Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Edhe pse jashte teme ,mirepo ne lidhje me kodoshet e tipit Veton Surroi pasi e permendet ketu.Ja nje citat shume i drejte nga nje analist shqiptar:

    "Në fund të shekullit të kaluar, si ambasador i SHBA-ve në Shkup, ka punuar një diplomatë i shquar, përkrahës i fortë i presidentit Rugova për urtësinë e tij politike dhe njëherit shumë mik i fortë i shqiptarëve, Christopher Hill. Atëkohë ai, si ambasador, e mbulonte edhe Kosovën, që ishte nën okupimin klasik të regjimit të magogëve serb të Beogradit, i cili në një ndeje, gjatë luftimeve të para të UCK-së në Kosovë, me Abdurrahman Alitin e PPD-së, i kishte pas thënë: ”Do të ndodhë diçka e mirë për Kosovën, por unë dua t’ua lë një amanet, nëse pas asaj të mire historike që do të ndodh, nëse e shoh se aty prapë përzihet Veton Surroi dhe Bujar Bukoshi, mos e gëzoftë Kosova atë të mirë, ngase i mora në Amerikë, gjoja të mbrojnë Kosovën, më ikën nga aeroporti dhe nuk i pash më, ata kishin qenë dallaverexhinjtë e Kosovës...”

    Prej atëherë e deri më sot kanë shkuar afër 15 vjetë. Veton Surroi, pas përfundimit të luftës në Kosovë, filloi të përzihet prap në politikë, deri sa ishte edhe anëtar i grupit negociator për Kosovën, por më lirinë që fituan shqiptarët, shumë shpejtë këtë amanet të Christopher Hillit me votën e tyre e realizuan për Veton Surroin. Kurse Bujar Bukoshi, përkundër humbjeve në zgjedhje, përdori gjitha akrobacionet të jetë megjithatë në qeveritë e Hashim Thaçit. Pse kjo ka ndodhur kështu, duhet më mirë të pyetet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli? Nuk po them se këta dy vetëm ia kanë kthyer borxhin Bujar Bukoshit, ngase ai arriti të manipuloi edhe djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova, pastaj ta bind të mos jetë në opozitë me partinë e Ramush Haradinajt, por të bëhet pjesë e qeverisë së Hashim Thaçit. Ndaj mos e sulmoni Kryeministrin e Kosovës, është në vijën e amanetit të ambasadorit Hill, ku është edhe vullneti i shumicës së shqiptarëve, sikur që ishte dikur me Ibrahim Rugovën. Ju atje në Kosovë duhet të akuzoni për gjithçka këta dallaverxhinjë, që nuk u bëhet vonë kurrë të dalin edhe me letra lamtumirëse për miqët e shqiptarëve dhe të dëmtojnë interesat strategjike të Kosovës në favor të atyre pan-slave në Ballkan."

    Artikulli i plote

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    ...
    Ndaj mos e sulmoni Kryeministrin e Kosovës, është në vijën e amanetit të ambasadorit Hill, ku është edhe vullneti i shumicës së shqiptarëve, sikur që ishte dikur me Ibrahim Rugovën. ...


    Vullneti i vertete i shumices se shqipetareve te Kosoves per Kosoven me gjase te madhe nuk ishte dhe nuk eshte ne vije me "amanetin" e Hill dhe politiken e Rugoves, e kurrsesi me politiken e Thaqit...

    Vullneti me real i shumices absolute te shqipetareve te Kosoves ne pergjithesi ishte, eshte dhe mbetet pavaresia e vertete e Kosoves, liria, barazia, demokracia, prosperiteti ekonomik dhe shoqeror... bashkimi kombetar. Dhe jo brenda 20, 50 apo 100 viteve te ardhshme!

    Interpretimi i "amaneteve" te diplomateve te huaj, i deshirave dhe binjeve te Rugoves dhe (sidomos) i marrezirave te vegles kuislinge Thaqi si vullnet i shumices se popullit eshte interpretim ireal, si shume te tilla qe behen nga politikanet, gazetaret dhe analistet ne Kosove. Shumica e ketyre, disa edhe qellimisht ose me pagese, vullnetin e elitave dhe rretheve te tyre e keqinterpretojne edhe si vullnet te shumices. Edhe pse shume nga ta e dine se mesatarja e shqipetareve te Kosoves nuk eshte e krahasueshme me elitat ose grupet e privilegjuara, te cilava u takojne ata. Ose nga te cilat jane te ndikuar dhe te dirigjuar.
    Secili, edhe analisti me i mire guxon te thote cfare te deshiroje ose sipas porosise. Por, as ai dhe as ata qe (eventualisht) e kane porositur nuk mund ta ndryshojne realitetin, pavaresisht qe mundohen medialisht ta paraqesin ashtu sic atyre ju pershtatet. Menyra me e lehte per te provuar vertetesine e analizave dhe deklaratave politike eshte ballafaqimi i tyre me realietetin e shumices se qytetareve.
    Ne nje vend, ku amanetet e dikujt dhe politikat e njerit apo tjetrit lider politik jane ne vije me vullnetin e shumices se popullit nuk mund te kete probleme dhe konflikte aq te theksuara dhe aq te medha, ne te gjitha sferat e mundshme te jetes, sic eshte rasti me Kosoven gjate gjitha periudhave ne te cilat kane vepruar apo veprojne ata, te cilet kinse jane ne vije me vullnetin e shumices.
    Prandaj, ose duhet konstatuar se amanetet dhe politika e te lartepermendurve nuk ishte dhe nuk eshte ne vije me vullnetin e shumices, ose duhet mohuar ekzistencen e problemeve te medha ne Kosove...
    Sidoqofte, edhe barazimi i Thaqit me Rugoven nga ana e autorit eshte gjithashtu nje absurditet tjeter.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    prit se amerikanet na i punoin edhe arat se pune tjeter nuk kan
    Nese amerikanet nuk na i punoin arat ateher kan per te mbet djerrina,sepse politikajt e sodit te gjith mbar jan te zhytur ne krim,prandaj nuk e luftoin krimin.
    Per vetonin ai ne te gjitha ngjarjet e medha te kosoves ka qen pjesmarres,por pas luftes u ngriten ne kemb barinjet dhe zbriten ne prishtin deri sa kosoven e ben vendin me te mjer te rruzullit.
    Une nuk shof qe keta politikaruca do te ndalen se mjeluri kosoven deri sa amerikanet nuk i ndalin.
    Vetonin nuk e di pse e keni ngatrru kur ketu nuk behet tem per te,por tema eshte bashkpunimi i shikut me serbin qe vet akteret po deshmoin,pra merruni me temen,sepse ateher kur rugova pat then se jan elemente serbe paten kundershtu bile disa rrinin vetem ne kemb te mrama e tash kur qdo gje po del sheshit e kan fut bishtin nder kemb e nuk po bejn ze.
    Ditet ne vazhdim do jen zhgenjyese per disa qe nuk shofin me larg se hunden e tyre

  4. #24
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Nuk më kujtohet tani emri i njërit nga profesorat e shkollës teknike të Prishtinës, i cili ishte profesorë i marksizmit gjatë '80-ve dhe pastaj surratin e tij e kamë parë pas lufte edhe në udhëheqjen komunale të Prishtinës. M'a të "kuq" se ai s'kam pa kurrë dhe tani sa herë e ndëgjoi emrin Buzhala ai gjithnjë më kujtohet.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  5. #25
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Nuk më kujtohet tani emri i njërit nga profesorat e shkollës teknike të Prishtinës, i cili ishte profesorë i marksizmit gjatë '80-ve dhe pastaj surratin e tij e kamë parë pas lufte edhe në udhëheqjen komunale të Prishtinës. M'a të "kuq" se ai s'kam pa kurrë dhe tani sa herë e ndëgjoi emrin Buzhala ai gjithnjë më kujtohet.
    Une i kam lexuar shkrimet e Buzhales, kushtuar Veton surroit. Ajo qe me pelqeu te Buzhala ishte se, Buzhala nuk u mor (sic merren zakonisht konspiracionistet) me "lidhjet" me udb e gjera te tilla, mirepo shume thjesht u mor me gjerat konkrete te cilat vet Veton Surroi i kishte shkruar ne vitin 1986.

    Ajo qe ke pershtypja ime e pare ishte se per te ndryshuar kaq shume Surroi nga 1986 deri me sot ka qene dashur ta nderroj karakterin. Une sic e di karakteri nuk ndryshohet ( eshte fjala per karakterin e fort dhe te duhur), mirepo Surroi duhet te jet pa karakter qe ti kete bere ato shkrime atehere anti-kapitaliste dhe tani eshte perfitues i kapitalizmit "borgjez" sic thot ai ...
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O burra po qka din me shkru Buzhala,he kuku perneve ne qfar niveli kemi ra,po me dele me qu ate eshte tmerr,e lerem me shume,ani edhe deputet e kan ba,ja qfar niveli kemi te parlamentit.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Une i kam lexuar shkrimet e Buzhales, kushtuar Veton surroit. Ajo qe me pelqeu te Buzhala ishte se, Buzhala nuk u mor (sic merren zakonisht konspiracionistet) me "lidhjet" me udb e gjera te tilla, mirepo shume thjesht u mor me gjerat konkrete te cilat vet Veton Surroi i kishte shkruar ne vitin 1986.

    Ajo qe ke pershtypja ime e pare ishte se per te ndryshuar kaq shume Surroi nga 1986 deri me sot ka qene dashur ta nderroj karakterin. Une sic e di karakteri nuk ndryshohet ( eshte fjala per karakterin e fort dhe te duhur), mirepo Surroi duhet te jet pa karakter qe ti kete bere ato shkrime atehere anti-kapitaliste dhe tani eshte perfitues i kapitalizmit "borgjez" sic thot ai ...
    buzhalla kah udeba nuk guxon me fol se ai e ka edhe baben udebash edhe vet eshte neoudebash!
    per vetonin pajtohem me z. brarin teresisht!

    kriminelet qe erdhen ne pushtet duke vjdh pushtetin nuk e luftoin veten(krimin)!
    por punet(krimet) qe kane bere nuk po i lene ta shijojne pasurine e vjedhur

    lufta brenda llojit ne pdk po duket qe ka marre vrull!
    linja e thacit kadri veselit(brenda pdk) po perpiqet te eliminoi linjen e azem syles jakup krasniqit fatmir limes nga pdk!

    sipas te gjtha gjasave linja e thacit dhe veselit do te fitoi luften brenda pdk-se!
    lufta brenda lloit po zhvillohet edhe me tutje!

    linja e thacit po ia nxjerr ne shesh krimet politike ekonomike linjes se azem syles xhavit halitit kjo eshte arma e fuqishme e linjes thaci-veseli ne luften brenda lloit !

  8. #28
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    buzhalla kah udeba nuk guxon me fol se ai e ka edhe baben udebash edhe vet eshte neoudebash!
    per vetonin pajtohem me z. brarin teresisht!

    kriminelet qe erdhen ne pushtet duke vjdh pushtetin nuk e luftoin veten(krimin)!
    por punet(krimet) qe kane bere nuk po i lene ta shijojne pasurine e vjedhur

    lufta brenda llojit ne pdk po duket qe ka marre vrull!
    linja e thacit kadri veselit(brenda pdk) po perpiqet te eliminoi linjen e azem syles jakup krasniqit fatmir limes nga pdk!

    sipas te gjtha gjasave linja e thacit dhe veselit do te fitoi luften brenda pdk-se!
    lufta brenda lloit po zhvillohet edhe me tutje!

    linja e thacit po ia nxjerr ne shesh krimet politike ekonomike linjes se azem syles xhavit halitit kjo eshte arma e fuqishme e linjes thaci-veseli ne luften brenda lloit !
    Shiko ti gjithnje i sjell shkrimet e njejta, ske asgje te re ne ndonje shkrim .... e vertet . Nuk e di sa percjell TV , mirepo Buzhala ka qene Pro hapjeve te dosjeve per ish spiunet e Jugosllavise.

    Une i lexoj me knaqesi shkrimet e tija, dhe sidomos keto te fundit. Me kane pelqyer per arsyen se asnjehere ne shkrime nuk ka permend Shik, Bia, udb, cia, bnd etj.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet nji pendese..
    sikur bllaca duhen dhe shum tjer te hapen.. te tregojn vet gjerat qe e mundojn ndergjegjen e kombit..
    e te dal burimi qe i ka frymezue e nxit vrasjet para e mbas shpine.. gjat e pas lufte..
    kjo eshte zgjidhja..

    nuk shkon me genjeshtra mbas genjeshtrash..
    asht pshtim per ata vet ne se pranojn si e qysh e pse e ban qat "luft".. pra luften kunder ldk e rugoves.. kinse po vrasin shpijuna.. e po luftojn "gaNDIZMIN" se qatyne vet po u hajshin duret per luft.. luft pi rogner mynshen hamburg-erit..

    ta thon hapur se direktiven e kishin pi shtabeve mu.taviste ne tiran..

    vec e komplikojn gjendjen e kosoves e te veten .. e semurin rinin me pallavra qe jan te detyruar ti shpikin e ti sofistikojn e ti sterhollojn nga viti ne vit..
    bllaca e dha shembullin.. se si duhet..

  10. #30
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Te lexosh shkrime te Buzhales , eshte nencmim per veten . Tip i pashkolluar apo i shkolluar pa 2 dite shkolle .

    Sa per Surroin , presim te ardhmen te na tregoj sepse ne dite te sodit eshte shume veshtire te dallosh tradhtarin nga atdhetari , sidomos tek ne shqiptaret.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •