Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Kërpudha dhe peshku krudo të rrezikshëm në verë

    Salmonela është një rrezik i derivuar nga peshku i papërpunuar dhe kërpudhat. Për rreziqet e verës ekspertët italianë paraqitën një udhëzues për të shmangur helmimin nga kërpudhat dhe peshku.

    Përveç salmonelës, rreziqe të tjera mund të vijnë edhe nga konsumimi i peshkut të papërpunuar që mund të jetë infektuar nga larvat e Anisakis e që nëse konsumohet pa kujdes mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin.
    Në Itali, ministria e Shëndetësisë ka realizuar një broshurë me 25 faqe që përmban gjithçka që ju duhet të dini për mbledhjen dhe konsumin e kërpudhave, format e helmimit prej saj dhe trajtimin gjatë helmimit.
    Ndër rregullat e arta për të mos u prekur është të kontrolloni gjithmonë kërpudhat tek një ekspert, t’i konsumoni ato në sasi të moderuara dhe të mos ia jepni fëmijëve nën 12 vjeç.
    Nëse jeni shtatzënë konsumoni vetëm ato shumë mirë të gatuara dhe nëse ndiheni në formë të shkëlqyer, konsumojini brenda 6 muajve. Mos i hani pa i kontrolluar dhe kini parasysh se tek ato vajoret mund të zhvillohet toksina botulinum, që është e dëmshme për shëndetin.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    kjo salmonela me te poshter nuk ka

    ka aftesin e kapsulimit
    po hyri ne organizem ,edhe ne perdorimin e antibiotikeve ajo formon nje kapsul mbrojtese qe i ndihmon per rrezistenc,momentin qe ndalet perdorimi i antibiotikeve ajo e zberthen kapsulen dhe vepron serish.

    vetem kontrollat e rregullta dhe antibiotik pa numer mund ta mbysin ate dhe kapsulen e saj.
    pra attention nga ajo!
    Ndryshuar për herë të fundit nga teta : 07-07-2012 më 13:39

  3. #3
    Po salmonela sikur vjen nga vezët?!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Kalkulator qe llogarit se sa peshk duhet ngrene sipas peshes qe ke.
    http://www.howmuchfish.com/
    Peshku nuk duhet konsumohet nga femije nen 6 vjec
    Ngrenie e tepert e peshkut rrit permbajtjen e merkurit n trup
    dhe ka rrezik helmim.
    Kerpudhat gjithmone duhet te hahen nga produkte te konservuara
    te perpunuara nga industria dhe jo te perdoren te fresketa
    pasi rreziku i infeksionit eshte i larte,sierfaqja e kerpudhave eshte shume poroze
    dhe aty ngecin brenda mikrobe nga ajri perreth dhe qe nuk largohen edhe pas larjes.helmmi mund te merret nga peshk/kerpudha te lena ne frigorifer per kohe te gjate.Peshku kerpudhat nuk duhen lene me shum se dy dite n frigorifer.
    Ble pak dhe konsumoje shpejt,Kjo eshte praktika me e sigurte.Edhe vlerat ushqimore jane me te larta krahasuar me nje peshk te lene mbi nje jave ne frigorifer.
    Fruta dhe perime nuk duhen lene me shume se tre dite ne frigorifer pasi pas tre ditesh prishen vitaminat.(me perjashtim te portokallit,molles,dardhes se papjekur dhe pjeshkes se papjekur)
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-07-2012 më 19:48
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Qumeshti dhe nenproduktet e tij,nese do te perdoren gjate konsumimit te nje menyje me baze peshkun do te sjellin komplikacione te padeshiruara per shendetin e njeriut.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •