Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 168 prej 168
  1. #161
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Një Kundërpërgjigjeje ndaj një Eshariu për leximin e Kur’anit për të vdekurit

    EsSelamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Bereketuhu


    Në një Red kundër një Eshariu i cili pretendon se ka argumente të forta të cilat lejojn leximin e Kur’anit për të vdekurit morri këto përgjigje të bukura dhe të përmbledhura shkurtimisht.

    Fjalët e Eshariut ( Selam alejkum ):

    Mos mendo se lajmërohem vetëm me të kundërshtuar por lajmrohem për hir të së vertetës. Nëse shejk bin Bazi nuk din se ka bazë leximi i Kur’anit për të vdekur, unë po t’i jap disa hadithe dhe qëndrimin e dijetarëve që thojn të kundërtën dhe se ka bazë ky veprim.

    Ka thënë Profeti ynë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] :

    “ Lexoni Ja Sin-in për të vdekurit tuaj”.

    Ky Hadith është i transmetuar nga Ebu Daudi dhe tek ai është Hadith Hasen, gjithashtu en-Nesaij, Ibn Maxheh, Ahmed dhe el-Hakim dhe ka vërtetuar saktësinë e tij (Sahih) Ibn Hibban .

    Gjithashtu Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith të tij thotë:

    “Nëse vdes dikush prej jush, mos e mbyllni atë por shpejtoni dhe lexoini atij tek varri, tek koka el-Fatihah dhe tek këmbët Hatmen prej sures el-Bekareh”.

    Ka thënë Hafidh Ibn Haxher në Komentimin e Buhariut për këtë hadith:

    ” E nxorri (akhrexhe) et-Tabrani me zinxhir transmetimi (Isnad, sened) Hasen-të mirë”

    Këtë e kanë kuptuar edhe sahabet e nderuara nga profeti yne Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pra lejimin e këndimit të Kur’anit të Madheruar për të vdekurit.

    Le të tregojmë se Sahabiu i nderuar Abdullah Ibn Omer Ibn el-Khattab [ radijAll-llahu anhu ] lexoi mbi varr fillimin e Sures Bekareh dhe Hatmen e saj. Transmetoi Imam el-Bejhekij dhe vertetoi që është Hasen-i mirë Hafizi en-Nevevij ne “el-Edhkar”

    Dijetarët islam mendojnë se leximi i Kur’anit në varreza nuk është i ndaluar, dhe nuk ka të keqe nëse veprohet. Dijetarë të shquar nga Hanefitë, Shafi-itë dhe Hanbelitë e preferojnë leximin e Kur’anit në varreza bazuar në thënien e Enesit [ radijAll-llahu anhu ], ku thotë:

    “Kush hynë ne varreza dhe e lexonë suren “Jasinë” do ta ketë leht robi ( i vdekuri ) atë ditë”
    Ibni Kudame në Mugni vëll.nr.2 faq.225

    Argument tjetër është thënia e ibni Omerit [radijAll-llahu anhu ], ju porositi që pas varrimit të tij t’i lexohet Fatihaja, fillimi i Bekares dhe fundi i saj” e cekë: ( صاحب تحفة الأحوذي vëll.nr.3 faq.275)

    Ndërsa Malikitë mendojnë se është mekruhë të lexohet Kur’an në varreza, por Dijetari Ederdir thotë:

    “Nuk ka pengesë për leximin e Kur’anit, Dhikrit dhurimin e sevapit të vdekurit dhe i arrinë shpërblimi atij insha Allah”

    Mospajtimi për këtë qështje nuk është i thellë, argumentimi që e lejon dhe e preferon leximin e Kur’anit për të vdekur është më i fuqishëm, derisa ka koncezues ndër dijetarë për këtë qështje, siç e cekë ibni Kudame Elmakdesi Elhambeli ku thotë:

    “Kush vepron ( lexon Kur’an për të vdekur ) dhe i dhuron shpërblimin të vdekurit musliman, i bënë dobi insha Allah.

    Dijetari i njohur Fadiletu Shejh Uthmani thotë: Istigfari, Duaja, Sadakaja, Haxhi i bënë dobi të vdekurit, ndërsa leximi i Kur’anit tek varri është i preferuar. E cekë në “Rahmetul Umeti fi ihtilafil Eimeti”

    Disa dijetarë e mbështesin argumentimin se shpërblimi i leximit të Kur’anit i arrinë të vdekurit, është si rasti me kryerjen e Haxhit për të vdekurin dhe shpërblimin që ka për të. Në Haxh përfshihet namazi, e në namaz kemi lexim të Kur’anit gjegjësisht të Fatihas e pjesë tjera të Kur’anit ku i arrinë shpërblimi të vdekurit, shpërblimi arrinë te i vdekuri me lejen e Allahut të madhëruar, e posaqërisht kur bënë dua lexuesi dhe me sinqeritet e përulje i drejtohet Allahut që shpërblimin e fituar nga leximi i Kur’anit t’i dhurohet edhe të vdekurit.


    Përgjigja:

    Në asnjë vend All-llahu në Kuran nuk i drejtohet të vdekurve në lidhje me shpalljen, por gjithnjë të gjallëve.

    Thotë Allahu: “ (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend. ” (38:29)

    “ Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta,...” (17:9)

    “Thuaj: “ Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. ” (41:43)

    ETJ, ETJ...

    Thotë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] :

    “Lexojeni Kur’anin, sepse ai vjen ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për ata që e lexojnë. ” Muslimi.

    Në një hadith tjetër thuhet: “ Në Ditën e Kiametit sillet Kur’ani dhe ata të cilët kanë punuar me të dhe ......”

    Në asnjë hadith nuk thuhet se ju ndihmon, shërben apo përdor çfarë shprehje që doni atyre që janë të vdekur, leximi i Kur’anit nga ana e të gjallëve.

    Ndërsa hadithi ku thotë, " Kur vdes biri i Ademit, i ndërpriten veprat e tij përveç tre:.... “aty nuk thotë lexoni Kuran, por thotë të bëhet dua-lutje. Pse zotëri kapeni për diçka që nuk ekziston fare?!

    “Lexoni Ja Sin-in per te vdekurit tuaj”!!!


    Ky hadith është transmetuar nga Ebu Davudi, Nesaiu dhe Mbnu Maxheh Dhe Ahmedi, nga zinxhiri transmetues Ibnu Mubareke ky nga Ebi Uthmani e ky nga babai i tij ky nga Ma’kël bin Jesar. Ndërsa Ebu Uthman ( nuk është el-Hindij) dhe Babai i tij janë të panjohur siç thotë edhe El-Mizan Dhehebiu. Dhe ky sened konsiderohet shumë i dobët ngase janë dy të panjohur në sened dhe siç thotë edhe Darekutni në leximin e Jasinit asnjë argument nuk ka në sheriatin islam. (nëse jeni që i kuptoni këto fjalë të darekutnis dhe Dhehebitu e din se çfarë do të thotë të panjohur në Elmizan, ngase kur thotë kështu, atëherë ata njerëz tek ai janë të dobët dhe të pa pranueshëm unanimisht tek dijetarët e hadithit.

    “Nëse vdes dikush prej jush, mos e mbyllni atë por shpejtoni dhe lexoini atij tek varri, tek koka el-Fatihah dhe tek këmbët Hatmen prej sures el-Bekareh” Taberani 12-444, Bejhekiu në Shuab 7-16 nr. 9294. Shihe për këtë hadith me sened merfu’ çfarë thotë el-hejthemi në ez-Zeuaid 3-44, e gjithashtu edhe el-Albani në ed-daifeh 4140 ( edhepse e urreni, po s’kemi qa me ju bë, se nuk po i dilni përpara me murmurimat tuaja të pavlera ). Me sened meukuf e gjen tek Taberiani 9-220 etj.. disa si puna juaj, hadithin në fjalë e kanë kuptuar që e ka vërtetuar Ibnu Haxheri, ndërsa nuk është ashtu. Ngase, ai e vërteton senedin e hadithit me sened meukuf ( i ndërprerë që nuk lidhet tek Profeti ) të Abdurrahman bin elA’la, e jo të Ibnu Umerit që e përmendet ju. Hadithi i ndërprerë kuptohet që nuk punohet sipas tij, ndërsa hadithin tjetër, Ibnu Haxheri ka heshtur ndaj tij. Bile, edhe atë të parin, ai thotë është hasen e jo sahih. Nga kjo kuptohet qartë se hadithi është i dobët shumë. Sikur të mos ishte rivajeti i ndërprerë i saktë ( por i ndërprerë që nuk është fjalë e Pejgamberit ), do të ishte i shpikur. Nuk po futem për problemet e hadithit në detaje. Porse, sip thonë edhe dijetarët:

    Bidatgjitë vetëm e kanë marrë këtë hadith, dhe e kanë gjetur një mënyrë që të thonë se kinse është i saktë ( nga Ibnu Haxheri ) por së pari duhet ta kuptojnë mirë sunnetin, pastaj t’i kuprojnë fjalët e Ibnu Haxherit, ngase fethul-barij për shumë hoxhallarë në shqiptarë është i rëndë për ta kuptuar!

    Qëllimi ynë është të themi se, Kur’ani ka zbritur për të punuar me të, të studiohet, me leximin e tij të bëjmë ibadet, e jo që t’ia bësh dikujt hedije qoftë i gjallë apo i vdekur. Disa dijetarë ( nuk e kemi për qëllim bidaçitë, por dijetarë të ehlussunetit ), e kanë lejuar që sevapin e leximit të Kuranit t’ia dhurosh dikujt tjetër. Por jo duke u mbështetur në argumentet tuaja e argumente të dobëta, por duke e krahasuar me veprimet tjera që mund t’i dhurohen dikujt siç është sadakaja, duaja për të vdekurit etj.. por e vërteta është ndryshe, ngase sikur të ishte veprim i duhur do ta bënin Të Parët tanë të Mirë. Rregulli i njohur i usulit: Në Ibadete nuk ka Krahasime. E nëse kjo bën kështu, atëherë do të faleshin njerëzit për dikë tjetër, madje madje edhe do të besonin për prindërit e tyre! Ibadetet janë të prera, prandaj duhet pasur argument nga shpallja.

    Bin Bazi ( All-llahu e mëshiroftë ) thotë: Të gjitha hadithet të cilat flasin se lejohet leximi i Kur’anit për të vdekur, janë të dobëta dhe nuk ka asnjë argument nga sahabet për një veprim të tillë. Përkundrazi, argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti flasin ndryshe. Nuk po dua të ndalem dhe të përgënjeshtroj të gjitha ato që i përmende, ngase janë të kota dhe të kotat gjithnjë janë më shumë, prandaj, nuk mjafton t’i kundërshtoj një nga një sikurse edhe atë të parën edhe pse shkurtimisht.

    Për njohuri, vetëm dijetarët tregojnë dhe na mësojnë për detaje të tilla. Shembull, jo çdoherë kur i thuhet një hadithi i saktë më të vërtetë është i tillë, ngase ata kanë për qëllim një fushë të caktuar të shkencës së hadithit apo të qëllimit që ai dijetarë i ka vënë shkrimit të atij libri. Kjo specifikë vlen tek dijetarët e hadithit. E që të gjithë këtu janë të tillë deshëm apo jo. E disa, kanë bindje plotësisht tuajat të cilat mundohen me pdo kusht t’i saktësojnë pohimet e imamëve të tyre.

    Ka dallim në Ebu Hanifen, hanefit e parë dhe hanefit si ju që jeni: eshari, maturidij+ sufij = hanefi të sotit.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #162
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Abdul Kader arnauti - për leximin e Kur'anit për të vdekurit:

    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #163
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Suhejmi - për leximin e Kur'anit për të vdekurit:

    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #164
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Bin Bazi - për leximin e Kur'anit për të vdekurit:

    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #165
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Shejk Albani - për leximin e Kur'anit për të vdekurit:


    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #166
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Mosgjykimi me Sheriatin e Allahut, Ligjet Sekulariste, Tekfiri dhe Rebelimi kundër Udhëheqësve

    Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin rahimehullah sqaron çështjen e mosgjykimit me Ligjet që ka zbritur Allahu, gjykimin me Ligjet Sekulariste, Tekfiri dhe Rebelimi kundër Udhëheqësve.
    Burimi: SalafiPublications.com



    E gjithë lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve. Unë çoj salavate dhe selam mbi Pejgamberin tonë Muhamed, mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

    E më pas: Sot është e martë, 22 Rabij’ul-Euel, 1420 Hixhrij. E dëgjova kasetën e inçizuar me emrin e vëllait tonë, Ebul-Hasen, në Ma’rib.

    Ai filloi me selam, andaj unë po them, alejkes-selam ue rahmetullahi ue barakatuhu.

    Dhe ajo që ka përmendur ai rreth tekfirit është një çështje e madhe dhe serioze, prandaj nuk është mirë që të thuhen fjalë të përgjithshme apo absolute rreth kësaj çështjeje, me përjashtim të një studenti të dijes që i kupton dhe i njeh fjalët bashkë me kuptimet e tyre dhe i njeh pasojat që dalin nga ky gjykim me tekfir apo nga mosdhënia e tij. Kurse sa i përket njerëzve të thjeshtë që japin gjykime për tekfir në mënyrë absolute dhe të përgjithësuar, apo mosbërja e tekfirit në të tilla çështje, nga kjo gjë burojnë shumë të këqia. Prandaj, mendoj se të rinjtë nuk duhet të merren me këto çështje, se a është udhëheqësi qafir apo jo, dhe se a na lejohet të rebelohemi kundër tij apo jo.

    Të rinjtë duhet të preokupohen me adhurimin që Allahu ua ka bërë detyrë ose që është i pëlqyeshëm dhe ata duhet të braktisin atë që është e urryer apo e ndaluar. Ata duhet ta dinë se mosmarrëveshjet në çështjet e Fesë dhe dijes ndodhën edhe gjatë kohës së Sahabëve (radij-Allahu ‘anhum), mirëpo kjo gjë nuk çoi në ndarje. Por zemrat e tyre ishin një dhe Menhexhi i tyre ishte një. Kurse sa i përket mosgjykimit me atë që ka shpallur Allahu, atëherë kjo – ashtu siç gjendet në Librin Madhështor – është tri llojëshe: ajo që është kufër (mosbesim), ajo që është dhulm (padrejtësi), dhe ajo që është fisk (mosbindje), çdonjëra sipas shkaqeve të ndryshme për të cilat është bërë gjykimi (me ato ligje që nuk janë shpallur nga Allahu).

    1 – Nëse një person nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu për shkak se ndjek epshet e tij, duke e ditur që e vërteta është tek ajo që ka gjykuar Allahu, atëherë ky nuk ka mohuar, mirëpo ai është ose fasik (i pabindur, i prishur), ose dhalim (zullumqar, i padrejtë).

    2 – Ose kur ai vendos në fuqi (jeshra’) një gjykim të përgjithshëm (hukman ‘amman) i cili pasohet nga Umeti dhe ai e konsideron (këtë gjykim) të dobishëm dhe nuk e ka të qartë (realitetin e tij), atëherë edhe ky nuk mohon poashtu, sepse shumë nga udhëheqësit kanë injorancë për sa i përket dijes Sheriatike. Dhe ai që nuk e njeh gjykimin e Sheriatit shpesh herë lidhet mbas atyre (që nxjerrin këto gjykime), dhe ata (udhëheqësit) e konsiderojnë atë (që nxjerr këto ligje apo gjykime) si dijetar të madh. Dhe si rezultat i gjithë kësaj ndodh kundërshtimi (i Sheriatit).

    3 – Dhe nëse ai nuk e njeh Sheriatin, mirëpo gjykon me këtë ligj apo nxjerr këtë ligj dhe pastaj e bën atë kod ligjor që ta ndjekin njerëzit, dhe beson (jete’kid) se ai është dhalim (zullumqar) për këtë që po bën dhe se e vërteta është tek ajo që ka ardhur në Kur'an dhe në Sunet, atëherë ne nuk mund të bëjmë tekfir mbi të.

    4 – Por ne mund të bëjmë tekfir:

    a) atë që konsideron një legjislacion tjetër përveç atij të Allahut se është më i përshtatshëm për njerëzit.

    b) ose mbi atë që beson se ky legjislacion është i barazvlefshëm me legjislacionin e Allahut ‘Azze ue Xhel. Atëherë ky është qafir sepse ai përgënjeshtron thënien e Allahut Tebarake ue Te’ala: “A nuk është Allahu Më i Miri i të gjithë gjykuesve?” Dhe gjithashtu thënien e Tij: “Mos vallë ata kërkojnë gjykimin e Kohëve të Injorancës? Dhe kush është gjykues më i mirë sesa Allahu për popullin që është i bindur (në besimin e tij)?”

    Pastaj, nuk duhet kuptuar nga këto çështje (që sapo u sqaruan) se kur ne bëjmë tekfir mbi dikë, atëherë automatikisht e kemi obligim të rebelohemi kundër tij, për arsye se nga ky rebelim vijnë të këqija të mëdha, më shumë sesa kur rri i heshtur. Tani s’kemi mundësi të tregojmë shembuj rreth atyre ngjarjeve që ka përjetuar ky Ummet, qofshin Arabë apo jo-Arabë. Por, kur ta kemi verifikuar korrektësinë e rebelimit kundër këtij personi nga aspekti Sheriatik, atëherë duhet bërë patjetër përgatitje (fizike dhe ushtarake) që të arrihet fuqi e barabartë me atë të udhëheqësit ose më shumë se aq.

    Por, që njerëzit të rebelohen me thika e shtiza, ndërsa udhëheqësi ka tanke, raketa etj, atëherë nuk ka dyshim se ky është budallallëk dhe gjithashtu kjo bien në kundërshtim me Sheriatin.



    Perktheu Alban Malaj

    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=FgOdbmyM1VY
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #167
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit

    Esselamu Alejkum...

    Me Emër të All-llahut Mëshiruesit, Mëshirplotit...

    Falenderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut, Paqja dhe mëshira e All-llahut qoft mbi të Dërguarin tonë Muhammedin Alejhi Ve Selam, mbi Familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e Tij deri në Ditën e Gjykimit...

    Vëllezër dhe motra Muslimane, InshaAll-llah në vazhdim do të i cekim disa argumente në lidhje me disa festa të shpikura në islam të cilat nuk kanë kurrfarë baze....

    Pra prej bidateve që i kanë shpikur njerëzit është edhe festimi i natës së gjysmë muajit shaban (nata eberatit), duke e veçuar këtë ditë me agjërim, duke mos pasur për këtë argument në të cilin mundet të mbështetemi.

    Mbi vlerën e kësaj dite ekzistojnë disa hadithe, mirëpo janë të dobëta, kurse sa i përket namazit në këtë ditë, të gjitha janë apokrife, siç e kanë treguar këtë shumë dijetarë. Disa prej tyre do t’ipërmendim pak më poshtë.

    Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve festimi i kësaj dite është bidat dhe se hadithet që flasin përkëtë ditë janë të dobëta, e disa janë edhe apokrife.

    Prej dijetarëve që e kanë treguar këtë gjë është edhe Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, në librin “Letaiful-Mearif”. Sipas disave ka mundësi të punohet mehadith të dobët, mirëpo nëse për këtë vepër ka bazë të shëndoshë në hadithet e vërteta, kurse për këtëditë nuk ka bazë të shëndoshë, që ta forcojmë me hadith të dobët. Këtë rregull e ka sqaruar shumë mirë Shejhul-Islam, Ibën Tejmijje, rahimehull-llah.

    Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se nëse muslimanët kanë mendime të ndryshme për ndonjë çështje,duhet kthyer në Kur'an dhe Sunnet, e çka të gjykojnë ato, ose njëri pej tyre, ajo është sherijat dhe feqë duhet ta pasojmë, kurse ajo që është në kundërshtim me te duhet refuzuar. Nëse për ndonjë ibadet nuk ka bazë në Kur'an dhe Sunnet, atëherë është bidat të cilin nuk lejohet ta bëjmë, e mos të flasimpër davet në te ose t’i nxisim njerëzit në këtë vepër.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te idërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më imirë”. (En-Nisa: 59).

    “A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?”.(Esh-Shura: 21).

    “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja,se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).

    “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të moszgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnëpakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”. (En-Nisa: 65).

    Ka shumë ajete që flasin në këtë drejtim dhe janë vendimtare se gjatë mendimeve të ndryshmeduhet kthyer në Kur'an dhe Sunnet, dhe se duhet kënaqur me këtë gjykim, dhe se kjo është argument iimanit të një besimtari dhe e mirë për robin në dunja dhe ahiret.

    Hafidh Ibën Rexhebi, rahimehull-llah, në librin e tij, “Letaiful-Mearif”, thotë: “Namazi gjatë natës së gjysmëmuajit shaban nuk ka bazë nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e as nga shokët e tijë”.

    Kurse çdo gjë që nuk ka bazë në argumente të shëndosha nuk i lejohet muslimanit ta shpikë në fe, pamarë para sysh a është duke e bërë vet ose në grup, pa marë para sysh a e bënë publikisht ose e fshehë,duke u bazuar në përgjithshmërinë e fjalës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

    “Kush shpikë nëfenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.

    Dhe shumë argumente tjera që flasin në këtë drejtim.

    Imam Ebu Bekr Tartushi në librin e tij, “Shpikjet dhe bidatet”, thotë: “transmetohet nga Ibën Vedahi,e ky nga Zejd ibën Eslemi, i cili ka thënë: asnjë hoxhë i yni e as fukahatë tonë nuk i kanë dhënë asnjëfar vlere gjysmëmuajit shaban, nuk e kanë zë gjë hadithin e Mekhulit, nuk e kanë konsideruar natë me vlerë.

    Kur Ibën Ebi Melikjea e ka dëgjuar njërin duke thënë: fulani thotë se nata e Beratit ka vlera sa nata e Kadrit, ia ktheu: po ta ndëgjoja do ta goditja me shkop”.

    Shevkaniu, rahimehull-llah, në librin e tij, “Dobi të përmbledhura”, thotë: “Hadithi që fletë përnamazin e natës së gjysmëmuajit shaban është i trilluar”.

    E në disa libra tjerë ka thënë se është i kotë,i pa bazë, i dobët etj.Disa dijetarë janë mashtruar me këto hadithe, siç është rasti me Ebu Hamid Gazalin dhe disa dijetarë të tefsirit.
    Hafidh Irakiu thotë: Hadithi që flet për namazin në natën e gjysmëmuajit shaban është i trilluar mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe është gënjeshtër mbi te”.

    Imam Neveviu thotë: “Namazi i Regaibit dhe namazi i natës së gjysmëmuajit shaban janë bidate dhe nuk duhet të mashtrohet ndokush nga fakti se janë të përmendura në librin “Kutul-Kulub”, ose “Ihajuulumud-din”, e as nga hadithet që janë përmendur atje, sepse krejt ato janë të kota, e as me shkrimete disa dijetarëve që u është përzier kjo çështje, sepse ata kanë gabuar në këtë rast”.

    Shejhu Ebu Muhammed, Abdur-Rahman ibën Ismail El-Makdisiu ka shkruar libër shumë të vlefshëmmbi këtë temë, ku ka vërtetuar kotësinë e sajë në mënyrë të zgjëruar dhe të mirë. Dijetarët kanë folurshumë rreth kësaj teme, po të dëshironim t’i përmendim do ta zgjatnim shumë. Mirëpo kjo që kemipërmendur, mendojmë se mjafton për ate që e kërkon të vërtetën.
    Ajetet, hadithet dhe fjalët e dijetarëve që i përmendëm më lartë i sqarojnë kërkuesit të të vërtetës se:festimi i natës së gjysmëmuajit shaban, me namaz ose gjëra tjera, veçimi i ditës së sajë me agjërim,është bidat i urrejtur sipas shumicës së dijetarëve dhe nuk ka bazë në sherijatin e pastërt, e cila kadalur pas shekujve të sahabeve, radijall-llahu anhum.

    Në këtë kontekst kërkuesit të të vërtetës i mjafton ajeti: “Sot përsosa për ju fenë tuaj..”. Dhe ajetet tjera që flasin në këtë drejtim.

    Edhe hadithi: “Kush shpikë në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar”.

    Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Mos e veçoni natën e xhuma me namaz të veçantë, e as ditën e sajë me agjërim të veçantë, nëpërjashtim të rastit kur ju takon në agjërim të zakonshëm”.

    Po të ishte e lejuar të veçohet ndonjë natë me agjërim, atëherë nata më meritore do të ishte nata exhuma, sepse dita e sajë është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, sipas haditheve tëPejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pasi që Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua katërhjekur vërejtjen nga veçimi i natës së xhuma me namaz të veçantë, kjo tregon se veçimi i ndonjënate tjetër edhe më parë është i ndaluar, në përjashtim të ndonjë rastit kur është veçuar me hadith tëvërtetë. Pasi që sipas sherijatit është e ligjshme namazi i natës gjatë ramazanit dhe natës së Kadrit,Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua ka treguar ummetit dhe i ka nxitur në te, bile edhe vet ika bërë.

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

    “Kush falet gjatë netëve të Ramazanit, me besim dhe shpresim të shpërblimit, i falen mëkatet e mëparshme”. (Buhariu dhe Muslimi).

    “Kush e falët Natën e Kadrit me besim dhe shpresim të shpërblimit, i falen mëkatet që i ka bërë mëparë”. (Buhariu dhe Muslimi). Kështu që, po të ishte nata e gjysmëmuajit shaban dhe nata e parë e xhumasë së parë të Rexhebit, ose nata e Israsë dhe Miraxhit e ligjshme veçimi i tyre me festim ose me ndonjë ibadet të veçantë, dotia tregonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, këtë mbarë ummetit ose do ta bënte vetë, po tëndodhte diç e tillë, këtë do të na e tregonin sahabet e tij e nuk do të na e fshehnin, sepse ata kanëqenë njerëzit që më së shumti kanë këshilluar, pas Pejgamberëve. All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre. Pak më parë të treguam fjalët e dijetarëve se për këtë gjë nuk ka asnjë hadith të vërtetë ngaPejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e as nga sahabet e tij, radijall-llahu anhum, as për natën e Regaibit e as për natën e Beratit, atëherë na bëhet e qartë se festimi i kësaj nate është bidat, gjë eshpikur në Islam edhe veçimi me ibadet të veçantë është bidat. Kjo vlenë edhe për natën e Israsë dhe Miraxhit.

    Sa mirë thotë poeti: Gjërat më të mira janë udhëzimet e para, kurse më të këqijat janë ato të shpikurat.

    E lusim All-llahun që ti udhëzojë mbarë muslimanët që të kapen për Sunnet dhe të përqëndrohen nëte dhe të kujdesen prej bidateve dhe gjërave që i kundërshtohen. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe mbi shokët e tijë në përgjithësi.

    Marrë nga “Përmbledhja e fetvave” të shejh Ibën Baz, rahimehull-llah, v.2/882.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #168
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    A është e lejuar që të festohet nata 15 Sha'ban- Shejkh Bin Baz

    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •