Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Dialektet dhe Lokalizmat e Gjuhës së Sotme Shqipe

    E hapa këtë themë vetëm për fjalët shqipe që fliten nga shqiptarët dhe që nuk janë të përfshira në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.
    Gjuha jonë është gjuhë e vjetër prandaj edhe ka dy dialekte dhe shumë lokalizma, por këto veçse pasurojnë gjuhën tonë dhe i japin më shumë vlera.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Prandaj lus të gjithë që mund të sjellin fjalë që nuk janë të përfshira në fjalor, ta bëjnë këtë.
    Disa që për momentin mua më vijnë ndërmend janë:
    Rrake-përdoret nga krahina e Anamoravës për gjësende, tesha, rroba etj.
    Tërma-përdoret nga ana e shumicës së shqiptaro-maqedonasëve për fjalën përpjetë.
    etj etj, që për momentin nuk më vijnë ndërmend, por e di që ka shumë edhe nga vet e folmja ime prishtinase, por do të sjell në të ardhmen.
    Lus edhe gjithë të tjerët e sidomos shqiptarët e jashtë Shqipërisë së sotme të cunguar duke përfshirë edhe arbëreshët të sjellin fjalë të tilla.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shuj-që në shqipen e sotme të shkruar nuk ekziston fare me kuptimin që ajo përdoret nga shqiptaro-dardansat që do të thotë pusho, mjaft por më shumë me kuptimin për të mos folur më.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përveç këtyre janë edhe dallimet në shumë folje si psh.
    dëgjo-ndëgjo-ndigjo-ndigo(Pejë)-ngo(Prishtinë).
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Të Lumtë Dodon!

    Në Tironçe ke:

    Tull fare - shumë bukur (e përdor shumë shpesh unë... )
    Rob - Njeri
    Rob Zoti - njeri shumë i mirë
    Daku - shok
    Plaku - shok
    Xhom fare - shumë mirë ose bukur
    Lluc - i dehur
    Dru - i dehur ose i droguar
    Ç'kena - Ç'kemi
    E kam Fiksim - më pëlqen së tepërmi
    Pabuks - që s'ka pare ose që është i varfër (më bën shumë për të qesh si fjalë)
    U trasha - u mëzita, s'kaloj do kohën
    Peçist - i droguar
    Malli - droga
    Bar - Marjuanë
    Xhepist - hajdut
    Krefs - lajkatar
    Krefje (folje) - duke ta hedhur
    S’më njgjit – s'më tërheq shumë
    S’mbush, S’thith, trung – nuk merr vesh, s'kupton
    I bom - i droguar
    Çeçen - njeri i pacivilizuar, i trashë. Referohet shumë për të ardhurit nga veriu në Bathore, Kamëz, etj ejt (për mendimin tim është keq, por për një qytet që në dhjetë vjet trefishohet është diçka që ndodh)

    - Gjithashtu duhet të përmëndet fakti se "O" është shkronja klasike Tironse, dhe se "Tironce" është gabim, pra është me "S". Unë jom Tirons, dhe jo Tironc. E folura Tironse është një përzjerje e madhe Gegnishtjeje me Toskërishten. Nga "background-i" është Gegnishtja ndërsa nga larmia është Toskërishtja!

    Byrazer - vlla, përdoret në Vlorë dhe në Berat.

    Turravrapthi - të largohesh me shpejtësi, përdoret në Çamëri

    më kall - më pëlqen shumë, (nga Prishtinsja)
    ke brum - s'të mbarojnë idetë, ke frymzim (nga Prishtinsja)
    me b.o.l.e. - shumë e bukur (nga Prishtinsja)

    Ju Falem Nderit - Falemnderit (në Arbërisht)

    s'po më vinë më në mëndje
    megjithatë le ta mbajmë gjallë...
    përshëndetje
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 21-03-2003 më 03:51

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje dhe ju lumtë Drini
    Fuge-hidhe, gjuaje nga shqiptaro-maqedonsat
    Tung-shkurtesë nga tungjatjeta, tungatjeta e shqiptaro-dardanasve.
    Do të sjell edhe të tjera në të ardhmen, sa të më kujtohen dhe poashtu lus edhe njëherë të gjithë tjerët të sjellin sa më shumë në mos jo të gjitha fjalët që nuk janë të përfshira në fjalor.
    Është shumë e çuditshme për një të huaj që ka mësuar e studiuar shqipen kur viziton tokat shqiptare të has shumë fjalë shqipe që nuk mund ti gjej as në fjalor.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Ja nje tjeter fjale gegerishte:

    pertimé e kam=megjithemend e kam

    te tjera mund t'i shenoj me vone.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje hope31, nuk e kam fjalën vetëm për gegërishten por edhe për toskërishten e shqiptaro-maqedonasve dhe poashtu edhe nga arbërishtja.
    qaravesh-përdalë, shfrenuar etj nga shqiptaro-dardanasit
    hala-ende, akoma
    henez-ende, akoma
    hallakat-kontroll
    hallakamë-anarki, situatë jashtë kontrolli
    lluga- jo e rrafshët, si dhe llugë-kaos
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    mos hyp perpjete - mos u eksito
    shtrriqem - (s'jam i sigurte c'a do te thore)
    nasqiris - ftilloj
    ja cava piten - e kam ngju nga tironsat. Me duket se do te thote
    e rrafa, e shkaterrova.
    ca je tuj bo (theksi tirons) - cfare po ben
    ca po ban (theksi elbasanas) - cfare po ben
    tash jam tuj shkue (theksi geg) - tani jam duke ikur, tani po iki
    kanace - (theksi elbasans)
    kanoce - (theksi trions)
    kush eshte zyrtarja, kanace apo kanoce ?

    ne futboll ka dy fjale qe me pelqejne shume
    rrafishat - kur hidhesh ne ajer dhe e gjuan topin mbrapsht

    tjetrra s'me kujtohet por eshte kur topi iken siper kokes se portjerit dhe pastaj shkon poshte ne porte. A e di ndonjeri ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga elbasanas : 21-03-2003 më 14:10

  10. #10
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Hope31,
    fjales megjithmend i korespondon ne gegerisht; pernjimend.
    Dodon,
    hallakat do te thote shperndan andej-ketej.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  11. #11
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    sak= vertete
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. #12
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    pehrrije=shtatselvie

    beter=i keq

    i/e mire per beter=i/e hijeshme (dy betera

    hundlesh, hundoj=trim

    perajke=mjet druri per te lare rrobat

    lasmac/e=lepires/e

    tevecel=budalla

    brece=femer e hajshme (si breca=majebrisku e keputur)

    krrabe=kuke (krrabe sane)

    matrakuke=kryet e kukes

    cull=femij (Has)

    qilipire=krejt lire, gati gratis, si fale

    blozhe, blozhde=i shpuar nga plumbat, si shoshe

    angarije=pune vullnetare

    levore=revole (Malesia e MbiShkodres)

    terrnoje=nderroje (poashtu Malesia...)

    hallakat=1. lyp, kerko dicka, 2. hallakatu=zbraz xhepin, 3.i hallakatur=i marre, 3.hallakame=zhurme, bezdisje

    drang=i qendrueshem, i pathyeshem

    trum=budalla

    trumhell=budalla i cmendur

    guxhan=shkurtabiq, shtatshkurte

    lahper=i perdale

    shpatullan=i zhvilluar fizikisht, shpatullgjere

    symize=syvogel

    thepan=i shperdhijt, i pamundur, i zoti

    xhins=i shpejt, punetor i shpejte

    ...

  13. #13
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    nje verejtje per te gjithe:

    GEGENIA, gegenishte, Gegenishtja - jo gegeria, gegerishte, sepse eshte emer (toponom...)

    Bjeshket e Nemuna - jo Bjeshket e Nemura (toponom)

  14. #14
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    më falni për një gjë, por desha të dija se në çfarë djalekti janë. Shumë Nderime
    drini.

    Oh ok, shoh që sapo e postove,
    i marrë mbrapsht fjalët,
    Nderime edhe një herë

  15. #15
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ilirian ne gegerisht thuhet:
    Bjeshket e Namuna (te mallkuara).
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  16. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Për të mos u keqkuptuar, këtë themë e kam hapur vetëm për të nxjerrur fjalët shqipe që nuk janë të përfshira në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, dhe që mendoj se duhet të futen sepse gjuha sa më shumë fjalë të ketë aq më e pasur është.
    Kjo nuk duhet kuptuar si tendencë për të ndërruar gjuhën e shkruar apo për të krijuar edhe një gjuhë të shkruar, unë për vete jam thellësisht sikur shumica absolute e shqiptarëve për këtë gjuhë të shkruar që kemi sot, pa marrë parasysh se unë jam gegë dhe gegnishtja është gjuha e mëmës, sepse duhet zgjidhet njëri dialekt dhe smund të zgjidhen të gjithë dialektet për të bërë gjuhën e shkruar, dhe poashtu mendoj se dialekti toskë është shumë më i shtjellueshëm dhe i lakueshëm nëpër kohë gramatikore dhe më pak i komplikuar prandaj edhe jorastësisht është zgjedhur për të bërë gjuhën e shkruar, por përkundër kësaj mendoj se fjalët që nuk gjenden në gjuhën e njësuar të sotme shqipe dhe që fliten ende nga shqiptarët por edhe ato që janë folur dhe nuk fliten më duhen të përfshihen në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe në gjuhën e njësuar letrare shqipe, për vet arsyen e lartpërmendur të pasurimit të gjuhës sonë të njësuar dhe shkruar me sa më shumë fjalë burimore shqipe.
    Përshëndes gjithë pjesëmarrësit dhe uroj që sa më shumë të marrin pjesë dhe të na sjellin sa më shumë fjalë apo të gjitha fjalët shqipe që nuk janë të përfshira në fjalor dhe gjuhë të njësuar.
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #17
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    jo ne gegerisht, por ne GEGENISHT, GEGENISHTJA

    BJESHKET E NEMUNA (toponomi zyrtar i Gegenishtes)

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mesimi i katerte per "Albanologun" dhe " Profesorin " Ilirian...

    Ai thot:
    "nje verejtje per te gjithe:
    GEGENIA, gegenishte, Gegenishtja - jo gegeria, gegerishte, sepse eshte emer (toponom...)
    Bjeshket e Nemuna - jo Bjeshket e Nemura (toponom) "



    Bjeshket e Nemuna jane TOPONOM, por jo edhe GEGENIA. Toponomi eshte emer VENDI , KRAHINE, FSHATI, LUMI,DETI,LiQENI, MALI, etj. Gegenia nuk eshte KRAHINE, por GEGERISHTJA eshte emer i dialektit?

    Origjina e fjales: TOPOS- VEND, SHESH: dhe gegrishtja nuk eshte as vend, as shesh, as krahine!

    NE Kosove nuk quhen Bjeshket e Namuna si thot ai, por Bjeshket e Nemuna!

    Do te vazhdojme me teme, bera kete nderhyrje qe te mos mbeten pa verejtje gabimet e trasha....

  19. #19
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Shen Albani,ju lutem vazhdoni me leksionet edhe me tej qe te marim fryme te lire nese do te arije ajo dite qe studenti qe ke mare ne patronazh te kuptoje se eshte thjesht nje medioker ose nje njeri qe Konica e ka identifikuar si Zgjebua tek kater Peralla nga Zullulandi.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  20. #20
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Gjithashtu mendoj se ne gegerisht thuhet "Bjeshket e Namuna" (te mallkuara)
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •