Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 39 prej 39
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje të gjithë pjesëmarrësve e veçmas angeldust
    Sa i përket çështjes së bjeshkëve të namuna (nemuna, nemura) i thuhet në që tri versionet nga të gjithë shqiptarët, namuna,namura, namë përdoret edhe në toskërishte, por kjo nuk është shumë me interes në këtë themë dhe jo vetëm këtu sepse si do që ti thuhet që të tre versionet janë prapë shqip , por sjellja e sa më shumë fjalëve shqipe që nuk janë të përfshira në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe.
    Përshëndetje dhe ju kisha kërkuar respekt dhe mirëkuptim njëri-tjetrit.
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Illirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Bel ami i dashur,

    une parimisht besoj se eshte me mire e verteta para syve, se genjeshtra para bote. Thjesht kur te shihen gabimet nuk duhet heshtur, forumi ekziston per te replikuar, ejo per t´iu nenshtruar kercnimeve...

  3. #23
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    per shen albanin, fjala GEGENIA nuk na qenka nje toponom (toponim sll.) koketuli edhe konceptin Bjeshket e Nemuna, i gjori shen alban, nuk e din se fjalen - namur, e tha (shkroi) mina me pare e jo une). Toponomi Bjeshket e Nemuna (Namuna, nuk ben ne Toskerishte - Namura...) as kete nuk e din koketuli me ate kokebririn tjeter!

    shkruaj shkruaj shen nalban, po tregona cfare shkollimi ke kryer dhe cfare profesioni ke pase e ke tash... ! A ke ndonje shkrim tendin te botuar dikund dhe cfare? Hajde de e tregona boterisht, e mos u fsheh pas nje plafmaske...! Ose krejt cka ke personale, mos e ndyej veten ne forum, po trego kush e ku je (tjereve)!

  4. #24
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nezir Myrtaj,pse nuk na tregon ti se ku e ke mare graden Profesor,ne cilin Universitet dhe se cilet ishin anetaret e komisionit.Do te ishte me interes sepse i ke shtuar vetes grada e tituj qe per shumicen as qe i meriton.
    Para se ti kerkosh Shen Albanit shkollimin na thuaj ti shkollimin tend.Ku ke mbaruar per Gjuhesi? Ku ke mare Doktoraten e titullin Profesor.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ami

    ai ka mbaruar shkollen e mesme te mesuesise ( normalen), pra 12 vjet. Ai nuk thot se cka eshte, por cka do te deshironte te ishte, po te kishte...

    Ky eshte njeriu qe emrin "qepë" dhe foljen me "qep", e quajti sinonim. Duke u bazuar ne kete, une mendoja se ka mbaruar filloren, por po thuhet se paska qene mesues per kater klaset e para te shkolles fillore...

    Do ta keshilloj Myrten, jo ILIRIANIN ( ilirani ka mbaruar vetem 8 klase )krejt miqesisht te mirret me teorine e relativitetit, ketu ndoshta din dicka me teper, sa per gjuhesi e ka treguar me shkrime se nuk merr vesh asgje!!! Ama hiç!

    Mirepo e mira e tij eshte se ka edukate shembullore dhe kjo duhet admiruar te ai. Prej nje njeriu nuk mund te kerkohet te dije cdo gje, por miresjellja, po! E ky eshte shume i edukuar, shume i dashur dhe shume i bute, pëllumb e kemi kete! I pelqen te genjeje se ka botuar ne revista shkecore boterore, por kjo nuk eshte e mete. Genjen gjithashut Myrta se shkarravinat i jane perkthyer ne gjuhe boterore, mirepo edhe kjo nuk eshte keq, sespe nuk mund te sulmohet imagjinata kreative, por rrena! E ky ka imagjinate shume kreative. Ilirian nuk e pata me ty dhe mos u pergjigj, e kam me Myrten!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 27-03-2003 më 23:28

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    1. "Gegënia" është toponim.

    2. Fjala "toponim" nuk është sllave, por greke : topos - vend, onoma - emër.

    Shprehja "toponom" për "toponim" nuk ka mbështetje shkencore.

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vërejtje, po dilni shumë nga thema të gjithë.
    Në lidhje me illirianin apo Nezir Myrtën, unë nuk e di se sa shkollë ka të mbaruar dhe se çfarë profesioni ka punuar apo se kush është dhe çfarë është, unë kam lexuar shkrime të tija këtu në këtë forum por edhe në rruzull. Me ju thënë të drejtën shumica që janë botuar në rruzull por edhe shumica edhe këtu përveç sharjeve dhe ofendimeve me Shën Albanin si dhe disa linguistëve shqiptarë , më kanë pëlqyer dhe janë të dhëna shumë të vlefshme për gjithë shkencën e gjuhësisë, si dhe nëse gendet ndonjë gabim rasti tek ai ato gjenden te seicili edhe te vet koka më e mençur e njerëzimit deri më sot Ajnshtajni sepse asnjëri nuk është perfekt, pra këtë duhet pasur parasysh të gjithë, së bashku me të dhënën se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër si dhe paraardhëse e greqishtes së vjetër dhe latinishtes, theori kjo e cila është mbështetur shkencërisht dhe me fakte të pamohueshme jo vetëm nga Myrta por nga mijëra gjuhëtar deri më tani, bile më shumë të huaj se shqiptarë.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Illirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ju lutem që tani e tutje të respektoni themën.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Illirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #29
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Në Çamërisht ke

    Hy, Zojës, Ejt, Gjues - fjalë që emërtojnë Zotin.
    Përthana - të thënat
    Tëbane - Stan
    Lundër - barkë
    Katallaj - ciklop
    Titanë - gegë
    Lapth - Lab
    Të lame - të holla
    Sod - Sot, në këtë ditë.
    Neptuni - Nep të tundun, - valë të tundura (i drejtohet valëve të detit)
    Pluti - i ploti
    Idhujnijak - diçka që e ke idhul
    Anda - vullneti (s'jam i sigurt)
    Etne - vënd, krahinë
    Rruzullim - toka
    Gjallis - jeton
    Lisni - pyll
    Fjalëgjati - llafazani
    Reme - Gënjeshtër
    Ligështumi - i ligu

    Ju Zgjastë Jeta - Tungjatjeta, dmth tung (nga Arbërishtja)

    I kërkoj ndihmë profesorave që shkruajn në këtë temë por edhe atyre që kanë njohuri. A mund të shpjegoni kuptimin e këtyre fjalëve Çame:

    - Ndivenesa
    - Njërëz Bjeshkana
    - Gavej
    - Vigaj
    - Lodërtije
    - Purteka
    - Puplishte
    - Hovun
    - Mendyra
    - E Gjegjuna
    - Gaca
    - Zgavernue
    - Curratë
    - Kohëdina
    - Gurre
    - Buçile
    - E rrebtë
    - Hovej
    - Fueme
    - Doke
    - Qesti

    Gjithashtu desha të dija kuptimin e këtyre fjalëve nga Prishtinalikja:

    - Negahet
    - Pore
    - Ipith Thobe
    - Thobë
    - Hajgare (më duket se është gëzim, por s'jam i sigurt)

    Shokë! Ti lëmë mënjanë inatet, dhe kushedi se çfarë paragjykimesh të tjera. Asnjëri s'është i përkryer në ktë botë! Është më e rëndësishme dëshira dhe vullneti për të bërë diçka, se veç kto të hapin mëndjen dhe të pasurojnë njohuritë! I shkolluari s'do të thotë se është më i ditur! Dituria meret nga vullneti për të mësuar! Hadje t'bëjmë një kënaqësi dhe të shtojmë sa më shumë fjalë këtu, për kënaqësinë e njohurisë!

    Përshëndetje dhe shumë Nderime
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 28-03-2003 më 06:03

  10. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje dhe ju lumtë Drini
    Për kuptimin e fjalëve prishtinse
    ngahet-vrapohet vjen nga 'ngaa' që do të thotë vrap, edhe në toskërishte përdoret fjalë me kuptimin nga kjo rrënjë si 'ngarend'
    Hajgare-do të thotë shaka, tallje
    Fore, shtos - është kur të bësh shaka me ndokë
    Vic-barcoletë
    kurse për ato dy fjalët tjera, ato janë prishtinse dhe janë fjalë banale të bëra nga rinia prishtinse për të mos i kuptuar të vjetrit, kështu që vetëm rinia prishtinse i di ato, as qytetet tjera dardane nuk i kuptojnë.
    Plotësisht pajtohem me juve Drini, për këto rreshtat e fundit që keni shkruar.
    Edhe njëherë ju lumtë dhe përshëndetje nga Dodoni
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Illirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #31
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kemi edhe fjalë të tjera të shqipes që rrënjën e kanë tek folja 'nga' e të folmes dardane si psh. ngas makinën.
    Për fjalët e tjera Drini kemi gjuhëtar këtu që mund ti shpjegojnë besoj më mirë se unë.
    Disa nga to do të mundohem sa do pak që ti jap kuptimin me të cilin ato përdoret
    doke-zakone, tradita por në dardanse përdoret edhe me kuptime tjera si psh doku-duku apo më adekuate do të ishte ejani dhe na vizitoni, dokesh-dukesh, mu dok sikur-mu duk sikur etj etj.
    E gjegjuna- përgjegjja
    Gaca- përdoret për copat e qymyrit, thëngjillit, drurit kur ndizen në zjarr.
    Gurrë- burim (emri im), ama
    Vigaj- duhet të jetë shumësi i vigan në gegërishte.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëria, Illiria) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Illiria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    ime,njeme,itash,tash=tani
    byrazerke=moter
    ja bere forra=e bere mire
    rrangulla=sende te vjetra
    na bere helaq=na bere pis
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  13. #33
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Përshëndetje Ambrida!

    Në çfarë djalekti janë ato?
    Është e rëndësishme të dimë edhe se në çfarë djalekti janë.

    Nderimet e mija
    drini.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Po Lumi
    ke te drejte, shikuar drejte mund te mirret Gegenia si toponim sepse perfshin regjionet ku flitet ky dialekt. Mirepo ai pat thene se edhe gegeristhja eshte toponim....dhe nga nxitimi mu pervodh ai gabim...

    Falemnderit per sqarim... Kjo mua me pelqen, para faktit nuk ka nevoje per salto mortale, por thesht mirenjohje....

    TOPONOMI DHE TOPONIMI-

    Ne FGJSSH, emri TOPONOM nuk ekziston, por TOPONIM. TOPONIMI ne FGJSSH shpjegohet ne te njeten menyre si shpjegohet TOPONOMI ne gjuhen gjermane. Nese eshte keshtu, atehere kemi dy variante ne perdorim, dhe duhet te jene SINONIME!

    Ne gjermanisht shpjegohet keshtu : TOPOS - VEND, SHESH dhe ONOMA, ONYMA" EMER" EMERTIM.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 28-03-2003 më 15:29

  15. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shegaritem- tallem n dardançe
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #36
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    shqiptar/e te ndershem,

    mirembrema,


    Kam kenaqesine te ju njoftoj, se mbi gjuhen truallsore te maqedonise ekziston nje fjalore me mbi 5000 fjale (mbi 220 faqe).

    Libri titullohet "FJALOR i shqipes truallsore te maqedonise", shkruar nga Dr. Qemal Murati, aktualisht ligjerues dhe drejtues i katedres se gjuhes dhe letersise ne univerzitetin e tetoves.

    Momentalisht nuk me premton koha, por do te mundohem ne menyre teknike te sjell librin ne teresi ketu, por sja kam haberin SI???, ju lus per menyra!!!, posedoj scaner, por nuk di a ka programme per te identifikuar shkrimin pastaj (zakonisht, probleme do bejn shkronjat e vecanta tonat )!!!

    Kush ka njohuri e lus per ndihme!!!!

    Flm

    PS: ne liber gjindet edhe nje ISBN number "ISBN 9989-56-012-9", por nuk mendoj se mund te gjindet diku!!!, sidoqofte, provonja fatin.
    albanish by nature

  17. #37
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Të Lumtë Nuh Musa!

    Po ka programe të shumta që kthejnë faqe me shkronja në "file" me teks. Programe të tilla quhen "OCR", dhe mund edhe të shkarkosh nëpër faqe të ndryshme nëpër internet. Shpresoj ta kesh kollaj.

    Nderime
    drini.

  18. #38
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Në djalektin e Shkodrës po shtoj këto fjalë:

    Almise (almiste, almistra),t = vegla bujqsije.
    Âmë, a = shtrat uji, vije etj.
    Ânë, a = odë.
    Angarí, ja = taksë pûne.
    Asper, ri = pare e argjandët

    Shokë dhe shoqe, ta mbajmë gjallë këtë fjalor, që t'mos vij koha dhe t'i hedhi në errësirë ndaj syve tanë!

    drini.

  19. #39
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Me ben pershtypje nje fjale e dialektit te Mirdites:
    Terplote = lopate
    Kjo fjale duket e perbere tere + plot, nderkohe qe "tere" perdoret ne jug dhe asnjehere ne kete krahine.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •