-
Policia keshillon Hajdutet..
Te dashur shok Hajduta.. Ne kazinot tuaja vjedhese e rruajtese mos punesoni hajduter do kudo po pak te kujdeshem.. qe vjedhin vetem popullin e jo juve..
Keshtu keshillon policia..
Ja lexojeni vete..
----
KJ
-
Administratori i kazinose i humb leket ne loje, denoncon grabitje me maske
Tirane - Administratori i kazinose sajon grabitjen e armatosur me maska, per te justifikuar harxhimin e lekeve te xhiros ditore, ne bixhoz. Policia e Tiranes prangosi mengjesin e djeshem, si te dyshuar denoncuesin e rreme Elton Llala, 30 vjec, banues ne kryeqytet. Burime zyrtare shpjeguan, se pas mesnates se shtune, i riu ka denoncuar nje grabitje me arme te kazinose, ku ishte punesuar si administrator dhe pretendonte se persona te maskuar i kishin vjedhur te gjithe xhiron e bere, rreth 500 mije leke, duke e kercenuar me jete. Menjehere, ne lokalin e lojerave te fatit jane mbledhur prova dhe u mor deshmia e punonjesit, ndersa pas dy oresh u zbulua se deshmia ishte e rreme. Llala punonte ne nje lokal kazino "Admiral", qe sherbente dhe si bar, ne rrugen "Bardhok Biba". "I dyshuari pretendoi se ishin dy personat e maskuar qe e kishin grabitur me arme, por nga verifikimet rezultoi se denoncimi ishte i rreme. Rreth ores 03:45, agjentet e Seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme, zbardhen kete ngjarje dhe prangosen 30-vjecarin", - beri me dije policia e kryeqytetit. Hetuesit provuan se Llala kishte luajtur vete ne kazino shumen qe pretendonte se ia kishin grabitur persona te armatosur dhe te maskuar. Per te justifikuar mungesen e parave tek pronari i pikes, pasi do te kryente dhe mbylljet, ai ka denoncuar grabitjen. Ndaj 30-vjecarit Elton Llala, eshte marre masa e arrestit ne flagrance, per konsumim e vepres penale te "kallezimit te rreme".
Thirrja
Policia e Tiranes i beri dje thirrje te gjithe pronareve te ketyre bizneseve, lojera fati apo pika bastesh, te jene te kujdesshem ne perzgjedhjen e stafit dhe marrjen e masave te sigurise se brendshme, pasi jane evidentuar disa raste te tilla kallezimesh te rreme per grabitje, nderkohe qe vjedhja eshte kryer nga vete personeli. Po e njejta thirrje iu be edhe qytetareve per bashkepunim.
--
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt