Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Qafë-Botë: Çamët përkujtojnë 67-të vjetorin e Masakrës Greke ndaj popullsisë Çame

    TIRANE- Pas 68 vjetësh historia është përsëritur, por në krahë të kundër. Mijëra manifestues çamë, të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, kanë marshuar pasditen e sotme drejt vendkalimit kufitar të Qafëbotës në Sarandë rreth orës 19:00, ndërsa stacioni i parë i tyre kanë qenë varrezat masive të Kllogjerit, ku është përuruar një memorial dhe janë ndezur qirinj në respekt të viktimave të spastrimit etnik grek.

    Mbi 2 mijë vetë kanë qënë të pranishëm në këtë aktivitet, mes tyre edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputeti Dashamir Tahiri. Këtij marshimi i është bashkëngjitur edhe kreu i Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti.

    Pas vendosjes së gurit të parë për ndërtimin e varrezave çame, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se, “ky është guri i themelimit të çështjes Çame”.
    Këto varreza, ka shtuar Idrizi, janë detyrimi moral për pararaardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, “pikë kthese për çështjen çame”. “Çështja çame do të futet në kanalet diplomatike dhe kthimi pranë vatrave tona nuk do të jetë i largët", tha ai më tej.

    Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri.

    Qafë-Botë
    Në ndalesën e fundit të marshimit, në Qafë-Botë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mbajti fjalimin në shenjë nderimi për 2960 çamë të masakruar nga grekët.

    Ai deklaroi se ndërtimi varrezave ishte një akt i nderuar, ndërsa shtoi se, “hoqëm pllakën e turpit, mundëm harresën dhe neglizhencën, që i bëri shteti komunist kauzës çame. Ne sot jemi para zotit për veprën tonë, duke i dhënë dinjitet 2960 viktimave të Camërisë”, tha ai.

    Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi ndër të tjera se: “Dëshira për paqe, drejtësi është më e madhe se sa lufta. Ne jemi këtu për të dhënë drejtësi, për të vendosur paqen dhe dinjitetin. Ne jemi të mbushur me dëshirën për paqe, e pajtim, ne ecim në anë të kundërt me ata që na masakruan. Ne e fituam betejën me kohën, do ndërtojmë botën dhe urat e Camërisë. Në rugëtimin tonë ne kemi me vete të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, nënvizoi ai.

    Idrizi u shpreh gjatë fjalës së tij se një ditë do realizohet kthimi në Çamëri dhe ndërtimi i varrezave që kujtojnë çamët e masakruar atje.
    “Në 100 vjetorin e Shqipërisë shtet, ne kemi një platformë për cështjen çame, ata që na pengojnë për realizimin e drejtësisë, ju themi që ne nuk jemi për ndryshimin e kufijve, ne e duam Europën. Nuk gëzohemi për fatin e Greqisë, ne aty kemi tokat dhe pronat tona, dhe ne do kthehemi në Camëri, do bëjmë edhe atje varreza. Brenda Europës ka shanse për ta zgjidhur këtë cështje. Në drejtësinë europiane ne do tregojmë se gjenocidi duhet riparuar me drejtësi”, u shpreh kreu i PDIU.

    Për çamët që jetojnë ende në Greqi Idrizi premtoi se do kërkojë për ta statusin e minoritetit, që edhe ata të kenë shkalla në gjuhën e tyre.

    67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjer. Mbi çamët u ekzekutua një plan i përgatitur, për t’i asgjësuar tërësisht si komunitet nga dheu i të parëve , vetëm sepse ata i përkisnin një komuniteti etnik, fetar dhe social, të ndryshëm nga popullsia shumicë.

    Çështja e Çamërisë, krahinës së mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë në vitin 1913, e lënë në harresë gjatë dekadave të diktaturës, është rikthyer në vëmendje gjatë viteve të fundit në sajë të përpjekjeve të komunitetit çam përmes shoqatave të tyre dhe të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
    (ma.ar/d.b/BalkanWeb)
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  2. #2
    Perkujtimore e historise se popullit çam

    Mizoritë greke në Shqipëri

    Lexo ketu
    Revolution 1848

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Pas gjithe kesaj ndodhie , neve akoma duhet te arsyetomi se pari brenda ne Shqiperi qe ka leshuar "greku" rrenje te shqiptaret e shitur , qe jane ne gjendje edhe ne pike te dites te na bindin se qenka nate e jo dite .
    Eshte e pakuptueshme se si dalin me parollen qe Camet ishin me nacistet ne koalicon , ku pa asnje pike fytyre , pas argumenteve qe jane nga vet nacistat gjerman (Zerva-"greket" ishin me nacistet) , qe akoma jane gjalle dalin me te njejten parolle ne diten e sodit ?
    Nga minuta 5 ne kete video per ata qe nuk e kane pare , kush nuk e ka pare eshte mire qe ta shiqon videon te tere , eshte ne gjuhen greke dokumentar:
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blizoo : 30-06-2012 më 20:42

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Pas gjithe kesaj ndodhie , neve akoma duhet te arsyetomi se pari brenda ne Shqiperi qe ka leshuar "greku" rrenje te shqiptaret e shitur , qe jane ne gjendje edhe ne pike te dites te na bindin se qenka nate e jo dite .
    Eshte e pakuptueshme se si dalin me parollen qe Camet ishin me nacistet ne koalicon , ku pa asnje pike fytyre , pas argumenteve qe jane nga vet nacistat gjerman (Zerva-"greket" ishin me nacistet) , qe akoma jane gjalle dalin me te njejten parolle ne diten e sodit ?
    Nga minuta 5 ne kete video per ata qe nuk e kane pare , kush nuk e ka pare eshte mire qe ta shiqon videon te tere , eshte ne gjuhen greke dokumentar:
    http://www.youtube.com/watch?v=OgI0VE0DH0w
    Mase ndonje duhet t'ua rrase poshte hundes kete dokument te marre nga UDB per Enver Hoxhen via KGB. Ata qe nuk dezertuan, italianet i cuan ne kamp perqendrimi.




    "...popullata shqiptare beri cmos t'i ndihmoje trupat Greke paraprakisht. Batalionet Tomorri dhe Taraboshi qe perbeheshin nga ushtare shqiptare te nisur kunder deshires se tyre ne frontin Grek, dezertuan ne mase ne vend se te luftonin kunder fqinjeve, disa duke u hedhur matane me Greket, ndersa te tjeret u carmatosen dhe u derguan ne kampin e perqendrimit ne Shijak.

    Ne nje leter te 22 Tetorit, 1940 per Hitlerin te derguar nga Musolini ky i fundit detyrohet te shjegohet se:
    " pothuaj tere trupat Shqiptare tradhtuan. Ata kundershtuan urdherat dhe u ngriten kunder njesive tona".

    Ne kujtimet e veta, Marshall Badoglio shkruan:
    "Njesite Shqiptare dhe trupat e inkorporuara ne divizionet tona ose tradhtuan duke penguar punen tone ose u hodhen nga ana e Grekeve."
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 30-06-2012 më 21:34

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Perkujtimore e historise se popullit çam

    Mizoritë greke në Shqipëri

    Lexo ketu
    Do ishte mire qe keto tema te mblidheshin ne nje, po deshi moderatori e ben kete pune qe ç'ke me te..
    Ja dhe nje tjeter per kete teme :
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=35211
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •