Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tri finalistët që do të konkurrojnë për çmimin e lojtarit më të mirë në Europë sipas UEFA-s që do të dorëzohet më 30 gusht në Monako, ku do të bëhet edhe tërheqja e shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
http://www.uefa.com/uefa/uefa-best-p...ees/index.html
Fituesi i këtij çmimi do të zgjidhet nga gazetarë sportivë të 53 vendeve anëtare të UEFA-s me anë të votimit elektronik.
Lista e gazetarëve të cilët do të marin pjesë në votim:
http://www.uefa.com/uefa/uefa-best-p...nel/index.html
Vitin e kaluar ishte Lionel Messi fitues i çmimit "UEFA Best Player in Europe Award 2011" me 39 vota të grumbulluara, duke e mposhtur bashkëlojtarin e tij tek Barcelona, Xavi Hernandez me 11 vota, dhe Cristiano Ronaldo me 3 vota.
Këtu i keni votat publike për vitin 2011 se si kanë votuar gazetarët:
http://www.uefa.com/uefa/uefa-best-p...nel/index.html
Kush do të jetë fitues i çmimit lojtari më i mirë në Europë për vitin 2012 nga UEFA?
Ruaj Lidhjet