Manastir ,ia mundësuam komandantit qeverisjen.Edhe pse 2001 kishte qenë një mashtrim , ne me “zemërgjerësinë “ tonë megjithate ia dhamë votën komandantit tonë.I vranë pabesishtë Harun Aliun me shokë ,ne prapë e votuam komandantin !-Na I vjedhin paret cdo ditë për projektin “SHKUPI 2014” ,ne prapë votën komandantit dhe partisë së tij!-Ndodhi “MONSTRA” dhe aksioni famëkeq policor ku nëpër duar të policisë kaluan mbi 400 shqiptar në mesin e tyre nëna dhe motrat tona duke I maltretuar e fyer, ne do të duhet prapë ta votojmë komandantin tonë ,se nuk bën !-Komandanti e din këtë ,prandaj edhe sillet kështu !-Komandant, vazhdo të na mashtrojshë, se ne shqiptarët të votojmë !-Edhe për këtë “pështymë “ që e ke në fytyrë të gjiith e dijmë se e keni me marrëveshje me Gruevskin,po ani nuk ka problem!_Ne do të vazhdojmë të themi :”Eheee I hasi sharra në gozhdë Gruevskit” apo “ Eu Ali Ahmet I tha boll ma,nuk shkon kështu”.Po,po komandant, gazetarët I kemi në pritje,telallët gjithashtu,ne do shqiptar që e presim mashtrimin e rradhës ,gati jemi të padurueshëm për ta gëlltitur ate.Po prapë nuk je rahat !-Ke të drejtë për shqetësimin se këto shqiptarët kadal-kadal po lëvizin.Po pranoje se ideja është e “pobratimit” tënd Gruevskit për këtë lojë.I keni matur mirë punët,”hyqymet”se jo mahi !-Pare keni plotë,se shitja e interest kombëtar edhe pse me “lirimin ” që ua ke mundësuar ,megjithate ka një cmim të vetin.Do ti blejshë do shqiptar ,po a do të mund ti blejshë të gjith.Vështirë ,komandant !

    Edhe pse je “rrit” në mendje shumë dhe ende më shumë e nëncmon votën shqiptare,se fitoren e ke të sigurt,prap të shkon mendja nga “e keqja”.

    Humbja!

    Kjo fjalë përbën ankth për komandantin.-Jo se kjo fjalë “HUMBJE” e lëndon sedrën e komandantit, Jo, jo !-Kjo fjalë në vehte ,për komandantin është “larja e hesapeve” me shqiptarët. Shumë mëkate ke pas veti komandant : -varre ,jetima,përbuzje,vjedhje si dhe shitje të interesave kombëtare.Ke të drejtë për shqetësimin komandant.Ora në këto caste bënë “tik-tak;tik-tak…” .

    Komandant, “tik-tak, tik-tak.tik-tak…”


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  9. #9
    Kjo me shume me duket se BDI-ja - Ali Ahmeti kane bere marreveshje me Nikola Gruevskin, per arsye se kredibiliteti i BDI-se dhe Ali Ahmetit bie poshte dita-dites. Kjo eshte nje marreveshje ndermjet ketyre dy-partive, ndermjet ketyre dy lidereve, qe Ali Ahmetit dhe BDI-se sado pak ti kthehet kredibiliteti dhe besimi tek Shqiptaret ne Maqedoni. Sepse eshte me se e kjarte se ne zgjedhejt e ardhshme PDSH-ja e Menduh Thacit do jet fituese tek Shqiptaret e Ilirides.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    VAZHDON BASHKËQEVERISJA NË MAQEDONI !!!


    artitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në Maqedoni gjatë fundjavës kanë ulur tendosjet dhe janë pajtuar për vazhdimin e bashkëqeverisjes.

    Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime të larta qeveritare brenda Qeverisë në Shkup, të cilët theksojnë se liderët e VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar për vazhdimin e politikave parimore brenda koalicionit dhe shmangien e veprimeve provokuese për përfitimin e pikëve politike.

    Marrëveshja që akoma nuk është kumtuar zyrtarisht përjashton zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Jo-zyrtarisht mësohet se VMRO-DPMNE ka vendosur që të tërheq projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrëse në konfliktin e 2001, për të përjashtuar zgjedhjet dhe rrezikun e një blloku të përgjithshëm politik kundër saj.

    Një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE ka bërë të ditur për mediat maqedonase se projekt – ligji pritet të tërhiqet, me arsyetimin që do të jetë për opinion se do të bëhet plotësimi i tij.

    Ndërkohë, zyra e kryeministrit Gruevski kanë thënë se tendosjet midis dy partive më të mëdha nuk janë pasqyruar në funksionimin e kabinetit qeveritar.

    Tendosjet midis partive të koalicionit pasuan pas homazheve të ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi në varrezat e UÇK-së, ndërsa ky veprim pasoi me kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE, e cila vendosi në rend dite projekt ligjin për zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,90031
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    VAZHDON BASHKËQEVERISJA NË MAQEDONI !!!


    artitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI në Maqedoni gjatë fundjavës kanë ulur tendosjet dhe janë pajtuar për vazhdimin e bashkëqeverisjes.

    Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime të larta qeveritare brenda Qeverisë në Shkup, të cilët theksojnë se liderët e VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar për vazhdimin e politikave parimore brenda koalicionit dhe shmangien e veprimeve provokuese për përfitimin e pikëve politike.

    Marrëveshja që akoma nuk është kumtuar zyrtarisht përjashton zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Jo-zyrtarisht mësohet se VMRO-DPMNE ka vendosur që të tërheq projekt-ligjin për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrëse në konfliktin e 2001, për të përjashtuar zgjedhjet dhe rrezikun e një blloku të përgjithshëm politik kundër saj.

    Një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE ka bërë të ditur për mediat maqedonase se projekt – ligji pritet të tërhiqet, me arsyetimin që do të jetë për opinion se do të bëhet plotësimi i tij.

    Ndërkohë, zyra e kryeministrit Gruevski kanë thënë se tendosjet midis dy partive më të mëdha nuk janë pasqyruar në funksionimin e kabinetit qeveritar.

    Tendosjet midis partive të koalicionit pasuan pas homazheve të ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi në varrezat e UÇK-së, ndërsa ky veprim pasoi me kundërpërgjigjen e VMRO-DPMNE, e cila vendosi në rend dite projekt ligjin për zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,90031


    Natyrisht se vazhdon bashkeqeverisja ndermjet VMRO DPMNEse se Nikola Gruevskit dhe BDIse se Ali Ahmetit, sepse fare nuk kishte krize Qeveritare. Kriza e krijuar eshte produkt I marreveshjes se ketyre dy partive, se ketyre dy lidereve, per te vetmen arsye qe BDI-se se Ali Ahmetit ti hyp rejtingu, ti hyp kredibiliteti tek Shqiptaret ne Iliride. BDI-ja dhe Ali Ahmeti dita dites tek Shqiptaret e Ilirides I binte rejtingu, I binte kredibiliteti, dhe me ane te asaj kinse zevendes ministry I mbrojtjes se Maqedonise nga ana (tabori) I BDIse vizitoi varrezat e deshmoreve te Ushtrise Clirimtare Kombetare, si dhe kinse nuk pajtoheshin me vendimin e Nikola Gruevskit me ane te projekt ligjit per perkujdejse institucionale kinse vetem per forcat sllavo maqedonase. Dhe tani kinse ka terhequr ate projekt ligj. Keto jane lojera nga dyja anet, e sidomos eshte loje e flliqte nga vet BDIja e Ali Ahmetit per ti hedhur hy syve Shqiptareve atje, dhe se ne zgjedhjet e ardhshme ta votojne ate. Mendoj dhe shpersoj qe Shqiptaret e Ilirides asesi nuk duhen ti gelltisin keto lojera te Ali Ahmetit, dhe se ne zgjedhjet e rradhes tja dhejne denimin e merrituar dhe qe njehere e pergjithmone ta largojne nga skena politike.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Për të vazhduar koalicioni VMRO – BDI insistojnë Ali Ahmeti dhe Teuta Arifi



    Brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ekzistojnë ndarje të mëdha lidhur me mbetjen e mëtutjeshme të kësaj partie në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në, njoftojnë për “Lajm” burime partiake. Sipas tyre, pjesa më e madhe e përfaqësuesve dhe strukturave partiake janë kundër vazhdimit të “dashurisë” me VMRO-DPMNE-në, pasi partia e Gruevskit nuk tregon asnjë shenjë respekti ndaj BDI-së, si ndaj një partie prej të cilës varet ekzistimi i Qeverisë.

    Të njëjtat burime partiake thonë se pakënaqësitë më të mëdha brenda BDI-së nga koalicionimi me VMRO-DPMNE-në janë paraqitur që nga fillimi i muajit maj, menjëherë pas aksionit kontrovers policor “Monstra” gjatë të cilit “shqiptarët u nënçmuan në mënyrën më të poshtër”.

    Prej atëherë pakënaqësia vazhdimisht është rritur, për shkak të mospërmbushjes së disa premtimeve kryesore parazgjedhore, siç janë zgjidhja e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së dhe përshpejtimi i proceseve për integrim euroatlantik. Këto pakënaqësi kulmin e ka arritur pas dorëzimit të propozim ligjit për “branitellat” në parlament. Tani për tani nuk dihet nëse këto mospajtime lidhur me mbetjen e BDI-së në Qeveri do të manifestohen me ndonjë përçarje partiake.

    Mirëpo në BDI ekziston habi se pse për vazhdim të koalicionit me VMRO-DPMNE-në insiston kryetari i partisë Ali Ahmeti, i cili po vendos në pikëpyetje kredibilitetin para anëtarësisë partiake për të vazhduar me çdo kusht edhe më tutje “kurorën” me Gruevskin.

    Nuk ekziston asnjë sqarim edhe shkakun se pse tani një nga përkrahëset më të mëdha të koalicionit me Gruevskin është zëvendëskryeministrja Teuta Arifi, e cila kur ishte nënkryetare e Parlamentit publikisht apelonte që BDI të përcaktohet nëse është me popullin ose me Gruevskin.

    “Nuk e kemi të qartë se për çfarë arsye Teutës tani më tepër po i pëlqen koalicioni me Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në se sa me popullin. Me të vërtetë nuk ekziston asnjë arsyetim logjik përveç ndonjë interesi eventual personal”, thotë i njëjti burim.

    Edhe kësaj radhe arsyetimi që u është dhënë strukturave të pakënaqura ka qenë se ai i vjetri dhe i shumëpërsërituri se gjoja “bashkësia ndërkombëtare insiston për mbetjen në Qeveri të BDI-së”. Mirëpo arsyetimet e tilla gjithnjë e më pak pinë ujë para strukturave partiake, pasi të përditshme janë kacafytjet e qeverisë së Gruevskit me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe vërejtjet që vijnë nga vendet perëndimore për kapacitetet demokratike që posedon kjo qeveri.

    “Më e logjikshme do të më dukej nëse thuhet se ndërkombëtarët inistojnë të dalim nga kjo qeveri antiperëndimore, se sa të mbetemi në të”, thotë një tjetër burim partiak, duke komentuar arsyetimin me të cilin tani gjatë kohë manipulohet me shqiptarët.

    Ky arsyetim nuk është bindës as për analistët shqiptarë në Maqedoni.

    “Jo nuk është e vërtetë se ndërkombëtarët pengojnë daljen e BDI-së nga Qeveria. Sigurisht si e përdorin si gjithherë Ali Ahmeti ku thotë miqtë tanë ndërkombëtarë pa treguar se kush janë ato miq. Atë gabim nuk e bën diplomacia ndërkombëtare, që të ndërhyjë tek ndonjë parti, e aq më tepër te BDI që tani e ka humbur kretibilitetin”, thotë analisti Kim Mehmeti.

    Gruevski i pari foli për ndarjet në BDI

    Sinjalet e para publike për ekzistim të ndarjeve brenda BDI-së i bëri askush tjetër por vetë kryeministri Nikolla Gruevski. Duke komentuar përkuljen e personave të uniformuar te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, Gruevski pat dhënë deklaratë në stilin “në BDI ka djem të këqinj, por ka edhe djem të mirë”. Ai pat thënë se nuk ekzistojnë probleme me BDI-në, por me disa persona të cilët dëshirojnë të përfitojnë pikë politike.

    Qeveria dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor?

    Përfaqësuesit e partive në pushtet (VMRO-DPMNE-BDI) në bisedime me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare, kanë insistuar që të ketë zgjedhje parlamentare edhe atë më së voni deri më 25 nëntor, njoftojnë mediat maqedonase. Mirëpo për tu realizuar zgjedhje të parakohsme në nëntor duket se një gjë e tillë është e pamundur, për shkak se paraqiten shumë pengesa teknike, duke filluar prej asaj se ende nuk janë lëshuar mbi 280.000 karta identiteti ose dokumente të udhëtimit që janë të nevojshme në precesin e votimit, transmeton Almakos. Disa ambasada në Maqedoni haptazi kanë rekomanduar që të ketë qeveri teknike, pas shpalljes së raportit të BE-së, nëse VMRO-DPMNE vendos që së bashku me zgjedhjet lokale të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Ka patur paralajmërime nga faktori ndërkombëtar se, nëse nuk zgjidhen problemet me kartat e identitetit dhe nëse nuk meren parasysh rekomandimet e OBSE-së, atëherë opozita do ketë të drejtë që ti bojkotojë zgjedhjet./Almakos


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    'Branitellat' bashkojnë shqiptarët, PDSH dhe BDI me një zë



    Projekt ligji i branitellave, ndau në dy blloqe dhe shkaktoi debat të ashpër mes deputetëve shqiptarë dhe atyre maqedonas. Deputetët shqiptarë këtë ligj e cilësojnë si antishqiptar, jo human dhe anti demokratik. Për herë të parë deputetët shqiptarë u bashkuan për t’i thënë ‘JO’ këtij ligji. Por propozuesit e këtij ligji, deputetët e VMRO DPMNE-së thanë se ky ligj nuk është kundër shqiptarëve dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit, porse ai paraqet në vete pajtimin nacional.

    “Sot në Kuvend duhet ta përmirësojmë këtë padrejtësi që i është bërë branitellave. Kemi mundësi të mirë që të gjithë në vepër të tregojmë se duam definitivisht të vihet tek pajtimi nacional. Duhet të pranojmë se në luftën e vitit 2001, në radhët e përbërjes rezerve të ARM-së dhe policisë morën pjesë, shqiptarë, romë, boshnjakë e turq. Sot është dita kur ne duhet ta kthejmë borxhin ndaj branitellave”, tha Vele Georgievski, propozues i ligjit

    Arsyetimin e VMRO-së për miratimin e këtij ligji, deputeti i PDSH-së Zijadin Sela e cilësoi si përralla të cilat nuk kalojnë tek shqiptarët, ndërsa shtoi se shqiptarët gjithmonë do të bashkohen kur do të jetë nevoja.

    “E keqja shumë e madhe në Maqedoni sot mos të ketë asnjë dilemë është pikërisht VMRO DPMNE. Deklaratat e pa përgjegjshme të liderit tuaj që në kohën kur nisi të diskutohet për këto probleme, doli në opinion dhe tha se ne jemi të gatshëm për gjithçka. Doni përgjigjen e shqiptarëve? Si t’u pëlqeje”, tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.

    Arben Llabunishti nga BDI tha se VMRO DPMNE me këtë propozim ligj po shkatërron themelet e shtetit multietnik.

    “Mua më rezulton që lënda e këtij propozim ligji nuk i ulë tensionet ndëretnike, përkundrazi, duke vlerësuar në masën edhe morale edhe financiare sipas kuptimit të këtij ligji, vetëm njërën anë, vetëm njërin krah, ata që thoni ju, kemi denigruar, kemi fyer palën tjetër të cilët kontribuuan në MO-në, ata të cilët me të vërtetë duan të ndërtojnë një shtet me themele të fuqishme multietnike. Fatkeqësisht me propozim ligjin dhe me arsyetimin që i bëni ju, ju po shkatërroni themelet e shtetit multietnik”, tha Arben Llabunishti, deputet i BDI-së.

    “I nderuari deputet, jeni dëshmitar se në 2001 ishte miratuar ligji për amnisti, ajo është dëshmi se blloku maqedonas donte të vinte tek pajtimi nacional, do të vazhdoj më tej, interpretimi autentik, gjithashtu është shenjë për pajtim, dorë e zgjatur mes maqedonasve dhe shqiptarëve” , tha Vele Georgievski, propozues i ligjit

    “Për procesin e pajtimit duhet vizion dhe guxim, BDI e ka dëshmuar kur ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi, shkoi u përul para pllakës përkujtimore të të rënëve pjesëtarë të forcave të sigurimit, mendoni se nuk na shanë neve, mendoni se nuk na ngjitën epitete të tilla dhe atilla, ne e gëlltitëm fyerjen, ne ulëm krenarinë. Beteja për të dëshmuar drejtësinë tonë dhe gabimin tuaj sot vetëm fillon. Jua bëj me dije se do të jetë betejë e gjatë dhe ne do të fitojmë. Ligj kështu siç është propozuar nuk do të kaloj dhe BDI falënderon publikisht PDSH-në RDK-në, gjithë spektrin politik shqiptar që kemi atë përgjegjësi kombëtare, politike e qytetare, që bashkërisht ti kundërvihemi të keqes, ndërsa ky propozim ligj është e keqe për Maqedoninë”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

    “Ne kemi të bëjmë me një ligj ekskluzivisht një-nacional, një-etnik që propozohet një anshëm dhe në anën tjetër kemi një Qeveri e cila gjatë gjithë kësaj kohe me gjitha veprimet na vërteton se përfaqëson vetëm një popull, e ai është populli maqedonas dhe shqiptarët edhe deri tani si pa të zot kanë qenë në aspektin e përfaqësimit, e tash kur filloi kjo krizë kushtimisht thënë qeveritare, përfundimisht ata dita ditës po diskriminohen. Nëse kjo Qeveri deri tani ka qenë anti-shqiptare tashmë ka tejkaluar këto norma dhe kjo qeveri përfundimisht është anti-njerëzore”, tha Imer Aliu, koordinator i grupit parlamentar të PDSH-së.

    Radmilla Shekerinska tha se Gruevski dhe Ahmeti vetë e kanë ndezur zjarrin. Ndërsa tash tha ajo, Gruevski ka ikur në Amerikë dhe në le ne të merremi me këtë.

    “Publikisht them se ky ligj nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Ky ligj në ndërkohë 90 për qind përputhet edhe me kërkesën e mbi 30 mijë nënshkruesve me emër e mbiemër në vitin 2008 të cilin atë kohë VMRO DPMNE nuk e pranoi me arsyetimin se do t’i kushtojë shumë Maqedonisë”, tha Radmilla Shekerinska, deputete e LSDM-së.

    “VMRO DPMNE-së më shumë i pengojnë të vrarit e luftës së 2001, e nuk i pengojnë komandantët e gjallë me të cilët ata bashkëpunojnë në mënyrë permanente dhe kjo është ajo hipokrizia të cilën dëshiroj ta demaskoj. Të nderuar nuk mund ju të propozoni kësi ligji, ky ligj është komplet kundër MO-së posaçërisht neni 10, ku ju nëpërmjet këtij neni ju dëshironi ta atakoni në mënyrë shumë kritike BDI-në”, tha Izet Zeqiri ,deputet i RDK-së.

    Në fillim të mbledhjes së sotme të Komisionit për punë dhe politikë sociale, deputetët e PDSH-së kërkuan që ky propozim ligj të mos hyjë në procedurë, propozim ky që u mbështet nga BDI, por që të dyja partitë u mbivotuan 7 me 3 kundër këtij propozimi. Debati mbi nevojën e miratimit të këtij propozim ligji pritet të zgjasë edhe ditët në vijim. Alsat


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838



    Talati vazhdon maratonën



    Tash kam filluar unë. Kjo ishte përgjigja e deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi i pyetur nga gazetarët se deri kur e ka ndërmend të vazhdojë me diskutimin e tij. Ai këtë përgjigje e dha gjatë pushimit 15 minutësh, pas gjithsej 6 orë diskutim, në Komisionin për punë dhe Politikë sociale ku po debatohet për Ligjin e “branitellave”, 3 orë dje dhe 3 të tjera në vazhdimin e sotëm. Siç mëson gazeta KOHA nga burime brenda BDI-së, kjo është një ndër format procedurale dhe ligjore të cilat BDI paralajmëroi se do t’i shfrytëzojë për të penguar ligjin. Pas Xhaferit të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe deputetët e tjerë të BDI-së, ku përmes diskutimeve maratonike do të zhagisin kalimin e Ligjit në fazat e mëtejshme. (A.Z./KOHA)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 06-09-2012 më 17:46


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi po synon të thyejë rekord botëror, për sa i përket kohëzgjatjes së fjalimeve. Xhaferi me fjalimin e tij sot prej 8 orësh dhe mbrëmë 3 orësh, është afër të thej rekordin edhe të ish liderit kubanez Fidel Kastro dhe atij të Venezuelës Hugo Çavez. Xhaferi sot tha se BDI nuk përjashton mundësinë të kërkojë që për këtë propozim ligj të thirret edhe mbledhja e komitetit për marrëdhënie mes bashkësive.

    “Formalisht nëse vjen moment të votimit ky propozim ligj kështu si është në këtë formë të propozuar, mundet edhe të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar, mirëpo fakti që procedurat parlamentare demokratike mundësojnë që deputetët të cilët nuk e kanë atë shumicë, a kundërshtojnë propozim ligjet, të mundet të shfrytëzojnë normën institucionale që në debat ky propozim ligj të mund të parandalohet derisa atëherë nuk bindet propozuesi se duhet të bën diçka tjetër. Propozim ligji është në kundërshtim me ligjin për komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Maqedoni”, tha Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

    Edhe pas pauzës një orëshe në parlament ka vazhduar fjalimi i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi , ndërsa për fjalimin pas tij gjithashtu janë paraqitur edhe deputetët tjerë Ermira Mehmeti Devaja nga BDI, dhe Orhan Ibrahimi dhe Merale Izairi Ferati nga PDSH dhe deputetë tjerë të dy partive politike shqiptare


    ALSAT M
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 06-09-2012 më 17:46


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kush ishin ata kengrtar qe moren pjes ne pervjetorin e 21 te shtetsis sllavomaqedonase te cilet marrin pjes ne nje shtet qe i vret dhe i dhunon shqiptaret gjdo dit kam nje pytje per kta te ashtu quajtur kengetar debila aju punon truri apo kan per qellim dhe jan shizofrena dhe ndohen te knaqur kur di kush i sahn ne baza kombtare turp

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Xhaferri vazhdon debatin me ‘heshtje’!


    Talat Xhaferi, pasi theu rekordin me fjalimin maratonik, sot vendosi të thyej edhe një rekord tjetër atë të fjalimit në 'heshtje'. Xhaferi gjatë punimeve të sotme të Komisionit për punë dhe politikë sociale ku po debatohet rreth propozim ligjit për ‘Branitellat’ të propozuar nga VMRO-DPMNE ka kërkuar që të vazhdoj fjalimin e tij me ‘heshtje’, gjë që ja mundëson edhe Rregullorja e punës së Kuvendit. Se sa do të zgjasë ky lloj fjalimi i Xhaferrit, mbetet të dëshmoj koha. Alsat-M


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Qeveria Gruevski mbijetoi votëbesimin



    42 deputetë ishin për votëbesim, 68 kundër votëbesimit, në bazë të këtij epilogu të votimit Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbijetoi votëbesimin e ngritur nga LSDM ja opozitare. Deputetët e VMRO DPMNE së dhe të BDI se votuan kunder nismes se LSDM se, derisa PDSH ja ishte e permbajtuar nga votimi, RDK ja e Osmanit mbeshteti nismen e LSDM se, por votat e saja bashke me at te LSDM se uk ishin te mjaftueshme per te rezuar qeverine e Gruevskit.

    BDI ja e Ahmetit i dha mbeshtetje Gruevskit, edhe perkunder asaj se ai gjate fjalimit te tij ishte i prere se denon aktin e ministrit Besimi ne Sllupcane, se eshte kunder nderrimit te tabelave te shkollave ne Çair dhe kunder intoniit te himnit kombetare shqiptare ne USHT.

    Gruevski ehe njehere potencoi se partia e tij nuk u frikesohet zgjedhjeve qofte edhe te parakohshme . ALSAT


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Ali Ahmeti dhe qenet e tij i japin votebesimin qeverise se gruevskit, perkunder gjithe te zezave, vrasjeve, torturimit, burgosjes, etiketimit, fyerjeve qe kjo qeveri i ka bere dhe vazhdon t'i beje shqiptareve ne Ilirid.
    Eh "shqiptar" zeza, per nje karrig e tre tendera renditet pas shkaut qe po vret e burgose thuajse cdo jave nga nje shqiptar per politik ditore.
    Ne anen tjeter nuk ka faj ky qen bire qeni dhe qente e tjere qe i shkojne pas, fajet i kane ata qe e kane votuar kete mbeturine.



    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Gruevski fyen shqiptarët, BDI vazhdon kurorën me të


    Në fjalimin e sontëm para votimit të votëbesimit kryeministrit Gruevski edhe njëher ua ka bërë të qartë shqiptarëve dhe partnerit të tij të koalicionit BDI se ligji për branitellat do të miratohet dhe se nuk do të ketë status për ish ushtarët e UCK-së. Ai ka kërcnuar se do të heq edhe tabelat me emrat e ri të shkollave në Cair dhe ka potencuar se ka ligj i cili është i qartë sa i përketë ndërrimit të emrave . Nuk ka hezituar edhe njëher haptazi të kundërsjtoi edhe nderimin e ushtarëve të UCK-së në Sllupcanë si dhe sic i quajti ai provokimet me intonimin e himnit shqipëtar në manifestime të ndryshme. Reragimi i BDI-së pritet nesër. ALSAT


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •