Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 119
  1. #41
    Programi për drejtshkrim AS 2.0

    http://www.gjuha-shqipe.com/index2.html

    Ky program vlen per Mircosoft Office. Eshte teper praktik per drejtshkrim te gjuhes shqipe, korrigjon rreth 1 milion fjale e trajta fjalesh, perkatesisht 4 milion trajta fjalesh te perseriteshme. Vjen me udhezim intsalimi dhe perdorimi.

  2. #42
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Provova te tera keto gjera qe thoni ju po me prish tere tastieren.
    Te jem me i qarte.

    Une kam tastiere Franceze

    dmth: azerty jo qwerty

    po te veje tastieren shqiptare dal atje ku kam a me jep si input q atje ku kam z me del w dhe anasjelltas shume butona te tjere

    Ka nai rruge tjeter se as keto me me code sme dalin.

    kacaku_basket

  3. #43
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Shkronjat speciale shqip

    Shkronjat speciale shqip si ë,Ç qe tastjerat nuk i kane,mund te futen edhe nga windowsi duke perdorur,aplikacinin charmap.exe.Aplikacioni ndodhet ne direktorine C:\WINDOWS\system32\dllcache\charmap.exe Shkon ne start\run dhe futet C:\WINDOWS\system32\dllcache\charmap.exe dhe do dale figura si me poshte.Aty klik ne shkronjen Ç qe do zmadhohet si ne figure.Klik poshte selekt.Klik ne butonin kopjo dhe e ben paste shkronjen ne nje tekst qe shkruan ne forum.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41
    Citim Postuar më parë nga benseven11
    Shkronjat speciale shqip si ë,Ç qe tastjerat nuk i kane,mund te futen edhe nga windowsi duke perdorur,aplikacinin charmap.exe.Aplikacioni ndodhet ne direktorine C:\WINDOWS\system32\dllcache\charmap.exe Shkon ne start\run dhe futet C:\WINDOWS\system32\dllcache\charmap.exe dhe do dale figura si me poshte.Aty klik ne shkronjen Ç qe do zmadhohet si ne figure.Klik poshte selekt.Klik ne butonin kopjo dhe e ben paste shkronjen ne nje tekst qe shkruan ne forum.
    Është një metod më e shkurtër për të shkruar shkronjat ë dhe ç,Ë dhe Ç,dhe veprohet kësisojiër shkronjën ( ë) të vogël e mban të shtypur Alt dhe i shtyp numërat 137,për (Ë) e madhe Alt dhe numëri 211,për (ç) e vogël mban të shtypur Alt dhe shtyp numërin 135,për (Ç) e madhe e mban të shtypur Alt dhe numërin 128.
    Por për shkronjën (ë) është edhe një metod më e lehtë së pari i shtyp shenjën ¨(dy pika në tasteier lart në këndin e djathtë) dhe pastaj shkronjën (e) gjithashtu vlen edhe për (Ë).
    Më shumë i dua njerëzit me një gabim se me dy fëtyra.

  5. #45
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Ju përshendes të gjithëve dhe desha t`ju tregoj se para ca ditësh,rastësisht e gjeta tastierë me shkronja shqipe(ë dhe ç) dhe jam shumë i lumtur për këtë,edhe pse ishte 8,5 euro,po ia vlejke.Rrënoft ai që i ka sjell këto tastiera në trevat tona,s`ka më alt+......Tung nga Gjilani,Kosovë.

  6. #46
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Tungi,juve.Kush din me më tregue se a ka mundësi mi ndërrue vendet e Y me Z, se po kam problem,në punë qe 7 vite jam mësuar të shkruaj me tastierë anglisht e në shtëpi e kam tastierën me shkronja shqipe pra me Albanian layout.Vetëm Y me ndërrue me Z, përmes ndonjë programi apo disi se butonat lehtë ia ndërroj me kaçavidë,hahahahah.Falemnderit dhe suksese.Bekimi nga Gjilani.

  7. #47
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Edi

  8. #48
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Shumë faleminderit per kete guidë. Nuk e dija kete gjë dhe ja që e mësuam.

  9. #49
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Përshendetje ,unë kam blerë tastierën me shkronja shqipe.ë dhe ç(origjinal prej fabrikës),mandej kam ndëëruar keyboard layout prej EN në SQ dhe SQ e kam të vetme pasi që kam fshirë EN layout.
    Krejt në rregull është,s´ka më alt+...ose replace etj.Vërtetë jam krenar kur shoh Ë dhe Ç në tastierë,por më pengon vetëm Y dhe Z ,i kan vendet të ndërruara e pyetja ime se a ka mundësi me i ndërrue vendet këtyre dy shkronjave(butonave).Ju falemnderoj paraprakisht dhe dëshiroj që edhe ju sa ma shpejt ta keni Tastierën Shqipe.Bekimi nga Gjilani.

  10. #50

  11. #51
    Vetem e verteta ju cliron
    Anëtarësuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Falemnderit për këtë ndihmë.E shkarkova dhe instalova,shumë mirë po punon,kejt është OK.Tung dhe çdo të mira nga Bekimi prej Gjilanit,Kosovë.

  12. #52
    faleminderit edhe nga ana ime se edhe unë e kisha ketë problem.

  13. #53
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Shkarkojeni pa frikë dhe do të shikoni që funksionon shumë mirë.

    Prektora (tastierë për gjuhën shqipe)

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2007
    Postime
    1
    faleminderit per informacionin

  15. #55

    Thumbs up Faleminderit edspace, pune e shkelqyer

    Drini ka bere bje pune shume te mire. E verteta eshte se si te shtosh dhe gjuhen shqipe dhe te ndryshosh tastiren duhet ta dine te gjithe ata qe kan bere qofte dhe nje kurs kompjuteri per fillestar. Problemet fillojne me perdorimin e tastieres kur e kthen ne shqip sepse duhen mbajtur mend gjithe ato ndryshime.
    Përsa i përket postimit të edspace ishte një surprizë e bukur për mua. E provova menjëher dhe rezultati është i shkëlqyer. Nga përvoja ime si instruktor kompjuterash në Athinë, përdorimi i kësaj mënyre është i këshillueshëm për të gjithë dhe shumë praktik.
    Faleminderit edspace. Po e instaloj pa humbur kohë në të gjithe kompjuterat e Shkollës Shqiptare te Athinës. Dhe po ja shpjegoj të gjithë nxënësve shqiptar që të shkruajn më mirë duke respektuar germat Ç, ç, Ë,ë.


    Kujtesë:
    Për të shtypur

    ë mjafton të shtypni alt + e
    ç mjafton të shtypni alt + c
    Ë mjafton të shtypni alt + shift + e
    Ç mjafton të shtypni alt + shift + c

  16. #56
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Meqë përgjigjet për tastierën e modifikuar kanë qënë pozitive, po hedh më poshtë versione të modifikuara të të gjitha tastierave me gërma latine në Windows XP. I vetmi ndryshim në këto tastiera është funksioni i butonit ALT të djathtë i cili kur kombinohet me shkronjat e, E, c, C, nxjerr ë, Ë, ç, Ç.

    Pra, për të shtypur:
    ë mjafton të shtypni alt e djathtë + e
    ç mjafton të shtypni alt e djathtë + c
    Ë mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + e
    Ç mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + c

    Të mirat e kësaj metode janë:
    - ndryshimi i tastierës bëhet vetëm njëherë
    - nuk duhet të këmbeni tastierat sa herë që doni të shkruani shqip
    - nuk duhet të mësoni gishtat me një tastierë të dytë
    - të gjithë tastet (gërmat) janë njësoj me përjashtim të tastit ALT të djathtë
    - është e lehtë të shkruani ë-në dhe ç-në sepse shkruhen me e-në dhe c-në.

    Për të instaluar versionin e modifikuar të tastierës, ndiqni këto udhëzime:

    1. Shkarkoni një prej pakove në vazhdim që përmban versionin e tastierës që përdorni.


    Tastiera_A-B.zip përmban:

    AZLA_SH - Azerbanxhanishte latine
    BELC_SH - Belgjisht (Presje)
    BELF_SH - Frëngjishte belge
    BELP_SH - Belgjisht (Pikë)
    BOS_SH - Boshnjake
    BUL_SH - Bullgarisht (Latine)


    Tastiera_C.zip përmban:

    CAFL_SH - Frëngjishte kanadeze
    CAF_SH - Frëngjishte kanadeze (trashëgimi)
    CAMS_SH - Standardi shumëgjuhësh kanadez
    CRO_SH - Kroatisht
    CZEP_SH - Çekisht (Programuesit)
    CZEQ_SH - Çekisht (QUERTY)
    CZE_SH - Çekisht


    Tastiera_D-F.zip përmban:

    DAN_SH - Danisht
    DUT_SH - Hollandisht
    EST_SH - Estonisht
    FAE_SH - Faroeisht
    FINS_SH - Finlandisht me Sami
    FIN_SH - Finlandisht
    FRE_SH - Frëngjishte


    Tastiera_G.zip përmban:

    GAE_SH - Galisht
    GERI_SH - Gjermanisht (IBM)
    GER_SH - Gjermanisht
    GRE3_SH - Greqisht (319) (Latine)
    GREL_SH - Greqisht (Latine)
    GRE_SH - Greqisht (220) (Latine)


    Tastiera_H-I.zip përmban:

    HUN1_SH - Hungareze 101-taste
    HUN_SH - Hungareze
    ICE_SH - Islandisht
    IRI_SH - Irlandisht
    ITA1_SH - Italisht (142)
    ITA_SH - Italisht


    Tastiera_L-M.zip përmban:

    LATV_SH - Letonisht
    LAT_SH - E Amerikës Latine
    LITI_SH - Lituanisht (IBM)
    LIT_SH - Lituanisht
    MAL8_SH - Malteze 48-taste
    MAL_SH - Malteze
    MAO_SH - Maori


    Tastiera_N-P.zip përmban:

    NORS_SH - Norvegjisht me Sami
    NOR_SH - Norvegjisht
    POLP_SH - Polonisht (Programuesit)
    POL_SH - Polonisht
    PORB - Portugalisht (Braziliane ABNT)
    PORB2_SH - Portugalisht (Braziliane ABNT2)
    POR_SH - Portugalisht


    Tastiera_R-S.zip përmban:

    ROM_SH - Rumanisht
    SER_SH - Serbisht
    SLO_SH - Sllovakisht
    SLOQ_SH - Sllovakisht (Querty)
    SLOV_SH - Sllovenisht
    SPAV_SH - Varianti Spanjisht
    SPA_SH - Spanjisht


    Tastiera_S-T.zip përmban:

    SWES_SH - Suedisht me Sami
    SWE_SH - Suedisht
    SWIF_SH - Frëngjishte zviceriane
    SWIG_SH - Gjermanishte zviceriane
    TURQ_SHQ - Turke Q
    TUR_SH - Turke F


    Tastiera_U.zip pëmban:

    UKE_SH - Anglia e zgjeruar
    UK_SH - Anglia
    USDL_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Dvorak për dorë të majtë
    USDR_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Dvorak për dorë të djathtë
    USD_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Dvorak
    USI_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Internacionale
    US_SH - Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    2. Shpaketojeni pakon që shkarkuat
    3. Hapni dosjen përkatëse për tastierën që zgjodhët më lart
    4. Klikoni dy herë mbi skedarin instalo. Pas pak sekondash do dalë në ekran një dritare me mesazhin "Installation Complete". Kjo tregon se instalimi u krye me sukses.
    5. Shtypni butonin Close për të mbyllur dritaren e instalimit.

    Tashmë që tastiera u instalua me sukses, ju duhet të konfiguroni kompjuterin që të përdorë tastierën e re. Ndiqni hapat në vazhdim për të konfiguruar kompjuterin.


    Emri:  ndryshimet.JPG

Shikime: 172356

Madhësia:  52.0 KB

    1. Hapni panelin tek menyja Nis > Paneli i Kontrollit > Opsionet Rajonale dhe të Gjuhës.
    2. Hapni tabelën Gjuhët.
    3. Shtypni butonin Detajet....
    4. Shtypni butonin Shto....
    5. Zgjidhni gjuhën përkatëse për tastierën që përdorni. Për shembull, për tastierën amerikane, zgjidhni gjuhën English (United States).
    6. Zgjidhni versionin e modifikuar të tastierës që instaluat. Tastiera përmban shkronjat ë, ç në kllapa. Për shembull, nëse tastiera origjinale është US, ju duhet të zgjidhni tastierën US (ëç).
    7. Shtypni butonin Në rregull për të shtuar tastierën e modifikuar në listën e tastierave për përdorim.
    8. Shtypni butonin Apply për të ruajtur ndryshimet.
    9. Shtypni butonin OK për të mbyllur dritaren e konfigurimit të tastierave.

    Tashmë keni përfunduar konfigurimit për tastierën e modifikuar dhe mund të provoni shkronjat ë, Ë, ç, Ç me kombinimet ALT + e, ALT + c, ALT + SHIFT + e, ALT + SHIFT + c. Nëse kombinimet nuk punojnë, sigurohuni që keni zgjedhur tastierën e modifikuar (ëç), dhe jo atë origjinalen. Përsëritini hapat 1-3 dhe hiqeni tastierën e vjetër nga lista e tastierave për përdorim; lini vetëm tastierën (ëç). Nëse përsëri nuk punon, riniseni kompjuterin dhe provoni përsëri kombinimet për ë, Ë, ç, Ç.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 06-06-2007 më 01:30
    Edi

  17. #57
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Edi

  18. #58
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Edi

  19. #59
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Edi

  20. #60
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Prektora (tastierë në gjuhën shqipe)

    ..



    . .






    Pa patur nevojë për shtypjen e tastave alt, ctrl (ose kombinime të tjera të çuditshme të këtij lloji), por ë (Ë) dhe ç (Ç) direkt në tastierë.


    Start --> Control Panel --> Regional and Language Options --> Languages --> Details --> Add --> Input Language: Albanian, Keyboard Layout/IME: Prektora --> Apply --> Ok ...

    (ë + ç)
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 17-06-2007 më 21:22
    Prektora

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Dy shkronjat e fundit të fjalës./ Fitues ai që mbyll lojën /
    Nga projekti21_dk në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 1009
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 08:16
  3. Si mund t'i shndërroj shkronjat normale në ***?
    Nga valdetshala në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 16:46
  4. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 13:45
  5. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •