Për të mbuluar skandalin me presidentin jokonsensual dhe humbjen e statusit në BE për herë të tretë, kryeministri Berisha po thurr plane të reja strategjike. Prej tre ditësh ka nxjerr në mejdan Fatos Nanon, ish-kryeministrin socialist që i shërben prej vitit 2007, pasi Berisha e ka kapur në dosje. Me kërcënimin se do hapë parti të re apo se do marrë PS-në e Ramës, Nano po mbulon dhe fraksionet brenda PD-së. Por le të hedhim vështrimin te propaganda e klanit siç e quan opozita.
TV Klan i hapi lajmet sot me një kronikë shokuese. Shokuese e themi për mënyrën se si u stis. Duket se lëvizja e Nanos nuk po jep efekte, por sponsorizimi po del dhe huq nga ana e bizneseve të qeverisë. Por media qeveritare ka kapur një deklaratë të presidentit Manuel Barozo në Bruksel, ku ka thënë se “Europa rrezikon shpërbërjen nëse nuk merren masa dhe BE po ashtu mund të shpërbëhet!”.
Ja ku doli argumenti qeveritar edhe për presidentin jokonsensual dhe humbjen e statusit për herë të tretë. Berisha po përpiqet që me propagandën që shpëlan trurin e shqiptarëve çdo ditë, të ngulisë teorinë se nuk ka ç’na duhet më Europa, sepse ajo po shkon drejt shpërbërjes!. Dhe kur e hedh TV KLAN, atëherë është një ide dhe strategji e vetë Berishës, që do të mbulojë edhe dështimin e tretë. Por a nuk ishte Berisha dhe ministrat e tij që pas zgjedhjes së Nishanit si president, thanë se Statusi nuk humbet?. E tha Berisha, Meta, Bregu, Haxhinasto dhe shumë politikanë të mazhorancës. Atëherë pse ka ndryshuar mendimi dhe strategjia së fundmi. Pse po përpiqet qeveria të ndryshojë kauzën e saj, se Shqipërisë nuk i duhet BE-ja, pasi dhe ajo po shpërbëhet. Duket qartë se do të ruajë pushtetin duke thënë se humbja e statusit në shtator nuk është fundi i botës për vendin, pasi për ne mendon Kina, Rusia dhe vendet islamike…!
burimi këtu:
http://www.ama-news.al/2012/06/teza-...a-duhet-be-ja/
Krijoni Kontakt