Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    13-vjeçarja Maqedonase shitet nuse për 3 mijë €

    13-vjeçarja shitet nuse për 3 mijë €, torturohet e përdhunohet nga vjehrra e bashkëshorti

    ITALI- Një 13-vjeçare nga Maqedonia u shit nga prindërit e saj për 3 mijë euro, në një familje maqedonase që jeton në Itali. Pasi babai i saj mori paratë e kërkuara, vajza u dërgua si një pako në Venezia, ku jetonte 17-vjeçari që ‘e bleu’ si bashkëshorte.

    Sapo mbërriti në Itali, vajza u torturua dhe u përdhunua nga 17-vjeçari dhe nëna e tij. Siç raportojnë mediat në Itali, torturat organizoheshin nga nëna e djalit, për tu treguar të afërmve se nusja e shtëpisë ishte e urtë dhe mbi të gjitha e virgjër.

    Vjehrra 34-vjeçare Jasar Nermin, organizoi një festë me të afërmit, pak ditë pas mbërritjes së vajzës, për tu treguar atyre çarçafin që vërtetonte se nusja ishte e paprekur. Dhe për këtë ajo e kishte detyruar djalin që të përdhunonte nusen e tij të mitur dhe e kishte rrahur barbarisht vajzën që tu bindej urdhrave të saj.

    Babai dhe motrat e djalit nuk ishin në dijeni të torturave që i bëheshin nuses së re, pasi 34-vjeçarja e kishte kërcënuar vajzën që të mos i tregonte askujt për ato që ndodhnin gjatë ditës, kur kryefamiljari nuk ndodhej në shtëpi.

    13-vjeçarja kishte tentuar të arratisej disa herë nga shtëpia, dhe për këtë ishte dënuar rëndë nga vjehrra, e cila e detyronte të futej në vaskë me akull apo të qëndronte për orë të tëra në këmbë.

    Hetimet e policisë filluan më 2 gusht, kur disa fqinjë kishin lajmëruar për prezencën e një vajze që kërkonte shpesh ndihmë. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia italiane bëri të mundur arrestimin e 34-vjeçares maqedonase Jasar Nermin dhe djalit të saj 17-vjeçar, nën akuzën e torturimit dhe dhunimit seksual të së miturës.

    Vajza u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan shenja dhune dhe plagë djegieje në trupin e saj. Tashmë ajo është nën kujdesin e specialistëve, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    E shkreta goc,kur ste don te miren prindi e po te don i huai.
    Me mire mos te lexosh kesi lajmesh.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Do jene arixhinje(rom) me siguri.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Vjehrra 34?! Mos donte ti sherbente nusja qe nuk priti ta martonte cunin kalama? Mjere disa femra cfare prinderish kane e ne dere te kujt futen!!!
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Shqiptari 30-vjeçar nga Maqedonia, Adnan Rusanovski u dënua nga një gjykatë e Melburnit në Australi me burgim 15 muaj, pasi rrahu bashkëshorten



    Shqiptari 30-vjeçar nga Maqedonia, Adnan Rusanovski u dënua nga një gjykatë e Melburnit në Australi me burgim 15 muaj, pasi rrahu bashkëshorten e tij brenda në limuzinë, gjatë kohës që po shkonin në banket ditën e martesës së tyre.

    Sipas dëshmisë së shoferit të limuzinës, nusja 28-vjeçare ishte nxirë dhe ishte mbushur me gjak, pasi bashkëshorti e kishte qëlluar me grusht në fytyrë më shumë se një herë, madje tentoi ta mbyste, transmeton Editorial.
    Rusanovski u arrestua në banket, ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua në spital.

    /Indeksonline.net/


    LOL shume te dhunshem ju
    Revolution 1848

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Ky eshte lajm leshi lool.

    Nuk e di nga i gjeni kto lajme ,nga mbiemri nuk duket si shqipetar apo te them me mire nuk tingllon shqip Rusanovski ky duhet te jet gabel.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga kriko-38 Lexo Postimin
    Ky eshte lajm leshi lool.

    Nuk e di nga i gjeni kto lajme ,nga mbiemri nuk duket si shqipetar apo te them me mire nuk tingllon shqip Rusanovski ky duhet te jet gabel.
    Edhe mua nga mbiemri ashtu me duket, por meqe lajmi e kishte ashtu edhe une ashtu e postova

    P.S

    Nuk eshte ndonje cudi e madhe fundja fundit apo jo ? Shqiptaret shquhen per kerrbac ndaj grave dhe femijeve
    Revolution 1848

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    pupu njerez te semur, mamaja 34 vjecare te djalit 17 vjecar do te marri hakmarrjen e saj tek dikush tjeter siduket...kafsha ishalla i bie nje infrakt asaj dhe dialit te saj...dhe prinderit e saj kaluar kafshesh...si marr vesh keta njerez, sikur ju eshte hyr dreqi ne trup
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 17-08-2012 më 14:42
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    i raft infrakt hahahahaah sa kisha pa e degjuar kete..rexho..lool

    njerez ordinere ka sa duash

    veprime qe te lene pa mend
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    lol infrakt ose i hengert kanceri
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  11. #11
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    ehe..lool

    tek shkrimi thote qe 13 vjecarja u perdhunu nga 17 vjecari dhe nena e tij.

    Mire cuni qe mund ta kete perdhunuar, por e jema si e ka perdhunuar?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    ehe..lool

    tek shkrimi thote qe 13 vjecarja u perdhunu nga 17 vjecari dhe nena e tij.

    Mire cuni qe mund ta kete perdhunuar, por e jema si e ka perdhunuar?
    kishte shenja cigare, mos e kan fjalen per kete gje :/
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •