Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Ndërroi jetë Arbër Xhaferi

    Në orët e pasdites ndërroi jetë ish lideri i PDSH-së Arbër Xhaferi. Ish kryetari i PDSH-së dhe njëherit kryetar nderi i kësaj partie Arbër Xhaferi për një javë ndodhej në gjendje kome pas një gjakderdhje në tru, që kishte përjetuar të mërkurën e kaluar në banesën e tij në Tetovë. Mjeku kujdestar në klinikën neurokirurgjike, ku ndodhej Xhaferi, tha se mjekët kanë tentuar ta kthejnë në jetë, mirëpo kot. “Si rezultat i përkeqësimit sekondar një ditë më parë edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipit të mjekëve dhe ekipit profesionist, zotëri Arbër Xhaferi ndërroi jetë sot në ora 15:50 minuta’, tha Vlladimir Mirçevski, mjek. Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Arbër Xhaferi ishte deputet aktual i PDSH-së dhe kryetar i parë i kësaj partie. Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi. Arbër Xhaferi është lindur në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. Nga PDSH, nëpërmjet një komunikate njoftojnë opinionin se me rastin e vdekjes së Xhaferit, të enjten më 16 Gusht 2012, në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit të Tetovës. Arbër Xhaferi e filloi karrierën dhe profilin e tij politik në Kosovë. Në Maqedoni ka ardhur në fillim të viteve '90, pas shpërbërjes së Jugosllavisë duke themeluar më pas Partinë Demokratike Shqiptare. ALSAT-M


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, politikanit të njohur shqiptar, Arbën Xhaferi.

    Në telegram e saj thuhet:

    E nderuara familja Xhaferi,

    E mora me dhimbje të thellë lajmin e rëndë për vdekjen e shpejtë dhe të hershme të kryefamiljarit tuaj, udhëheqësit politik të shqiptarëve në Maqedoni e themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Arbën Xhaferi.

    Ne emër të institucioneve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për ju.

    Intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni.

    Vdekja e tij do të lë boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij politik, thuhet në telegramin e Jahjagës. RTK


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Xhaferi me rastin e vdekjes së politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Arben Xhaferi

    Në telegram e tij thuhet:

    E nderuar familje Xhaferi,

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e e parakohshme të veprimtarit, politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar, Arbën Xhaferi.

    Vdekja e hershme e Arben Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Xhaferi, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të.

    Arbën Xhaferi ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare.

    Arbën Xhaferi shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare.

    Arbën Xhaferi la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve, duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin analitik, sintetizues dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual.

    Me vdekjen e Arbën Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndrituar të qytetërimit shqiptar.

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju familje Xhaferi, miqve dhe gjithë atyre që çmojnë dhe vlerësojnë kontributin e gjithanshëm të Arbën Xhaferit, thuhet në tregramin e Thaçit. RTK


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e vdekjes së atdhetarit, veprimtarit dhe intelektualit të shquar, Arbën Xhaferi.

    Në telegram e tij thuhet:

    E nderuar familje Xhaferi,

    Me hidhërim të thellë mësova lajmin për vdekjen e atdhetarit, veprimtarit dhe intelektualit të shquar, mikut tim të shtrenjtë, Arbën Xhaferi.

    Vdekja e tij përbën humbje të madhe për mbarë kombin shqiptar.
    Arbën Xhaferin e ka bërë të pavdekshëm veprimtaria e tij jetësore dhe trashëgimia e pasur atdhetare e politike që u ka lënë brezave. Ai do të kujtohet për guximin, sakrificën dhe mprehtësinë intelektuale, me të cilën i dha mençuri politikës shqiptare në plan mbarëkombëtar.

    Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta, thuhet në telegramin e Krasniqit. RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 15-08-2012 më 14:49


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ngushëlloi familjen Xhaferi

    “Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit, themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare, prijësit të shqiptarëve në Maqedoni dhe intelektualit të shquar.

    Në emrin tim, në emër të strukturave drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të anëtarësisë së gjerë, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe.

    Arbën Xhaferi do të mbahet mend përherë për veprën e madhe në shërbim të kombit. Ai i dha frymë intelektuale dhe evropiane sjelljes politike të shqiptarëve në Maqedoni.

    Arbën Xhaferi ishte një nga politikanët më të shquar shqipatarë të dekadave të fundit. Ndarja e tij nga jeta, është humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e tij të dashur, por për të gjithë shqiptarët kudo”, thuhet në telegram e Mustafës.

    Edhe AAK-ja ka ngushlluar familjen Xhaferi.

    E nderuara Familje Xhaferi,

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me dhimbje dhe pikëllim të thellë mori lajmin e vdekjes së hershme të Arbën Xhaferit, politikanit të shquar shqiptar dhe veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare.

    AAK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

    Arbën Xhaferi ishte një personalitet i shquar i lëvizjes kombëtare i cili asnjëherë nuk u ndal në punën e tij për liri dhe pavarësi. Kujtimi për Arbërin do të mbetet i përjetshëm pasi që ai la pas një kontribut të pashlyer si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë intelektual e politik.

    Vdekja e Xhaferit është një goditje e rëndë për të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të, thuhet në telegramin e AAK-së. RTK


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Ngushëllime familjes.
    Arbën Xhferi ishte një nga politikanët më largpamës shqiptarë.
    Për gjithë shqiptarët kjo është një humbje e madhe.

  7. #7
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Pajtohem me parafolesin....Vertet nje humbje e madhe per gjithe shqiptaret.

    Ngushllime Familjes!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    U prehte ne paqe!
    Nder te paktet intelektuale shqiptare do ta quaja.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    u prehte ne paqe shpirti i tij....

  10. #10
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptareve.Une e vleresoi si intelektualin me vigjilent ,nje vizionar qe do ti mungoi skenes politike gjitheshqiptare ! U prehte ne paqe

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk i denoj kurre vrasjet e pabesa ne kosove..
    nuk e denoj 97-ten..as 21 janarin..
    nuk dha kontribut ne unifikimin e faktorit shqiptar ne makedoni..

    i pelqente rehatia e luksi e villo golemi..
    dhe seli rozi..patjeter..
    diskutimet e tij ishin as mish as peshk..

    ngushullime ..

    --

  12. #12
    A thue po e reheq kamen zvarr edhe per politikant e tjer qe nuk vnuen nji gur per bashkim tkombit

    ngushtime
    Revolution 1848

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Mexhi Lexo Postimin
    Mjeku kujdestar në klinikën neurokirurgjike, ku ndodhej Xhaferi, tha se mjekët kanë tentuar ta kthejnë në jetë, mirëpo kot. ALSAT-M
    Me beri pershtypje kjo menyre te shprehuri; fjala ne bold. Nuk gjeten dot fjale
    me te pershtatshme per ta pershkruar?! Ngushellime familjes!
    Feelings change - memories don't.

  14. #14
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    U preht ne paq,ngushllime Familjes dhe githe Shqiptarve!
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    Ngushellime familjes, atij ju preft shpirti ne paqe!

  16. #16
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Nje humbje e madhe per gjithe kombin shqiptar.

    Ngushellimet me te sinqerta. RESPEKT per kete shqiptar dhe njeri te mire. Jane te paket njerezit e mire me nje gjykim te drejte, Arben Xhaferi ishte nje nga ata.
    Nuk e priti dot 100 vjetorin e pavaresise, ironia e fatit. Mbi te gjitha ne moshe te re akoma. Drite e paste ky shpirt njeriu. Fjalet jan te pakta.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  17. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Një nga figurat e pazëvendësueshme të mbarë popullit shqiptarë, një filozof që kishte gjithmon vizion të qart dhe shihte më larg se çdo politikan tjetër në vend, ngushëllime familjes, u prehtë në paqe i madhi z. Arbër Xhaferi.
    Sui generis

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum larg shikonte..

    psh e pa me kohe pillin me pisha te golemit..dhe vate beri vile atje..per vehte..
    kuptonet i ka ujdisur kollaj papiret meqe e mbante mir..me boset e shqiperise.. as i kinte as i leshonte..
    pallavrazonte krejt kot..

    e pranoj ne gjirin e ngrohte te partise mahmut bardhilin.. qe vinte nga shtabi vrases.. lpk-ist..
    nuku foli kurre gjis fjale.. kunder prit-beresave e llustraxhive te vrasjeve.. qe hiqeshin e hiqen dhe sot si liri-beresa..

    pra ishte nje bur i urte qe sprishi qejf me kerkend.. e prandaj e duan gjitha palet..

    rroft usa se per keta.. sot ish makedonia vec me 50 shqiptar..



    --

    e kuptonet ky e shoket e tij do ishin tuj u rrezit ne golem..



    ..

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kush ishte Arbër Xhaferri?

    SHKUP- I sh-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i kuvendit të përgjithshëm të PDSH-së, Arbër Xhaferi vdiq sot, pas një sëmundje të rëndë, në klinikën e neurologjisë të Spitalit të Shkupit.

    Arbër Xhaferri u i lind në Tetovë më 24 janar 1948. Karrierën e tij profesionale një kohë të gjatë e kishte ushtruar si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës, ndërsa pas viteve të 90-ta ai u shpërngul në Maqedoni, duke u përfshirë në skenën politike dhe që është një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

    PDSH përmes një komunikatë konfirmoi se sot më 15 Gusht 2012 pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të Kuvendit qendror të PDSH-së z.Arbën Xhaferi.

    Me rastin e vdekjes së z.Arbën Xhaferi nesër më 16 Gusht 2012, në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhja komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30h për në varrezat e qytetit të Tetovës.

    (BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-08-2012 më 12:23

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Tetovë, zhvillohet ceremonia e varrimit të Arbën Xhaferrit

    TETOVË- Qindra qytetarë, dhjetra personalitete politike dhe publike si dhe diplomatë të huaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Arbër Xhaferrit në varrezat e Tetovës.

    Vdekja e ish-liderit të PDSH-së Arben Xhaferit ka shkaktuar heshtje të plotë në Tetovë.
    Para selisë së PDSH-së, ku ishte vendosur arkivoli me trupin e pajetë të Arbën Xhaferit, u kryen homazhet dhe nderimet e fundit për intelektualin e shquar. Aty u mblodhën qindra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha qytetet dhe viset tjera shqiptare.

    Në kortezhin përcjellës ishin të pranishëm dhë kreu i PS, Edi Rama, deputeti socialist, Pandeli Majko, kreu i LSI, Ilir Meta, kreu i Vetvendosja, Albin Kurti, Behgjet Pacollit i AKR.
    Trupi i tij u percoll drejt baneses se fundit, ne varrezat e Tetoves.

    Xhaferri, një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, vdiq në moshën 64-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

    Shuhet Arbër Xhaferri
    Ish-kryetari i PDSH-së në Maqedoni dhe njëherazi kryetar nderi i kësaj partie, Arbër Xhaferri është ndarë nga jeta dje pasdite në moshën 64-vjecare.
    Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i PDSH, Agon Ferati.

    Xhaferri ra në gjendje kome para gati 7 ditësh. Shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë.
    Gjatë këtyre ditëve Xhaferri u kurua në Klinikën neurokirurgjie në Shkup. Mjekët bënë përpjekje për shpëtimin e tij, ndërsa gjendja shëndetësore e tij sa vinte dhe rëndohej. Edhe pse i ishin vendosur aparate frymëmarrjeje, zemra e Xhaferrit ndali së rrahuri sot pasdite rreth ores 17:00 në spital.

    Ferati tha se ceremonia mortore për Arbër Xhaferrin pritet të zhvillohet te enjten.

    Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.

    Arbër Xhaferri lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948.
    Zoti Xhaferi ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë. Në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. Ai e drejtoi këtë parti deri në vitin 2007.

    Xhaferri ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës.

    Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferri njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive.

    (d.b/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •