Vėzhgim nė Tiranė e nė disa rrethe
Ushqimet e shqiptarėve
Familjet vijojnė tė konsumojnė ushqime tė pakontrolluara
Nė ditėt mė tė nxehta tė vitit dhe nė kulmin e prodhimeve bujqėsore, shqiptarėt vijojnė tė konsumojnė produkte tė pakontrolluara. Sipas njė vėzhgimi tė gazetės “Shqip” nė disa rrethe, produktet bujqėsore janė rritur dhe pjekur me hormone, ashtu si edhe frutat, ndėrsa nuk ka njė kontroll pėr mishin dhe bulmetet, qė vijojnė tė shiten edhe nė rrugė apo nė njė vapė pėrvėluese pa kushte frigoriferike. Edhe nė Tiranė, produktet bujqėsore shiten nė rrugė, apo edhe nė tregje tė pakontrolluara. Njė nga produktet bujqėsore mė tė konsumuara ėshtė domatja. Nga vėzhgimet ka rezultuar se fermerėt e spėrkasin bimėn dhe kokrrėn me stimulues pjekjeje (hormone), ēka sjell pjekjen jo normale. Ndėrkohė, shalqiri rezulton se njė pjesė qė tregtohet ėshtė gjysmė kungull. Bujqit e shartojnė bimėn dhe i vendosin krahėza kungulli. Shalqiri ėshtė shumė i kuq, rritet me pėrmasa tė mėdha, por nuk ka shije. E njėjta pjekje ndodh edhe me disa fruta. Tė gjithėve besoj se na ka qėlluar qė pjeshkat tė na qullosen. Specialistėt pohojnė se nė kėtė rast pjeshka ėshtė “pjekur” me hormone. Nėse pjeshka ēahet nė dysh dhe nuk qulloset, ka njė pjekje natyrale. Ndėrkohė, hile ka edhe pjekja e rrushit, ku vreshtat spėrkaten me hormone qė ndihmojnė pjekjen sa mė parė. Shpeshherė “lufta bėhet kush e pjek mė parė rrushin, me qėllim qė tė kapin edhe ēmimin pėr kilogram tė lartė. Ndėrkohė, edhe tregu i mishit ka probleme. Veterinerėt i injektojnė kryesisht viēit nė qafė hormone, me qėllim rritjen dhe fryrjen e viēit. Kemi dėgjuar raste qė disa persona janė fryrė, pasi kanė konsumuar mishin nė pjesėn e qafės. s. ē.
Tiranė
Frutat dhe perimet nuk e kanė shijen e dikurshme
Nė kryeqytetin shqiptar ka dhjetėra tregje qė shesin produkte bujqėsore. Prodhimet vijnė kryesisht nga jashtė, por ka edhe prodhim vendas, kryesisht nga Lushnja. Ajo qė vihet re te banorėt ėshtė se produktet nuk kanė tė njėjtėn shije si para disa vitesh, pasi fermerėt po pėrdorin hormonet nė produktet e tyre. Pėr kėtė problem ka pasur dhjetėra ankesa, megjithėse nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė masė ndaj kėtyre subjekteve. Ndėrkohė, situata duket alarmante nė tregtimin e mishit dhe tė bulmetit, tė cilėt nxirren madje edhe jashtė dyqaneve pėr ekspozim. Nė kėtė stinė tė nxehtė, kėto produkte mund tė prishen nga temperaturat e larta dhe rekomandohet qė tė mbahen nė kushte frigoriferike. Specialistėt u bėjnė thirrje konsumatorėve qė t’i kontrollojnė mė parė produktet, pasi ekziston mundėsia qė tė jenė tė prishura.
Durrės
Tregtimi i mishit, jashtė kushteve higjieno-sanitare
Tregtimi i mishit nė Durrės bėhet jashtė kushteve higjieno-sanitare. U bėhet thirrje familjeve qė tė mos e konsumojnė mishin e gjėsė sė gjallė qė theret para dyqaneve, thuajse nė rrugė nė mes tė pluhurit dhe ndikimit tė agjentėve atmosferikė. Nė qytetin e Durrėsit mungon edhe njė thertore qė tė disiplinojė therjet dhe cilėsinė e tregtimit tė mishit. Ndėrkohė, Agjencia e Kontrollit Ushqimor mėsohet se ka kallėzuar nė prokurori 10 subjekte qė tregtojnė mishin jashtė kushteve minimale higjieno-sanitare pėrgjatė aksit rrugor Nikėl-Thumanė. Ndėrkohė, situata nė shumė prej njėsive tregtare lė pėr tė dėshiruar. Kontrollet janė pėrqendruar mė shumė nė zonėn e plazhit. Rrezik potencial janė shitėsit ambulantė tė akulloreve, byrekėve me vezė, gjizė dhe mish, tė cilat nėn ndikimin e temperaturave tė larta kthehen nė rrezik pėr shėndetin e konsumatorėve. v. q.
Elbasan
Produktet blegtorale dhe bujqėsore shiten nė trotuare
Tregu i fruta-perimeve nė Elbasan nuk ka hapėsira tė bollshme pėr plotėsimin e nevojave tė tregtarėve, duke bėrė qė shitėsit informalė tė zaptojnė rrugicat apo trotuaret e qytetit. Produktet blegtorale dhe bujqėsore shiten nė vende qė nuk i plotėsojnė kriteret higjieno-sanitare. Rreziku bėhet edhe mė i madh, pikėrisht me rritjen e temperaturave, ku produktet ekspozohen nga pluhurat dhe dielli. Nė “minitregjet” informale shiten edhe nėnproduktet e bulmetit, si gjalpi, djathi, qumėshti e tė tjerė. Ėshtė mjaft e vėshtirė qė nė treg tė gjesh prodhime bujqėsore tė patrajtuara me hormone. Autoriteti Kombėtar i Ushqimit ėshtė nė gjendje “gjumi”. Qumėshti shitet me bidonė tė ekspozuar nė diell dhe pluhur. E njėjta gjė shihet qartė edhe pėr tregtimin e mishit, ku njė pjesė e tregtarėve e shesin peshkun apo mishin e pulave nė karroca dore apo furgonė. s.m.
Kukės
Problem produktet e skaduara, masa ndaj disa subjekteve
Temperaturat e larta e kanė shtuar rrezikun e helmimeve nga produktet e skaduara qė tregtohen nė tregun e Kukėsit, si dhe tė produkteve tė tjera qė prishen, pėr shkak tė kushteve tė dobėta tė ruajtjes. Autoriteti Kombėtar i Ushqimit nė Kukės ka ushtruar njė numėr kontrollesh dhe janė sekuestruar tė gjitha produktet ushqimore qė kanė rezultuar qė t’u ketė kaluar afati i pėrdorimit. Janė sekuestruar dhe asgjėsuar disa kv me ushqime tė skaduara, duke pėrfshirė mishin e paketuar, lloje proshutash dhe sallame, bulmetet etj., duke paralajmėruar pronarėt pėr masa me gjobė deri nė mbyllje tė aktiviteteve nė rastet e pėrsėritjes. Nga ana tjetėr, nė ditėt e nxehta tė gushtit janė ushtruar kontrolle edhe pėr cilėsinė e ujit qė marrin konsumatorėt duke kontrolluar sasinė e ndotjes mikrobike me kampione tė marra nė 12 pika fundore tė sistemit, duke rekomanduar kėshtu edhe shtimin e sasisė sė klorit nė depot pėrkatėse. s. d.
Lezhė
Mishi tregtohet nė rrugėt nacionale, nė mes tė pluhurit
Kontrolli i specialistėve tė Agjencisė sė Konsumimit nga Fushė-Kruja deri nė Lezhė mungon totalisht. Edhe pse ka dy vite qė ka dalė njė urdhėr nga ana e Ministrisė sė Bujqėsisė pėr tė mos lejuar tregtimin e mishit anės autostradės, deri tani njė gjė e tillė nuk ėshtė ndaluar. Tregu i fruta-perimeve nė Fushė-Krujė ėshtė nga mė tė ndoturit, ku tregtarėt, shumica e tyre, shesin jashtė tregut. Nė Mamurras, edhe pse tregu i fruta-perimeve ėshtė i ndėrtuar, mungon uji dhe tregtarėt shesin nė tė dy anėt e rrugės. Nė Laē, njė treg qė ėshtė ngritur ngjitur me tregun e qytetit, por qė ėshtė privat, ka tėrhequr mė shumė tregtarėt, por dhe kėtu kushtet janė skandaloze. Nė Milot mungon tregu. Nė Lezhė ėshtė pothuajse e njėjta situata. Bashkia nuk arrin t’i dėrgojė tregtarėt e fruta-perimeve nė tregun e qytetit. Ndėrsa nė Shėngjin, tregu i fruta-perimeve mungon e pėr pasojė tregtarėt shesin nė ēdo vend. a. b.
Shkodėr
Tregu i fruta-perimeve nuk funksionon, shitet nė rrugė
Prej tre vitesh tregu i fruta-perimeve nė qytetin e Shkodrės nuk funksionon dhe tregtarėt janė tė detyruar tė shesin produktet e tyre jashtė nė terren, tė ekspozuar nga pluhuri dhe mbeturinat e shumta qė kanė rrethuar tregun. Gjendja e tregut lė shumė pėr tė dėshiruar, pėrveēse tregu ėshtė shembur, ai ėshtė kthyer nė njė vend grumbulli mbeturinash, pse jo disa pjesė tė tregut shėrbejnė si banjė publike tė tregtarėve nga fshati qė vijnė nga larg pėr tė shitur prodhimet. Fakti qė nuk ka njė treg tė stacionuar ka bėrė qė dhe kontrollet pėr cilėsinė tė jenė tepėr tė vėshtira, pėr faktin se fshatarėt qė tregtojnė apo tregtarėt e tjerė ambulantė shesin mallrat e tyre nė shumė zona dhe nė mėnyrė tė paorganizuar. Qytetarėt e Shkodrės po blejnė fruta-perime tė pakontrolluara dhe jashtė ēdo standardi tė higjienės, pėr mė tepėr nė kėto ditė tė nxehta, ku temperaturat e larta provokojnė pėrhapjen e baktereve tė ndryshme. a. h.
Fier-Lushnjė
Ushqimet mes pluhurit dhe tymit tė makinave
Dy qytetet mė tė mėdha myzeqare, Fieri dhe Lushnja janė pushtuar nga shitėsit ambulantė tė produkteve ushqimore. Por ajo qė na shqetėson mė shumė janė cilėsia e produkteve ushqimore si dhe kushtet higjienės, nė tė cilat tregtohen ato. Kėshtu, pjesa mė e madhe e perimeve dhe frutave tregtohen nė qiell tė hapur, nėpėr trotuare, mjaft pranė rrugėve automobilistike qė pėrshkohen nga mijėra autovetura, tė cilat shkaktojnė ndotje toksike. Por, edhe nė merkatot ku shiten prodhimet bujqėsore higjiena ėshtė jashtė ēdo norme. Ky shqetėsim ėshtė ngritur shpesh herė nė media nga zyrtarė tė Sektorit tė Higjenės pranė Drejtorisė Rajonale tė Shėndetit Fier. Por, shqetėsimi mė i madh i konsumatorėve ėshtė cilėsia dhe pėrbėrja e produkteve ushqimore qė tregtohen nė zonat urbane dhe rurale tė Qarkut tė Fierit. Kėshtu, mjaft prodhime bujqėsore, si domatja, trangulli, shalqiri, pjeprat mėsohet se pėrmbajnė hormone. e. h.
Domatja
Tregtohen domate serre dhe fushe. Por kjo ka edhe “hilet” e veta. Fermerėt spėrkasin bimėn dhe kokrrėn me stimulues pjekjeje (hormone tė rrezikshme). Nga jashtė ėshtė e kuqe, ndėrsa nga brenda jeshile.
Kastraveci
Fermerėt pėrdorin hormone pėr rritjen e kastravecit. Hormonet hidhen nė sistemin vaditės tė bimėve. Uji trazohet me plehrat dhe gjatė vaditjes merren hormonet. Kastraveci nė disa raste ngjason me kungullin.
Speca dhe patėllxhani
Nga vėzhgimi ka rezultuar se bujqit stimulojnė rritjen e bimės. Megjithatė ka shumė pak gjasa qė nė kėto bimė tė pėrdoren hormonet. S’ka ankesa pėr kėto zarzavate.
Shalqiri
Jo gjithmonė ėshtė i shijshėm. Rezulton se njė pjesė qė tregtohet ėshtė gjysmė kungull. Bujqit e shartojnė bimėn dhe i vendosin krahėza kungulli. Shalqiri ėshtė shumė i kuq, rritet me pėrmasa tė mėdha, por nuk ka shije.
Pjepri
Nė disa zona, fermerėt stimulojnė rritjen e kokrrės me plehra tė ndryshme kimike, madje edhe me hormone. Nė momentin qė kokrra bėhet e madhe, fermerėt pėrdorin lyerje tė kokrrės pėr ta pjekur sa mė parė.
Pjeshkat
Fermerėt kanė arritur tė gjejnė edhe hormone pjekjeje pėr pjeshkat, me qėllim hedhjen e saj sa mė parė nė treg. Pjeshkat na qullosen, megjithėse s’janė pjekur mirė. Nė kėtė rast, pjeshka ėshtė “pjekur” me hormone
Dardhat
Mania e tregtarėve pėr tė nxjerrė produktet bujqėsore dhe frutore sa mė parė nė treg ka sjellė qė dardhat tė tregtohen tė papjekura. Kėto fruta serviren jeshile dhe s’kanė shije, tė mbledhin gjuhėn.
Rrushi
Kultivuesit e rrushit pėrdorin ilaēe (nė gjuhėn popullore helme) pėr mbajtjen e bistakėve tė pakalbur. Kohėt e fundit ata spėrkasin vreshtat me hormone qė ndihmojnė pjekjen. “Lufta” bėhet kush e pjek mė parė rrushin, me qėllim tė kapin edhe ēmimin pėr kilogram tė lartė.
Mishi
Kryesisht mishi i viēit ka edhe “hilet” e veta. Veterinerėt i injektojnė nė qafė hormone, me qėllim rritjen dhe fryrjen e viēit. Ka raste qė disa persona janė fryrė, pasi kanė konsumuar mishin nė pjesėn e qafės.
Bulmetrat
Konsumatorėt duhet tė kenė kujdes, pasi ekspozimi nė diell dhe mbajtja nė kushte jo tė mira higjieno-sanitare mund tė sjellė prishjen e bulmetit. Qumėshti duhet tė mbahet nė vend tė freskėt, ashtu edhe nėnproduktet e tij, djathi, gjiza apo kosi.
/shqip/
Krijoni Kontakt