Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Tirana, një kampione e dënuar nga diktatura!

    TIRANA, NJE KAMPIONE E DENUAR NGA DIKTATURA!..



    45 vjet pas historisë tragjike të përjashtimit të “17 Nëntorit” nga kampionati i futbollit i vitit 1967


    21 Qershor, 2012

    Nga Skifter Këlliçi, Boston,(SHBA)

    Prolog

    Më 1980, kur po përfundoja së shkruari librin “Historia e futbollit”, në të cilin një kapitull i gjatë i kushtohej edhe historisë së futbollit shqiptar, u ndodha para një vështirësie të madhe: si do ta paraqitja në këtë libër ecurinë e kampionatit të sezonit 1966-67, në ditët e fundit të të cilit “”17 Nëntori”, sot “Tirana”,ishte përjashtuar nga ky kampionat, ose më saktë, diktatura komuniste i kishte hequr asaj me dhunë kurorën e kampiones së atij sezoni.

    Natyrisht as një nga këto fjalët e fundit nuk mund t’i shkruaja në këtë kapitull. As edhe vetë përshkrimin tragjik të kësaj ngjarjeje. I shtrënguar nga censuar dhe autocensura, në vend të një përshkrimi të saktë historik, vura në libër vetëm tabelën e renditjes së kampionatit 1966-67, në të cilin titulli kampion në mënyrën më absurde iu dha “Dinamos”…

    Dhe ja cila është kronologjia e vërtetë e kësaj ngjarjeje tragjike që ka ndodhur 45 vjet më parë,më 24 qershor të vitit 1967.



    Historia e futbollit botëror njeh shumë skandale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë fushave të futbollit-përleshje të futbollistëve në fushë dhe jashtë saj, ndërhyrje të tifozëve të njërës, a tjetrës skuadër, kërcënime dhe joshje të drejtuesve të klubeve ndaj gjyqtarëve, allishverishe, shfaqje korrupsioni që kanë sjellë si pasojë përjashtime futbollistësh,trajnerësh, drejtuesish, por kurrë përjashtimin e ndonjë skuadre nga vazhdimi i kampionatit. Dhe kjo sepse rregullorja e futbollit nuk parashikon veprime të tilla. Nuk përfshihen këtu raste kur janë përdorur makinacione për të favorizuar një skuadër a një tjetër, siç ndodhi në sezonin 2005-06 në Itali,ku, si pasojë e procesit të ashtuquajtur “Calciopoli”, “Juventusit” iu hoq titulli kampion dhe u dënua të luante në kategorinë e dytë, dhe “Milani”, ”Fiorentina”, ”Lacio”, “Rexhina”, etj,u detyruan ta fillonin kampionatin me disa pikë më pak,ashtu si “Atalanta” në sezonin e kaluar, ose ato që po ndodhin përsëri këto muaj në Itali.



    Por ajo që ndodhi më 24 qershor të vitit 1967, pas ndeshjes “17 Nëntori”-“Partizani” kur të dyja këto skuadra u përjashtuan nga vazhdimi i këtij kampionati, është një shembull i paparë dhe unikal në botë.

    Deri në kampionatin e vitit 1965-66, kur “Vllaznia” ishte shpallur dy herë radhazi kampione më 1945 dhe 1946, vetëm dy skuadra kishin fituar kampionatet në vazhdim: Këto ishin “Partizani”, i krijuar më 1946, (11 herë) dhe “Dinamo”, e krijuar më 1950,(6 herë).

    Dhe ja,në ndeshjen e fundit të kampionatit të vitit 1996-66 “17 Nëntori” i Tiranës, duke mundur “Partizanin” 2-0, fitonte për herë të parë në historinë e kampionateve të pas Luftës së Dytë Botërore, titullin kampion.



    Ishte me të vërtetë një shuplakë shumë e rëndë që i jepej këtyre dy skuadrave të privilegjuara të udhëheqjes komuniste, dy skuadrave, përkatësisht të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Thyhej kështu një mit.

    Në dukje, këtu nuk kishte asgjë të keqe. Madje,po zgjerohej kështu gjeografia e kampionëve. Por udhëheqjes komuniste i pëlqente që kampionatin ta fitonte çdo skuadër tjetër, por jo “17 Nëntori”, pra, “Tirana”, shumëherë kampione që nga 1930 kur ishte zhvilluar kampionati i pare…



    Mllefi i byroistëve kundër “Tiranës”

    Urrejtja kundër diktaturës komuniste ka qenë e heshtur, sepse dhuna e saj nëpërmjet armës së kësaj diktature, Sigurimit të Shtetit, ishte shumë e madhe. Kështu kjo urrejtje përpiqej të gjente shprehje në mënyra të tërthorta. Dhe një nga këto mënyra u bë futbolli.

    Sportdashësit e “17 Nëntorit”, dhe këta nuk ishin vetëm tiranas vendas, por edhe mijëra e mijëra te tjerë në kryeqytet e qytete të tjera të vendit, gëzoheshin pa masë kur skuadra e tyre fitonte ndaj “Dinamos” dhe, veçanërisht, ndaj “Partizanit”. Këtë gëzim ata e shprehnin hapur me thirrjet, “Forca Tirana, (Tirona)” dhe në ndeshjet e “Partizanin” edhe me thirrjet, “Bjeruni të kuqve!”,sepse futbollistët e saj luanin me fanella me ngjyrë të kuqe. (Madje në vitet 50-të ata mbanin edhe të mbathura të zeza, si të përfaqësueses sonë).)

    Ishte një dukuri e përafërt me thirrjet e sportdashësve tiranas në vitet 1942-43, kur “Shprefeja”, skuadër e të rinjve të lagjeve te Tiranës, luante kundër skuadrave fashiste italiane. Kur ushtarakët fashiste thërrisnin: ”Forca li axurri!”, ata u kundërpërgjigjeshin me thirrjet: “Forca të kuqtë!”, sepse fanellat e “Shprefësë” ishin të kuqe dhe të mbathurat e zeza, pra, si ngjyrat e flamurit kombëtar.

    Në dukjen e jashtme, thirrja “Bjeruni të kuqve!”, vërtet disi e ashpër, ishte thjesht një thirrje e natyrshme në një ndeshje sportive. Pra, sulmoni dhe mposhtni të kuqtë, ashtu si edhe tifozët e “Partizanit” mund të thërrisnin: ”Bjeruni bardhebluve!”.

    Mirëpo kjo thirrje nuk u tingëllonte mirë në vesh anëtarëve të Byrosë Politikë që ndeshjet midis këtyre dy skuadrave i ndiqnin nga tribuna e udhëheqjes, sepse ajo mund të kuptohej edhe kështu: ”Bjerini së kuqes!”, që ishte simboli i komunizmit.

    Me përjashtim të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos, të gjithë byroistët e tjerë do t’i shihje çdo të diel në tribunë. Dhe të tërë, veç Kadri Hazbiut, ishin tifozë fanatikë të “Partizanit”. Bile, gjeneral Petrit Dume kishte raste që në pushime të ndeshjes së “Partizanit” edhe të zbriste në dhomat e zhveshjes dhe të ndërhynte që të hiqej ky, apo ai futbollist që, sipas tij nuk po luante mirë. Madje një herë, siç dëshmon Miço Ndini, ish-futbollisti i njohur i “Partizanit” të viteve 60-të, ky gjeneral, pas një humbjeje të “Partizanit” me “Skënderbeun”,të arrinte me makinën e tij autobusin e “Partizanit”, që udhëtonte për më Tiranë, ta ndalte atë e t’i fyente futbollistët.

    Po të kthehemi të “17 Nëntori”. Pas një fitoreje të skuadrës së tyre kundër”Besës në Kavajë,në fillim të dimrit të vitit 1967, tifozët tiranas, me të ardhur në stacionin e trenit, nuk u shpërndanë, por u drejtuan në Klubin e Shtëpisë së Oficerëve, (sot godina e MTKRS-së), dhe atje vazhduan me thirrjet: “Tirana, Tirana!”. Dhe të mos harrojmë se na ato çaste në klub ndodhej pikërisht gjeneral Petrit Dume, bashkë me jerarkë të tjerë të diktaturës, të cilët, s’do mend, mbetën të habitur.

    Që ky ishte një provokim i kapur, për këtë nuk kishte dyshim, por, a mund të arrestohej ndokush, kur fare mirë ai mund të përgjigjej “Nuk bëra asgjë, veçse thirra më shokët e mi: “Forca Tirana!”.

    Byroistëve nuk u pëlqente dhe fakti tjetër që sportdashësit tiranas e quanin skuadrën e tyre me emrin e vjetër, “Tirana, dhe jo “17 Nëntori”, siç u quajt ky klub pas ardhjes se komunistëve në fuqi, për nder të çlirimit të kryeqytetit.

    Ja, pra, në këtë atmosferë zhvillohej kampionati i vitit 1967. Kasta e kuqe nuk mund të gëlltiste një fitore të dytë të “17 Nëntorit” në këtë kampionat pas fitores së një vitit më parë.

    Duke parë që kjo skuadër po shkëputej nga “Partizani” e “Dinamo”, paria e Ministrisë së Mbrojtjes filloi të përdorë makinacione nga më të çuditshmet. Pikërisht në këtë periudhë, futbollistët e “17 Nëntorit”, Ali Mema dhe Gëzim Kasmi, të dy pedagogë të kulturës fizike, u dërguan, i pari në Shkodër, (gjashtë muaj) dhe i dyti në Skrapar (18 muaj), që të kryenin… zborin usharak. (I tërë ky makinacion u krye drejtpërdrejt drejt me urdhër të Petrit Dumes). Kështu skuadra tiranase u detyrua të luante gjatë tërë këtij sezoni pa këta dy lojtarë titullarë.

    E, megjithatë, valanga e “Tiranës”, (kështu po vazhdoj ta quaj tani këtë skuadër), ishte e pandalshme.

    Dhe, ja, erdhi 24 qershori i vitit 1967. Ditë e shtunë. Pse kjo ndeshje të shtunën e jo të dielën, kur nuk kishte ndeshje tjetër sipas kalendarit?

    Edhe këtu kishte një dredhi: të dielën “Vllaznia” priste në Shkodër “Dinamon”. Deri atë javë “Tirana” kryesonte me 33 pikë, ”Dinamo” kishte 31 e “Partizani” 25, jashtë çdo lufte për t’u bërë kampion. Por duhej me doemos që “Tirana” të mos përsëriste suksesin e një viti më parë. Pritej, pra, që “Partizani” të fitonte kundër “Tiranës”. E atëherë të bëhej ç’ishte e mundur, madje, të ushtrohej në një mënyrë a një tjetër, trysni ndaj “Vllaznisë” edhe ajo pa pretendime për titull, që “Dinamo” të fitonte.

    Në këtë mënyrë, si “Tirana”, ashtu edhe “Dinamo”, barazoheshin me pikë e, kësisoj, krijohej mundësia që kampionatin ta fitonte “Dinamo”, me fjalë të tjera, një tjetër skuadër ushtarake, por këtë radhë, e Ministrisë së Brendshme.

    E vërteta është se kjo dëshirë e udhëheqjes komuniste nuk ishte kaq e lehtë të realizohej,sepse në tri ndeshjet e fundit të kampionatit “Tirana” do të ndeshej me “Tomorin” e Beratit, ”Lokomotivën” e Durresit dhe “Traktorin” e Lushnjës, që ndodheshin në shkallët e fundit të renditjes së kampionatit të sezonit 1966-67.

    Mirëpo “Tirana” shpartalloi çdo hamendësim të parisë së kupolës së kuqe: ajo mposhti në sy të tyre “Partizanin” me rezultatin 2-1.

    Të dyja skuadrat aktivizuan në atë sezon këta futbollistë:

    “Tirana”: Tafai, Elini, Frashëri, Dhales, Gjoni, Bytyci, O.Mema, Xhacka, Bukoviku, Hyka, Kazanxhi, Ishka, (trajnerë, M.Alla. e E.Shehu.)

    “Partizani”: Janku, Jozja, M.Gjika, S.Gjika, Dingu, Rragami, Shule, Karriqi, Shllaku, Dani, Rudi Pano, Jashari, Shaqiri… (trajnerë, R.Resmja e M.Ndini.)

    Nuk po futemi në përbërjen e skuadrave dhe në kronikën e lojës, e cila për turp, as nuk është pasqyruar në faqet e gazetës “Sporti Popullor”.Por nga fundi i pjesës së dytë, pra, dhe të krejt ndeshjes, pati raste të një loje të rëndë,të shkaktuar nga lojtarë të të dyja palëve. Kjo atmosferë e nderë vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes para dhomave të zhveshjes. Por nuk pati skandale, nuk pati përleshje, nuk pati, për më tepër, as ndërhyrje të shikuesve tifozë të njërës, a tjetrës palë në fushë.

    Gjyqtari mund të kishte përjashtuar futbollistë nga të dyja skuadrat, deri aq sa lejon rregullorja. Edhe lojtarët që shkaktuan përleshje, mund të ishim përjashtuar për kaq, ose aq ndeshje. Të gjitha këto mund të kishin ndodhur, përsëri duke u zbatuar rregullorja e futbollit. (Ndërkohë, “Dinamo” nuk mundi të arrinte veçse në barazim në Shkodër dhe kështu mbeti tri pikë larg “Tiranës”, që, duke pasur, siç e thamë dhe më sipër, ndeshje më të lehta, tashmë po çimentonte rrugën për të fituar për të dytën herë radhazi titullin kampion.)

    Si pasojë,pas përfundimit të ndeshjes “Tirana”-”Partizani”, në stadium shpërthyen sërishmi brohoritjet entuziaste, ”Tirana, Tirana!”, të cilat, si gjithnjë, u vrisnin veshin udhëheqësve komunistë. Ndaj ata u larguan të vrenjtur nga stadiumi dhe ua hipën makinave të tyre të zeza, për t’u zhdukur në bllokun e udhëheqësve. Megjithatë, duke menduar diçka të ligë…



    Vendimi mizor!..

    Dhe ja ligësia skandaloze: në gazetën “Sporti Popullor”, të datës 27 qershor të vitit 1967 u botua vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit të dyja skuadrat përjashtoheshin nga kampionat i vitit 1966-67 për shfaqje te theksuara antisportive.

    Ku vendim absurd ra si bombë në opinionin sportiv shqiptar. Si ishte e mundur që FSHF-ja të guxonte të merrte një vendim të tillë dhe mbi çfarë faktesh,kur vetëm disa futbollistë u grindën me njeri-tjetrin?

    Vite më pas, kur jam marrë më këtë ngjarje tmerrësisht dramatike, kam pyetur ish-drejtues të FSH të Futbollit, madje të Komitetit Shtetëror të Kulturës Fizike dhe Sporteve. Por, për fat të keq,të tërë kanë ngritur supat duke më shpjeguar se nuk mbanin… mend hollësi të këtij vendimi. Atëherë jam drejtuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe kam hapur dosjet përkatëse të këtij institucioni të lartë shtetëror. Mjerisht, nuk kam gjetur as ndonjë procesverbal të ndonjë mbledhjeje të FSHF-së për këtë ndeshje, asnjë vendim,asgjë…

    Atëherë lind pyetja: Kush e mori këtë vendim? Kryesia e F.SH. të Futbollit? Cili nga anëtarët, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, a kryetarin a kryesinë e Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve,do të kishte marrë guximin të ndërmerrte një hap të tillë për të përjashtuar dy skuadra nga vazhdimi i kampionatit, aq më tepër kur njëra prej tyre nuk ishte as më shumë e as më pak, por “Partizani” i Ministrisë së Mbrojtjes, skuadër e zgjedhur e Kupolës së Kuqe?

    Është e qartë që u ky vendim u diktua nga vetë Byroja Politike. Dhe më mirë se kushdo tjetër, këtë e di Ramiz Alia, që ishte shefi i propagandës në Byronë Politike dhe ai që nuk mungonte kurrë jo vetëm në ndeshjet e “Partizanit”, por edhe të skuadrave të tjera.

    Motivi është shumë i qartë; duke përjashtuar “Tiranën”, “de jure”, kampione,“de facto ” e tillë bëhej “Dinamo”, pra, në fund të fundit, një tjetër skuadër e diktaturës. Dhe në opinion krijohej ideja: ”Ja,bashkë me “Tiranën, përjashtohej edhe “Partizani”, pra dënimi ishte i barabartë për të dyja skuadrat”.

    Por harrohej, ose bëhej sikur harrohej, e kështu “Tiranës” iu mohua titulli kampion në një kampionat thuajse të fituar tri javë para mbylljes së tij. Kjo ishte një goditje shumë e fortë që iu dha kësaj skuadre dhe sportdashësve të saj. Ishte një luftë e filluar që në shtator të vitit 1963. Dhe ja se si: Atëherë futbollisti i njohur i Tiranës, Skënder Halili,një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj të futbollit shqiptar të të gjithë kohëve, pas shërbimit ushtarak të kryer në radhët e “Dinamos”, nuk pranoi propozimin e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme që të vazhdonte të luante në radhët e kësaj skuadre, edhe pse iu afruan kushte te mira pune e jetese. Ai u kthye te “Tirana e tij e shtrenjtë, te shokët e skuadrës, te sportdashësit që e pritën krahëhapur.

    Por drejtuesit e Ministrisë së Brendshme ia mbajtën vath në vesh këtë refuzim. Dhe ja, u gjet një shkas për ta shkatërruar përfundimisht. Befas në shtator të vitit 1966 u arrestua, para se “Tirana” të nisej për një ndeshje jashtë shtetit. Urdhëri u dha drejtpërdrejt nga vetë ministri, Kadri Hazbiu, sepse atij iu gjetën …60 dollarë amerikanë dhe, si pasojë, u dënua me disa vjet burgim.

    Kështu në moshën 24-vjeçare u mbyll jeta sportive e këtij futbollisti që do t’i kishte dhënë aq shumë futbollit shqiptar. Por diktaturës aq i interesonte. Rëndësi kishte që një “armik” të asgjësohej.

    Vdekja e tij e parakohshme më 1981 dhe varrimi i tij, ku, me gjithë kohën e keqe, morën pjesë qindra e qindra sportdashës, ishte një shfaqje e heshtur proteste ndaj diktaturës. Pastaj,kjo luftë, siç e pamë,vazhdoi me… “kryerjen” zborit ushtarak jashtë Tiranës të Ali Memës dhe Gëzim Kasmit.

    Sidoqoftë, kjo nuk e mposhti “Tiranën”. Që ishte skuadra më mirë e atyre viteve, ajo e dëshmoi këtë duke fituar kampionatet e viteve 1968, 68-69 dhe 1969-70 dhe duke shënuar kështu një nga faqet më të lavdishme jo vetëm të këtij klubi, por edhe të futbollit shqiptar.

    Vite më pas kam pasur rast të bisedoj me Skënder Jarecin, ish-futbollist dhe pastaj edhe trajner i “Dinamos”. Duke rikujtuar përjashtimin e “Tiranës” nga kampionati i sezonit 1966-67, ai ma pati thënë: ”Në ceremoninë e përfundimit të kampionatit u ndalova të bënin të ashtuquajturin rrotullim rreth fushës me kupën në duar që nuk e meritonim..Ajo kupë dhe ai rrotullim i takonte “Tiranës” dhe vetëm “Tiranës”.

    I nxitur nga kjo dramë e madhe sportive, më 1997 nisa të shkruaja romanin me titull “Tirana”, dy orë para dënimit”. M’u desh të bisedoja me futbollistë të asaj kohe, portierin Elini, mbrojtësit Frashëri, Osman Mema, vëllai i Ali Memës, me portierin e “Partizanit” Janku, me Panajot Panon legjendar…Por edhe me trajnerin e “Partizanit” të atyre viteve, Refik Resmja.

    “Përjashtimi i Tiranës”,-më tha ai atëherë,- qe një akt i shëmtuar i diktaturës. Unë u indinjova së tepërmi,ndonëse nuk më erdhi mirë që ne e humbëm atë ditë ndeshjen me të. Por “Tirana” e meritoi fitoren, siç do të meritonte dhe fitoren e atij kampionati.”



    Rikujtim…

    …Shkurt i vitit 1999. Për një muaj nisem së bashku me gruan dhe djalin për në SHBA, ku jetoj prej gati tetë vitesh. Sapo është botuar romani im “Dy orë para dënimit”, kushtuar kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Në pjesën e përparme të mbulesës është fotografia e “Tiranës” së atyre viteve, e mjeshtrit të fotografisë, Petrit Kumi, dhe në pjesën e pasme, foto të një kësaj ndeshjeje, të botuara për herë të parë dhe të nxjerra nga arkivi i fotoreporterit të njohur sportiv, Enver Shabani.

    Lutfi Nuri,një ndër sponsorizuesit e botimit të romanit dhe aso kohe edhe president i SK “Tiranës”, organizon në sallën e madhe të Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve paraqitjen e librit. Në krye të sallës, në kolltukë në formë gjysmë rrethi, janë ulur një pjesë e mirë e futbollistëve të të dyja skuadrave që u ndeshën atë ditë qershori të vitit 1967,dhe pranë tyre, Myslym Alla,trajner i “Tiranës” dhe ndihmëstrajneri i “Partizanit”, Mico Ndini.

    Promovimi bëhet në formë bashkëbisedimi, i ndërthurur me një koncert nga disa nga aktorët e njohur të Estradës së Shtetit,ku nuk mungojnë Skënder Sallaku, Mariana Kondi dhe këngëtarët Ema Qazmi e Kasem Hallulli, që këndojmë këngë për “Tiranën” e atyre viteve..

    Janë shumë të ftuar, ndër të cilët ish-shefi i klubit të ‘”17 Nëntorit“, Lame Konomi, ish-futbollisti dhe intelektuali i njohur, profesor Skëndër Begeja, komentatori tashmë popullor i Radio Tiranës, Ismet Bellova që ka komentuar këtë ndeshje, gazetarë sportivë… Dhe sjellin kujtimet e tyre për këtë ndeshje,shprehin keqardhjen dhe indinjatën për këtë akt të shëmtuar të diktaturës që vrau “Tiranën”,kampione të pa shpallur të sezonit 1966-67.

    Çuditërisht nuk vjen asnjë gazetar sportiv i RTVSH-së të bëjë të paktën një kronikë për emisionet e lajmeve, asnjë gazetar i gazetës “Sporti Shqiptar”… Dhe të mos harrojmë se Anton Mazreku, një ndër personazhet kryesore të romanit, është themeluesi i mikrofonit sportiv në Radio Tirana dhe themeluesi kësaj gazete.

    Por nuk mjafton kjo: V.G.-gazetar sportiv i TVSH-së, deshi të pengonte përgatitjen e një kronike kushtuar botimit të romanit “Tirana dy orë para dënimit”. U arrit vetëm pas ndërhyrjes së drejtorit të përgjithshëm të RTVSH-së..

    Në fund të këtij takimi,e ndjej veten të rrethuar nga futbollistë e sportdashës që më urojnë për botimin e këtij romani dhe më falënderojnë që pas 31 vjetësh bëhem nismëtar për të rikujtuar këtë ndeshje dhe për të bashkuar futbollistë të të dyja skuadrave në një takim të tillë. Kështu marr me vete për në Amerikë një nga kujtimet më të prekshme të jetës sime në mjediset sportive,ku kam kaluar mbi 50 vjet…



    Në datën 24 qershor të vitit 2012, pres që Bashkia e Tiranës, shoqata “Tirana” dhe vetë drejtuesit e SK “Tiranës”, të organizonin një takim të tillë, po me ata lojtarë të të dyja skuadrave që luajtën në 24 qershor të vitit 1967, ndonëse disa prej tyre nuk janë më midis nesh, (Myslym Alla, Enver Shehu, Bahri Ishka…). Aq me tepër me rastin e 45-vjetorit të këtij akti të dhunshëm të diktaturës komuniste. Madje për këtë qëllim i shkrova dy herë një mikut tim,publicist i njohur sportiv,anëtar i shoqatës “Tirana”. Shtova se në fund të këtij takimi ish-futbollistëve të mësipërm dhe sportdashësve më të hershëm të ”Tiranës”, t’u dhurohej nga një kopje e romanit tim “Tirana dy orë para dënimit” …Shtova gjithashtu që të kujtonte gazetarët e RTVSH-së që kanë materiale filmike të asaj periudhe,të përgatitnin një emision të posaçëm kushtuar kësaj ngjarjeje…

    Kur më shumë se 13 vjet të shkuara e kisha bërë këtë vetëm me nismën time, si të mos bëhej kjo nga këto institucione shtetërore? Por ai me keqardhje më shkroi para dy javësh se ky propozim, që e quajti të shkëlqyer, nuk kishte gjetur mbështetje…

    Për të ardhur keq, shumë keq…
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    gjall qeka Skifteri?komentatori me kot qe ka pas Shqipnija

  3. #3
    Ca jane keto artikuj qesahrake? Kishte byroja mllef kunder Tiranes dhe ata fituan kampionatin nje vit me pare? Prandaj e lane ta fitonte dhe nje vit me pas? Ta bezdisje pak byrone dhe shkoje ne internim, e jo te kishte mllef byroja. Tirana ka fituar nje tufe me kupa e kampionate gjate kohes se enverit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 02-07-2012 më 10:28

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    prandaj e kompesuan ne vitet 80 tiranen
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    Kampionate: 1964–1965, 1965–1966, 1968, 1969–1970, 1981–1982, 1984–1985, 1987–1988, 1988–1989

    Kupa: 1963, 1976, 1977, 1983, 1984, 1986

  6. #6
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Perradha me Mbret..!
    Si 17Nentori (Tirana sot)si Partizani ashtu dhe skuadra e sigurimsave te Dinamos kan qene gjithmone te perkedhelurat e rregjimit komunist!!
    90% te trofeve qe kan marre keto tre skuadra,i kane fale nderhyrjes se politikes se asaj kohe!

  7. #7
    Te treja kane perfituar nga fakti qe ishin ne Tirane dhe te gjithe donin te vinin ne Tirane se kishte kushte me te mira. Dinamo dhe Partizani ishin me te favorizuara ne fillim kur u krijuan se moren lojtaret e skuadrave te tjera derisa filluan te nxirrnin lojtar vete.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Turp per Bashkine e Tiranes, Turp per klubin e Tiranes qe nuk i ka dhene mundesine njerit prej figurave me te kulturuara te gazetarise shqiptare z.Skifter Kellici te rikujtoje kete ngjarje te shemtuar te diktatures se kuqe, kunder Tirones tone, e cila perfaqsonte skuadren e qendreses antikomuniste te te gjithe neve.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166
    ju ref ekip alpinistash nga norvegjia , me 5-0
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2014
    Postime
    54

    Për: Tirana, një kampione e dënuar nga diktatura!

    Partizani eshte skuadra me ordinere ne Shqiperi. A e keni vene re se te gjithe tifozet e Partizanit jane nostagjiket e Enver Hoxhes dhe Komunizmit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •