Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Naim Miftari: Vëllai i Thaçit, informator i UDB-së (Video).

    Publikuar: 10.08.2012 - 16:32

    Prishtinë, 10 gusht - Në një video ekskluzive që e ka siguruar Koha Ditore, shihen bashkë dy të vetëshpallurit agjentë të SHIK-ut duke folur për “problemet e mëdha”.

    Dy personazhet, të bërë të famshëm së fundi për përplasjet mes tyre dhe letrat e shkëmbyera mes veti, ishin takuar kohë më parë në shtëpinë e Nazim Bllacës.

    Në këtë takim ata flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjera.

    Në këtë video, Naim Miftari, i cili në gjykatë kishte mohuar që njihej me Nazim Bllacën, kurse tash shihet duke pirë çaj në shtëpinë tij, pretendon se ka fakte që e implikojnë vëllanë e kryeministrit Hashim Thaçi me shërbimin informativ serb (UDB).

    Megjithëse publikisht thotë që nuk është Azem Syla pjesë e SHIK-ut, në shtëpinë e agjentit Nazim Bllaca, Naim Miftari e pohon të kundërtën.

    Ai madje pretendon se informacionet e marra nga Shërbimi Informativ i Kosovës fillimisht shpërndaheshin në shërbimet sekrete serbe e pastaj ktheheshin në instancat kosovare.

    Miftari në këtë video flet edhe për shumë raste tjera të ndjeshme e të cilat deri tani kanë qenë enigmatike.

    Bashkëngjitur mund ta ndiqni videon ekskluzive të kësaj bisede.


    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=csNmvjZk3ag

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Publikuar: 09.08.2012 - 16:13

    Prishtinë, 9 gusht – Naim Miftari i është përgjigjur me një letër Nazim Bllacës. Ai përmbajtjen e kësaj letre e ka bërë publike nëpërmjet publikimit të saj për mjetet e informimit, të cilën e sjellim në tërësi.

    “Në një Letrës tuaj as që ka vlerë me ju përgjigj, por unë atë që e kam thënë në publik, është e shkruar, e çka deklaroj e s‘ke nevojë me rrejt kurrgjë.

    Nuk ke nevojë as me u bërë kinse ekspert i kriminalistikës e bombave, i drejtësisë, CD-ve, filozof, astronom etj. Etj., ku do me dal ti me fantazinë tënde, z. Bllaca.

    Mos mundo me kanë në qendër të vëmendjes, me kanë VIP, se nuk je o “mijush”.

    Të gjithë e dinë kush je ti e kush jam unë. Ti je një i izoluar si mini në vrimën e “300 groshëve”. Nëse duhet gjithmonë dikush me bërë polemika me ty nëpërmjet shtypit, me rrjet, gjete tjetërkënd, jo mua.

    Kush je ti që po mendon se Kosova sillet rreth teje dhe pos teje s’ka kush ndjek drejtësinë ?!

    Mos tento me qel fronte tjera, sikur dhelprës kur ju ka kall bishti e ka menduar se u kall bota.

    Thuju “mësuesve” tu vendor se e kanë shumë gabim nëse mendojnë se ti kështu me këto fjalë rrugaçësh mundesh me më nxitë mua me hy unë në vallen tuaj.

    Nuk ju vlen as ofensiva mediatike e nisur kundër meje, e ndihmuar nga kodoshët e pushtetit (milionerët e SHIK-ut)

    I kam pritur këto ofensiva qe disa kohë. Pres akoma të tjera, por s’jua kam frikën as letrave tuja e as hakmarrjes se gazetës tanë, dhe as të askujt tjetër.

    Shumë qeshem me këtë frazën tuaj kur citoni skuadra e “vrasjeve”.

    As zyrtarët e SHIK-ut se dinë ku ke qen e kanë filluar të dyshojnë se as informatori i tyre s’ke qenë fare. Për çfarë skuadrash flet ti, të futbollit a çka?!

    Thuaje vetëm të vërtetën dhe atë qe e din. Merru me dostat e tu të biznesit z. Mijush!

    Mos e ëndërro me qen “star” se nuk jeni. Mos u mundoni kot, ti dhe ai mësuesi i “vogël”, se jeni shumë të vegjël me luajt lojna të mëdha!

    Mendojë se jem shtet tani. Dhe tentimi me më hasmuar me disa njerëz që unë i njoh dhe për disa nga ta kam mendim shumë pozitiv , si Jasharët (legjendarët), Qerqizin etj etj. nuk do të keni sukses.

    Në këtë lloj as ty e as “mësuesve” tu . Për Thaçin e Veselin, edhe pse nuk i dua, kam arsyet personale, por prapë se prapi nuk ua ngjes atë që nuk e kanë.

    Pa marrë parasysh tentimin ë “mësuesve” tuaj, edhe hasëm po ti kem nuk ua ngjes atë që nuk e kanë.

    Tentimi i juaj për të djegë Azem Sylën përmes meje nuk do të ketë sukses!

    Ku e keni parë ju atë film që Ministri i Mbrojtjes i UÇK-së me kanë anëtar i një OJQ-së (SHIK-ut në këtë rast) ?!

    E di që e keni frikën se mos po harroheni dhe po tentoni me u kap për fije të (k)barit të thatë, kurse fjalët lavire e fjalë rrugaçësh e skizofrenësh unë juve nuk dot j’ua them.

    Dallon edhe niveli SHIK-ut tënd me SHIK-un tim, z. Mijush!

    Nëse unë do të rreja në Gjykatë se Azem Syla, Kadri Veseli, e të tërë me radhë, janë skuadër vrasjesh a do t’ju kishte mbushur apetiti i barkut të Bossit tënd vendor me këtë rren?!

    Dije, atë ditë që e ëndërroi me u bërë si ti, nuk jetoi më!

    Mijush, mos e vlerëso vetën për baba të drejtësisë në Kosovë !

    Ky është komunikimi i fundit në jetën tënde me mua.

    Nuk jetoj nga gazetat ditore sikurse ti, sepse qe shumë vite unë jetoj me një ndihmë sociale prej 70 eurove. Nuk kam kohë mu u marr me ty e me “mësuesit” e tu vendor që rrejnë. Ata i kanë rrënjët midis Beogradi, i kanë pasur gjithmonë aty te “Sava centar” z. Mijush!

    Kjo, sepse Mijush, ata “mësuesit” e tu të kanë sjell aty ku je. Aty ku nuk del nga vrima e miushit!, shkruhet në fund të kësaj letre të Miftarit.


    ---------------------------------------------
    P.S. Kjo ishte nje dite me heret,sot Bllaca ka lansuar videon(posti me larte) ku tregohet e kunderta dhe dalin genjeshtrat e Naim Miftarit.
    Te dyte e shesin veten si agjente te SHIK-ut

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shazotin hashimi shpihun po del no coment

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    naim miftari nuk ngutet shum aj ka shum fakte dhe mos harroni naimi kur te flet dote dridhet temeli i shtetit z.miftari di shum secrete te SHI-KUT

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Bllac bespreri qe pergjon me kamer mikun ne shtepi, aty ne burg le te kalbet.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Vëllai i Thaçit, informator i UDB-së
    Asgje e papritshme...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Asgje e papritshme...
    edhe duhet me ju besu bllaces e miftarit......keta shpiuna as vetes nuk i besoin e shpiunoin njeri tjetrin

    u knaqen tu ba biznis me budallakinat e bllaces e miftarit bajrush morina e veton zvarraniku

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    edhe duhet me ju besu bllaces e miftarit......keta shpiuna as vetes nuk i besoin e shpiunoin njeri tjetrin

    u knaqen tu ba biznis me budallakinat e bllaces e miftarit bajrush morina e veton zvarraniku
    Me sa duket faktet jan edhe te inqizuara dhe keto po i shohim te gjith,puna eshte se a do te merret kush ndonjeher me to,une jam skeptik sepse keto fakte na qojn ne oborrin e mbretit,prandaj duhet shpresu qe nje dit kur mbreti nuk i duhet me amerikes do ta zhdukin,siq kan ber edhe me te tjeret.
    Bllaca eshte deshmitar i mbrojtur dhe bashkpuntar i ndonje shteti mik te fort,perndryshe moti e kishin dergu ne boten tjeter dhe sot do te kullosnin bagetit mbi varrin e tij.
    Une jam i bindur qe do ket edhe bllaca tjer qe per ti lar mekatet para se te ikun nga kjo bot do te dalin dhe te pakten tu kerkoin falje familjarve qe i vran,keshtu sa do pak do ta pastronin ndergjegjejen,pjesa tjeter per tu hakmerr njeri tjetrit per biznese te pista do te akuzoin njeri tjetrin por ne fund te fundit populli do ti shpall tradhetar per ket nuk kam asnje dyshim,perveq atyre qe jan militant e qe dirigjohen me kok te tjeter kujt.
    Sigurisht kosova nuk e ka lluksin tani te merret me kriminel,por nje dit do merret se qke me te,gjak nuk ka askush per te humb.
    Keta njerz duhet ti tregoin popullit te kosoves per bashkpunimin me armikun,dhe ti kerkoin falje,ne te njejten koh shteti duhet urgjentisht te filloi se ndertuari nje burg te tipit guantenamos dhe aty te kalben te gjith ata qe i perlyn duart me gjak te shqiptarve

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    drenicaku@ cka je tu than a munesh me tregu? kush mi luftu krimin? kriminelet e llojit bllaca e miftari? matrapazet e llojit veton zvarraniku e bajrush morina?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vetoni eshte zvarranik se vegel e shikut ka qen deri dje o drenica..
    per llogari te shikut formoj partin ora..
    e shiku ja shperbleu duke ja ba ministra e ministresha disa titoiste te majma e te majme ..por bajrushi.. eshte dicka tjeter..
    bajrushi.. eshte penda e guximshme ..eshte heroi i vertet i kosoves e para tij krejt ju me gjith krytara komunash e partish me pydykyra e aakyra e lydykyra jini zvarranika para bajrushit..

    lavdi bajrush morines .. per trimerine qe ka treguar kto 20 vite..

    ma shum nuk di..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •