Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Shqipëri: Reforma në arsimin e lartë, universitetet publike dhe private

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË



    KUVENDI



    LIGJ


    Nr.8461, datë 25.2.1999

    PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË






    Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,



    KUVENDI



    I



    REPUBLIKËS SË.SHQIPËRISË



    VENDOSI:



    KREU I

    DISPOZITA TË PËRGJTHËSHME

    Neni 1



    Në Republikën e Shqipërisë arsimi i lartë është publik dhe jopublik. Arsimi i lartë publik garantohet dhe financohet nga shteti, si dhe nga burime të tjera të ligjshme. Arsimi i lartë publik është laik.

    Neni 2



    Misioni i arsimit të lartë civil është:

    a) të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë e të transmetojë dijet me anën e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, të zhvillojë dhe të cojë përpara artet, edukimin fizik dhe sportet;

    b) të formojë specialistë të lartë;

    c) të përgatisë shkencëtarë të rinj.

    Arsimi i lartë i strukturave të Forcave të Armatosura, si dhe i strukturave të tjera që kanë statusin e ushtarakut, ka për mision të formojë, të pergatisë e të kualifikojë oficerë dhe specialistë të lartë, të aftë e të përkushtuar në mbrojtjen e Atdheut dhe në zbatimin e detyrave që përcaktohen me ligj.

    Arsimi i lartë i policisë ka për mision të formojë, të pergatisë e të kualifikojë specialistë të aftë e të përkushtuar për mbrojtjen dhe sigurinë publike.

    Neni 3



    Arsimi i lartë civil kryhet në shkollat e larta universitare dhe në shkollat e larta jouniversitare. Shkollat e larta universitare dhe jouniversitare më poshtë do të quhen "shkolla të larta”.

    Arsimi i lartë i strukturave të Forcave të Armatosura, atyre të policisë, si dhe i strukturave të tjera që kanë statusin e ushtarakut, kryhet në shkollat e larta përkatëse, të cilat më poshtë do të quhen "shkolla të larta ushtarake ose të policisë”.

    Neni 4



    Shkollat e larta dhe shkollat e larta ushtarake ose të policisë janë persona juridikë.

    Shkollat e larta drejtohen dhe përfaqësohen nga rektori ose drejtori.

    Shkollat e larta ushtarake ose të policisë drejtohen dhe përfaqësohen nga komandanti ose drejtori.



    Neni 5



    Shikollat e larta universitare janë institucione mësimore-shkencore që kanë për detyrë.

    a) të realizojnë arsimimin profesional dhe formimin shkencor, nëpërmjet mësim-dhënies e kërkimit shkencor;

    b) të kryejnë studime shkencore në fushat që mbulojnë dhe të pergatisin shkencëtarë të rinj

    c) Shkollat e larta jouniversitare janë institucione mësimore dhe detyrë kryesore kanë pergatitjen e specialistëve me kualifikim të lartë.



    Neni 6



    Shkollat e larta kanë liri akademike në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Liria akademike qëndron në respektimin e opinioneve, ideve e metodave dhe në garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të mësimdhënies e të kërkimit shkencor, në përputhje me planet dhe programet përkatëse.

    Neni 7



    Shkollat e larta publike civile janë institucione autonome.



    Në këtë kuadër:

    shkolla e lartë zgjedh organet dhe autoritetet e veta drejtuese;

    personeli i shkollës së lartë ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet në organet drejtuese të shkollës së lartë në përputhje me statusin e shkollës së lartë;

    shkolla e lartë përcakton fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor;

    shkolla e lartë përzgjedh personelin e vet;

    buxheti i cdo shkolle të lartë e publike është zë më vete në buxhetin për arsimin dhe administrohet prej saj sipas rregullave të përcaktuara me akte ligjore. Buxheti i shkollave të larta ushtarake ose të policisë është zë më vete në buxhetin e ministrisë përkatëse;

    shkolla e lartë ka të drejtë të ofrojë shërbime në fushat që kanë lidhje me aspektet e zbatimit praktik të mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe të realizojë të ardhura prej tyre;

    shkolla e lartë ka të drejtë të lidhë marrëveshje me shkollat e larta të huaja për shkëmbim përvojë dhe për bashkëpunim në procesin mësimor-shkencor, si dhe për kualifikimin e personelit;

    Shkolla e lartë ka të drejtë të vendosë marrëdhënie dhe të antarësohet në shoqata ose organizata ndërkombëtare të arsimit të lartë;

    Shkolla e lartë ka të drejtë të bashkëpunojë me subjekte, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e arsimit të lartë.



    Neni 8



    Shkollat e larta ushtarake ose të policisë kanë të drejtë të përzgjedhin personelin e tyre mësimdhënës e drejtues, të cilin ia propozojnë për miratim ministrisë përkatëse.

    Titullari i këtyre shkollave emërohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrisë përkatëse.

    Shkollat e larta ushtarake ose të policisë kanë të drejtë të vendosin marrëdhënie me shkollat simotra të huaja për shkëmbim përvoje e bashkëpunim në procesin mësimor-shkencor, në kualifikimin e kuadrit, si dhe të marrin pjesë në shoqata dhe organizata ndërkombëtare, në bazë të marrëvëshjeve të nënshkruara ose të miratuara nga ministria përkatëse.



    Neni 9



    Shteti garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre.

    Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet më kërkesën ose me lejen e titullarit të shkollës së lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një krimi flagrant dlhe në rastet e një fatkeqësie natyrore, organet e rendit publik ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të shkollës së lartë.

    Cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas dispozitave ligjore.



    Neni 10



    Vlerësimi i cilësisë së shkollave të larta dhe akreditimi akademik kryhen nga Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli i Akreditimit. Krijimi dhe kompetencat e tyre përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.


    KREU II

    ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I SHKOLLAVE TË LARTA

    Neni 11



    Shkollat e larta universitare përbëhen nga fakultetet. Në raste të vecanta, brënda një shkolle të lartë universitare mund të përfshihet një shkollë e lartë jouniversitare, me strukturë të ngjashme me atë të një fakulteti.

    Fakulteti është njësi mësimore-shkencore e shkollës së lartë universitare, që mbulon shkenca me trung të përbashkët.

    Fakulteti dhe shkollat e larta jouniversitare përbëhen nga departamente.

    Departamenti është njësi bazë mësimore-shkencore e shkollës së lartë universitare dhe njësi bazë mësimore e shkollës së lartë jouniversitare. Objekti i mësimdhënies dhe i kërkimit shkencor të departamentit përfshin disa disiplina të një shkence. Departamenti, si rregull, ndahet në seksione, në të cilët përfshihen disiplinat më të përafërta të një shkence.



    Neni 12



    Në strukturat e njësive të shkollave të larta përfshihen institutet, qendrat dhe sektorët kërkimorë, laboratorët dhe atelietë mësimore, klinikat, shërbimet, studiot, bibliotekat, qendrat sportive, rnuzetë, fermat eksperimentale, që funksionojnë sipas rregulloreve të brendëshme përkatëse.

    Neni 13



    Kursi i studimit është një fushë studimi në shkollën e lartë, në përfundim të të cilit, nga shkolla e lartë pranë së cilës kryhen studimet, lëshohet diplomë. Sipas natyrës akademike, kursi i studimit mund të emërohet "degë" apo "profil". Profili është nëndegëzim, me një orientim studimi më të ngushtë dhe më specifik se dega.

    Kursi i studimit hapet me vendim të senatit të shkollës së lartë, pasi të jetë marrë miratimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për plotësimin e standardeve të vendosura prej saj. Efektet ekonomike të hapjes së kursit të ri përballohen nga shkolla e lartë. Shteti, në buxhetin që i cakton shkollës së lartë publike, merr parasysh ekzistencën e kursit të ri vetëm pasi ta ketë njohur nëpërmjet procedurave të akreditimit.

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës miraton emërtimin e diplomave që lëshojnë shkollat e larta për ato kurse studimi të njohura nëpërmjet procesit të akreditimit. Për shkollat e larta ushtarake ose të policisë këtë të drejtë e ushtron ministri përkatës.

    Hapja e departamenteve dhe e seksioneve bëhet me vendimin e senatit të shkollës së lartë, pasi të jetë marrë miratimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për plotësimin e standardeve të vendosura prej saj. Efektet ekonomikë të hapjes së tyre përballohen nga shkolla e lartë. Shteti, në buxhetin që i cakton shkollës së lartë publike, merr parasysh ekzistencën e këtyre njësive të reja vetëm pas rezultatit të vlerësimit institucional dhe akreditimit të shkollës së lartë .

    Këtyre kritereve i nënshtrohen edhe hapja e atyre strukturave e njësive të parashikuara në nenin 12, të cilat përballohen nga buxheti i shkollës së lartë.

    Mbyllja e kurseve të studimit, e departamenteve dhe e seksioneve bëhet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, pasi është dhënë vlerësimi nga Këshilli i Akreditimit.

    Hapja e shkollave të larta universitare, shkollave të larta jouniversitare, fakulteteve, strukturave e njësive të parashikuara në nenin 12 të këtij ligji, të cilat nuk mund të përballohen nga fondi i shkollës së lartë, bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave, në bazë të propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të ministrive përkatëse për shkollat e larta ushtarake ose të policisë.

    Mbyllja e institucioneve publike të përcaktuara në nenin 13 paragrafi 7 të këtij ligji, bashkimi i tyre, ndryshimi i misionit etj., bëhet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës ose të ministrive përkatëse për shkollat e larta ushtarake ose të policisë, pasi të jetë marrë mendimi i Këshillit të Akreditimit.

    Kriteret, mënyra e funksionimit dhe procedurat për dhënien e lejes për hapjen e shkollave të larta jopublike përcaktohen me këtë ligj dhe me akte nënligjorë të nxjerra nga Këshilli i Ministrave për zbatimin e tij. Leja për hapjen e një shkolle të lartë jopublike jepet jo më parë se 6 muaj pas datës së depozitimit të kërkesës në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës dhe jo më vonë së një vit nga data e depozitimit të saj në këtë ministri.

    Në shkollat e larta ushtarake ose të policisë, kursi i studimit hapet me miratimin e ministrisë përkatëse. Përcaktimi i strukturës mësimore dhe organike të cdo shkolle të tillë bëhet në varësi të arsimimit që jepet dhe miratohet nga titullari i ministrisë përkatëse.



    Neni 14



    Në sistemin e arsimit të lartë funksionon Konferenca e Rektorëve, si organ kolegjial autonom i rektorëve dhe i drejtorëve të shkollave të larta. Anëtar i Konferencës së Rektorëve është edhe një përfaqësues i autorizuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Konferenca e Rektorëve diskuton për problemet themelore të arsimit të lartë. Detyrat dhe kompetencat e Konferencës së Rektorëve burojnë nga ky ligj, si dhe nga statutet dhe rregulloret e brendëshme të shkollave të larta. Organizimi dhe veprimtaria e Konferencës së Rektorëve përcaktohen në statutin e saj të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Neni 15



    Senatet dhe këshillat në shkollat e larta janë organe kolegjiale të zgjedhura, që vendosin për problemet më të rëndësishme të shkollës së lartë në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe në atë administrativo-financiare. Këto organe mblidhen periodikisht.

    Senati është organi më i lartë i shkollës së lartë universitare; këshilli i fakultetit është organi më i lartë i fakultetit; këshilli i shkollës është organi më i lartë i shkollës së lartë jouniversitare dhe këshilli i departamentit është organi më i lartë i departamentit.

    Përbërja, detyrat, kompetencat dhe funksionimi i senateve dhe i këshillave përkatëse përcaktohen në statutet e shkollave të larta dhe në rregulloret e tyre të brendëshme.



    Neni 16



    Autoritetet drejtuese të Shkollave të larta dhe të strukturave të njësive të tyre përbërëse janë:

    a) Rektori për Shkollën universitare.

    b) Drejtori për shkollën jouniversitare.

    c) Dekani për fakultetin.

    d) Përgjegjësi për departamentin.

    e) Për shkollat e larta ushtarake ose të policisë, autoriteti drejtues, i barazvlefshëm me rektorin, drejtorin apo dekanin mund të jetë komandanti apo drejtori.

    Në rast rnungese, autoritetet ia delegojnë të gjitha kompetencat ose një pjesë të kompetencave zëvendësve të tyre. Detyrat dhe kompetencat e këtyre autoriteteve drejtuese burojnë nga ky ligj dhe përcaktohen me hollësi në statutet e shkollave të larta.

    Neni 17



    Shkolla e lartë publike zgjedh organet dhe autoritetet e veta drejtuese.

    Departamenti zgjedh, me shumicë votash, përgjegjësin e departamentit, anëtarë të këshillit të departamentit si dhe përfaqësuesit për në këshillin e fakultetit ose të shkollës së lartë jouniversitare.

    Këshilli i fakultetit ose i shkollës së lartë jouniversitare përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur nga departamentet, nga personeli joakademik dhe nga studentë. Ky këshill zgjedh, me shumicë votash, dekanin e fakultetit ose drejtorin e shkollës së lartë jouniversitare, i cili mund të jetë ose jo anëtar i këtij këshilli. Këshilli i fakultetit ose i shkollës së lartë jouniversitare (në rastin kur shkolla jouniversitare është strukturë e universitetit) zgjedh, me shumicë votash, përfaqësuesin e vet në senatin e shkollës së lartë universitare.

    Senati i shkollës së lartë universitare përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur nga këshillat e fakulteteve të shkollave të larta jouniversitare dhe nga studentët. Ky senat zgjedh, me shumicë votash, rektorin, i cili mund të jetë ose jo anëtar i senatit.

    Zgjedhjet bëhen më votim. të fshehtë. Procedurat dhe kriteret për pjesëmarrje në zgjedhje të të giitha kategorive të punonjësve të shkollave të larta, përcaktohen me rregulloren për zgjedhjet në shkollat e larta. Dita e fillimit të zgjedhjeve dhe afatet e realizimit të tyre, në të gjitha shkollat e larta, shpallen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

    Pas mbarimit të zgjedhjeve, Presidenti i Republikës emëron. rektorin ose drejtorin e zgjedhur (në rastin kur shkolla jouniversitare është jashtë strukturës së Universitetit). Zëvendësrektori dhe zëvendësdrejtori propozohen. përkatësisht, nga rektori ose drejtori dhe emërohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Rektori emëron dekanin e zgjedhur dhe zëvendësdekanin e përzgjedhur nga dekani. Përgjegjësi i zgjedhur i departamentit emërohet nga dekani.

    Neni 18



    Rektori është njëkohësisht kryetar i senatit, drejtori është kryetar i këshillit të shkollës së lartë jouniversitare dhe dekani është kryetar i këshillit të fakultetit.

    Përgjegjësi i departamentit në shkollën e lartë publike ka të drejtën e përzgjedhjes së përgjegjësve të seksioneve, mbi bazën e konkurimit me dosjen personale. Emërimi i përgjegjësit të seksionit bëhet nga dekani. Përgjegjësit e seksioneve, anëtarët e zgjedhur të këshillit të departamentit së bashku më përgjegjësin e departamentit, përbëjnë këshillin e departamentit. Përgjegjësi i departamentit është kryetar i këshillit të departamentit.

    Neni 19



    Autoritetet drejtuese të shkollave të larta publike zgjidhen cdo tre vjet. Ata nuk mund të zgjidhen radhazi në të njejtin funksion më shumë se dy herë. Senati dhe këshillat zgjidhen cdo tre vjet.

    Neni 20



    Autoritetet drejtuese të shkollave të larta duhet të kenë titujt më të lartë shkencorë. Në statutin e secilës prej shkollave të larta përcaktohen titujt që duhet të kenë autoritetet sipas nenit 16, si dhe anëtarët akademike të këshillave dhe të senatit.



    KREU III

    MARRËDHËNIET FINANCIARE DHE ADMINISTRATIVE

    Neni 21



    Shkollat e larta publike janë institucione buxhetore. Ato financohen nga buxheti i shtetit sipas ligjit nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë” dhe sipas akteve nënligjorë në zbatim të tij. Buxheti i cdo shkolle të lartë është zë më vete në buxhetin për arsimin.

    Fakultetet, në rastin kur plotësojnë standardet e caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave, kanë llogari më vete.

    Neni 22



    Shkolla e lartë e detajon buxhetin sipas rektoratit, fakulteteve, departamenteve ose njësive të tjera të përcaktuara në nenin 12. Të gjitha këto njësi janë autonomë në administrimin e këtij buxheti, në përputhje me aktet ligiore dhe nënligjore. Për të gjitha njësitë, veprimet e llogarisë kryhen nëpërmjet administratës së shkollës së lartë, përvec rasteve kur njësitë kanë llogari më vete.

    Neni 23



    Fondet për kërkimin shkencor përcaktohen si zë më vete në buxhetin e cdo shkollë të lartë. Këto fonde administrohen nga shkolla e lartë në formë pagese për normën shkencore, si dhe për pajisjen e laboratorëve apo për shpenzime të tjera të lidhura me veprimtarinë shkencore.

    Neni 24



    Shkollat e larta, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, krijojnë dhe përdorin të ardhurat që realizojnë gjatë veprimtarisë së tyre.

    Tarifat e shkollimit për shkollat e larta publike miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përdoren nga shkollat e larta, pasi shlyhen detyrimet ndaj shtetit në masën jo më shumë se 10 përqind.
    Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen kontrollin dhe revizionin ekonomiko-financiar të shkollave të larta publike, në përputhje me legjislacionin përkatës.

    Arsimimi në shkollat e larta ushtarake ose të policisë është falas.

    Arsimimi i ushtarakëve në shkollat e larta civile, me ose pa shkëputje nga puna, është pjesë e arsimimit të tyre të plotë, që kryhet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 31 të këtij ligji dhe garantohet falas nga shteti.

    Neni 25



    Ministria e Arsimit dhe Shkencës miraton strukturën orientuese të administratës së Shkollave të larta në të gjitha nivelet.

    Personat përgjegjës për mbarëvajtjen administrative dhe ekonomike të shkollës së lartë janë kancelari i shkollës së lartë dhe kancelarët e fakulteteve, të cilët janë specialistë me formim të lartë ekonomik dhe me përvojë menaxhuese.

    Kancelari i shkollës së lartë publike universitare apo jouniversitare propozohet, përkatësisht, nga rektori ose drejtori dhe emërohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Kancelari i fakultetit propozohet nga dekani dhe emërohet nga rektori.

    Detyrat dhe kompetencat e kancelarëve përcaktohen në statutin e shkollës së lartë.


    KREU IV

    PERSONELI I SHKOLLAVE TË LARTA

    Neni 26



    Personeli i shkollave të larta përbëhet nga:

    a) personeli akademik i brendshëm dhe i jashtëm;

    b) personeli ndihmës mësimor-shkencor;

    c) personeli administrativ;

    d) personeli-bibliotekar;

    e) personeli i shërbimit.


    Detyrat dhe të drejtat e personelit të shkollave të larta, që burojnë nga legjislacioni në fuqi, përcaktohen në statutin e shkollës së lartë dhe në rregulloren e brendëshme të njësive përbërëse të shkollës, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

    Neni 27



    Komisioni i Kualifikimit Shkencor, i ngritur nga Këshilli i Ministrave, miraton klasifikimin për personelin akademik në shkollat e larta.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendos për numrin e vendeve të punës për personelin akademik, si dhe për klasifikimin dhe numrin e vendeve të punës për personelin administrativ, bibliotekar dhe të shërbimit të shkollave të larta publike civile. Për shkollat e larta ushtarake ose të Policisë vendosin ministritë përkatëse.

    Vendet e punës për punonjësit e brendshëm akademikë, personelin ndihmës mësimor-shkencor, personelin administrativ dhe atë bibliotekar fitohen me konkurs dhe mbi bazën e kontratës së punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, statutet e shkollave të larta dhe rregulloret e vecanta të tyre.

    Neni 28



    Në shkollën e lartë publike personeli akademik i brendshëm është i detyruar të shërbejë, duke qenë i zënë me punë të paktën deri në kufirin minimal të normës mësimore-shkencore vjetore. Në rastet kur ndërmjet shkollave të larta shqiptare, ndërmjet tyre dhe shkollave të larta të huaja ose institucioneve kërkimore-shkencore, vendase apo të huaja, nënshkruhen marrëveshje për shkëmbim personeli akademik, norma minimale mund të realizohet në më shumë së një institucion.

    Normat mësimore-shkencore caktohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

    Për të plotësuar nevojat e realizimit të procesit mësimor-shkencor, shkolla e lartë kërkon punonjës të jashtëm akademikë, me kontratë me afate të ndryshme. Mënyrat e trajtimit të punonjësve të jashtëm të shkollave të larta publike caktohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

    Këshilli i Ministrave përcakton numrin e orëve mësimore të papaguara nga buxheti i shkollave të larta, që një punonjës i institucioneve shkencore, në varësinë e Akademisë së Shkencave, është i detyruar të kryejë në shkollat e larta. Kjo ngarkesë mësimore është pjesë përbërëse e detyrës funksionale për të cilën këta punonjës paguhen nga Akademia e Shkencave.

    Kriteret e përzgjedhjes së këtyre specialistëve përcaktohen me një rregullore të përbashkët, të nxjerrë nga shkolla e lartë dhe Akademia e Shkencave.

    Neni 29



    Shkolla e lartë funksionon në bazë të këtij ligji, të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, të statutit dhe rregulloreve të brendëshme.

    Statuti i shkollës së lartë hartohet, përkatësisht, nga senati i universitetit apo këshilli i Shkollës së lartë dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës

    Statuti i shkollave të larta ushtarake ose të policisë, miratohet nga ministri përkatës. Rregullorja e zgjedhjeve të organeve dhe autoriteteve drejtuese hartohet nga senati ose këshilli i shkollës së lartë dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

    Rregullorja e brendshme e fakultetit miratohet nga rektori. Rregullorja e brendëshme e departamentit miratohet nga dekani i fakultetit ose drejtori i shkollës së lartë jouniversitare. Këto rregullore hartohen nga këshillat përkatës.

    Në zbatim të këtij ligji, statutet e shkollave të larta paraqiten për miratim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës jo më vonë se tre muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. . Në qoftë së brenda një muaji nga data e paraqitjes për miratim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk shprehet mbi këtë statut ai konsiderohet i rniratuar.

    Neni 30



    Personeli akademik i shkollave të larta ka të drejtë që, cdo 7 vjet, të kualifikohet, specializohet ose të kryejë jashtë shtetit veprimtari akademike në fushën përkatëse, për një periudhë kohe deri në një vit.

    Kjo kohë mund të realizohet si e tërë gjatë një viti akademik ose në periudha të shkëputura.

    Kriteret e mësipërme nuk zbatohen në rastet e studimeve të plota pasuniversitare jashtë shtetit, të cilat realizohen në përputhje me planet e kualifikimit të miratuara nga këshilli i fakultetit, në bazë të propozimit të departamenteve përkatëse.

    Në të gjitha rastet nënshkruhet një kontratë e posacme me shkollën e lartë, sipas mënyrave që përcaktohen në statutin e saj


    KREU V

    STUDENTËT

    Neni 31



    Pranimet në shkollat e larta publike bëhen në kuota të parashikuara. Këto kuota ndahen në: Kuota kryesore dhe kuota dytësore. Kuotat kryesore të pranimit në shkollat e larta, për sistemin e studimeve me shkëputje nga puna, propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave. Për sistemin e studimeve pa shkëputje nga puna, kuotat kryesore përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në përcaktimin e kuotave kryesore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr mendimin e shkollave të larta. Kuotat dytësore janë kuota për të citat zbatohen tarifa të vecanta shkollimi.

    Kuotat kryesore të pranimit në shkollat e larta ushtarake ose të policisë, propozohen nga ministritë përkatëse dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave. Shkollat e larta ushtarake ose të policisë nuk pranojnë studentë me kuotë dytësore.

    Kuotat dytësore mund të shkojnë deri në 10 për qind të kuotave kryesore. Përcaktimi i këtyre kuotave dhe i mënyrave të pranimit sipas tyre bëhen nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pasi të jetë marrë mendimi i shkollave të larta. Tarifat e shkollimit për kuotat dytësore caktohen bashkërisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave.

    Pranimet në shkollën e lartë publike bëhen me konkurs. Mënyrat e organizimit të konkurseve të pranimit dhe vlerësimi i rezultateve përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas këshillimit me Konferencën e Rektorëve. Organizimi i konkurseve bëhet nga shkolla e lartë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Shkolla e lartë, në përfundim të konkursit, pranon studentët fitues sipas kuotave të miratuara.

    Pranimi i studentëve të huaj në shkollat e larta publike të Republikës së Shqipërisë bëhet në bazë të kuotave që miraton Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Kriteret e pranimit përcaktohen nga Ministria e Arsimit dlie Shkencës.

    Neni 32



    Studenti njihet i tillë me regjistrimin në shkollën e lartë dhe e humbet emrin student me marrjen e diplomës ose të dëshmisë ose me përjashtimin nga shkolla e lartë. Të drejtat dhe detyrimet e studentit përcaktohen në statutin e shkollës së larte, në të cilën bën pjesë.

    Studentët kanë të drejtë:

    - të përdorin të gjitha instalimet dhe pajisjet e shkollës së lartë për plotësimin e punës së tyre mësimore-shkencore, në përputhje me programet dhe rregullat përkatëse.

    - të zgjedhin dhe të zgjidhen në të gjitha Këshillat e shkollës, duke përfshirë edhe senatin, në përputhje me mundësitë e përfaqësimit, të përcaktuara në statutin e shkollës së lartë.

    - të përfitojnë bursë studimi, kur përmbushin kushtet e parashikuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Studentët e shkëlqyer marrin bursë dhe shpërblime të vecanta, që administrohen nga shkolla e lartë. Bursat për studentët e shkëlqyer përballohen nga shteti, me fondet e vecanta që u jepen shkollave të larta, kurse shpërblimet përballohen nga vetë shkolla e lartë, nga të ardhurat që realizon ajo, në përputhje me nenin 24 të këtij ligji.





    Neni 33



    Studentët e shkollave të larta kanë të drejtë të organizohen në shoqata studentore jopolitike.

    Krijimi, organizimi, funksionimi dhe shpërndarja e shoqatave studentore në shkollat e larta bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil.



    Neni 34



    Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për kujdesin dhe ndihmën ndaj studentëve të shkollave të larta për ushtrimin e të drejtave dhe të detyrimeve të tyre, krijon një sektor të informacionit studentor.



    KREU VI

    STUDIMET NË SHKOLLAT E LARTA

    Neni 35



    Kohëzgjatja e plotë e studimeve në shkollat e larta universitare llogaritet në vite akademike dhe nuk është më e vogël se katër vjet.



    Për shkollat e larta jouniversitare kjo kohazgjatje nuk është më e vogël se dy vjet akademikë.



    Kohëzgjatja e plotë e studimeve në shkollat e larta ushtarake ose të policisë është jo më pak se tre vjet akademikë. Për kandidatin që pranohet pas përfundimit të një shkolle të lartë civile, kjo kohëzgjatje është jo më pak se një vit akademik.



    Neni 36



    Shkollat e larta funksionojnë në bazë të planeve mësimore, që hartohen prej tyre dhe miratohen nga senati ose këshilli i shkollës së lartë. Programet mësimore hartohen nga cdo lektor ose grup lektorësh, shqyrtohen në mbledhjen e seksionit ose të departamentit dhe miratohen nga përgjegjësi i departamentit.

    Neni 37



    Arsimimi pasuniversitar është hallkë e sistemit të arsimit të lartë dhe organizohet pranë shkollave të larta. Ai përfshin kualifikimin shkencor pasuniversitar, kurset e specializimit dhe kurset e kualifikimit afatshkurtër e afatgjatë.

    Neni 38



    Kualifikimi shkencor pasuniversitar realizon përgatitjen e specialistëve, të aftë për të kryer veprimtari kërkimore-shkencore. Kualifikimi shkencor pasuniversitar kryhet pranë shkollave të larta universitare dhe përfundon me dhënien e gradës "Doktor i shkencave”. Diplomë ndërmjetëse është "Diploma e studimeve të thelluara pasuniversitare”.

    "Diploma e studimeve të thelluara pasuniversitare” jepet pas mbarimit me sukses të shkollës pasuniversitare. Hapja dhe mbyllja e shkollës pasuniversitare bëhet me të njëjtat procedure si ato të përcaktuara në nenin 13 (paragrafi i shtatë dhe i tetë) të këtij ligji.

    Fondet për organizimin dhe funksionimin e shkollave pasuniversitare publike përballohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera financiare, sipas legjislacionit në fuqi.

    Studimet për doktoraturë kryhen pranë shkollës së lartë universitare, ku është hapur shkolla pasuniversitare. Të drejtën për ndjekjen e këtyre studimeve e kanë vetëm personat që kanë marrë “Diplomën e studimeve të thelluara pasuniversitare” apo diploma të tjera, të huaja, të barazvlefshme me të.

    Personat që ndjekin shkollën pasuniversitare apo doktoraturën, gëzojnë të drejtat dhe u nënshtrohen detyrimeve të studentëve, të përcaktuara në kreun V të këtij ligji, si dhe në statutin dhe rregulloret e brendshme të shkollës së lartë universitare përkatëse.





    Neni 39



    Kurset e specializimit dhe të kualifikimit afatshkurtër e afatgjatë hapen pranë shkollave të larta, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.


    KREU VII

    DISPOZITA TË FUNDIT

    Neni 40



    Ministria e Arsimit dhe Shkencës kryen kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në shkollat e larta.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka të drejtë të shfuqizojë cdo akt të nxjerrë nga senati i shkollës së lartë universitare,'nga Këshilli i shkollës së lartë jouniversitare, rektori ose drejtori i tyre, në rastet kur këto akte janë rë kundërshtim me ligjin.

    Rektori shfuqizon vendimet e dekanit apo të Këshillit të fakultetit, kur këto bien ndesh me legjislacionin në fuqi.

    Në rastet e konflikteve ndërmjet tyre cështja ankimohet në gjykatën e apelit.

    Në raste flagrante, kur me veprimet e tyre rektori apo drejtori shkelin, në mënyrë të përsëritur, aktet ligjore, nënligiore, statutin apo rregulloren e shkollës së larte, Ministri i Arsimit dhe Shkencës thërret zgjedhjet e parakohshme për rektorin apo drejtorin e ri, pasi merr paraprakisht mendimin e senatit. Në raste të tilla të njëjta, rektori thërret zgjedhjet e parakohshme për dekanin apo drejtorin e ri, kurse dekani apo drejtori thërret zgjedhjet e parakohshme për përgjegjwsin e ri të departamentit, pasi merr paraprakisht mendimin e këshillave përkatës.

    Neni 41



    Cdo shkollë e lartë harton projektstatutin e vet, në përputhje me këtë ligj dhe me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, e cila kujdeset për harmonizimin e këtyre projektstatuteve mbi një trung të përbashkët, duke pasur parasysh edhe specifikat e cdo shkolle të lartë.





    Neni 42



    Shtetasve të Republikës së Shqipërisë, kur plotësojnë kushtet për të ndjekur studimet e larta, u njihet e drejta të studiojnë e të diplomohen në më shumë se një fushë studimi pranë shkollave të larta. Këto të drejta realizohen në përputhje me kriteret e përcaktuara në statutet e shkollave të larta.

    Neni 43



    Mënyrat e njohjes dhe e ekuivalentimit të certifikatave, diplomave dhe gradave të fituara në shkolla të larta të huaja bëhen me akte të Këshillit të Ministrave, duke respektuar marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë.



    Neni 44



    Cdo shkollë e lartë ka të drejtë të zgjedhë emrin zyrtar dhe stemën e vet.

    Emri zyrtar dhe stema e shkollës së lartë, të zgjedhura nga shkolla e lartë, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës ose Ministrisë së Mbrojtjes ose të Ministrisë së Rendit Publik, miratohen nga Këshilli i Ministrave.

    Neni 45



    Ligji Nr.7810, datë 6.4.1994 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, me ndryshimet e tij, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe aktet nënligjore, që lidhen me arsimin e lartë e që janë në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Rregullorja e Pranimit ne Universitetet Shqiptare:

    RREGULLORE



    “PËR ZHVILLIMIN E KONKURSIT TË PRANIMIT NË UNIVERSITETET DHE SHKOLLAT E LARTA

    PËR VITIN AKADEMIK 2004-2005”







    MIRATUAR ME URDHRIN NR. 225 DATË 27.07.2004

    TË MINISTRIT TË ARSIMIT DHE SHKENCËS





    Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për pranimet në Shkollat e Larta në vitin akademik 2004 – 2005 në sistemin me shkëputje nga puna, si edhe për tarifën e shkollimit, po për vitin akademik 2004-2005”, Ministri i Arsimit dhe Shkencës miraton këtë rregullore.



    1. Formulimi dhe administrimi i testit të formimit të përgjithshëm dhe testit të formimit special

    1.1. Për hartimin e testit të formimit të përgjithshëm dhe testit të specialitetit, titullari i fakultetit (drejtori i shkollës së lartë) formon Komisionin përkatës, pasi merr miratimin e rektorit. Përbërja e Komisionit mbahet sekret.



    1.2. Testet hartohen pa çelsin e përgjigjeve. Çelësi i përgjigjeve i dorëzohet rektorit (drejtorit të shkollës së lartë) në momentin që fillon korrigjimi i testeve. Nëse senati i Shkollës së Lartë vendos që testi i formimit të përgjithshëm dhe testi i formimit special do të hartohen mbi bazën e fondit të pyetjeve, ai duhet të jetë të paktën 10 - fishi i pyetjeve që do të përdoren në konkurs.Fondi i pyetjeve i dorëzohet rektorit (drejtorit të shkollës së lartë) sëbashku me çelësin e përgjigjeve, dy ditë përpara zhvillimit të konkursit.



    1.3. Në përbërje të Komisionit mund të aktivizohen pedagogë të departamenteve përkatëse, të universiteteve të tjera ose mësues të shkollave të mesme.



    1.4. Në përbërje të Komisionit nuk duhet të jenë pedagogë ose mësues që kanë bërë konsultime private lidhur me konkursin e pranimit.



    1.5. Çdo pyetje e testit duhet të jetë e formuluar me pesë alternativa nga të cilat vetëm njera është përgjigje e saktë (çelësi ). Alternativa e pestë është: E – pa përgjigje.



    1.6. Testi duhet të formulohet me 2 (dy) variante (A dhe B), të cilat ndryshojnë midis tyre vetëm nga renditja e pyetjeve, dmth të dy variantet duhet t`i kenë të gjitha pyetjet të njejta si dhe në përqindje të njejtë.



    1.7. Rektori në bashkëpunim me dekanët cakton datën, orën dhe vendin e formulimit të testit të formimit të përgjithshëm dhe të testit të formimit special si dhe mënyrën e shumëfishimit të tij. Në rast mosmarrëveshjeje midis tyre, rektori merr vendimin përfundimtar.



    I. Procedura e organizimit, të mbarëvajtjes se konkursit dhe të monitorimit të cilësisë



    2.1. Titullari i Shkollës së Lartë merr masa dhe organizon që në strukturat e varësisë së tij të ngrihen komisionet dhe grupet e mëposhtme për organizimin e mbarëvajtjes së konkursit:



    a. Komisioni qendror (3-5 vetë): është përgjegjës për të gjithë ecurinë e konkursit.



    b. Komisioni i verifikimit (3-5 vetë): është përgjegjës për procedurat e verifikimit të kandidatëve konkurrues dhe të sekretimit të paketës së testeve.



    c. Grupet e administratorëve të testimit : janë përgjegjës për administrimin e procesit të testimit në sallat ku kryhet testimi. Në grupet e administratorëve të testimit nuk duhet të angazhohen pedagogët e lëndëve që përfshihen në testim. Në rastet kur fakulteti (shkolla e lartë) nuk ka mundësi të sigurojë numrin e nevojshëm të administratorëve të testimit, mund të bashkëpunojë me Drejtoritë Arsimore të rrethit për të caktuar si administratorë testi edhe mësues të shkollave të mesme ose 8-vjeçare, të lëndëve që nuk përfshihen në test. Numri i administratorëve të testimit varet nga numri i konkurruesve, numri i sallave dhe madhësia e tyre.



    d. Komisionet e vlerësimit: janë përgjegjëse për vlerësimin rigoroz të përgjigjeve të konkurruesve. Shpallja e rezultateve të kandidatëve konkurrues do të kryhet, pasi procesverbalet e vlerësimit të jenë nënshkruar nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ngritura me urdhër të titullarit të Shkollës së Lartë.



    e. Komisioni i Rivlerësimit: ëshë përgjegjës për verifikimin e ankesave që mund të vijnë nga konkurruesit, pas shpalljes së rezultateve.



    f. Komisioni i pranimit të kandidatëve në Shkollën e Lartë (3 – 5 vetë): është përgjegjës për përzgjedhjen dhe pranimin e kandidatëve fitues sipas kritereve të përcaktuara. Në përbërje të këtij komisioni përfshihen përfaqësues të departamenteve. Vendimi i pranimit të fituesve do të merret dhe do të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit.

    2.2. Për monitorimin e të gjitha procedurave të konkurrimit që kanë të bëjnë me :

    1. Organizimin e konkurrimit;

    2. Administrimin e testimit (mbikqyrjes );

    3. Vlerësimin e përgjigjeve të konkurruesve;

    4. Shpalljen e rezultateve;

    MASH cakton grupin përkatës të monitorimit, të cilin e pajis me autorizimin përkatës.



    2.3. Rektori (drejtori i shkollës së lartë) të ngrejë grupin e brendshëm për monitorimin e cilësisë të të gjitha procedurave të konkurrimit.



    II. Procedura e hyrjes së kandidatëve në mjediset e konkurrimit



    3.1. Dekani (drejtori i shkollës së lartë) shpall listën emërore të konkurruesve të renditur sipas rendit alfabetik.



    3.2. Konkursi fillon në orën 10.00. Hyrja e konkurruesve fillon në orën 8.00. Kjo orë shpallet në fakultete jo më vonë se një javë përpara ditës së mbylljes së regjistrimeve dhe u bëhet e njohur gjithë kandidatëve në çastin e regjistrimit.



    3.3. Ndarja e konkurruesve sipas sallave bëhet mbi bazën e listës emërore të konkurruesve, të renditur sipas rendit alfabetik dhe në mënyrë progresive.



    3.4. Lejohen të hyjne në konkurs vetëm kandidatët e listës së shpallur për konkurrim, të cilët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi (letërnjoftim, ose pasaportë për jashtë shtetit, ose certifikatë me fotografi të vulosur). Kandidatët që nuk kanë asnjë nga këto dokumente identifikimi nuk do të pranohen të marrin pjesë në konkurs.



    3.5. Sistemimi i konkurruesve në salla (në mënyrë progresive sipas listes emërore) dhe verifikimi paraprak i tyre bëhet nga administratorët e testimit, të caktuar për mbarëvajtjen e konkurrimit në secilën prej sallave.



    3.6. Pasi konkurruesit sistemohen në sallat e caktuara, atyre u komunikohen rregullat për konkurruesin.



    3.7. Konkurrimi për personat që kanë statusin e të verbërit ose për persona që kanë paaftësi fizike për të shkruar, kur ata e kërkojnë në momentin e regjistrimit, bëhet në kushte të veçanta (ose me testin e shtypur në shkrimin brail ose me një person asistues).



    4. Procedura e shpërndarjes dhe e grumbullimit të testeve

    4.1. Titullari i Fakultetit, së bashku me përfaqësuesin e rektorit, i dorëzon me procesverbal administratorit përgjegjës të sallës, testet për të gjithë konkurruesit e asaj salle.



    4.2. Testet u shpërndahen konkurruesve nga administratori përgjegjës i sallës, sipas dy varianteve (A dhe B) duke aplikuar skemën që çdo dy fqinjë të kenë variante të ndryshme. Kjo bëhet vetëm pasi administratori i testimit u ka lexuar atyre rregullat e përcaktuara për konkurruesit. Testi në Universitetin e Tiranës do të jetë i organizuar vetëm në një variant.



    4.3. Testi (dhe tabela përmbledhëse e testit në rastet kur përdoren të tilla) që i jepet çdo konkurruesi, nuk ndërrohet për asnjë arsye.



    4.4. Koha e zgjatjes së konkursit është 4 (katër) orë.



    4.5. Konkurruesi nuk mund të largohet nga salla e konkursit para se të bëhet verifikimi i tij dhe sekretimi përkatës nga Komisioni i Verifikimit. Në rast se ai largohet pa u kryer këto procedura, konkurrimi i tij konsiderohet i pavlefshem dhe dokumentacioni i tij ruhet më vete nga administratori i testit, përgjegjës i sallës.



    4.6. Pasi përfundon konkurrimin, çdo konkurrues dorëzon dokumentacionin e konkurrimit duke nënshkruar në listën përkatëse që administron përgjegjësi i sallës.



    4.7. Në përfundim të konkursit, administratori i testit dhe personat e caktuar për mbarëvajtjen e konkurrimit në atë sallë mbledhin testet, i vendosin ato në një dosje të veçantë dhe presin ardhjen e komisionit të caktuar për grumbullimin e tyre. Atyre nuk u lejohet të shfletojnë testet e dorëzuara ose të bëjnë shënime në to. Dorëzimi i dokumentacionit bëhet me procesverbal që nënshkruhet nga dorëzuesit (administratori përgjegjës i sallës) dhe marrësit (persona të caktuar nga titullari i fakultetit (shkollës së lartë).



    5. Procedura e ruajtjes, verifikimit dhe sekretimit

    5.1. Procedura e verifikimit të kandidatëve dhe e dokumentacionit organizohet dhe kryhet nga një komision i veçantë, që caktohet nga titullari i fakultetit (drejtori i shkollës së lartë). Komisioni shoqërohet nga përfaqësuesit e autorizuar nga MASH dhe rektori.



    5.2. Sekretimi bëhet sipas modelit të përcaktuar nga shkolla e lartë.



    5.3. Fleta e sekretimit plotësohet nga konkurruesi në momentin e verifikimit nga Komisioni i Verifikimit.



    5.4. Ajo paloset, ngjitet, vuloset dhe sigurohet (me letër ngjitëse transparente) nga Komisioni i Verifikimit në prani të konkurruesit.



    5.5. Pas përfundimit të konkurrimit, titullari i Fakultetit (shkollës së lartë) dhe komisioni i caktuar prej tij vendosin numrin rendor të identifikimit në çdo fletë sekretimi para procedurës së vlerësimit.



    5.6. Fleta e sekretimit hapet nga titullari i fakultetit (shkollës së lartë) dhe komisioni i caktuar prej tij vetëm pasi të ketë përfunduar vlerësimi dhe plotësimi i dokumentit zyrtar ku përmbahen pikët për çdo numër rendor korrespondues.



    6. Vlerësimi dhe shpallja e rezultateve

    6.1. Vlerësimi i përgjigjeve të çdo konkurruesi bëhet nga Komisioni i Vlerësimit, përberja dhe numri i anëtarëve të të cilit caktohen nga titullari i fakultetit (shkollës së lartë). Numri i anëtarëve të komisionit, në asnjë rast, nuk duhet të jetë më i vogël se 3.



    6.2. Pas përfundimit të procesit të testimit, komisioni i caktuar për grumbullimin e testeve, bën përzierjen e tyre dhe më pas ua shpërndan komisioneve të vlerësimit.



    6.3. Korrigjimi i testit kryhet nga i gjithë grupi i vlerësimit. Nuk lejohet kryerja e vlerësimit të testeve vetëm nga një anëtar.



    6.4. Asnjë nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit nuk duhet të ketë mjete shkruese të njëjta me ato të përdorura nga kandidatët gjatë testimit. Në sallën e vlerësimit të testeve, ata duhet të kenë vetëm stilolaps të kuq, i cili nuk lejohet të përdoret nga konkurruesit.



    6.5. Përpara se komisioni i vlerësimit të njihet me përgjigjet e sakta, çdo anëtar i komisionit duhet të shënojë me kryq të kuq pyetjet e lëna nga kandidatët konkurrues pa asnjë përgjigje. Më pas komisioni fillon procedurat e vlerësimit të përgjigjeve të kandidatëve konkurrues. Vlerësuesi shënon anash pyetjes:

    1.Gërma S e rrethuar me rreth, në rast se përgjigjja është e saktë;

    2.Gërma G e rrethuar me rreth, në rast se përgjigjja është e gabuar, janë rrethuar dy ose me shumë alternativa ose nuk është rrethuar asnjë alternativë;

    3.Gërma P e rrethuar me rreth kur është rrethuar alternativa e pestë (e- pa përgjigje).

    6.6. Vlerësimi i përgjigjeve bëhet si më poshtë:

    Tri pikë (+3) për përgjigjet e sakta;

    Minus një (-1 ) pikë:

    - për përgjigjet e gabuara;

    - kur janë rrethuar dy ose më shumë alternativa;

    - kur ka lënë pa rrethuar të gjitha alternativat;

    Zero (0) pikë kur ka rrethuar vetëm alternativën e pestë (E) që është e njëjtë për të gjitha pyetjet (E-pa përgjigje);





    6.8. Komisioni i Vlerësimit skualifikon konkurruesin :

    1. kur në fletën e sekretimit ose ato të testit gjenden shënime të tjera veç rrethimit të përgjigjeve;



    6.9. Vleresimi i çdo testi përfundon duke shënuar në fletën e sekretimit :

    a) shumën e pikëve të fituara pas vlerësimit të testit të formimit të përgjithshëm;

    b) shumën e pikëve të fituara pas vlerësimit të testit të formimit special;

    c) shumën totale të pikëve (a + b).



    6.10. Në çdo rast, numri i pikëve të shënuara në fletën e sekretimit shprehet me 3 shifra të plota. Ky numër shkruhet me bojë dhe nuk duhet të ketë korrigjime, si psh (007 ; 032 ; 215 ).



    6.11. Fleta e sekretimit nënshkruhet nga të gjithë anëtaret e Komisionit përkatës të Vlerësimit.



    6.12. Në përfundim të vlerësimeve, Komisioni i Vlerësimit përpilon listën përmbledhëse të vlerësimeve të kryera prej tij mbi bazën e numrit të identifikimit. Lista përmbledhëse nënshkruhet nga anëtarët e Komisionit përkatës dhe i dorëzohet me proces-verbal titullarit të fakultetit (shkollës së lartë).



    6.13. Çsekretimi bëhet nga titullari i fakultetit (shkollës së lartë) dhe komisionet përkatëse të vlerësimit.



    6.14. Grupi çsekretues plotëson listën emërore (me renditje alfabetike) me pikët totale të fituara nga çdo konkurrues. Rezultatet e konkursit duhet të shpallen pranë fakultetit përkatës brenda 3 ditëve, nga data e zhvillimit të konkursit të pranimit.

    6.15. Menjëherë pas procesit të vlerësimit, titullari i fakultetit (shkollës së lartë) dhe Komisioni i Pranimit të kandidatëve kryejnë renditjen e konkurruesve sipas rendit zbritës të numrit total të pikëve të fituara. Në rastin kur disa konkurrues kanë fituar të njëjtin numër pikësh, ata nënrenditen midis tyre sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në testin e specialitetit. Në qoftë se edhe pas kësaj rezultojnë konkurrues me pikë të barabarta atëhere konkurruesit nënrenditen midis tyre sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në lëndët e përzgjedhura në programin e formimit special, sipas përqindjes që ato zenë në këtë program, duke filluar nga lëndë që kanë përqindjen më të madhe. Në qoftë se edhe pas kësaj rezultojnë konkurrues me pikë të barabarta atëhere konkurruesit nënrenditen midis tyre sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në lëndët e përzgjedhura në programin e formimit të përgjithshëm, sipas përqindjes që ato zenë në këtë program, duke filluar nga lëndë që kanë përqindjen më të madhe



    6.16. Lista e renditur sipas rezultateve shpallet menjëherë. Në të pasqyrohen të parët në renditje fituesit.



    7. Të përgjithshme

    7.1. Përfaqësuesi i autorizuar nga MASH-i dhe përfaqësuesi i rektorit kanë të drejtë të marrin pjesë në realizimin dhe kontrollin e të gjitha procedurave dhe etapave të zhvillimit të konkursit. Në rast të konstatimit të shkeljeve të kësaj rregulloreje, këta përfaqësues kanë të drejtë të kërkojnë nga strukturat përkatëse (MASH dhe rektori) të pezullojnë zhvillimin e konkursit dhe të informojnë organin epror për zbatimin e vendimit përfundimtar.



    7.2. Titullari i fakultetit (shkollës së lartë) nxjerr një urdhër për realizimin e të gjithë procedurave të mësipërme, në të cilin caktohen komisionet përkatëse, përbërja dhe funksionet e tyre.



    7.3. Për çdo pasaktësi në procedurat e vlerësimit, sekretimit dhe përpilimit të listave përfundimtare, merret vendim për rregullimin e pasaktësisë nga titullari i fakultetit (shkollës së lartë) së bashku me komisionin e pranimit të kandidatëve. Ky vendim pasqyrohet në procesverbalin e mbajtur për këtë qëllim.



    7.4. Brenda një (1) dite nga shpallja e rezultateve, konkurruesit kanë të drejtë të ankohen me shkrim pranë dekanit i cili krijon Komisionin e Rivlerësimit dhe cakton si datë të rivlerësimit ditën e tretë pas shpalljes së rezultateve. Në këtë komision nuk marrin pjesë ata anëtarë që kanë vlerësuar testin.



    7.5. Brenda një dite Komisioni i Rivlerësimit i paraqet Komisionit të Pranimeve procesverbalin përkatës dhe dekani shpall rezultatet përfundimtare. Vendimi i Komisionit Rivlerësues është i formës së prerë. Konkurruesi ka të drejtë të shohë testin.



    7.6. Pas përfundimit të konkursit, në rast konstatimi shkeljesh, grupi i jashtëm i monitorimit të cilësisë, propozon në instancat përkatëse masa administrative, deri në ndjekje penale ndaj personave përgjegjes.



    8.7. Rektori (drejtori i shkollës së lartë) dhe dekani duhet të marrin të gjitha masat e duhura që të gjithë individët që do të ngarkohen për kryerjen e konkurseve, të njihen me rregulloren dhe procedurat përkatëse.





    8. Rregulla për administratorët e testimit

    Gjatë zhvillimit të konkursit administratori i testit duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla:



    8.1. Të pranojë për konkurrim në sallën ku është caktuar, vetëm personat që i përkasin listës që i është dhënë. Ata duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim, pasaportë për jashtë shtetit ose certifikatë me fotografi të vulosur, të lëshuar nga gjendja civile.



    8.2. Të vendosë konkurruesit nëpër vende sipas skemës që i është dhënë.



    8.3. T’u ndajë konkurruesve testet, fletoret, tabelat përmbledhëse të testit të sekretuara (kur përdoren të tilla) dhe stilolapsat pasi t’u kete lexuar atyre rregullat e konkursit. Para fillimit të konkursit, administratori i testit bën verifikimin e rregullsisë formale të testeve. Në rast parregullsie, ai i drejtohet njerit prej anëtarëve të Komisionit Qendror të konkursit për zëvendësimin e tyre.



    8.4. Mos të lejojë futjen në sallën e konkursit të asnjë personi tjetër përveç Komisionit Qendror dhe atij që do të paraqitet për verifikimin e dokumentacionit. Të lejojë të hyjnë në sallë personat e autorizuar dhe të shoqëruar nga përfaqësuesi i dekanatit, të cilët në çdo rast nuk lejohet të komunikojnë me konkurruesit.



    8.5. Të mos komunikojë me konkurruesit apo t’u japë atyre sqarime të cilësdo natyre qofshin gjatë kohës që ata punojnë për zhvillimin e testit.



    8.6. Në raste të justifikuara për individët konkurrues, që do të kërkojnë të dalin nga salla pa përfunduar konkursi, Shkolla e Lartë të përcaktojë rregullat përkatëse.



    8.7. Të mos lejojë kategorikisht komunikimin e konkurruesve me njeri- tjetrin.



    8.8. Të respektojë orarin e zhvillimit të konkursit.



    8.9. Administratorët e testit të ngarkuar për mbikqyrjen e konkurrimit në sallë qëndrojnë të veçuar, gjatë gjithë kohës së zhvillimit të konkursit.



    8.10. Ata vendosin në dosjen e caktuar testet (dhe tabelat përmbledhëse të testeve kur përdoren të tilla) që dorëzohen nga konkurruesit.



    8.11. Atyre nuk u lejohet të shfletojnë testet e dorëzuara ose të bëjnë shënime në to si gjatë konkursit ashtu edhe në përfundim të tij.



    8.12. Në fund të konkursit administratori i testit mbledh testet dhe pret në sallë ardhjen e komisionit të caktuar për grumbullimin e tyre, të cilit ia dorëzon ato me procesverbal.



    9. Rregulla për konkurruesit

    Gjatë konkursit, konkurruesi duhet të respektojë rigorozisht këto rregulla:



    9.1. Në sallën e konkurrimit, konkurruesi qëndron në vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit. Mbi tavolinë konkurruesi vendos dokumentin e identitetit (letër njoftimi ose pasaportë për jashtë shtetit ose certifikate me fotografi të vulosur).



    9.2. Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër, me dokumente identifikuese të konkurruesit, konkurruesi humbet përgjithmonë të drejtën për konkurrim në universitetet dhe shkollat e larta.



    9.3. Konkursi ështe individual. Nuk lejohet asnjë komunikim me njeri- tjetrin.



    9.4. Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme konkurruesi do t'a gjejë në test, nëpërmjet formulimit të pyetjeve të tij. Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet në fletore ose diku tjetër.



    9.5. Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të cilësdo natyre në fletën e sekretimit, tabelën përmbledhëse dhe në fletët që përmbajnë pyetjet e testeve.



    9.6. Gjatë zhvillimit të testit, duhet të punohet vetëm me stilolapsin që jepet para konkursit dhe nuk lejohen mjete të tjerë si laps, gomë, kalkulator, tabelë logaritmash, telefon celular, radio komunikuese, etj.



    9.7. Përgjigjja për çdo pyetje konsiderohet e rregullt dhe vlerësohet me pikë pozitive kur është rrethuar me stilolaps vetëm alternativa e saktë. Në të gjitha rastet e tjera, përgjigjja konsiderohet e parregullt. Vlerësimi i përgjigjeve bëhet si me poshtë:



    Tri pike (+3) për përgjigjet e sakta;

    Minus një ( -1 ) pikë

    për përgjigjet e gabuara

    kur janë rrethuar dy ose më shumë alternativa;

    kur ka lënë pa rrethuar asnjë prej alternativave.

    Zero (0) pike: kur ka rrethuar vetëm alternativën e fundit (E-pa përgjigje)



    9.8. Përgjigjet për pyetjet e testeve duhet të jepen në fletët që përmbajnë ato pyetje duke qarkuar vetëm një herë me stilolaps për çdo pyetje vetëm gërmën para alternativës, që konkurruesi konsideron të saktë. Ky veprim është i detyrueshëm të kryhet për secilën nga pyetjet. Për rastet kur përdoret tabela përmbledhëse, Shkolla e Lartë jep udhëzimet përkatëse.



    9.9. Konkurruesi skualifikohet kur në fletën e sekretimit ose ato të testit gjenden shënime të tjera veç rrethimit të përgjigjeve;



    9.10. Për të kryer veprime përgatitore dhe llogaritëse konkurruesve u jepet një fletore, e cila nuk ka vlerë për t’u kontrolluar. Nuk lejohet të shkëputen nga fletorja kapaku ose fletë të tyre. Nuk lejohet të përdoren fletë të tjera veç fletores.



    9.11. Largimi nga konkursi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer procedura e verifikimit të konkurruesit dhe sekretimi i dokumentacionit te tij.



    9.12. Konkurruesi që përfundon konkursin detyrimisht duhet të dorëzojë testin (ku përmbahen përgjigjet e dhëna prej tij) me fletën e sekretimit bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.



    9.13. Shkelja e rregullave të mësipërme çon në skualifikimin e konkurruesit.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Rregullore për zhvillimin e konkursit në Universitetin e Tiranës

    Kandidati duhet të verifikojë të dhënat personale në formularin e të dhënave personale, t’i korrigjojë, nëse nuk janë të sakta dhe të firmosë në vendin e caktuar.



    Kandidati duhet të zgjedhë vetëm një përgjigje, atë që, sipas tij, midis atyre të parashikuara për çdo pyetje dhe ta shënojë me X në formularin e përgjigjeve.



    Testi plotësohet në mënyrë të rregullt dhe përgjigjet hidhen në formularin e përgjigjeve.



    Formulari i përgjigjeve përbën dokumentin zyrtar të provës, përgjigjet shënohen me stilolaps të zi vetëm në kutizën, që i përket përgjigjes së zgjedhur.



    Për çdo pyetje duhet të shënohet me X një kutizë e vetme, duke shmangur kështu gabime ose korrigjime. Skeda do të lexohet në mënyrë elektronike.



    Nuk lejohen shënime të tjera në formularin e të dhënave personale apo në formularin e përgjigjeve, përveç atyre që kërkohen.



    Kush nuk zbaton rregullat e mësipërme, skualifikohet automatikisht gjatë proçesit të korrigjimit nga aparatura që është e programuar të bëjë vlerësimin.



    Vlerësimi (psh, nëqoftëse përgjigje e saktë është kutiza C)



    Përgjigje e saktë + 3 pikë (Fig. 1)

    Përgjigje e gabuar - 1 pikë (Fig. 2)

    Kur kandidati nuk do t’i përgjigjet një pyetjeje, duhet të vendosë shenjën X në kutizën E, që do të thotë 0 pikë.

    nëse kandidati vendos shenjën X në dy a më shumë kutiza (Fig.4), apo nuk vendos shenjën X mbi asnjë kutizë (Fig.5), merr -1 pikë.





    .................................................. .................................................. ..................................






    Procedurat e zhvillimit të konkursit

    Studentët hyjnë në orën 8.00 në auditore sipas rendit alfabetik dhe kapacitetit të auditorëve. Studenti nuk duhet të ketë asnjë mjet/dokument (telefon celular, makina llogaritëse etj), përveç dokumentit të identifikimit.

    Pasi ndahen në auditore në vendet e caktuara paraprakisht, komisioni përgjegjës për auditorin deklaron fillimin e konkursit dhe bën shpërndarjen e pyetësorëve (që në faqen e parë kanë udhëzimin për zhvillimin e konkursit në auditor) dhe të formularëve me përgjigjet duke filluar në orën 10.00 . Pas kësaj bëhet verifikimi i identitetit për çdo student duke u shpërndarë formularin me të dhënat personale.Ky formular firmoset në çast nga studenti dhe, në të, ngjitet kodi magnetik në kornizën drejtkëndëshe. Në formularin e përgjigjeve, ngjitet kodi magnetik (korrespondues me atë të formularit të të dhënave personale) .

    Kandidati, pasi përfundon plotësimin e formularit me përgjigjet, dorëzon tek përgjegjësi i sallës/auditorit të tre dokumentet (pyetësorin, formularin me të dhënat personale dhe formularin me përgjigjet) dhe firmos në listën emërore për dorëzimin e këtyre dokumentave.

    Pasi përfundon dorëzimi i formularëve, komisioni i sallës i dorëzon me proces-verbal te komisioni qëndror i fakultetit të tre dokumentet, duke shënuar praninë dhe mungesat e mundshme të studentëve.

    Komisioni qëndror i dorëzon me proces-verbal komisionit të korrigjimit formularët me të dhënat personale dhe formularët e përgjigjeve. Kutia me pyetësorët i mbetet në ruajtje komisionit qëndror.

    Komisioni i korrigjimit, pasi ka nxjerrë rezultatet, të renditura sipas pikëve në zbritje dhe rendit alfabetik, i dorëzon komisionit qëndror të fakultetit (i cili kryesohet nga dekani) këto rezultate, të cilat janë të firmosura prej tij në çdo faqe, si dhe formularët e të dhënave personale dhe ato me përgjigje. Dorëzimi bëhet me proces-verbal.

    Titullari i fakultetit nënshkruan dhe vulos fletët e rezultateve të dorëzuara nga komisioni i korrigjimit në prani të komisionit qëndror dhe bën shpalljen e rezultateve.

    Komisionet e verifikimeve përbëhen nga 2-3 persona ku të paktën njëri është pedagogë dhe çdo komisioni i caktohet një grupim prej jo më shumë se 100 studentë.

    Pyetësori do të shkruhet vetëm nga njëra anë e çdo flete me qëllim që studenti të përdorë anën tjetër për shënime gjatë zgjidhjes së ushtrimeve në auditor.

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Per me shume informacione mbi arsimin edhe shkencat ne Shqiperi mund te veshtroni ne keto faqe elektronike :

    www.academyofsciences.net
    www.unitir.edu.al
    www.mash.gov.al
    www.mrks.gov.ak

    Faleminderit!

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    MASH: S’ka ndryshime në ligjin e arsimit

    • Konferenca e rektorëve e ka cilësuar si një projektligj që cenon rëndë autonominë universitare, pasi krijon një varësi të madhe nga MASH-i.

    Thellohet përplasja midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për projektligjin e arsimit të lartë. Gjatë ditës së djeshme, MASH-i ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë ndryshim në draftin, i cili po prej ditësh po diskutohet në komisionin e edukimit. Sipas MASH-it, reagimet kundër kanë ardhur nga një pjesë interesaxhinjsh, të cilët aspirojnë të bëhen ose të mbeten çifligarë të universiteteve. Ndërkohë, projektligji i arsimit të lartë është kundërshtuar nga kolegji i profesoriatit, konferenca e rektorëve, që ka kërkuar të ndryshojnë 25 nene të tij, nga qeveritë studentore si dhe dekanët. Për ta, nëse nuk bëhen ndryshimet e kërkuara, cenohet autonomia e universiteteve.

    Ministria

    Dikasteri i Arsimit i ka cilësuar kundërshtitë ndaj projektligjit të arsimit të lartë, i cili po diskutohet në komisionin e edukimit, si pretendime të një grupi që shprehin vetëm interesat e tyre. “Në komision janë paraqitur edhe disa grupe interesaxhinjsh, aspirata e vetme e të cilëve është të mbeten apo të bëhen çifligarë të universiteteve, - thuhet në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Arsimit. “Ata projektligjin e shohin vetëm nga kjo pikëpamje, prandaj edhe shpifin kundër tij, kur u cenohen ose nuk u kënaqen interesat e ngushta. Për fat të keq, pjesa më e madhe e grupeve të interesit që ka dhënë sugjerime shumë të vlefshme, nuk ka qenë e mbuluar mjaftueshëm nga mediat dhe opinioni publik nuk është informuar sa duhet. Sidoqoftë e rëndësishme është që ata janë dëgjuar nga komisioni i edukimit në Kuvend. Ne presim një dialog të mëtejshëm konstruktiv, por nuk mund të pranojmë asnjë ndryshim në projektligj, që cenon modernizimin dhe rritjen e standardeve në Arsimin e Lartë”, - përfundon kjo deklaratë. Sipas MASH-it, projektligji për Arsimin e Lartë po diskutohet që prej 15 ditësh me grupet e interesit në komisionin e edukimit në Kuvend dhe dikasteri i arsimit ka 15 muaj që ka zhvilluar këtë dialog me të gjitha grupet e interesit “dhe duhet thënë, se interesat e këtyre grupeve janë të ndryshme edhe kërkesat dhe pretendimet janë të ndryshme, shpesh të papërputhshme dhe që përjashtojnë njëra-tjetrën”.

    Propozimet

    Konferenca e rektorëve e ka cilësuar si një projektligj që me njërën dorë rrit transparencën institucionale dhe akademike, ndërsa me dorën tjetër cenon rëndë autonominë universitare, pasi krijon një varësi të madhe nga MASH-i. Ata kanë bërë gati edhe sugjerimet për ndryshimin e 25 neneve dhe i kanë kërkuar Parlamentit që t’i marrë në konsideratë. “Nëse nuk përmirësohen këto pika, atëherë ky është një ligj i dështuar”, - është shprehur kryetari i kësaj konference, Shezai Rrokaj. Ajo që është cilësuar si pika e dobët dhe që vë në dyshim të gjithë punën e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, është neni 95. Konferenca e rektorëve, dekanët, qeveritë studentore dhe kolegji i profesoriatit, kanë këmbëngulur që kjo pikë ose të hiqet fare, pasi godet rëndë autonominë e universiteteve, duke i hequr kompetencën Presidentit të Republikës për pezullimin e rektorit si organ i emërtesës, ndërsa ia jep këtë të drejtë ministrit të Arsimit, ndërkohë që nuk përcaktohet se për cilat shkelje flagrante bëhet fjalë për pezullimin e rektorit, përkatësisht dekanit si dhe i jep kompetencë një organi që nuk është i përcaktuar mirë funksioni i tij.

    Esmeralda Keta

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Arsimi i Lartë

    Intervista

    Prof.Dr. Artan Fuga, për ligjin e Arsimit të Lartë


    Fuga: Ligji, mundësi kompromisi në Parlament


    Profesor, Artan Fuga, njëri prej autoriteteve akademike në Shqipëri, sugjeron që opozita dhe maxhoranca të gjejnë një kompromis për ligjin e Arsimit të Lartë gjatë votimit në Parlament.

    Sipas Fugës, kompromisi duhet të gjendet në mënyrë që të mos interferojë fryma e konfliktit politik që është rritur shumë këto kohët e fundit. “Po qe se kjo frymë interferon, pra mbi projektligjin “Për arsimin e lartë” interferohen kërkesat për zgjedhje të parakohshme, për presidentin e ardhshëm, për kryetarin e njësisë numër dhjetë në kryeqytet, atëherë klasa politike do ta fusë në një kaos të paparë jetën universitare dhe do të dëmtojë në palcën kurrizore kulturën tonë kombëtare”, shprehet Fuga.

    Profesor Fuga, projektligji i Arsimit të Lartë duket se ka kaluar stadin e shqyrtimit nga grupet e interesit dhe do të miratohet këtë javë në Parlament. Opozita ka paralajmëruar se do të votojë kundër nëse nuk do merren parasysh vërejtjet e saj. Si e gjykoni fatin politik të këtij projektligji?
    Bëni shumë mirë që theksoni aspekte politike, që kanë të bëjnë me këtë ligj dhe marrjen e tij në shqyrtim nga Kuvendi. Kjo është e domosdoshme sot në përllogaritjet politike. Asnjëherë ndonjë ligj nuk mund të jetë i përkryer dhe të mund të mbështetet nga të gjithë aktorët veprues dhe nga të gjitha pjesët e opinionit publik. Nuk është çështja që të gjenden kritika. Po të ishte se do të kërkonim një ligj që do të përputhej vetëm me logjikën tonë personale, apo të grupit ku bëjmë pjesë, atëherë nuk do të kishim asnjëherë asnjë ligj. Ligji është fryt i arsyes ligjore, por jo medoemos i konsensusit shoqëror, aq më pak medoemos në përputhje me arsyen personale të çdo individi. Ai përmban brenda edhe mundësinë e kompromiseve të dyanshme, apo të shumanshme. Këto kompromise duhet të gjenden. Puna është të dish se çfarë fal dhe çfarë ruan. Edhe unë kam ndrojtjen se mos në procesin e votimit në Kuvend, edhe në rastin e këtij ligji, do të interferojë fryma e konfliktit politik që është rritur shumë këto kohët e fundit. Po qe se kjo frymë interferon pra mbi projektligjin “Për arsimin e lartë” interferohen kërkesat për zgjedhje të parakohshme, për presidentin e ardhshëm, për kryetarin e njësisë numër dhjetë në kryeqytet, atëherë klasa politike do ta fusë në një kaos të paparë jetën universitare dhe do të dëmtojë në palcën kurrizore kulturën tonë kombëtare. Kjo do të ishte fatale. Këtu nevojitet në të kundërt një logjikë politike konstruktive dhe ligjore, pa interferime nga të gjitha palët. Duhet ndjekur logjika e kompromisit, sepse mesa kuptoj unë çështjet për debat janë të mprehta, por të zgjidhshme, sepse kuadri i përgjithshëm i ligjit është pozitiv.
    Klasa politike duhet të mbajë parasysh se e gjithë bota universitare e vendit, profesorati, intelektualët, prindërit, studentët, kanë mbajtur frymën dhe po presin të shohin sesi do të trajtohet kuadri ligjor që rregullon marrëdhëniet mes tyre. Do të trajtohet me frymë partizane, me sherre, apo me urtësi? Tjetër është kritika konstruktive, vend për debate dhe kritika sigurisht që ka, dhe tjetër është që çdo gjë që del nga kampi kundërshtar të luftohet, denigrohet, injorohet, sarkazmohet me cinizëm. Dhe këtë e them në të dyja senset, si kur mesazhi shkon nga opozita te shumica ashtu edhe kur mesazhi shkon nga shumica te opozita.

    A mendoni se ky ligj ka nevojë të përmirësohet dhe cilat janë anët pozitive dhe ato negative nëse miratohet në formën që e ka paraqitur qeveria?
    Çdo gjë në këtë botë është e kritikueshme dhe mund të kritikohet. Problemi është të dihet se mbi çfarë bazash bëhet kjo kritikë, mbi çfarë logjike, mbi çfarë modeli. Anët pozitive të ligjit unë do t’i shihja te fakti se në procedurën e hartimit të tij, deri në një stad të caktuar, janë marrë gjerësisht në konsideratë nga ana e Ministrisë së Arsimit, e titullarit të saj, zotit Genc Pollo, shumë sugjerime dhe propozime të ardhura nga mjediset universitare në rrugë institucionale. Kjo nuk do të thotë se edhe në këto mjedise gjykimet janë homogjene dhe të përsosura. Nga ana tjetër, nga pikëpamja politike, projektligji i përmbahet idesë së vazhdimësisë normative dhe procesit ligjvënës. Nuk e shoh këtu fatmirësisht kompleksin e Rozafës. Si rrallëherë ai mungon. Nga njëra anë, projektligji “Për arsimin” ripohon logjikën e mëparshme të organizimit universitar, pra atë të autonomisë universitare. Për këtë gjykoj se edhe opozita duhet të jetë e kënaqur, sepse ky model është zanafilluar prej saj. Çfarë kuptimi politik do të kishte që opozita të ngrihej kundër vetes së saj, pra të asaj që ka zanafilluar kur ishte në pushtet? Por, edhe krijohen hapësira që autonomia e shkollave të larta, e mbështetur kryesisht te zgjedhja demokratike e drejtuesve të universiteteve, të plotësohet si një model tërësor, me të gjitha elementet e veta, që dikur i kanë munguar. Dhe kjo anë e dytë është fryt i natyrshëm i pjekurisë së modelit të arsimit të lartë që shumica e sotme, në radhë të parë Ministria e sotme e Arsimit, e ka mbajtur në vëmendje dhe e ka shfaqur si kontribut pozitiv ligjor. Të mos harrojmë, se te ky ligj ka një frymë që kërkon ta ndërtojë hapësirën universitare si një hapësirë dialogu, balancash pushtetesh midis fuqisë publike, trupave universitare, studentëve, midis të zgjedhurve, kancelarëve, senateve, këshillave administrative, këshillave të profesorëve, duke iu përafruar një modeli të arsimit të lartë që e kanë shumë vende latino-perëndimore. Është një model që nuk privilegjon asnjë aktor veprues universitar. Aq më tepër asnjë kontroll politik nuk mund të ketë mbi arsimin e lartë, sepse të zgjedhurit, të dalë nga vota e lirë universitare, mund dhe do të jenë të të gjitha bindjeve ose mosbindjeve politike. Le të mos harrojmë se edhe mbi bazën e një kuadri ligjor të mirë ose shumë të mirë mund të ekzistojnë edhe shkolla të larta shumë të këqija ose mediokre. Nuk është ligji në vetvete që garanton suksesin e një ndërmarrjeje. Ndërkaq, sado që ne si universitarë mbrojmë liritë dhe të drejtat tona, i kundërvihemi legjitimisht çdo tentative politizimi të universiteteve, përsëri le të mos harrojmë, se gjatë këtyre viteve, krahas sukseseve të pamohueshme, janë njohur edhe të meta të mëdha, që kanë buruar pikërisht nga mangësitë e kuadrit ligjor dhe juridik ekzistues. Duke mbrojtur liritë universitare, ne duhet të kemi kujdes të mos mbrojmë edhe statukuonë dhe stanjacionin, por të jemi të hapur ndaj reformave. Këtu unë i përmbahem binomit: “Liri dhe reforma”. Ndër të metat e sistemit aktual kam thënë prej kohësh dhe publikisht se kemi të bëjmë me një koncentrim të jashtëzakonshëm të kompetencave në duart e dekanëve, të cilët deri para maturës shtetërore, edhe pranonin studentët në fakultete, edhe bënin tendera, edhe emëronin kancelarët, edhe ndërtonin juritë për dhëniet e gradave, edhe ndërtonin komisionet për marrjen në punë të personelit, edhe drejtonin procesin mësimor dhe shkencor, edhe duke qenë pjesëmarrës në senate zgjidhnin rektorët duke pasur një pushtet të ekzagjeruar universitar. Ndërkaq, hierarkia pedagogjike dhe profesorale ka qenë e pavlerësuar. Po kështu, midis anës ekonomike dhe financiare nga njëra anë dhe anës shkencore dhe pedagogjike nga ana tjetër, në shkollat e larta ka pasur një mbivendosje, e cila në modelet perëndimore konsiderohet e dëmshme. Ligja merr parasysh si arritjet ashtu edhe përballjen me këto të meta, të cilat iu janë imponuar shkollave të larta nga kuadri legal ekzistues.

    Edhe pas debateve të forta në mjediset universitare, qeveria duket se nuk ka hequr dorë nga neni 95 i projektligjit, i cili parashikon që pas tre vjetësh Këshillat e Administrimit kthehen në borde me kompetenca të gjera deri në emërimin e dekanëve dhe rektorëve. A mendoni se ka ende vend për reflektim gjatë procesit të miratimit të projektligjit në Parlament dhe çfarë kompromisi propozoni në këmbim?

    Neni 95 që përmendni ju, siç e kam shprehur në publik, si profesor i Universitetit të Tiranës, si një nga themeluesit e Forumit Universitar Shqiptar, si anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë Shqiptar dhe si pedagog me një përvojë tashmë të gjatë në universitetet perëndimore, është një pikë që vjen në kundërshtim me frymën dhe përmbajtjen e vetë projekt-ligjit për të cilin po flasim. Unë kam ndrojtje se aprovimi i këtij neni do ta zhyste arsimin e lartë publik në një kaos dhe amulli të paparë. Unë e kuptoj që një ligj të ketë edhe nene kalimtare si ky me numër 95. Por, në asnjë rast, një nen apo dispozitë kalimtare nuk mund të vijë në kundërshtim me ligjin, pjesë e të cilit ai është. Nga njëra anë projektligji mbështetet në idenë se autonomia universitare e nënkupton zgjedhjen e lirë të drejtuesve nga trupat universitarë, nga ana tjetër, neni kalimtar 95 parashikon që pas tre vjetësh të jetë Këshilli Administrativ që i kthyer në një farë bordi të emërojë të gjithë drejtuesit kryesorë të universiteteve dhe, siç thuhet, të ‘qeverisë’ shkollën e lartë”. Lexojeni mirë: “të qeverisë” as më pak e as më shumë. Kur qenka kështu, atëherë përse nuk hyn në fuqi qysh tani, po pas tre vjetësh ky nen? Përse ligjvënësit e kësaj legjislature iu imponojnë axhendën deputetëve të legjislaturës tjetër, duke i dhënë këtij ligji vlerë vetëm trevjeçare dhe detyruar qysh tani Kuvendin tjetër të rimarrë në shqyrtim këtë ligj? Neni kalimtar i sotëm bëhet thelbi i ligjit pas tre vjetësh. Po kjo nuk ka kuptim. Edhe politikisht, ta them sinqerisht, nuk e kuptoj se ku është interesi i shumicës së sotme, që të rivërë në mënyrë normative në ridiskutim pas tre vjetësh një ligj që e ka bërë vetë sot? Paradoksi i sotëm është se me këtë nen shumica ngrihet kundër vetvetes. Nëse ajo do të vazhdojë të jetë shumicë pas disa vjetësh, ajo mund ta rimarrë sa herë të dojë ligjin për ta rishqyrtuar. Po qe se, atëherë do të jetë në opozitë, ajo do të kishte interes që ligjet që ka aprovuar vetë sot t’i çimentonte, dhe jo t’i linte të hapur, gati, që shumica e ardhshme t’i shumëzojë me zero. Sinqerisht që nuk kuptoj më asgjë. Flas si politolog dhe jo pedagog tani. Më anë tjetër, mandatet në shkollat e larta do të jenë të gjithë të paqartë nëse kalon neni 95. Ne do të zgjedhim anëtarët e Këshillit Administrativ. Po çfarë mandati duhet t’iu japim? Atë të administrimit ekonomik të shkollës së lartë, këtë të tanishmin që parashikon projektligji, apo të instancës ad-hoc që do të “qeverisë” shkollat e larta dhe do të bëjë të gjitha emërimet pas tre vitesh? Kurse viti i katërt, kur do të sundojnë edhe drejtuesit e zgjedhur edhe anëtarët e bordit qeverisës do të kthehet në një vit krize të paparë dhe amullie e ngërçi që do ta pështjellojë jetën universitare. Edhe koherencë nuk ka. Edhe parashikohet që, sipas nenit 95, drejtuesit pas katër vitesh të mos zgjidhen, por edhe thuhet po aty se këta drejtues do të emërohen nga anëtarët e Këshillit Administrativ të kthyer në bord qeverisës? Po këta të fundit a nuk janë edhe të zgjedhur? Përse një herë zgjedhjet pranohen si të mira, pastaj nuk pranohen, për një hallkë quhen të pagjetura, kurse për tjetrën të paqenë?

    Përveç nenit 95 të kritikuar gjerësisht nga ju në prononcimet publike, cilat janë problemet e tjera që demonstron ky ligj dhe që janë kundër frymës së autonomisë universitare dhe që ligjvënësi duhet t’i ketë parasysh për t’i përmirësuar?

    Nuk kam qenë vetëm unë kritik. Ky nen ka sjellë moskuptime masive në mjediset universitare. Eshtë edhe neni 64 që duhet formuluar ndryshe, mendoj unë. Kuptohet se rektorët e shkollave të larta, pasi zgjidhen nga trupat universitare, nuk mund të jenë jashtë kontrollit të ndonjë organi dhe nuk mund të jenë të paçemërueshëm e pashkarkueshëm në asnjë rrethanë. Kjo nuk ndodh në asnjë model organizimi universitar. Puna është se kompetenca e ministrit për t’i pezulluar dhe për të pritur dekretin e presidentit për t’i çemëruar në raste fajesh a gabimesh, duhet të përcaktohet qartë dhe saktë. As të mos krijojë rrezikun që shpata e ministrit të qëndrojë varur mbi rektorët, duke i kthyer në vartës të tij që iu delegon pushtete, por as të prodhojë rektorë të papërgjegjshëm përpara fuqisë publike, instancave të zgjedhura universitare dhe trupave universitare. Këtu ka vend për një kompromis për të cilin i bëj thirrje si ministrisë së arsimit ashtu edhe palëve kundërshtuese për ta gjetur hapësirën e domosdoshme ligjore.

    Rektorët aktualë janë shprehur se do t’i drejtohen Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese për të mos e dekretuar dhe për ta anuluar këtë ligj nëse miratohet në formën aktuale, A do t’i gjykonit legjitime reagime të tilla?

    Nuk kam pasur rastin për ta dëgjuar këtë lajm. Por, edhe sikur ta kisha dëgjuar, do të thosha këtë që po them tani: Unë nuk e di se çfarë do të bëjnë rektorët, ata e dinë vetë atë punë, gjithsecili mund të dijë vetëm atë që do të bënte vetë. Konkretisht, unë di vetëm se çfarë do të bëja unë. Këtu theksoj, mesa mbaj mend, ky nen numër 95 dhe ndonjë tjetër nuk kanë dalë as nga Këshilli i Arsimit të Lartë. Por, s’ka kuptim ta thuash përpara reagimin tënd, se merr kuptim tjetër. Përgjithësisht, gjykoj se nuk ka vend për të bërë paralajmërime të tilla, sepse dihet që çdokush mund ta çojë çështjen me rrugë të ndryshme në instancat më të larta të shtetit. Prandaj jemi shtet që aspirojmë demokraci. Ju më pyesni për qëndrimin tim personal? Në rast se kundërshtimet e rektorëve paraqitur instancave që përmendët kanë të bëjnë me ruajtjen e lirive universitare, pra do të ishin në mbrojtje të autonomisë, reagimet e tyre do t’i quaja legjitime. Po qe se, reagimet e tyre do t’i konsideroja që pengojnë reformimin e shkollave tona të larta, si mbrojtje të privilegjeve të disa hallkave universitare që nuk kanë njohur deri më tani si duhet as autoritetin publik dhe as presionin e masës së universitarëve, pedagogë, administratorë, studentë, prindër, maturantë, etj, nuk do t’i mbështesja. Por, nuk uroj të jetë kjo e dyta. Le ta shohim kur të vijë koha. Ajo që mund të thosha tani, nëse kjo që thoni ju mbetet e verifikuar, është se Gjykata Kushtetuese nuk sensibilizohet dot nga Konferenca e Rektorëve. Këtë e them sipas Kushtetutës. Ajo mund të vihet në lëvizje, në rastin tonë, vetëm, nga individë. E them këtë thjesht për të qenë të kujdesshëm që kërkesa, nëse do të bëhej, të ishte juridikisht e pranueshme dhe e regjistrueshme. Por, mund të ndodhte edhe që Gjykata Kushtetuese të shprehej se projekt-ligji në fjalë nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën. Aq mund të thotë ajo. Por, edhe në këtë rast nuk ndryshon asgjë. Sipas meje neni 95 i këtij projektligji mbetet përsëri ai që u shpreha në këtë intervistë. Ka gjëra që mund të jenë në përputhje me Kushtetutën, e përsëri të mbesin jo të dobishme. Por, unë uroj që të gjitha palët, aktorët e arsimit, si edhe palët politike në kuvend, të gjejnë rrugën e kompromisit për t’a shpëtuar këtë projektligj, i cili në tërësinë e tij në pjesët e tij të veçanta, në modelin që propozon, në frymën që përmban, është një arritje tejet pozitive, që ka pas vetes kontribute masive dhe mbështetje të gjerë. Nuk ka kuptim të digjet për disa rregullime, që gjykoj se janë të mundshme për t’u bërë.

    Intervistoi: Robert Rakipllari


    © 2003 Gazeta Panorama
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    Rektori i Universitetit te Vlores: Kujdes me ligjin e financimit

    Te nderuar studente dhe pedagoge,

    gjate javes se shkuar u zhvillua ne Univ. e vlores konferenca nderkombetare Applications of Computer Algebra 2010.

    Ne kete konference morren pjese 123 pjesemarres te huaj dhe dhjetra pjesemarres nga UV. Konferenca pati nje sukses te jashtezakonshen. Ne ceremonine e hapjes ishin te pranishem edhe Kryetari i Bashkise, zoti Shpetim Gjika, Kryetari i Qarkut zoti Agron Sharra, dhe Prefekti zoti Hasan Halili. Megjithe ftesat per MASH dhe qeverine askush nuk na nderoi me pranine e tyre.

    Fjalet e gjithe te pranishmeve ishin teper mbreselenese. Do te vecoja ketu ne Banketin e Konferences fjalen e Aleksandr Myllär nga Finlanda i cili tha: "Erdha ne Shqiperi me mendimin se do te gjeja 70% muslimane me perce, por gjeta te rinj energjike, shkencetare te denje. Kjo eshte reklama me e madhe qe ju mund ti beni Shqiperise". E. Varbanova nga nga Akademia Bullgare e Shkencave midis te tjerave tha "Ju them me bindje se ju keni hapur nje dritare te madhe per Shqiperine. Shpresoj se ky brez shkencetaresh dhe te rinjsh te talentuar shqiptare te marrin sa me shpejt drejtimin e ekonomise dhe shkences ne Shqiperi". Kurse Michael Wester nga University of New Mexico ne ShBA tha, "... kudo qe do te shkoj do t'ju tregoj te gjitheve per magjine e Vlores, per mikpritjen e shqiptareve, per kete vend te rralle me nje te ardhme te ndritur."

    Personalisht do te shtoja se ishte nje nga javet me te bukura te jetes sime, kur shihja vajzat e djemte tane qe bisedonin dhe shihnin drejt ne sy, profesore ne disa nga universitetet me ne ze te botes. Kjo na jep shprese se nje dite keta te rinj e te reja do te zevendesojne te paaftet dhe do te bejne te mundur qe edhe Shqiperia jone te jete e barabarte mes vendeve te tjera te Europes.

    Nikolay Vasiliev (Steklov Institute of Mathematics at St.Petersburg) gjate mbremjes me pyeti " A ka universitete te tjere Shqiperia?". Eshte tashme fakt qe reputacioni dhe emri i Universitetit tone eshte rritur ndjeshem ne bote. Une jam krenar se kjo po arrihet duke vene theksin tek programet dhe shkencat baze si matematika, fizika, biologjia, kimia, informatika, inxhinjerite.

    Konferenca e ACA 2010 tregoi se ne po ecim ne rruge te drejte, se endrra jone per ta bere UV-ne nje nga universitetet me te mire te Ballkanit dhe me gjere po fillon te behet realitet. Ne kemi ende shume per te bere, por rezultatet e para po i prekim me dore.

    Motra dhe vellezer, ju bej thirrje qe kete enderr ta mbajme gjalle. Ju bej thirrje qe ti ruajme universitetet publike si drita e syrit. Cdo perpjekje per ti shkaterruar ato eshte nje dem i madh per kombin, per te ardhmen e Shqiperise, per te ardhmen e femijeve tuaj.

    Ju bej thirrje gjithashtu te kontaktoni te gjithe deputetet tuaj te zones per te votuar kunder projektligjit per financimin e universiteteve private. Ky ligj do te favorizoje pa te drejte universitetet private dhe do te shenoje fundin perfundimtar te arsimit te larte publik ne Shqiperi. Ky ligj eshte ne favor te individeve dhe lobeve te caktuara, por ne dem te Shqiperise dhe arsimit publik. Perkrahesit e tij nuk kane asgje te perbashket me shkencen dhe universitetet. Le te shpresojme se parlamentaret tane nuk do ta votojne kurre nje ligj te tille.

    Pershendetje,
    T. Shaska

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    34

    UV dhe UT me qendrime te njejta kunder ndryshimeve ne ligj

    -Qeveria ka miratuar nje projektligj per disa ndryshime ne ligjin e arsimit te larte, ju dhe strukturat e Universitetit te Vlores jeni ne dijeni te ndryshimeve?

    -Ne jemi ne dijeni te ndryshimeve te propozuara. MASH me ka derguar here pas here me email draftet e ketyre propozimeve dhe une gjithmone keto drafte i kam percjelle tek kolektivi i pedagogeve.

    -Kryetari i konferences se rektoreve ka deklaruar ne nje interviste se ndryshimet jane anikushtetuese dhe cenojne autonomine e universiteteve, sipas tij universitetet publike nuk jane njoftuar per te gjitha amendimet. sipas jush, cilat jane problemet dhe shqetesimet qe paraqet per autonomine dhe mbarevajtjen e punes ne institucionet e arsimit te larte?


    -Per te qene te sinqerte, autonomia e universiteteve as ka ekzistuar ndonjehere dhe me sa duket as ka per te ekzistuar. MASH ne menyre sistematike kerkon te kontrolloje pranimet ne universitete, promovimevet e stafit akademik, programet akademike, strukturat administrative, tarifat e shkollimit, punesimin e studenteve, etj. Ministria e Financave nga ana tjeter ka rregulla teper te ngurta mbi procedurat financiare qe perdoren ne universitetet publike. Te gjitha keto te mara se bashku e bejne punen tone te pamundur, ulin efektivitetin financiar dhe pedagogjik dhe i mbajne universitetet tona nga aspekti administrativ ne nivelin e viteve 70.

    Nga ana akademike gjendja eshte edhe me alarmante. Promovimet jane kushti me themelor mbi mbarevajtjen e nje universiteti. Ne gjithe boten e qyteteruar promovimet behen vetem nga institucioni baze dhe ne asnje rast nga strukturat administrative shteterore. Personalisht, me duket tallje me gjithe pedagoget kur komisione burokratesh te ngritura nga MASH te bejne vleresimet e specialisteve te universiteteve. Kjo shkel te gjitha normat nderkombetare te autonomise universitare, krijon nje kaos te madh ne strukturat universitare dhe pengon zhvillimin e shkences dhe universiteteve. Duket se kjo behet hapur per te kontrolluar titujt akademike dhe ne kete menyre te kontrollohet me pas administrata e universiteteve. Duhet t'i kujtojme opinionit se Ministri nuk eshte e thene qe te jete personalitet akademik dhe per kete nuk duhet te kete asnje autoritet mbi promovimet e stafit pedagogjik.

    Te gjitha aspektet e jetes universitare jane tejet te kontrolluara nga strukturat qeveritare. P.sh., ne te gjitha universitetet e botes studentet punojne me ore te kufizuara ne biblioteka, ne laboratore, ne administraten universitare. Natyrisht zgjidhen studentet me te mire nga ana akademike dhe ata qe kane nevoje nga ana financiare. Po te perpiqesh te fusesh metoda te tilla ne universitetet tona ndeshesh hapur me strukturat qeveritare qe te kujtojne ligjin ore e cast. Perse duhet te jete e jashteligjshme qe te punesohet nje student ne universitet?


    Ne flasim per autonomi?! Perse ne te mos vendosi vete kriteret e pranimit? A ka ndonje vend tjeter ne boten perendimore ku shteti vendos se ne cfare universiteti do te shkojne studentet. Perse Ministri duhet te vendose se sa studente pranohen ne UV, ne UT, dhe sa ne universitetet private? A nuk minon kjo konkurencen midis universiteteve?


    -Sipas jush cili do te ishte modeli manaxhues me eficent i nje universiteti publik?


    -Duket disi paradoksale qe sot Universiteti i Vlores ka fonde me shume se c'mund te harxhoje megjithese mungesat tona ne infrastrukture jane teper te theksuara. P.sh. ka dy muaj qe pedagoget tane blejne leter nga fondet personale, universiteti nuk mund te fuse pagesat elektronike te tarifave te studenteve, ne nuk mund te marrim nje karte krediti ne emer te universitetit per te bere pagesat e revistave elektronike, e shume probleme te tjera konkrete. Eshte per te ardhur keq qe ne kemi fondet per te ndertuar godina te reja, permiresuar laboratoret, per te filluar punen ne ndertimin e kampusit universitar dhe keto gjera nuk mund te realizohen vetem e vetem per ngathtesi te strukturave qeveritare.

    Nje fakt interesant qe mund te kete interes per lexuesin eshte qe Universiteti i Vlores sot mund te mbijetoje pa asnje fond nga shteti shqiptar ne se ne na lihet e drejta per te manaxhuar ne menyre me efektive burimet tona te brendshme. Por kjo nuk mund te realizohet ne se MASH kerkon te mikromanaxhoje cdo aspekt te jetes ne universitet.

    Po ju jap nje shembull tjeter. UV ka mundesine te dyfishoje rrogat e pedagogeve pa bere asnje shtese ne tarifat studentore. Kjo fale sistemit eficent qe ne kemi ne manaxhimin e burimeve dhe energjive tona. Perse ne te mos vendosim se cila eshte ngarkesa mesimore e pedagogeve tane, paga e pedagogeve dhe menyra e funksionimit financiar te universitetit? Shteti ka nje organ ku kontrollohen te gjitha veprimet tona administrative dhe financiare. Ky organ eshte pikerisht Keshilli i Administrimit. Atehere perse duhen struktura shtese qe vetem frenojne inisiativat tona ne cdo moment? Auditet e pervitshme nga MASH, kontrolli nga Kontrolli i Larte i Shtetit, deklarimi i pasurive per gjithe administraten e larte te universiteteve, emerimi i Kancelarit te universiteteve nga Ministri, mendojme se jane masa te mjaftueshme per te siguruar transparence te plote ne veprimet financiare te universiteteve.

    Nje gje tjeter teper shqetesuase eshte pagesa e tarifave studentore. Une pajtohem ne kete pike me Kryeministrin qe tarifat te mos rriten ose te rriten ne menyre te kontrolluar. Kjo per te bere te mundur shkollimin e te gjithe atyre qe nuk kane mundesi financiare per te ndjekur studimet. Por cfare kuptimi ka qe kete tarifa te pagohen vetem njehere ne vit? Ndodhin pastaj fenomene qesharake. P.sh. nje student i Masterit i cili ka ngelur vetem ne nje kurs me 3-4 kredite vitin e ardhshem akademik duhet te paguaje tarifen e plote, e cila ndonjehere e kalon 100 000 Leke, vetem per keto 3-4 kredite. Krediti eshte njesia matese e edukimit pasuniversitar. Per kete cmimi duhet te jete per kete njesi matese. Pra ne se pagesa vjetore eshte 12 000 Leke per vitin akademik dhe viti akademik ka 60 kredite, atehere perse kjo pagese te mos behet me 200 Leke per kredit? Do te bente nje lidhje direkte te pageses me progresin akademik dhe do te rriste pergjegjesine e studenteve. Dhe ne se opinioni nuk bindet nga sa u tha me siper dua te shtoj se kjo eshte skema qe perdoret ne gjithe boten.

    Cili eshte modeli me i pershtatshem? Ndoshta cdo universitet duhet te gjeje modelin e vete. Ne Vlore fondi i mobiliteteve te pedagogeve eshte rritur 20 here ne krahasim me vitin 2008, fondi i organizimit te konferencave ka shkuar ne 20 000 000 Leke dhe UV kete vit organizon 17 konferenca nderkombetare. Vitin e kaluar kemi shpenzuar 35 000 000 Leke per permiresimin e laboratoreve te informatikes dhe ambjenteve. Edhe kete vit eshte nje fond i ngjashem per keto zera. Keto jane fondet e brendshme te UV-se pasi nga buxheti i shtetit pagohen vetem pagat e 218 pedagogeve dhe asgje me shume. Pra ne kemi gjetur rrugen tone dhe kemi aritur disa suksese, por ende ka shume mundesi per te permiresuar kete sistem.

    Inisiativa eshte fakt i pamohueshem i shoqerive qe funksionojne ne tregun e lire. Kjo inisiative nuk duhet prere dhe frenuar por duhet nxitur me tej. Duket se MASH nuk e kupton kete aspekt teper te rendesishem te menaxhimit te universiteteve.

    Keta shembuj i solla qe opinioni te kuptoje se edhe per gjera fare te vogla dhe te parendesishme eshte shteti dhe MASH qe vendos megjithese keto mund te ishin probleme qe cdo universitet i zgjidh sipas kushteve te veta specifike.

    Por edhe keto susksese modeste do te rrezikohen ne se MASH kontrollon programet akademike, numrin e studenteve qe vijne ne universitet, financon universitetet private me skema teper te dyshimta dhe kontrollon cdo aspekt te jetes universitare. Do te perfitoja nga rasti te kutoja nje thenie te Ronald Reagan, e cila ka hyre ne histori: Qeveria eshte problemi, jo zgjidhja!


    -Cfare mendoni per skemen financiare te propozuar nga Ministri per financimin e universiteteve private?

    -Kemi disa jave qe degjojme mbi nje skeme te tille e cila eshte teper e dyshimte. Ministri dhe kushdo qe ka propozuar kete skeme duhet te jape me shume detaje se cfare kane ndermend te bejne. Personalisht jam i bindur se nje skeme e tille do te kete viktima dhe keto viktima do te jene pikerisht universitetet publike. Per shembull, Ministri cakton kuotat per cdo universitet. Atehere cila eshte garancia jone qe Ministri nuk do t'i dergoje te gjithe studentet tek universitetet private? Ku eshte konkurenca e lire kur ne nuk lejohemi te konkurojme me rregulla te njejta? Si do te terheqe universiteti publik numer te madh studentesh per te perfituar keto fonde (apo "kupona" me shprehjen e Ministrit) kur numrat i cakton pikerisht Ministri?

    Me c'te drejte shteti duhet te harxhoje fondet publike per te financuar biznese private? Une nuk jam jurist, por mendoj se kjo eshte antikushtetuese dhe e paligjshme. Thuhet se nje model i tille eshte marre nga modeli Lituanez dhe Kilian. Por qeveria nuk duket se do qe te komentoje mbi modelet e vendeve qe ndodhen mis Kilit dhe Lituanise.

    E verteta eshte se ka nje keqinformim te qellimshem per keto modele. P.sh. ata qe perpiqen te mbeshtesin keto ide harrojne te permendin se ne Kili apo Lituani universitetet private jane institucione jo-fitimprurese ne kundershtim me universitetet private ne Shqiperi. Mos duhet te besojme se ky eshte nje detaj i vogel?

    MASH eshte pergjegjese per cilesine e programeve akademike. Do te doja qe Ministri i Arsimit dhe Shkences te jepte nje raport publik mbi gjendjen e cilesise ne keto universitete private te cilat ai i lejon te funksionojne. Per me teper eshte detyrim qytetar dhe ligjor qe gjithe ligjevenesit tane dhe te gjitha strukturat te bejne publike lidhjet e tyre me universitetet private.

    Opinioni publik e di mire cilesine qe ofrohet ne shumicen e universiteteve private. Fakti qe dyndja e studenteve behet tek universitetet publike eshte nje tregues se cfare njerezit mendojne per cilesine e ketyre universiteteve. Vetem kur shteti te vere dore dhe te kontrolloje cilesine ne gjithe keto te ashtuquajtura "universitete" sistemi i arsimit te larte ne Shqiperi do te filloje te levize drejt se ardhmes. Eshte detyre morale dhe ligjore e qeverise te mbroje me cdo kusht arsimin publik karshi atij privat dhe jo te beje te kunderten.


    -Cilat jane masat qe do te merrni ju si universitet ne bashkepunim me universitetet e tjera qe nuk jane dakord me kete vendim, asgjesues te IAL-ve?

    Diten e Enjte organizohet nje takim i Rektoreve te universiteteve publike. Shpresojme te dalim me nje platforme te qarte se c'duhet bere per te mbrojtur universitetet tona nga ky rrezik real. Gjithashtu sindikata e pedagogeve ne Vlore eshte shprehur hapur kunder ketyre ndryshimeve ne ligj. Jam i bindur se pedagoget e universiteteve te Vlores, Tiranes dhe universiteteve te tjere nuk do te heshtin. Uniteti i pedagogeve te UV-se per te mbrojtur arsimin e larte publik eshte i padiskutuar. Ne kemi aktiviste qe po kontaktojne me te gjitha organizatat nderkombetare, me te gjitha grupet e interesit per te dale si bllok ne mbrojtje te universiteteve publike.


    -A i keni informuar studentet persa i takon cenimeve qe i behen cikleve te studimit, sidomos per ata qe kane mbaruar sisitemin 4 vjecar dhe kane kryer dhe 2 vite master te nivelit te dyte?

    Ne UV ne kemi nje praktike te tille qe cdo informacion qe ka lidhje me arsimin dhe UV-ne transmetohet direkt me email tek te gjithe studentet. Kjo eshte bere edhe kete here. Gjate ketyre diteve ne kemi marre me qindra emaile nga studentet te cilet jane kunder ketyre ndryshimeve ne ligj dhe sidomos kunder financimit te universiteteve private.

    Interviste Prof. Tanush Shaska
    Rektor i Universitetit te Vlores "Ismail Qemali"

    (Gazeta Shqip)

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Nga vala “Diploma për të tërë” drejt cunamit “Batërdi profesionale”

    Nga vala “Diploma për të tërë” drejt cunamit “Batërdi profesionale”
    07/09/2010
    Jonida Azizaj

    Zëra Femërorë
    Universitet shtetëror apo privat? Mendoja se kjo duhet të ishte çështja, tanimë që në televizione shohim me dhjetëra reklama që tentojnë të na bindin se vetëm tek universiteti i tyre do të kesh një të ardhme dhe një karrierë të sigurt. Por nga bisedat që kam dëgjuar këtë vit, duket se nuk qenka kjo çështja e vërtetë. Kjo bindje m’u krijua ndërsa dëgjova një nënë teksa thoshte: “Vajza ime, as nuk denjoi të konkurronte në universitetin shtetëror. Thotë se atje shkojnë katunarët që mbajnë era djersë. Kështu preferoi X universitet privat. Atje, edhe mua më pëlqen shumë. Sepse i bëjnë mësimet të hapura, me kokteje dhe nuk të duket sikur je në shkollë”. Ishte e kotë t’i shpjegoje kësaj nëne se higjiena në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka të bëjë me paratë, por ka të bëjë me ujin dhe sapunin dhe se e përditshmja na ka përballur plot me parallinj kutërbonjës. Padyshim nuk ia vlen të lodhësh mendimin me një prind që mendon se universitet i mirë, është ai ku pihen kokteje, por çështja u bë edhe më problematike kur dëgjova një rrëfim tronditës nga një mikesha ime pedagoge në një universitet privat, e cila u kishte dhënë nga një fletë të bardhë nxënësve të vitit të parë, ku i pyeste, përse kishin zgjedhur atë universitet dhe atë degë. Përgjigjja në pjesën më të madhe të rasteve ishte: “Babi im është biznesmen, dhe kërkon që në të ardhmen unë të drejtoj biznesin e tij.”

    Paskan ikur kohët e dikurshme, kur kishim dilema të vërteta ekzistenciale: Të zgjedh letërsinë, apo juridikun? Psikologji apo Mjekësi? Financë apo Elektronikë? Dy shembujt e mësipërm na tregojnë se në çfarë derexheje është katandisur dëshira e dikurshme për të shkuar në universitet. Duket se gjithë kjo luftë e madhe, të gjitha debatet, problemet e ngritura në media për universitete cilësorë, qenkan debate boshe. Duket studentëve shqiptarë nuk u intereson aspak se në çfarë universiteti shkojnë; se çfarë pedagogësh ka atje; çfarë metode mësimdhënieje përdoret; asgjë nuk paska rëndësi përpara kartonit të diplomës. Madje dëshira dhe pasioni që të ndihmonin dikur për të zgjedhur degën e preferuar tani është këmbyer me makinën llogaritëse: Cilat janë profesionet që të sjellin më shumë fitime? – Mjekësia: mjekët shqepen në para. Stomatologjia – Hap një klinikë dhe bën kërdinë. Pale juridiku – Noter, para me thasë. Pale avokatët - për një proces të thjeshtë divorci, të marrin pesëqind mijë lekë.

    Për fat të keq hapja e një numri të madh universitetesh private, me lehtësirat e pranimit dhe diplomimit ka bërë që tendenca e makinës llogaritëse të bëhet edhe më e fortë, duke shtyrë një numër të madh studentësh me kuletën e prindërve në dorë të drejtohen pikërisht drejt këtyre sallave, me një dëshirë të vetme: Të përmbushin dëshirën e baballarëve biznesmenë dhe në fund të kenë kartonin për ta varur në zyrën që do t’ua japë po prindi. Tashmë gjithkush ka dëgjuar e ka parë se sa thjeshtë mund të hysh tek universiteti privat. Madje jo vetëm vitin e parë, por po deshe mund të hysh drejt e në të dytin. Në disa edhe mund ta marrësh diplomën pa shkuar fare në leksione e në provime. Edhe pse mes lëmit privat, kanë filluar të ngrenë kokën disa të vetmuar që po guxojnë të ngelin studentët e paaftë në provime, veprim tepër pozitiv, i cili padyshim do të ketë kosto financiare dhe vetëm me kohën do të nisë të shpërblehet. Por veprime të tilla janë si një pikë uji në valën e fuqishme propaganduese: “Diploma për të tërë”.

    Të rinjtë dhe shoqëria shqiptare përballen kështu me dy degët e të njëjtit lumë: Nga njëra anë qëndron universiteti shtetëror i cili nuk shqetësohet, as për rritjen apo pakësimin e numrit të studentëve, e as për përmirësimin e mësimdhënies për ta kthyer atë në bashkëkohore, sepse është i sigurt se aty do të gjallojë jetë e mot, edhe me një këmbë në varr. Në degën tjetër qëndron sistemi privat me të mirat dhe dobësitë e tij. Shumëkush harron se të dyja degët e këtij lumi shkojnë në të njëjtin det, në tregun shqiptar të punës, duke bërë që vala “Diploma për të tërë” të kthehet në cunamin “Batërdi profesionale”, pasojat dërrmuese të të cilit do të shihen vetëm nesër, kur në sallat e mjekëve të shohim kirurgë të paaftë, në bankat e gjyqësisë të na gjykojnë njerëz të padrejtë e të pazotë, në institucionet e financës të na drejtojnë ekonomistë që s’dinë të ekonomisin as shtëpinë e tyre, e në tryezat e politikës do të kemi njerëz që i kanë pushtuar ato vende falë parasë dhe do të kenë mundësinë të drejtojnë shtetin, dhe të gjitha arteriet e vendit tonë. Duket sikur ky është një ndër ato probleme të fuqishme që na lë pa frymë e të pazotë për ta kundërshtuar. Por besoj se ndonjëherë, forca e individit është më e fortë edhe se forca e një shteti të tërë, sytë e të cilit gjithashtu janë zënë nga paraja. Individi në rolin e prindit, mësuesit, e pedagogut, ka mundësinë ta drejtojë fëmijën, nxënësin apo studentin, drejt udhës së dijes, jo duke parë interesin e ngushtë monetar, por duke i hapur mendjen dhe duke i treguar se edhe në një botë të çmendur nga paraja, kemi mundësinë të studiojmë për të zhvilluar talentet tona; kemi mundësi të krijojmë një botë idealiste ku mjeku lufton për jetën e pacientit dhe jo vetëm për mbushjen e xhepave me para. Gjithkush nga ne, ka mundësinë të bëjë atë që bëri mësuesja ime e letërsisë, kur në fund të vitit të katërt, pasi pa dilemën time mes juridikut dhe letërsisë, më bindi me të drejtë se unë duhet të studioja për letërsi, jo sepse ishte më fitimprurëse, por sepse aty do të gjeja vetveten dhe do të përsosja vlerat e mia njerëzore dhe profesionale.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Koha do e tregoje se cili universitet eshte me i miri, me cilesori. Nuk jam kundra privateve. Te gjithe kane te drejte te arsimohen, dhe normalisht do vleresohen ne baze te njohurive dhe aftesive qe kane. Ata qe kane mbaruar nje shkolle te forte do zene vendet me te mira. Te tjeret cfare ngelen.
    Jane krijuar ca si shume universitete private, por normal do ndahen sipas cilesise se edikimit qe ofrojne, dhe cilesise se nx-ve qe e frekuentojne.
    Ketu p.sh shkollat private jane me te fortat. Ka dhe nga ato te kategorise se fundit, qe me diplomen e tyre veshtire se gjen pune edhe te jesh i zoti. Edhe po zure, po u ben shkurtime do largohet ai/ajo qe ka bere nje shkolle jo shume te forte
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •