NASA zbret në Mars sondën Curiosity

Tema: NASA zbret në Mars sondën Curiosity

  1. Maska e Fishtani1

    Fishtani1 said:

    NASA zbret në Mars sondën Curiosity

    NASA zbret në Mars sondën
    Curiosity, bëri 560 km rrugë


    TIRANE- Sonda Curiosity, e njohur si Laboratori shkencor i Marsit pasi përshkroi më shumë se 560 milionë km arrin të zbresë në Mars. Agjencia Amerikane e hapësirës NASA arriti të zbresë sot në planetin Mars, robotin 1 tonësh, duke përmbushur misionin më të vështirë të ndërmarrë ndonjëherë në kërkim të jetës në një planet tjetër.

    Sonda nisi udhëtimin e saj nga toka drejt Marsit, në nëntor të 2011 dhe iu deshën 8 muaj udhëtim për të arritur në ditën e sotme kur NASA njoftoi zbritjen me sukses të saj në planetin Mars. Ajo është pajisur me robotin më të sofistikuar që është dërguar ndonjëherë në një botë tjetër. Misioni i tij ka për qëllim ekzaminimin e gurëve për të vërtetuar nëse ka shenja jete.
    (sg/shqiptarja.com)
     
  2. Maska e Fishtani1

    Fishtani1 said:
    Momentalisht po mbahet konference per shtyp dhe shoh gezim te madh, mund ta shifni ketu LIVE:
    http://www.ustream.tv/nasajpl
     
  3. Maska e brooklyn2007

    brooklyn2007 said:
    Arritje e rendesishme e shkences. Me siguri shume shpejt do marrim nje pergjigje te sigurte nese egziston jeta jashte planetit tone
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
     
  4. Maska e fattlumi

    fattlumi said:
    Arritje historike,ska koment.
    Momentet e gezimit ne castin e zbritjes se sondes ne bazen e NASA-se





    Fotografija e pare e derguar nga Curiosity

     
  5. ATMAN said:
    dy miliarde e gjysem dollare ikin kot per ca copa guresh qe mund te marrin keto sonda ,dhe asgje tjeter te re nga ky front thjesht aty nuk ka jete kjo tashme dihet dhe eshte konfirmuar me sondat e tjera qe jane derguar me pare

    sonda robot do gjuaj guret me reze laser dhe pastaj do ti analizoje permbajten e tyre,e cfare na duhen keto gjera

    jane thjesht leke te hedhuara ne tym , dhe nasa asnjeher nuk i tregon qellimet perfundimtare te misioneve te veta
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 06-08-2012 më 09:20
     
  6. Maska e pranvera bica

    pranvera bica said:
    Arritje e madhe ,te shohim vazhdimin...
     
  7. mint said:
    sigurisht qe naza do jet e gatshme te ndaj me ne njerezit e thjeshte zbulimet e tyre ne mars.

    disa njerez me te vertet qe nuk e perdorin trurin fare.

    ka aq shume pislleqe ketu saqe duhen dy faqe ne forum per ti treguar te gjitha
     
  8. Qyfyre said:
    Citim Postuar më parë nga mint Lexo Postimin
    sigurisht qe naza do jet e gatshme te ndaj me ne njerezit e thjeshte zbulimet e tyre ne mars.

    disa njerez me te vertet qe nuk e perdorin trurin fare.

    ka aq shume pislleqe ketu saqe duhen dy faqe ne forum per ti treguar te gjitha
    Falas jane faqet e forumit, fillo avash avash
     
  9. Qyfyre said:
    Sonda duke u ulur me parashute ne mars, e fotografuar nga nje satelit i NASA

     
  10. Maska e JuliusB

    JuliusB said:
    1 gje s marr vesh un. Problemet e mrehta te botes ngelen zbulimi i jetes ne planete te tjera apo mbushja e barkut te femijeve te te varferve me buke??? Miliona dollare per 1 sonde kur mund t tishin ushqyer gjith ata femije qofte edhe per 1 vakt