Berisha: Historia ka pesuar deformime, shqiptaret te njihen me te vertetat

Eva Gjura

Ne mbledhjen e radhes se Komitetit Shteteror per 100 vjetorin e Pavaresise, kryeministri Berisha ka kerkuar, qe ne 100 vjetorin e Pavaresise, shqiptaret te njihen me te vertetat historike, pasi ne vite keto te verteta jane deformuar. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise ka theksuar faktin, se eshte e domosdoshme per historine te percaktohen te vertetat historike te vendit, duke e vleresuar kete si nje proces jetik per te ardhmen e nje kombi. "Mendoj se percaktimi yne, qe ky 100 vjetor te jete 100 vjetori i te vertetave tona, eshte shume i drejte, sepse asgje nuk percakton me shume te ardhmen e nje individi, te ardhmen e nje kombi, sesa raporti i tij me te verteten. Ky eshte nje proces jetik per ne, pasi, per rrethana te caktuara, ne kemi patur fatkeqesine e deformimeve, te largimeve, madje ndonjehere edhe te ecjes ne drejtim te kundert me te verteten", - eshte shprehur kryeministri Berisha. Kryeministri ka theksuar, se shtremberimet e historise jane bere gjate regjimit komunist dhe pasojave qe pati vendi gjate diktatures. "Dua te theksoj, se ne tere historine e tyre, shqiptaret nuk kane pasur armik me te eger se Enver Hoxha. Kjo eshte e verteta! Ky diktator i coi shqiptaret ne skaje te tmerrshme varferie, qe ata nuk i kishin njohur ndonjehere. Ky diktator i zhyti shqiptaret ne honet me te thella te izolimit, qe ata kurre si kishin njohur me pare. Ky diktator shtypi shqiptaret, vrau, burgosi, ekzekutoi me shume se cdo regjim tjeter ne Europe, popullin e vet. Nga ana tjeter, nje dem kolosal iu be edhe kultures. Kultura "hoxhiste" ishte pseudo-kulture. Historise duhet t'ia njohim keto", - deklaroi Berisha. Sipas tij, konstatohet nje qendrim jo realist ndaj te vertetave te medha, ne kohen e sistemit "hoxhist", ndaj ka kerkuar nga historianet qe te perdorin te gjithe dokumentat e arkivat, per ta rishkruar historine, ashtu si ajo ka ndodhur ne te vertete, duke i dhene meriten dhe denimin cdo figure historike.

"Une i kuptoj si mund te diskutohej e te shkruheshin vellime te ndryshme ne ate kohe, por sot, qe jane te lire, perse nuk pranohet te behen kengetare te lirise, perse nuk merret persiper te shqyrtohen ne driten e dokumenteve te arkivave, te gjitha ato qe kane shkruare "Hoxhizmi" eshte i gjalle ne psikologjine e ketyre zoterinjve. Ne ju bejme thirrje historianeve te nxjerrin te vertetat, sikunder marr rast nga nje leter qe me dergon shoqata Antipatrea e Beratit, per shtepine e Babe Dud Karbunares, ne te cilen kerkohet bashkepunim me Institutin, per rindertimin e saj. Une i pergezoj dhe mendoj se i shton nje vlere qytetit. Natyrisht, shtepia do te banohet, por edhe do te tregohet. Kjo te ndodhe edhe ne raste te tjera", - u shpreh kryeministri. Duke vleresuar punen e bere deri me tani per festimet e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, kryeministri Berisha u ka bere thirrje autoriteteve vendore, te cilat ne teresi kane ndertuar axhendat e bashkive, komunave dhe qarqeve te tyre, per kremtimin e 100 vjetorit te pavaresise, ta trajtojne problemin, brenda mundesive te tyre, me seriozitetin me te madh, ne menyre qe te nderojne ne kete rast kontributin e te gjithe atyre burrave dhe grave, qe me mendjen, perkushtimin, atdhetarine dhe sakrificen e tyre, kane bere te mundur qe shteti shqiptar te kremtoje kete vit, 100 vjetorin e tij dhe qe Shqiperia te jete e lire dhe e pavarur.

Kerkesa e kryeministrit:

Shqiptaret te nderojne perandorin Kostandin, me origjine ilire

Kryeministri Berisha solli gjithashtu, ne vemendje te Komitetit, nje tjeter pervjetor te rendesishem per mbare njerezimin, pervjetorin e Perandorit Kostandin, me origjine ilire.

"Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budes, Perandori Kostandin eshte burri me i rendesishem ne historine e njerezimit", - tha kryeministri. Per te nderuar kete figure, Berisha kerkoi qe ne bashkerendim me autoritetet e Kosoves, te programohet nderimi dhe perkujtimi i tij, ndersa kerkoi qe per kete qellim, ambasada shqiptare ne Vatikan, te marre te gjitha kontaktet me Seline e Shenjte. "Shqiptareve, - tha Kryeministri - ju takon te shprehin nderimin e tyre ndaj ketij burri, qe i ben paraardhesit tane themelues nder me kryesoret ose me kryesorin, pas Jezusit, te krishterimit."

Koha jone

--