
Postuar më parë nga
illyrian rex
Greqia eshte anetare e BE-se qe nga viti 1981. Mendoj se nuk nevojitet ndonje analize e thelle qe te kuptohet perse nuk behej fjale per nje anetaresim te Shqiperise ne BE ne ate kohe, ashtu sic nuk nevojitet ndonje analize e thelle qe te kuptohet pse nuk behej fjale per anetaresimin e Shqiperise ne vitet 1990, 1997...dhe tani.
Fundja, Greqia edhe mund te kete hyre me 'flete nderimi', por nje hyrje te tille nuk do t'ia preferoja Shqiperise. Nje hyrje me merite do te ishte me e pelqyeshme, nese jo per dicka tjeter se paku nje dalje e mundshme do te ishte me pak e dhimbshme se ajo dalja qe po e pret Greqine.
Rekomandimet (po deshem mund ti lexojme edhe si kushtet), permbushjen e te cilave e kerkon BE jane standarde te cilat nje shtet demokratik ne shekullit e 21 duhet ti kishte te plotesuara e te rregulluara me kohe. Mund te kuptohen si standarde te cilat permiresojne jeten, forcojne demokracine e ekonomine dhe sigurojne te ardhme te ndritshme per ata qe vijne pas. Pak ka rendesi nese Shqiperia do te jete vend i BE-se pas 2, 5 apo 10 vjetesh. Rendesi ka qe standardet te plotesohen per hir te perditshmerise se shqiptareve.
Ja 12 rekomandimet e KE-se per Shqiperine:
1.Të garantohet funksionimi i duhur i Parlamentit, mbi bazën e një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha partive politike.
2.Të miratohen ligjet e mbetura pezull që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament.
3.Të emërohet Avokati i Popullit, dhe në Parlament të bëhet proces i rregullt dëgjimor dhe proces i rregullt votimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.
4.Të bëhen ndryshimet në kuadrin ligjor për zgjedhjet, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
5.Të garantohet mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane e ndërkombëtare.
6.Të kryhen hapat thelbësorë të reformës në administratën publike, përfshi ndryshimet në ligjin për shërbimin civil dhe forcimin e Departamentit të Administratës Publike, me synim që të rritet profesionalizimi dhe depolitizimi i administratës publike, si edhe të forcohet qasja që emërimet dhe ngritjet në detyrë të bazohen në transparencë dhe merita.
7.Të forcohet shteti i së drejtës duke miratuar dhe zbatuar një strategji për reformën e gjyqësorit, e cila të garantojë pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve gjyqësore.
8. Të zbatohet me efektivitet Strategjia anti-korrupsion e qeverisë dhe plani i veprimit, si dhe të hiqen pengesat ndaj hetimeve, sidomos për hetimet e gjyqtarëve, ministrave dhe deputeteve; të krijohet një "track record" / historik solid me hetimet pro-aktive, ndjekjen dhe dënimin e çështjeve të korrupsionit në të gjitha nivelet.
9.Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar, bazuar në vlerësimin e kërcënimeve dhe hetime proaktive, bashkëpunimin e rritur me partnerët rajonalë dhe të BE-së, dhe koordinimin e agjencive të zbatimit të ligjit. Të krijohet një “track rekord” solid në këtë fushë.
10. Të përgatitet, të miratohet dhe të zbatohet një strategji kombëtare dhe plani i veprimit për të drejtat e pronës, duke bërë konsultime të gjera me grupet e interesit dhe duke marrë parasysh praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo nismë duhet të përfshijë proceset e kthimit, kompensimit dhe legalizimit të pronës.
11. Të bëhen hapa konkretë në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave antidiskriminim.
12. Të merren masa shtesë për të përmirësuar trajtimin e të ndaluarve në rajonet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje. Të forcohet ndjekja gjyqësore e çështjeve për keqtrajtim, si dhe të përmirësohet zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit në këtë drejtim. mit/NOA Në foto: Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu
Krijoni Kontakt