Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311

    Kur do te behet mire ....

    Eshte reale se ne kemi nevoje te jemi me mire tash.
    Andaj kur do te behet mire .
    Pershendetje e suksese per te gjithe !
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  2. #2
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    ....ateher kur ne do gjejme paqen ne brendesine tone.

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Kur te ikim nga kjo bote,pasi qe nuk besoj qe per te gjithe mund te behet krejt ok...Gjithemone dikujt do t'i mungoj dicka..
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga ylli_pr Lexo Postimin
    Eshte reale se ne kemi nevoje te jemi me mire tash.
    Andaj kur do te behet mire .
    Pershendetje e suksese per te gjithe !
    Keto 200 vitet e para jane pak me te veshtira, pastaj patjeter do te behet me mire

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Per ne ne Kosove kjo kenge i spjegon,kur do te behet mire


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    ...ceshtje kohe eshte, permiresimin e kemi te sigurt, se me keq me s'ma merr mendja te ket !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    po ka mundesi keto 200-300 vjetet e fundit po behet fjal hahahahha

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Njohja reale e gjėrave mendoj se e bėn njeriut tė ndihet mirė...Njė dashuri pėrfekte s'ėshtė pėrfekte,e keqja nuk ėshtė e mirė as anasjelltas...por nga e keqja buron p.sh. pendimi e pendimi zbut zemrėn. Ėmbėlsia e ditės ndihet nga errėsira e natės dashuria ndihet nga problemet e ndryshme...Por njohja e tyre dhe ballafaqimi me to gjithmonė duke shpreh atė qė ndjejm ėshtė lumturia e njeriut.
    Natyra e njeriut ėshtė e atillė qė ėshtė njė botė mesi,nė mes tė mirės dhe tė keqės,qan dhe qesh,gzohet dhe hidhėrohet dhe kur gjėrat i njeh si janė sepse ''gjerat njihen nga tė kundėrtat e tyre'',ai do jetė i knaqur.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kur do te behet mire ....

    Dhjetė kėshilla shumė tė vlefshme, qė tė gjithė duhet t`i ndjekim gjatė kėtij viti

    Shėndet dhe qetėsi. Pas njė viti 2021 tė shoqėruar nga makthi i gjatė i Covidit – qė nuk ka mbaruar ende -ne shpresojmė tė hyjmė nė njė vit tė ri me plot mirėqenie psikologjike dhe fizike. Ne po propozojmė 10 kėshilla, dobishmėria e tė cilave ėshtė e provuar shkencėrisht, qė duhet t’i ndiqni gjatė vitit 2022.


    1. Largoni nga vetja zemėrimin “e keq”

    Tė ndjerit shpesh ose vazhdimisht tė zemėruar, mund tė sjellė efekte tė pakėndshme afatgjata mbi veten, dhe nė marrėdhėniet tona emocionale dhe sociale. Zemėrimi ėshtė njė emocion qė na nxit tė bėjmė gjeste tė rrezikshme dhe t’u themi njerėzve qė kemi pranė fjalė shumė lėnduese.

    Ndėrkohė zemėrimi kronik mund tė shkaktojė dėme tė mėdha nė trupin tonė:dhimbje koke, ankth, stres, dhe pėr rrjedhojė probleme me tretjen dhe tension tė lartė. Por fatmirėsisht ka edhe njė zemėrim tjetėr, ai “pozitiv”, i cili na ndihmon tė reagojmė dhe tė dalim nga telashet.

    Ėshtė emocioni qė pėrgjatė evolucionit i ndihmoi paraardhėsit tanė tė mbronin veten dhe pasardhėsit e tyre nga kėrcėnimet e mjedisit, dhe qė nė dallim nga frika, i shtynte ata tė sulmonin dhe tė mos iknin. Por nuk ka nevojė qė tė shqetėsoheni pėr kėtė lloj zemėrimi.

    2. Dashuroni artin, dėgjoni muzikė

    Gjeni gjithnjė kohėn pėr tė ri-zbuluar kulturėn, duke programuar herė pas herenjė vizitė nė muze, njė mbrėmje nė teatėr, kinema, apo nė njė koncert. Studimet tregojnė se njerėzit qė gjejnė kohė tė pėrfshihen nė aktivitete kulturore, janė mė pak tė rrezikuar nga depresioni sesa ata qė nuk e bėjnė kėtė.

    Dhe pastaj ėshtė muzika. Dėgjimi i ēdo lloj melodie – mundėsisht gazmore -sjell njė efekt shumė pozitiv mbi gjendjen psikologjike por edhe fizike. Muzika e mirė na ngre humorin, na jep energji, na ngushėllon dhe na ndihmon tė praktikojmė mė mirė ēdo lloj aktivitet fizik. Kjo kėshillė bazohet nė disa studime shkencore, pasi muzika vepron nė zonat mė tė largėta dhe primitive tė trurit.

    3. Mė shumė mirėsi dhe sa mė shumė pėrqafime

    Mirėsi ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve, dhe sa mė shumė pėrqafime tė pėrditshme. Studimet e fundit tregojnė se tė qenit pozitive ndaj vetes, sidomos kur kemi dhimbje dhe ndihemi poshtė me humorin, na ndihmon tė ndihemi mė mirė sesa ta injorojmė problemin apo tė vazhdojmė tė lėndojmė veten me autokritikat. Studime tė tjera e vėnė theksin tek fuqia e pėrqafimeve ,si mirėsia po ashtu edhe altruizmi ndaj tė tjerėve, i sjellin pėrfitime trupit tė njeriut duke rritur nivelet e oksitocinės dhe duke prodhuar efekte pozitive nė sistemin tonė imunitar.

