Serbia nuk do të jetë e përfshirë në proceset e brendshme të Kosovës
Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur se Kosova me Serbinë mund të bisedojë vetëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore por në asnjë rrethanë për integritetin dhe sovranitetin e saj....
RTK
Si eshte e mundur qe Serbia te bisedoje per "marredhenje ndershteterore" me nje vend qe nuk e njeh dhe madje edhe me Kushtetute e konsideron si pjese territoriale te Serbise?!
Njohja e Kosoves nuk eshte dhe nuk do te jete teme e bisedimeve me Serbine. E njejta vlene edhe per Institucionet e shtetit te Kosoves, perfshi edhe vete Thaqin si Kryeminister...
Perndryshe, per zgjidhjen e te gjitha "problemeve teknike" ishte "dialogu teknik".
Dhe ne rrethanat aktuale nuk ka asnje teme tjeter politike per tu diskutuar me Serbine ne nivel te larte pervec rregullimit te brendshem te Kosoves (veri) dhe statusit politik te Kosoves.
Sigurisht qe do te kerkohet edhe nga Serbia "fleksibilitet" me i madh ndaj pjesemarrjes se Kosoves neper disa konfernca dhe organizma dytesore nderkombetare, si dhe permbushja siperfaqesore e marreveshjeve nga "dialogu teknik". Por, kjo nuk ka te bej asgje me marredhenje (reciproke) ndershteterore dhe nuk paraqet kurrfar barazpeshe. Sepse temat kryesore te bisedimeve do te jene zyrtarizimi i ndarjes faktike te veriut te Kosoves (rregullimi i brendshem i Kosoves -sovraniteti i brendshem) dhe statusi nderkombetar i Kosoves (sovraniteti i jashtem). Tema tjera nuk do te kete.
Sepse "kerkesa apo deshira" e Thaqit&Co. qe p.sh. njohja e Kosoves te jete teme zyrtare e bisedimeve, nuk do te perfillet nga askush. Kjo do te perdoret vetem per propagande politik, kryesisht per publikun e brendshem...
Pra, nese bazohemi ne faktet dhe rrethant aktuale, atehere Thaqi nuk ka asnje mundesi ti paraqese bisedimet e ardhshme politike me Serbine si bisedime ndershteterore.
Ne momentin kur veriu i Kosoves dhe statusi nderkombetar (paraqitja e Kosoves) jane tema kryesore te bisedimeve politike, nuk mund te flitet per marredhenje ndershteterore.
Fjala eshte vetem per diskutim te kushteve te Serbise lidhur me rregullimin e brendshem dhe sovranitetin e jashtem te Kosoves, ne menyre qe te arrihet nje status quo e re qe i mundeson Serbise rrugetimin e metutjeshem deri ne anetaresim ne BE, pa hequr dore nga Kosova dhe duke siguruar se paku veriun per vete...
Krijoni Kontakt