    4. Mbani rreth vetes vetėm miq tė vėrtetė

    Miqtė, ata tė vėrtetėt, ju ndihmojnė tė jetoni mė mirė:ata ju motivojnė, frymėzojnė, argėtojnė, kėshillojnė, mbėshtesin dhe shumė mė tepėr. Neuroshkenca shpjegon se sa i “uritur” ėshtė truri ynė pėr miqėsi. Mund tė na mungojnė miqtė po ashtu siē na mungon buka kur jemi tė uritur. Gjithashtu duhet tė shmangen “miqtė” toksikė.

    5. Ecni dhe vetėm ecni…

    Nėse palestra nuk ėshtė pėr ju, por as pishina dhe ngarja e biēikletės, ju duhet gjithsesi tė kryeni njė aktivitet fizik minimal. Qėndrimi fizikisht aktivė nėpėrmjet njė shėtitje tė thjeshtė nė lagje apo nė parkun mė tė afėrt do tė ishte diēka shumė e mirė. Hulumtimet shkencore tregojnė se tė rriturit duhet tė ushtrohen tė paktėn 30 minuta nė ditė. Dhe njė shėtitje ėshtė mė mirė se sa tė mos bėrit asnjė aktivitet fizik.

    6. Mė pak alkool

    Nė fillim alkooli na e ngre moralin, pastaj na e ul paksa atė. Njė sasi e madhe alkooli na deh. E megjithatė ne e pimė alkoolin duke e ekspozuar trupin ndaj tė gjitha rreziqeve tė lidhura me tė, si pėr shembull prekja nga disa lloje kanceri. Pėrpjekja pėr tė reduktuar konsumin e alkoolit ėshtė njė synim madhor nė jetė. Kjo gjė mund tė pėrmirėsojė gjendjen psikologjike por edhe cilėsinė e gjumit.

    7. Cigarja e fundit

    Ndoshta 2022-i ėshtė njė vit i mirė pėr ta lėnė vėrtet duhanin, pasi tė gjithė e dimė se cigaret – duke pėrfshirė ato elektronike – janė shumė tė dėmshme pėr shėndetin tuaj, sidomos pėr mushkėritė. A keni lexuar ndonjėherė sa dhe ēfarė substancash vrasėse pėrmban njė cigare? Nėse heqim dorė nga duhani, pėrfitimet e para pėr trupin tonė vijnė pas 20 minutash, ndėrsa ato tė dukshme pas 48 orėsh:nga kapaciteti i mushkėrive, tek shijet e ri-zbuluara, tek eliminimi i kollės etj. Ky vendim ėshtė pozitiv pėr shėndetin por i bėn mirė edhe portofolit tuaj.

    8. Mė shumė ajėr, mė shumė natyrė, mė shumė dritė

    Tė kaluarit sa mė shumė kohė jashtė, ndoshta nė hapėsira tė gjelbra dhe nė kontakt me natyrėn, ėshtė njė zakon i shkėlqyer edhe kur klima po bėhet mė e egėr. Pėr mė tepėr, rrezet e diellit janė thelbėsore pėr rregullimin e humorit gjatė ditės:ato mund tė ndihmojė nė rregullimin e ritmeve tona cirkadiane, duke pasur njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė mirėqenien psikofizike dhe produktivitetin tonė.

    9. Ushqehuni mė shėndetshėm

    Pasi kanė ngrėnė dhe kanė pirė sipas dėshirės gjatė festave tė Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri, mė shumė se 1/3 e njerėzve premtojnė tė pėrmirėsojnė zakonet e tyre tė tė ngrėnit. Jo vetėm pėr tė rėnė nė peshė, por edhe sepse dihet qė mbipesha ėshtė negative pėr shėndetin tuaj. Shkenca ka konfirmuar tashmė se obeziteti vjen mė shumė pėr shkak tė asaj qė hamė. Ushqimet me njė indeks tė lartė glicemik, nxisin akumulimin e yndyrave.

    Prandaj le tė pėrpiqemi tė ndjekim njė dietė tė shėndetshme dhe tė ekuilibruar:dietėn mesdhetare, e cila ėshtė mė e rekomanduara sidomos pėr personat qė rrezikojnė tė pėsojnė infarkt me zemėr, pasi ajo ndihmon po aq sa statinat, qė janė ndėr barnat mė tė rekomanduara pėr kontrollin e kolesterolit.

    10. Vendosni njė libėr mbi tryezėn e shtratit

    Leximi i bėn shumė mirė trurit, dhe ndihmon nė relaksimin dhe lehtėsimin e ankthit. Ndaj sigurohuni qė tė mos pėrdorni smartfonin, kompjuterin apo tė shihni TV ēdo mbrėmje: tė paktėn njė ose dy herė nė javė lexoni njė libėr pėrpara se tė flini gjumė.


    / Focus – Bota.al

    https://pamfleti.net/dhjete-keshilla...te-ketij-viti/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-01-2022 mė 18:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •